Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nanushi
    Anėtarėsuar
    14-09-2007
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    209

    "Makth i dyfishtė"

    HYRJE
    -MAKTH I DYFISHTĖ-
    “Disa thonė qė bota do pėrfundojė nė zjarr.
    Disa tė tjerė se nė akull.
    Nga ajo se ēfarė shijova unė nga dėshira
    Unė i mbahem atyre qė favorizojnė zjarrin.
    Por mendojė qė di mjaftueshėm pėr urrejtjen
    Qė ta them pėr shkatėrrimin, e akulli ėshtė po ashtu i denjė
    Dhe do mjaftonte.

    ~ Robert Frost

    ....E di vetėm se gjeta vetėn pėrfunduar buzė njė rruge shumė tė ngushtė, buzė njė mali qė shpinte drejtė njė pikė drite nė fund tė saj! E di vetėm se nė ēdo hap ndjeja sikur dikush mė vinte nga prapa, sikur njė hije e hijes mė shoqėronte nė ato orė tė vona dhe unė sikur nuk doja t’ia dija fare! Kėmbėt e zbathura zvarriteshin dhe shkelnin njė tokė qė ngjasonte me tė ftohtit e poleve, ndėrsa duart kisha mbėrthyer pėr tė mbuluar trupin gjysmė tė zhveshur nėn dritė tė dobėt hėne.. Sa mė shumė afrohesha dritės aq mė shumė ndjeja shtigje tė rrugės sė tretur, ftohėsi, dhe ngrohja ishte gjėja e parė qė mė vinte nė mend, ajo ngrohje shpirtėrore qė mė kish munguar prej shumė kohėsh. Njėmijė mendime sorollateshin kokės sime qė siē duket mbarte njė boshllėk mendimesh, dhe sikur merrja frymė nga njė qenėsi tjetėr, si njė monument lavdie qė gėzonte lavdi tė asgjėsė! Edhe qielli ishte i ngrysur, sikur dhe ai po pasqyronte imazhin e njė trupi tė pajetė qė ecte rrugės sė gjatė e tė errėt pa ndonjė arsye. Apo ndoshta mali e dinte arsyen e kėtij shpirti tė rėndomtė?!.. Apo ndoshta dhe vetė rruga nxiste kėmbėt e zbathura tė mia tė ecnin para, pa u ndal as pėr njė ēast tė vetėm?... Ēfarė mbante fundi i kėsaj rruge tė gjatė? Pse trupi im i pajetė tėrhiqej nga ajo dritė e vogėl?. Pse qielli ishte ngrysur? Pse kisha boshllėk mendimesh sipėr kokės sime?... Pse pajetėsia ime kishte rėndėsi tani? Tani kur ēdo gjė ishte gri, tani kur trupi im ngrinte nga njė i ftohtė i ēuditshėm!!.

    Mos vallė?!... Jo jo! Ndjeja sikur mendimet e mia protestonin me tėrė forcė, sikur realiteti i krijuar sipėr boshllėkut tė trurit sfidonin ėndrrėn e njė realiteti jo aq tė bukur...Apo ndoshta ky ishte dhe realiteti i zymtė me tė cilin ndeshesha pėr njėmijė e njė arsye tė cilat nuk i dija!.. Njė hapė mė larg, njė hap mė afėr, ēdo hap mė i ftohtė se tjetri. Sikur njė hap mė ndante nga diēka me rėndėsi tė madhe apo nga njė realitet i hidhur me tė cilin duhesha patjetėr tė ndeshesha, apo ndoshta nė rastin mė tė keq ....Jo, jo kjo nuk guxon tė mė ndodhi mua, assesi...Pse duhej tė mė ndodhte? Me ēfarė e kisha me borxh? A nuk isha unė ajo krijesa e pėrsosur tė cilėn e donin tė gjithė? Ajo krijesa qė asnjėherė nuk dinte tė thoshte JO?!.. Ajo krijesa e dėgjuar, e edukuar, e respektuar, madje dhe ngritur nė piedestalin mė tė lartė tė shoqėrisė?!... Ajo krijesė perėndie qė ngulfatej pėr tė qėndruar stoike dhe e pathyer ēdo ēast.

    Mos vallė mė kishin thyer? Mos vallė mė kishin mbėrthyer nė njė arkivol tė paemėr, vėnė nė njė fund toke ku dorė e njeriut nuk mė shpėtonte dot, e unė e pafuqishme tė ikja nga aty meqė mbi trup mė kishin vėnė edhe peshė tė rėndė guri?!... Jo, kjo nuk guxon te mė ndodhi mua?!... NUK GUXON?

    Po mė kė po flisja?!. Dhe isha unė ajo qė dikur u thosha njerėzve qė ishte dobėsi tė flisje me vetveten!.. Ah, unė... Tani e kuptoj se nuk guxon tė gjykosh njerėzit, sepse gjykohesh nė fund me vetėn tėnde..

