Nga te gjitha punet shtepiake, gatimi eshte e vetmja gje qe me pelqen. E bej me deshire dhe madje si aktivitet me c'lodh me shume se sa me lodh.
Po hap nje teme te re me disa nga recetat e ndryshme qe kam mesuar nga miqte e mi gjate viteve. Mund te kisha postuar dhe tek tema te tjera tek ky forum, por me sa kam vene re zakonisht keto tema mbledhin shume vizitore e diskutime dhe s'do kisha mundesine ti ndiqja pergjigjet per shkak te kohes se kufizuar
Receten ne vazhdim ma ka dhene nje shoqja ime amerikane e cila eshte 'chefe personale'. Ajo sugjeron perdorimin e orzo, te cilin une e zevendesova me risotto (thjesht preference personale).
Pule me Salce Limoni te pjekur dhe Caper
Perberesit:
- 3 limona te prere ne thela te holla (ajo perdor dy po une i ha shume limonet ndaj sa me shume aq me mire).
- 4 gjokse pule pa lekure dhe pa kocka
(s'po e gjeja ne shqip kete)
- 3 luge gjelle me capers, pa uje (ai acidi qe kane ne kavanoz dhe limonet e bejne pak si shume te tharte, perseri une e kam qejf ashtu po jo gjithe njerzit e pelqejne)
- 1 gote me leng pule
- majdanoz i prere holle
- pak miell
- vaj ulliri
- kripe & piper
- kerpudha
- asparagus
- risotto
Fillimisht vendosen kerpudhat; asparagus dhe limonet e prere holle ne nje tave. Sperkaten me pak vaj ulliri, piper e kripe dhe vendosen ne furre per 20 min (ose derisa lekura e limoneve te filloje te skuqet). Eshte menyre e thjeshte per ti pergatitur keto perberesa dhe me sa kam pare dhe ata qe nuk para i kane qejf asparagus apo kerpudhat, i pelqejne shume kur jane gatuar ne kete menyre.
Ne nje tigan, hidhni pak vaj ulliri dhe vendosni gjokset e pules, te lyera lehte me miell, piper dhe kripe. Pasi keto te jene skuqur nga te dyja anet nga pak, shtoni lengun e pules, limonet e pjekur, capers, kerpudhat dhe majdanozin dhe lerini te marrin vale ne zjarr te ngadalte. Une gjithashtu i shtoj pak vere te bardhe, i jep arome dhe shije te mire pules.
Ne nje tigan tjeter hidhni vaj ulliri sa te lyhet siperfaqja e tiganit dhe 'kaurdisni' risotton. Mbulojeni me leng pule dhe lerini te zieje ne zjarr te ngadalte derisa ta pije gjithe lengun. Trazojeni here pas here qe te mos behet si pilaf i thate. Risotto ka shume menyra si mund te gatuhet, por kjo eshte me e thjeshta duke qene se ne kete rast eshte vetem nje perberes i pjates. Sakonisht permasat i shikoj me sy per risotton.
Receta eshte shume e lehte per tu pergatitur dhe secili mund te heqe apo shtoje perberes sipas shijes personale.
Bon Appetit
Krijoni Kontakt