Dy raste



Nė dy raste qaj se nuk ka gjė tė keqe:
Pėr njė adhurim qė e pate kryer ndėrsa tani tė ka ikur dhe pėr njė mėkat qė e pate lėnė ndėrsa tani e bėnė.

Nė dy raste gėzohu se nuk ėshtė keq:
Pėr njė tė mirė qė je udhėzuar nė tė dhe pėr njė tė dobishme qė ke udhėzuar pėr tė.

Nga dy raste merr mėsim shumė:
Tė fortin e padrejtė qė Allahu i Madhėruar e dobėsoi dhe dijetarin moralprishur qė Allahu i Madhėruar e zbuloi.

Me dy raste mos humb shumė kohė:
Njė mėkat ndaj Allahut tė Madhėruar qė ka kaluar dhe njė e mirė ndaj njerėzve qė ka shkuar.

Pėr dy raste tė tė mos vijė keq:
Pėr njė tė mirė qė ta mohojnė shokėt dhe pėr njė falje qė ta mohojnė tė liruarit.

Dy raste tė tė mos gėzojnė:
Vdekja e armiqve dhe humbja e tė udhėzuarve.

Nė dy raste mos e braktis pėruljen:
Nė pėrcjelljen e tė vdekurve dhe nė pėrjetimin e fatkeqėsive (natyrore).

Nė dy raste mos e ndal dorėn:
Pėr ruajtjen e shėndetit tėnd dhe ruajtjen e burrėrisė tėnde.

Mos u turpėro nga koprracia nė dy raste:
Shpenzimi pėr mėkat ndaj Allahut tė Madhėruar dhe shpenzimi nė gjėra tė panevojshme.

Veten harroje nė dy raste:
Qėndrimin tėnd para Allahut tė Madhėruar dhe ndihmėn tėnde pėr ata qė tė kėrkojnė ndihmė.

Nė dy raste mos trego mendjemadhėsi:
Kur ta kryesh obligimin dhe kur tė ulesh me modestit.

Nė dy raste mos u trego modest:
Kur ta takosh armikun dhe kur tė ulesh me mendjemadhin.

Dy raste shpeshtoji sa tė kesh mundėsi:
Kėrkimin e diturisė dhe bėrjen e veprave tė mira.

Dy raste pakėsoji aq sa tė kesh mundėsi:
Ushqimin e tepėrt dhe argėtimin e tė papunėve.

Dy gjėra ruaji pėr ndėrrimin e kohėve (ditėve):
Shėndetin dhe rininė tende.

Dy gjėra deponoji pėr Ditėn e Llogarisė:
Diturinė dhe pasurinė tėnde.

Qeshja tė tė mos mashtrojė nė dy raste:
Qeshja e zullumqarit me ty dhe qeshja e tė pikėlluarit tek ti.

Nė njė rast zemra jote tė lidhet vetėm pėr dy gjėra:
Jetėn tėnde qė tė mos e duash nė tė askėnd tjetėr pėrveē Allahut tė Madhėruar dhe tė Dėrguarit tė Tij.

Nė njė kohė mos bė asgjė tjetėr pėrveē njė gjėje:
Orėn e vdekjes tė mos shpresosh asgjė tjetėr pėrveē mėshirės sė Allahut tė Madhėruar.

Pėrshtati nė shqip: Sedat Islami