    Po Gjykohem???? Po pėr ēfarė po gjykohem??...

    Mos po ēmendesha- apo isha e ēmendur, brenda pėrbrenda mirėqenies sime!. Me kė po protestoj, pėr ēfarė, nė cilėn kohė!... Ku mė shpinte kjo rruga pa fund?!...Pse kishte tė ēara rruga? Pse mė ngrinin kėmbėt? Pse kisha tė ftohtė nė gjysmė fytyrė e duar?... Pse shihja fotografitė e jetės sime varur nėpėr lisa, peizazhe tė murosura nė galeri drunjtėsh tė ėnjtur pėr shpirt tė freskėt? Koka tė vdekura gjithandej, ndėrsa vėzhgohesha nga surat qensh! Disa me tė qeshura, te tjerat me tė qara!... Pse shihja jetėn time nė pikturė spikatur?
    PSE!!!...

    ©V. P. 21 Janar 2011 -[Draft: Romani "Makth i dyfishtė"]-
    ‎..Strength is my mother for all the love she gave !!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Nanushi
    Anėtarėsuar
    14-09-2007
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    209

    "Makth i dyfishtė" Kapitulli I [Draft]

    O, mos mė lejo tė ēmendem, jo tė ēmendem, parajsė e ėmbėl! Mė mbaj nė humor. Nuk do doja tė isha i ēmendur – William Shakespeare-

    Ēdo histori ka fundin e vetė
    Ēdo histori ka dhimbjen e fshehur.
    Ēdo histori ka njė mrekulli.
    Ēdo histori ka pretendimet e saj.
    Aurora e di mė sė miri kėtė kanavacė.
    Kanavacėn boshe tė mbushur me dhimbje

    Kapitulli i I’rė

    Njė rrahje e vazhdueshme e lapsit mbi tavolinė ishte e gjitha qė mund tė dėgjoja. I urrej esetė. Gjėra tė tmerrshme, shpikur nga njerėzit e tmerrshėm qė vendosėn qė njohuria duhej testuar. Gėrhita. Sytė e mi ngjyrė kafe u rikthyen tek pjesa e eses qė do plotėsoja. Pjesa qė mund tė lexoja, “Emri: Aurora. Po. E tėra qė mund tė shkruaja ishte emri im..
    “Aurora.”
    Ndėrsa pėrpiqesha tė ri gjeja forcėn qė tė shihja mė pėr sė afėrmi edhe emėrtimin e eses, vura re pikturėn qė ishte murosur nė njė prej mureve tė asaj dhome qė ngjante me muzetė e lėna pas dore qė prej shekujsh.
    Kishte diēka nė atė pikturė qė mė ngjallte emocion, sikur po mė fliste nė njė gjuhė qė aspak nuk e njihja, apo ndoshta mundohesha tė deshifroja pak atė qė nė njė mėnyre mė transmetohej.
    Ktheva kokėn tė shihja tė tjerėt, dhe vura re qė unė isha e vetmja qė nuk po shkruaja, isha e vetmja qė kisha spikatur atė ditė, atė ēast, atė pikturė tė veēantė..
    Gėrhita pėrsėri ndėrsa ula kokėn qė tė ndeshesha me temėn qė kishin pėrzgjedhur “ata”..
    Tema: “Jeta pėrtej lumturisė”...Hmm... Nga tė gjitha temat e mundshme kishin spikatur pikėrisht kėto dy fraza “Jeta” dhe “Lumturia”... Ngrita kokėn dhe pėr tė s’di saten herė u ndesha me pikturėn nė mur. Ēuditėrisht piktura prapė mė fliste. Por tani sikur fillova dhe ta kuptoja gjuhėn qė mė par nuk e njihja, sikur piktura ndjeu hutimin tim, sikur ndjeu entuziazmin dhe ndjenjėn e ēuditshme qė kisha pėr tė qė nė fillim qė e spikata.
    Morra lapsin nė dorė, me njė vendosshmėri tejet tė madhe, fillova dhe nisa shkrimin: “ Ēfarė mund tė bėni kundėr njė tė ēmendure qė ėshtė mė inteligjente se juve, e cili jep argumenteve tua njė gjykim tė drejtė e mė pas thjeshtė vazhdon ēmendurin e saj –”... Dhe pėr njė ēast sikur u apa tė drejtėn e hapjes sė portės nė njė jetė krejt ndryshe nga ajo qė kishin hasur mė herėt! Nė njė individ me qasje tė ndryshme pėr jetėn, lumturinė, urrejtjen, tėrbimin... Po sikur kėta njerėz tė tmerrshėm tė mos kishin kurajėn e duhur pėr tė vazhduar drejtė gjurmimit tė njė rruge tė panjohur pėr ta mė par?.. Po sikur kėta njerėz tė tmerrshėm tė mos kishin durimin pėr tė dėgjuar se ēfarė flitet pėrtej kokės sė njė tė etiketuare si “e ēmendur”?.. Sikur miliona pyetje ndesheshin me njė copė truri qė dot nuk perceptonte fuqinė e rrahjes konstante tė milion pėrgjigjeve qė do doja tu epja nė njė sekondė tė vetėm...
    Sikur pėr njė ēast morra dhe pohimin e pikturės qė t’i fusja nė njė udhėtim madhėshtor, njė prej atyre udhėtimeve qė do mbaheshin mend me shekuj. Njė prej atyre udhė pėrshkrimeve vėnė nė njė sirtar kukullash dhe qė mė vonė vėzhgohen nga qindra sysh pėr tė admiruar artistin..
    E donin jetėn time nė letėr! Kėtė do ua epja. E donin lumturinė time! Edhe kėtė do ua ipja..-POR...ēdo gjė kishte ēmim!

