-
i/e regjistruar
Çdo ditë nga 150 shqiptarë të Kosovës kërkojnë dokumente serbe.
Administratës së qytetit të Vranjës, ku nga viti 1999 janë transferuar librat e amzës për 4 komuna të Anamoravës së Kosovës, çdo ditë i drejtohen nga rreth 150 qytetarë të Kosovës, kryesisht shqiptarë, të interesuar për dokumente personale të Serbisë, citon agjencia e lajmeve Beta shefin e Drejtorisë së Administratës së këtij qyteti, Nebojsha Lubiqin.
Ai i ka thënë kësaj agjencie se banorët e komunave Gjilan, Novo Bërdë, Viti e Kamenicë, bëjnë më së shpeshti kërkesa për certifikata nga libri i të lindurve, të kurorëzuarve, si dhe vërtetime mbi vendbanimin dhe shtetësinë në mënyrë që të mund të sigurojnë dokumentet personale dhe pasaportat.
“Çdo ditë nga këto komuna marrim deri në 150 kërkesa dhe jo vetëm nga serbët dhe romët, por shumica janë shqiptarë të interesuar që të kenë dokumente serbe, letërnjoftime e pasaporta, për të cilat dokumentet e nevojshme i marrin prej nesh, kurse kërkesat i bëjnë në Beograd”, citohet të ketë thënë ai.
-
-
Nga gazete serbe eshte marre lajmi?
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt