Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774

    Bazat e besimit Islam

    Bazat e Besimit Islam

    Ato janė gjashtė parime bazė:

    Besimi nė Allahun, engjėjt, Librat, Profetėt, nė Ditėn e Fundit dhe besimi nė Kada dhe Kader (caktimin e Allahut).

    Parathėnie:

    Dije o ti musliman, Allahu na dhėntė sukses mua dhe ty, se bazat e besimit islam, besimi i grupit tė shpėtuar Ehlu sunnetit dhe Xhematit janė:

    Besimi nė Allahun, Engjėjt e Tij, Librat e Tij, Profetėt e Tij, nė Ditėn e Fundit, Besimin nė Paracaktimin i mirė qoftė apo i keq.

    Rreth kėtyre bazave argumentojnė tekstet e shumta nga Kur’ani dhe sunneti si dhe kanė rėnė dakord unanimisht tė gjithė muslimanėt. Allahu thotė:

    “Nuk ėshtė devotshmėria tė drejtoheni nga lindja apo perėndimi por devotshmėria ėshtė t’i besosh Allahut, Ditės sė fundit, engjėjve dhe profetėve.” ( 2-177)

    dhe thotė:

    “Ne ēdo gjė e kemi krijuar me kader(pėrcaktim dhe masė tė duhur).” ( 54-49 )

    dhe thotė:

    “ I dėrguari i besoi asaj qė iu zbrit nga Zoti i tij, po ashtu dhe besimtarėt. Tė gjithė i besuar Allahut, engjėjve tė Tij, librave tė Tij, tė dėrguarve tė Tij dhe nuk bėjnė dallim nė besimin ndaj profetėve.” ( 2-285 )

    dhe thotė:

    ”Kush mohon Allahun, engjėjt e Tij, librat e Tij, Ditės sė fundit, kanė humbur me njė humbje tė largėt”. ( 4-136 )

    Transmetohet nė hadithin e saktė nga profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) se ai ka thėnė:

    “Imani ėshtė t’i besosh Alllahut, engjėjve tė Tij, librave tė Tij, tė dėrguarve tė Tij, Ditės sė fundit dhe t’i besosh kaderit i mirė qoftė apo i keq.”

    Kėto parime madhore, tė cilat quhen shtyllat e besimit, kanė qėnė tė njėjta pėr tė gjithė profetėt dhe sheriatet e mėparshme tė cilat janė zbritur nė librat qiellorė dhe nuk i ka mohuar ato apo njė pjesė prej tyre veēse kush ka dalė jashtė rethit tė besimit dhe ėshtė bėrė mohues siē thotė i Lartėsuari:

    “Ata qė mohojnė Allahun e tė dėrguarit e Tij dhe duan tė bėjnė dallim ndėrmjet Allahut dhe tė dėrguarve tė Tij dhe thonė: I besojmė disa ndėrsa i mohojmė disa tė tjerė dhe duan tė gjejnė ndėrmejt kėsaj njė rrugė tė mesme. Kėta janė mohuesit e vėrtetė dhe ne kemi pėrgatitur pėr mohuesit dėnim poshtėrues. Ndėrsa ata qė i kanė besuar Allahut, tė dėrguarve tė Tij dhe nuk bėjnė dallim nė besimin ndaj tyre, kėtyre do u japė shpėrblimin e tyre dhe vėrtet Allahu ėshtė Mėkatfalės, Mėshirues”. ( 4-150,151,152 )

    Kėto parime madhėshtore dhe shtylla tė drejta kanė nevojė pėr shpjegim dhe sqarim gjė tė cilėn do pėrpiqemi ta bėjmė me sa tė kemi mundėsi nė kėtė libėr.

    Parimi i parė: Besimi nė Allahun.

    Ky ėshtė themeli dhe origina e tė gjithave e cila do tė thotė: Besim i prerė i palėkundur se Allahu ėshtė Zot i gjithēkaje dhe poseduesi i saj, Ai ėshtė i vetmi Krijues, Rregullues i vetėm i gjithėsisė, i Vetmi qė meriton tė adhurohet, i pashoq ėshtė Ai. Ēdo gjė tjetėr qė adhurohet veē Tij ėshtė e kotė dhe adhurimi ndaj tyre ėshtė i pavlerė, thotė i Lartėsuari:

    “Ky sepse Allahu ėshtė Ai i Vėrteti dhe se ēdo gjė tjetėr qė i lutem pėrveē Tij ėshtė e kotė dhe vėrtet Allahu ėshtė Ai mė i Larti, mė i Madhi”. ( 22-62 )

    Alllahu ėshtė i cilėsuar me cilėsitė e pėrsosmėrisė dhe pėrshkrimet e madhėrisė i pastėr nga ēdo e metė dhe mangėsi.

    Ky eshte teuhidi (njehsimi) me tre llojet e tij:

    1. Teuhidin Rrububijeh,

    2. Teuhidin Uluhije,

    3. Teuhidin nė Emra dhe Cilėsi.


    1- Teuhidi Rrububijeh.

    Njėsimi nė kėtė tehuhid domethėnė tė aprovosh se Allahu ėshtė Krijusesi i gjithėsisė, Rregulluesi i saj, Ai qė jep jetė dhe vdekje, Furnizuesi, i Plotfuqishmi. Aprovimi i kėsaj ėshtė dicka e ngulitur nė natuyrėn e pastėr njerėzore dhe nuk ėshtė mohuar nga asnjė popull i mėparėshėm.

    Allahu thotė:

    “Nėse pyet kush i ka krijuar do tė thonė Allahu”.

    Dhe thotė:

    “Nėse i pyet kush i ka krijuar qiejt dhe tokėn do tė thonė: I ka krijuar i Plotėfuqishmi, mė i Dijėshmi”. E si pra, i kthejnė shpinėn? " ( 43-87 )

    Dhe thotė:

    “Thuaju: Kush ėshtė Zoti i shtatė qiejve, i tokės dhe i Arshit madhėshtor, ata do tė thonė: Allahu. Thuaju:" E pse nuk frikėsoheni pra? " ( 23-86,87 )

    Ajete tė tilla nė Kur’an janė tė shumta ku Allahu pėrmend se si idhujtarėt e aprovojnė rrububijetin (sundimin) e Allahut, veēimin e Tij me tė drejtėn e krijimit, furnizimit, dhėnė jetė dhe vdekje. Kėtė lloj njehsimi dhe egzistencėn e Zotit nuk e ka mohuar pėrveēse nė grup i vogėl njerėzish, shfaqėn haptazi mohimin e egzistencėn e Zotit megjithėse nė vetvetet e tyre e miratojnė tė kundėrtėn dhe janė tė bindur pėr kėtė. Mohimin qė ata shfaqin e bėjnė nga mendjemadhėsia siē tregon Allahu pėr faraonin i cili tha:

    “Nuk di pėr ju tė adhuruar tjetėr veē meje” ( 28-38 )

    ndėrsa Musai (paqja qoftė mbi tė) i tha atij:

    “ (Musai) Tha: "Zoti ynė ėshtė Ai qė ēdo sendi i dha formėn e vet, pastaj e udhėzoi atė?”. ( 20-50 )

    Dhe tha Allahu:

    “Sundimi i qiejve e i tokės ėshtė vetėm i All-llahut, e ditėn kur ndodh kijameti, atė ditė mohuesit dėshpėrohen.”. ( 45-27 )

    Pra mohimin e tyre nuk e bazuan nė argumente por thjeshtė nė kryelartėsi siē thotė i Lartėsuari:

    “Ne nuk kemi tjetėr jetė pėrveē kėsaj bote, lindim dhe vdesim dhe ajo qė na shkatėrron ėshtė vetėm koha”.( 23-37,

    Mohimi i tyre nuk buronte nga dituria dhe fakte as nuk bazohet nė llogjikė fe apo natyrėshmėri. E gjithė kjo gjithėsi me ēfarė ndodhet nė tė ėshtė tregues i njėsimit tė Allahut dhe rrububijetit tė Tij sepse krijesa patjetėr e ka njė Krijues dhe ndodhitė patjetėr e kanė dikė qė i bėnė ato tė ndodhin.