    Dhe pas dy pėrplasjeve tė lapsit mbi tavolinė fillova prapė tė shkruaj; Ishte njė prej atyre ditėve qė sikur e tėra bota ka marr flakėn, dhe sikur nėn qiellin gri po lindte njė qenie e padėshiruar, njė qenie qė mė vonė do pėrplasej me tėrė flakėn e botės dhe tėrė ngrysjen e qiellit tė “asaj” dite. Mishėrimi i njė qenie tė padėshiruar qė sikur zemėroj edhe vetė botėn, edhe vetė ekzistencėn, edhe vetė krijuesit e saj.
    Ndalova pėr njė ēast, ndėrsa ndjeva sikur diēka ngulfatej nė shpirtin tim. Isha unė! Unė, Aurora, ajo e padėshiruara nga askush dhe asgjėja nė kėtė botė! Isha unė ajo qė jeta mė kishte vėnė nė sprovė qė nė minutė qė thitha ajrin e parė tė kėsaj jete! Isha unė ajo e “pėrzgjedhura”! Por pėr ēfarė isha pėrzgjedhur? Pse unė? Aurora!... Pse?!.
    Pėr njė ēast sikur vura re pėr herė tė parė tre nga mbikėqyrėsit qė sorollateshin prej tavolinės nė tavolinė duke ndjekur me cep tė syrit se ēfarė shkruhej nga “tė eksperimentuarit” dhe favoritet e tyre.
    Po favorizues, ja se ēfarė ishim ne pėr “ata”. Qenie dėshtuese, qenie qė nė njė kohė pakohė sikur ishim dorėzuar diku nė mes rrugė. Por ajo ēfarė nuk dinin ishin rrethanat qė na sollėn nė mes rrugė dhe kėtė sipas tyre do ua jepnim nė njė copė letėr. Sikur tingėllon patetike,” jetė nė njė copė letre”! Bile bile sikur mė vodhi dhe njė buzėqeshje aty diku, nė atė gjysmė sekondė qė po e mendoja. Sikur pėr njė moment tė kishte humbur koncepti real i “dėshtuesit”.. Ishim ne ata tė dėshtuarit, apo ishin “ata”?! Ishim ne tė rrahurit e jetės, apo ishin ata viktimat e njė komploti tė krijuar nė trurin e njė grup tė “ēmendurish”?!.. Cili nga ne do dali nga kjo sallė gjykuese? Kush do i shpėtonte makthit tė krijuar si njė rreth vicioz qė pėrpinte dhe ajrin e sallės e ngopte me milion mendimesh tė dhjetėra kokave qė do vinin nė pah ngjyrat e botės dhe jetės reale sipas tyre?!. . Ishim ne vetė jeta? Ishim ne vetė ngjyrat?
    Shhhh.... – mu drejtua dhe njėri prej tyre, qė sikur dhe ndoqi tėrė bisedėn time qė kisha nė ato katėr sekondat e fundit!
    Mbylla sytė dhe fillova udhėtimin tim nėpėr vite. Dukej sikur kishin kaluar shekuj tė tėrė dhe unė shihja fotografi ēastesh, disa me ngjyra tė tjerat pangjyrė;
    -“Dhe ajo kasolle e ftohtė e vetmja ngrohtėsi e trupit tė njomė tė njė fėmije tė padėshiruar. Kasolle burgimi, rrethuar nė tė katėr anėt me muret qė siē dukej kėnaqeshin me sfiliten e tė qarave tė mia. Sė paku kėshtu shkruante raporti, ajo copė letre ku shkruhej pėr jetėn time nė vetėm pesė paragrafė.. Krijesa e zotit e lėnė nė mėshirė tė mureve pėr ditė tė tėra, mbyllur nė tė katėr anėt, sikur njė surat qeni i mbyllur nė kartonė duke shpresuar qė pas ca ditėsh nga uria dhe tė ftohtit tė ngordhte”
    Por unė sikur kisha dėgjuar qė njė qenie humane nuk mund tė ngordhte, mund tė vdiste por assesi tė ngordhte, kjo ishte fjalia e duhur pėr kafshėt! Apo ndoshta unė isha ajo kafsha qė pritej tė ngordhte!

