Ketej nga bregu jone, ne nuk i perdorim shume kumquat, ndaj nuk gjenden gjithmone ne kuzhinen time qe te te beja ndonje gje per prove : ). Megjithate gjera te provuara qe dalin mire jane
'kumquat bread' - Kek me kumquat ose
Krepa me kumquat. Kekun me kumquat e bej zakonisht si mund te beja Kekun me Banane
(jap kete si shembull sepse dhe e konsumojme me shpesh). Por sot nuk po bej kekun duke qene se receta per te kerkon shume gjalpe etj etj dhe e di qe do perfundoj ta ha te teren vete.
Si per kekun ashtu dhe per krepat, kumquat parapergatitet njesoj. I pret ne dy pjese, ju heq farat dhe pastaj ose i grin holle, ose futi ne grirese frutash dhe i ben atje si pure.
Krepa
Krepat i bej zakonisht me kos, dmth si petulla te fshira, duke qene se vete e kam qejf thartiren e kosit, por kete rradhe zgjodha te bej krepa origjinale, pra thjesht me qumesht e veze.
- 1 gote miell (une perdor miell organik te pa zbardhur, por cdo lloj mielli ben per kete recete)
- Dy veze te medha
- Gjysem gote qumesht (gota ne fotografi eshte e ndarre ne masa, dmth kur them nje gote behet fjala per nje gote sasi matese)
- Gjysem gote uje (une ne fakt i hodha nje gote te plote qumesht, harrova kur po mbushja goten)
- Dy luge gjelle gjalpe te shkrire
- Kripe sipas deshires
- Fruta, arra, bajame, recel, cokokrem sipas deshires
Fillimisht ne nje ene te thelle perzieni vezet me miellin, me pas shtoni gjalpin e shkrire dhe ne fund shtoni qumeshtin dhe ujin. Vazhdoni te perzieni masen derisa te mos kete me kokrra mielli
(nq se keto do ishin krepa me kumquat, perzierjes do i shtonit dhe purene e dy kokrrave mesatare).
Ne zjarr mesatar nxehni tiganin dhe hidhni 1/4 gotes nga masa qe sapo pergatitet. Tiganin mund ta lyeni pak me gjalpe qe te mos ngjitet peta, por ne rastin tim dhe pa gjalpe fare, dolen shume mire. Pasi te hidhni lengun ne tiganin, ngrini tiganin dhe rrotullojeni nga pak qe gjithe lengu te mbuloje siperfaqen e tiganit.
Per t'i pjekur krepat, mjaftonjne 45 sec per cdo ane. Me pas mund t'i mbushni me cokokrem, recel, fruta...ose mund ti shoqeroni me djathe te bardhe dhe sallam. Secili sipas shijes se vet
Bon Appetit
Krijoni Kontakt