    Thotė i Lartėsuari:

    “A mos u krijuan nga asgjėja apo ata janė vetė krijues?! A mos ndoshta krijuan qiejtė dhe tokėn?!”.( 52-35,36 )

    Njė poet ka thėnė:

    “Nė ēdogjė ka argument qė tregon se Ai ėshtė Njė”.

    Duke qėnė se ky realitet kėrkon pėrgjigje tė domosdoshme nga mohuesit e egzistencės sė Krijuesit ata u ēoroditėn nė pėrgjigjet e tyre, disa thonė:

    “Kjo botė ėshtė rezultat i natyrės e cila pėrbėhet nga vetė objektet e krijuara: bimėt, kafshėt, gjėrat e ngurta, kėto pėrbėjnė natyrėn e cila ka krijuar veten!!”

    Ose thonė:

    “Natyra ėshtė pėrshrimi i sendeve dhe veēoritė e tyre sipėr shembull: nxehtėsia, i ftohti, lagėshtira, thatėsira, butėsia, ashpėrsia, lėvizja, qėndrimi, zhvillimi, lindja, ēiftezimi etj”, kjo ėshtė natyra sipas pretendimit tė tyre e cila i ka krijuar objektet.

    Sidoqė tė jetė pretendimi i tyre ėshtė i kotė sepse pėrshembull sipas tezės sė parė natyra del tė jetė krijesė dhe krijuese nė tė njėtėn kohė pra toka ka krijuar tokėn, qielli ka krijuar qiellin, e kėshtu me radhė gjė e cila ėshtė e pamundur. Duke qėnė se krijimi sipas kėsaj teze ėshtė i pamundur atėherė sipas tezės sė dytė ėshtė akoma edhe mė i pamundur sepse pėrderisa vetė gjėja ėshtė e pafuqishme pėr tė krijuar veten atėherė pamundėsia e diēkaje ta krijojė atė gjė ėshtė edhe mė e madhe sepse cilėsia nuk mund tė ekzistojė vetvetiu pėrkundrazi ėshtė e lidhur ngushtė me ekzistencėn e vetė qėnies sė asaj gjėje, si mund ta krijojė?! Pasi qė u vėrtetua se gjėja ėshtė e krijuar rrjedhimisht dhe cilėsia do jetė e krijuar (sh.p.:dhe e kundėrta).

    Natyra ėshtė diēka pa shpirt, pa ndienja, ėshtė thjeshtė kompleks objektesh tė ngurta, ndaj si mund tė thuhet se ajo kryen kėto veprime madhėshtore krijuese, tė cilat janė nė kulmin e preēizitetit dhe pėrsosmėrisė krijuese, nė kulmin e urtėsisė dhe pėrputhjes. Ka nga kėta ateistė qė thonė:

    “Kėto krijesa kanė ardhur si pasojė e rastėsisė qė do tė thotė se atomet, bėrthamat, copėzat janė bashkuar dhe pėrputhur me njėra tjetrėn rastėsishtė duke na formuar jetė, pa patur ndėrhyrje nga Krijuesi, Rregullues dhe pa asnjė urtėsi e lidhje llogjike!”

    Ky pretendim ėshtė i kotė dhe i refuzar nga llogjika dhe nga natyrshmėria e pastėr njerėzore. Po tė meditosh nė kėtė gjithėsi tė mirėsistemuar me yjėsitė e saj, tokėn, qiellin, krijesat nė to dhe lėvizjet e tyre me preēizitet dhe saktėsi tė jashtėzakonėshme, do tė bėhet e qartė se kjo nuk mund tė ndodhe veēse si krijim i njė Krijuesi tė Urtė.

    Ibn Kajjimi ka thėnė:

    “Pyete mohuesin ēfarė thua nė lidhje me njė anije qė noton nė lumė, duke qėnė e projektuar nė formėn mė tė mirė, duke qėnė e paisur me mjetet mė tė sofistikuara, duke pasur tė pėrcaktuar ēdo gjė nė masėn e duhur dhe nė mėnyrėn mė tė mirė sa qė nuk mund tė vėrehet nė tė asnjė e metė as nė materialin e saj as nė pamjen e saj. Kjo gjithėsi ėshtė nė formėn e njė kopėshti madhėshtor ku gjenden tė gjitha llojet e tė mbjellave dhe fryteve qė i plotėsojnė nevojat njeriut. Ky kopėsht e ka dikė qė kujdeset pėr tė, e mbikqyr, pėrmirėson dhe i kryen ēdo shėrbim tė nevojshėm duke mos ngelur vend pėr tė meta. Mė pas kur vjen koha e tė korrurave i ndan ato sipas vlerės dhe nevojės qė njerėzit ka pėr to duke i dhėnė ēdokujt atė qė i pėrshatet. A mund tė jetė e gjithė kjo rastėsisht pa njė Krijues qė ka bėrė kėtė zgjedhje?! A mund tė jetė ekzistenca e anijes dhe e kopshit rastėsisht pa njė veprues mbikqyrės, rregullues?! Ēfarė tė thotė llogjika jote nė lidhje me kėtė, ēfarė pėrgjigje tė jep dhe drejt ēfarė gjėje tė orjenton?! Ėshtė nga urtėsia e Allahut, Krenarit, tė Urtit qė ka krijuar zemra tė verbėra qė nuk e vėrejnė tė vėretėn, qė nuk janė nė gjendje t’i shohin kėto argumente tė qarta dhe tė prera pėrveēse me shikimin e qėnies sė gjallė siē bėjnė shtazėt. Mbaroi fjala e Ibn Kajjimit”.

    Marrė nga libri “el Irshadu ila sahilil itikad” faqja 9- 12

    Autor
    Salih el Feuzan

    Pėrktheu
    Shuajb Rexha

    " O Krijues i qiejve e i tokės, Ti je kujdestar imi nė Dunja e nė Ahiret, mė bėn tė vdes musliman dhe mė bashko me tė mirė! "

    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  2. #2
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Sė dyti: Teuhidi uluhijeh


    Teuhidi uluhijeh ėshtė njėhsimi i Allahut me tė gjitha llojet e adhurimeve. Fjala uluhijeh do tė thotė adhurim, ndėrsa ilah do tė thotė i adhuruar, ndaj ndryshe ky lloj teuhidi quhet dhe teuhidul ibadeh (njėhsimi nė adhurim).

    Fjala el ibadeh nė aspektin gjuhėsor do tė thotė: nėnshtrim, pėrulje p.sh. thuhet rrugė muabed dmth e shtruar, e shkelur me kėmbė nga njerėzit dhe kafshėt.

    Ndėrsa kuptimi i fjalės ibadeh nė aspektin e sheriatit ėshtė pėrkufizuar nga dijetarėt me shprehje tė ndryshme por qė pėrmbajtja e tyre ėshtė e njėjtė. Njė pjesė e dijetarėve e kanė pėrkufizuar duke thėnė: ēdo gjė me tė cilėn sheriati ka urdhėruar pa pasur ndikim zakonor apo rrjedhim logjik.

    Disa tė tjerė e kanė pėrkufizuar duke thėnė: Dashuria e plotė sė bashku me nėnshtrimin absolut.

    Ndėrsa shejhul islam Ibn Tejmijeh e ka pėrkufizuar duke thėnė: Adhurimi ėshtė term i pėrgjithshėm qė pėrfshin ēdo gjė qė Allahu e do dhe ėshtė i kėnaqur me tė, fjalė qofshin apo vepra, tė dukshme (jashtme) apo tė fshehta (tė brendshme).

    Ky pėrkufizim ėshtė mė preciz dhe mė pėrmbledhės, sepse sipas kėtij pėrkufizimi e gjithė feja pėrfshihet nė adhurim.

    Ata qė e pėrkufizuan si dashuri dhe nėnshtrim e thanė kėtė sepse dashuria e plotė e shoqėruar me nėnshtrimin absolut sjellin rrjedhimisht bindjen ndaj tė dashurit dhe dorėzimin ndaj tij, ndaj i robėruar quhet ai i cili ia kushton dashurinė dhe pėruljen tė dashurit tė tij. Nė varėsi tė dashurisė qė robi ka ndaj Zotit tė tij aq do jetė dhe bindja ndaj Tij, sepse nėnshtrimi ndaj Tij shfaqet me bindje. Dashuria e robit ndaj Zotit tė tij dhe nėnshtrimi ndaj Tij pėrbejnė adhurimin qė i kushtohet Atij tė pa rival. Pra adhurimi pėrmban nė vetvete konceptin e dashurisė dhe tė nėnshtrimit.

    Adhurimi ngrihet mbi tre parime baze: Dashuria, frika dhe shpresa, duhet patjetėr qė kėto tė treja tė ekzistojnė njėkohėsisht sepse kush e adhuron Allahun vetėm me njėrėn prej tyre nuk ėshtė adhurues i vėrtetė i Allahut ashtu siē duhet.

    Adhurimi i Allahut vetėm me dashuri ėshtė rruga e sufistėve, kurse adhurimi vetėm me shpresė ėshtė rruga e murxhieve[1], ndėrsa adhurimi vetėm me frikė ėshtė rruga e havarixheve[2].

    Adhurimi i zhveshur nga nėnshtrimi nuk mund tė jetė adhurim, kush e do diēka dhe nuk i nėnshtrohet asaj nuk quhet adhurues si psh dashuria e njeriut per femijėn apo shokun e tij, po ashtu nėnshtrimi i zhveshur nga dashuria nuk ėshtė adhurim si psh kur i nėnshtrohesh sundimtarit apo njė zullumqari pėr tiu ruajtur tė keqės sė tij. Ndaj nuk mjafton njeri koncept pa tjetrin per tu konsideruar adhurim i Allahut, pėrkundrazi e ka detyrė robi qė ta dojė Allahun mė shumė se ēdo gjė dhe tė jetė Allahu mė i madhėruari tek ky njeri se ēdo gjė tjetėr. Adhurimi ėshtė gjėja qė Allahu do nga robėrit e Tij, dhe ėshtė i kėnaqur me tė, dhe ai ėshtė qėllimi pėr tė cilin ėshtė krijuar njerėzia siē thotė i Lartesuari:

    “Nuk i kam krijuar xhinėt dhe njerėzit pėr diēka tjetėr veēse qė tė mė adhurojnė”.

    Pėr kėtė synim janė dėrguar profetet siē thotė i Lartesuari:

    “Vėrtetė kemi dėrguar nė ēdo ummet tė dėrguar (tu thonė): Adhuroni Allahun dhe largojuni tagutit (ēdo gjė qė adhurohet veē Allahut)”.

    Adhurimi ka lloje tė shumta tė tij siē ėshtė namazi, zekati, agjerimi, haxhi, vėrtetėsia nė fjalė, pėrmbushja e amanetit, mirėsjellja me prinderit, mbajtja e lidhjeve farefisnore, zbatimi i marrėveshjeve, urdherimi pėr tė mirė dhe ndalimi nga e keqja, luftimi i mosbesimtarėve dhe hipokriteve, bamirėsia ndaj jetimėve, tė varfėrve, tė mbeturve nė rrugė, shėrbėtorėve dhe kafshėve, pėrmendja e Allahut, leximi i Kuranit, duaja, prerja e kurbanit, zotimi, kėrkimi i mbrojtjes dhe i ndihmės nga Allahu, tė gjitha kėto janė adhurime qė duhet t’i kushtohen vetėm Allahut.