    Sa pėshtirė!!. Sa pėshtirė o perėndi!

    Dhe e tėrė kjo e kurdisur pėr bukuri nga ajo qė mė dha jetėn! Ajo qė mė fali frymėn! Ajo....Huh, sikur miliona plumba tė mė kishin goditur nė zemėr, tani!
    Ta quaja mama tani? Ta quaja zemra ime?!... Ta quaja......Oh po si nuk mė lejon dot as gjuha qė ta emėrojė tani, po edhe sikur miliona thika tė mė shponin tejpėrtej nuk do e kisha bezdi.
    Pesė paragrafė, dhe qė tė pestat pisllėqe! Nuk mė kujtohet nėse dhe diku nga fundi, tek nėnshkrimi mė kishin vėnė dhe mbishkrimin “Bastarde”!..

    Sikur fillova tė tėrbohesha njė ēik, dhe kjo si duket u vu re edhe nga njėri prej tre mbikėqyrėsve i cili erdhi tek tavolina ime, dhe tha;

    -Mos ndoshta ke nevojė pėr lapsė tė ri, sepse shohė qė ky tanimė nuk do tė bėjė punėn!

    Me tė shikuar nė lapsin qė pėrplasa kohė mė parė vėrejta qė ēuditėrisht lapsi ishte thyer e bėrė copė copė, dhe ajo copė letre qė supozoja qė kisha shkruar rreshtat e mallkuar ishte bosh e tėra.
    “Vafsh nė djall edhe ti” sė bashku me lapsat dhe fletėt e tua tė ndyra!... Sikur bėrtita nė mendjen time ndėrsa po shikoja me tėrbim drejt fytyrės sė shėmtuar tė tij.

    -Po, zotėri! Ju lutėm..- Ia ktheva unė.

    Ora, tikė – tak, sė bashku me takikarditė e zemrės sime, tė jepte ndjesinė sikur do dilte nga kraharori...Si ishte e mundur qė unė tėrė kohės po i flisja vetės?! Si ishte e mundur qė fleta ishte bosh fare! Ktheva kokėn tek piktura e cila kishte vėnė buzėn ne gazė, sikur po qeshte mbi tragjedinė time, mbi sikletin qė mė kishin vėnė mbi kokė...Uffff!!!!

    Ra zilja! Po zile pėr ēfarė more zot?!. Letra ime ishte bosh e tėra, mė bosh se ajo copė letre me pesė paragrafėt e jetės sime. Sa e shpartalluar qė isha more zot.

    Dorėzoni letrat tuaja – njė zė sikur bėrtiti nga fundi i sallės. Mbaroj ora e esesė!.
    Ata qė nuk arritėn tė pėrfundojnė esenė, nesėr qė nė ora 08:00 e mėngjesit do i nėnshtrohen debatit me komisionin. Debatit sy me sy! Pyetjeve direkte dhe pėrgjigjeve edhe mė direkte, ndaj pėrgatituni.

    Edhe kjo mė duhej!. Tingėllonte sikur po mė thėrrisnin nė gjykim, ku unė “kafsha” do duhej tė prisja topat nga tė gjitha anėt. Po sikur tė mė vinin ndonjė ēip qė do fliste mendimet e mia do kishte qenė shpėtim. Por edhe aty frikėsohem qė do merrnin informacionin bosh mu ashtu si letrėn boshe qė me turp po e vė nė tavolinė tani!..

    Lapsin!!! – mu drejtua zotėria i shėmtuar..

    E shikova, me buzė nė gazė, derisa i dhashė lapsin, sikur po pėrpiqesha ti tregoja qė “kafsha” qė do ndesheshin nesėr, nuk kishte ngordhur, po jetonte, dhe po jetonte si qenie humane! Jo siē kishte parashikuar edhe krijuesja e saj. Jo siē kishte predispozita tė ngufatjes nga dhuna dhe grushtit tė rėndė qė i kishte dhėnė jeta. Por njė qenie humane, lidere e predispozuar pėr tė manifestuar dhe hedhur nė valle paradoksin e tė qenit “bastarde e gjallė”!.

    Shihemi nesėr – ia ktheva unė!.

    © V.P. 23 Janar 2011 [Draft: "Makth i dyfishtė]
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Nanushi : 26-01-2011 mė 04:53
    ‎..Strength is my mother for all the love she gave !!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •