Kjo supe eshte nje nga supat qe me pelqejne me shume dhe fare e thjesht per ta pergatitur. E kam ngrene fillimisht disa vite me pare ne nje restorant francez pa menduar se pas kaq vitesh do e pelqeja kaq shume.
Sic e kam permendur dhe shume here me lart per recetat e tjera, kjo nuk eshte recete origjinale por eshte receta e perpunuar nga une per shijen time, ndaj perdorni gjykimin tuaj kur lexoni, kopjoni etj etj
Zakonisht kete supe e gatuaj duke perdorur kungullin qe perdorim dhe per byreke, por kete rradhe e bera si puna e asaj shprehjes 'S'kisha pule dhe gatova sorren'...gjithsesi shija nuk me zhgenjeu ne fund.
Krem kungulli (supe)
Per supen ne vazhdim do ju duhen:
- Tre kungulleshka (kunguj te vegjel)
- 2/3 lb karrota
- 2 luge gjelle gjalpe
- 2 gota uji me leng pule
- kripe, piper, majdanoz
- 1/2 qumesht (ose krem qumshti)
- qepe te njoma (nga ato si jeshile te gjata)
- pak salce tzatziki (qe perdoret per gjirot)
Pastroni kungujt dhe karrotat dhe hiqjauni lekuren. Me pas kungujt mund ti ndani ne kuba te vegjel nga 1cm. Hidhini ne tenxhere dhe shtoni lengun e pules, pak kripe dhe piper. Lerini te ziejne derisa te zbuten.
Pasi te kene ziere, kulloni ujin e tepert dhe hidhini ne perpunuesin e ushqimit. Shtoni ketu qepet e prera ne copa te vogla, gjalpin dhe kripe ose piper (nq se duhet pak me shume per shije).
Pasi i kini bere pure, shtoni qumshtin dhe perziejini perseri. Qumesht mund te shtoni pak me shume nq se e doni me te lengshme supen.
Kjo supe mund te sherbehet e ngrohte ose e ftohte. Siper shkrini pak gjalpe si dhe mund ta zbukuroni me majdanoz dhe salce te bardhe.
Bon Appetit
Krijoni Kontakt