    Nėse dikush i kushton dikujt tjetėr veē Allahut ndonjė lloj adhurimi ai ka bėrė shirk te madh dhe ka rėnė nė gjynahun qė Allahu nuk e fal ndryshe veēse me pendim, si psh ai qė i lutet dikujt tjetėr veē Allahut, ose bėn kurban ose zotohet pėr dikė tjetėr veē Tij, ose i kėrkon mbrojtje apo ndihmė tė vdekurve, apo dikujt nė mungesė ose dikujt tė pranishėm pėr diēka qė ka mundesi pėr tė vetėm Allahu, pa marrė parasysh se kujt i drejtohet ky adhurim: statuje, peme, gur, profet nga profetėt, eulij nga eulijatė, i gjallė qoftė apo i vdekur, siē ndodh sot tek tyrbet e ndėrtuara mbi varre.

    Allahu nuk pranon qė t’i pėrshkruhet rival nė adhurim qoftė engjėll me pozite tė lartė, apo profet i dėrguar apo eulij nga eulijate. Thotė i Lartesuari:

    “Allahu nuk fal qė t’i pėrshkruhet shok Atij.”

    Dhe thotė:

    “Mos lutni dikė tjetėr sė bashku me Allahun”,

    dhe thotė:

    “Adhurojeni Allahun dhe mos i bėni shok asgjė”.


    E themi me keqardhje tė madhe se sot njė pjesė e varreve janė shndėrruar nė idhuj qė adhurohen nė vend tė Allahut nga ata qė pretendojnė se janė muslimane. Ka nga ata qė i luten dikujt tjetėr veē Allahut nė ēdo vend edhe sikur tė mos jetė pranė njė varri si psh ata qė kur ngrihen nė kėmbė apo kur tremben papritmas nga dicka thone: O Rasulallah, ose thonė: Ndihmė o Rasulallah, ose ndihmė o filan (pėr dikė jo tė pranishėm). Nėse i qorton ata pėr kėtė do pėrgjigjen duke thėnė: Ne e dijmė qė ata nuk kanė asgjė nė dorė, por janė njerėz tė mirė me pozitė tek Allahu dhe ne lutemi nėpėrmjet pozitės dhe ndėrmjetesimit tė tyre. Kėta tė gjorė -megjithėse e lexojnė Kuranin- kanė harruar se kjo thėnie ėshtė vetė pretendimi i idhujtareve dikur, siē na tregon Allahu me fjalėn e Tij:

    “Ata adhurojnė nė vend tė Allahut diēka qė nuk mund tu sjellė dėm e as dobi dhe thonė kėta janė ndėrmjetesuesit tanė tek Allahu. Thuaj: A po e lajmėroni Allahun me dicka qė nuk e ditka nė diēka nė qiej e nė tokė?! I Lartėsuar dhe i pastėr ėshtė nga ēfare i bėjnė shok”

    dhe fjala e Tij:

    “Vėrtetė vetėm Allahut i takon t’i pėrkushtohet feja sinqerisht. Ata qė kanė marrė eulija nė vend tė Tij thonė: Nuk i adhurojmė pėr gjė tjetėr veēse tė na afrojė tek Allahu. Vėrtetė Allahu do gjykojė ndėrmjet tyre pėr atė qė ata kundėrshtohen. Allahu nuk e udhezon atė qė ėshtė gėnjeshtar mohues”.

    Ėshtė detyrė e dijetarėve ta qortojnė e ta hedhin poshtė kėtė shirk tė shėmtuar duke ua bėrė tė qartė njerėzve tė vėrtetėn, gjithashtu ėshtė detyre e sundimtareve muslimanė t’i shembin kėto idhuj dhe t’i pastrojnė xhamitė prej tyre. Shumė nga dijetarėt e mėdhenj pėrmiresues e kanė kritikuar dhe luftuar kėtė shirk, ua kanė tėrhequr vėrejtjen njerėzve prej tij dhe i kanė qortuar ata.

    Nga kėta dijetarė pėrmendim shejhul islam Ibn Tejmije, nxenesi i tij Ibnul Kajim, shejh Muhamed bin Abdul Uehabi, shejh Muhamed bin Ismail es-Sananij, shejh Muhamed bin Alij esh-Sheukani e shumė dijetarė tė tjerė si nė kohėt e hershme ashtu dhe nė kohėt tona siē shihet qartė nė librat e tyre.

    Nė lidhje me kėtė imam Sheukani nė librin e tij “Nejlul Eutar” ka thėnė:

    “Sa e sa tė kėqija i kanė sjellur islamit ndėrtimi i varreve dhe zbukurimi i tyre si psh besimi i devijuar qė ekziston tek injorantėt i cili ėshtė i njėjtė me besimin e kafirave tek idhujt e tyre apo dhe me keq duke pretenduar se varret mund tu sjellin tė mira dhe tua largojnė tė kėqijat, duke i shndėrruar ato nė pikė orientimi pėr tė kėrkuar kryerjen e nevojave dhe realizimin e tyre, duke kėrkuar prej tyre atė qė robėrit kėrkojnė nga Zoti i tyre, ndėrmarrin udhėtime drejt varreve, i fėrkojnė ato dhe u kėrkojnė shpėtim. Pra nė mėnyre tė pėrmbledhur mund tė themi se kėta nuk kanė lėnė pa bėrė asgjė nga ato qė idhujtarėt bėnin me idhujt e tyre. Tė Allahut jemi dhe tek Ai do tė kthehemi. Me gjithė shėmtinė e kėsaj tė keqeje dhe kėtė kufr tė rėndė pothuajse nuk gjejmė njerėz qė zemėrohen per hir tė Allahut apo tė kenė xhelozi pėr fenė e pastėr, qofshin ata dijetarė, nxėnėsa dije, prijėsa, ministra etj. Kemi dėgjuar lajme tė shumta qė nuk lėnė vend pėr dyshim se shumė nga adhuresit e varreve po tu kėrkohet nga pala tjetėr qė tė betohen pėr diēka ata janė tė gatshėm tė betohen pėr Allahun rrejshėm, por nėse u thuhet pėr tė njėjtėn gjė betohu pėr shejhun tėnd apo uelijin tek i cili beson atėherė i mbyllet goja, zmbrapset, refuzon tė betohet dhe e pranon fajin. Kjo ėshtė nga faktet mė tė qarta qė tregojnė se shirku i tyre e ka tejkaluar shirkun e tė krishterėve qė thonė: Ai ėshtė njėri nga tė dy, ose njėri nga tė tre. O ju dijetarė tė islamit, o ju sundimtare muslimane! ēfarė e keqe mė e madhe mund t’i kanoset islamit sesa kufri?! ēfare sprove me e dėmshme mund tė jetė pėr kėtė fe se sa adhurimi i dikujt veē Allahut?! ēfarė fatkeqėsie mė e madhe mund t’i godasė muslimanėt sesa kjo fatkeqėsi?! ēfarė e keqe tjetėr mė e madhe ėshtė detyrė tė ndryshohet mė shumė sesa ky shirk i qartė?! ( mbaroi fjala e Sheukanit).

    Kjo bela ėshtė shtuar edhe mė shumė pas kohės sė tij, e nuk ka forcė tjetėr veē forcės sė Allahut.


    Marrė nga libri “el Irshadu ila sahilil itikad” faqja 12- 15

    Autor
    Salih el Feuzan

    Pėrktheu
    Shuajb Rexha

    Marrur nga:
    www.Udha e Besimtareve.com

    [1] Murxhitė janė njė grup i humbur ku si moto tė tyre kanė se njeriut i mjafton tė jetė besimtar edhe sikur tė besoj vetėm me zemrėn e tij pa e shprehur dhe e vepruar atė, dhe se veprat nuk janė pjesė pėrbėrėse e besimit dhe qė nuk ndikojnė fare nė tė.

    [2] Havarixhėt janė njė grup i humbur dhe janė nė tė kundėrtėn e murxhive, si moto tė tyre kanė se ēdo muslim qė bėn njė gjynah prej gjynaheve tė mėdhaja ai ka dal nga feja dhe konsiderohet mosbesimtarė.
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •