GAZETA SHQIPTARE, 24/01/2011
Maks Velo: Qeveria tė japė dorėheqjen, tė mbajė pėrgjegjėsi
Fatmira Nikolli
"
Qeveria duhet tė tėrhiqet e mė tej duhet tė ketė zgjedhje tė parakohshme. Kjo ėshtė nė tė mirė tė vendit tonė dhe nė tė mirė tė shqiptarėve". Kėshtu ėshtė shprehur Maks Velo pas protestės sė datės 21 janar, ku mbetėn tė vdekur tre protestues dhe tė tjerė nė gjendje tė rėndė. Pasi u shpreh se nuk ka marrė pjesė nė tė, por e ka ndjekur demonstratėn vetėm nga televizionet qė transmetonin live ēdo zhvillim tė sajin, Velo tha dje pėr Gazetėn se "
me zhvillimet qė ka pasur kjo ngjarje, qeveria duhet tė japė dorėheqjen nė mėnyrė absolute. Ajo duhet tė mbajė pėrgjegjėsi".
Kėto deklarata ai i bėn disi mendueshėm, duke dashur tė mos pėrfshihet nė kėtė situatė tė nderė. E megjithatė duket se pamjet e dhunės qė ka parė nėpėr media e kanė prekur, e kanė prerė. E kė jo? Teksa flet pėr ekspozitėn e tij tė fundit "Spanja", qė ka ēelur nė galerinė e artit "Didart" nė rrugėn e Kavajės, ai thotė 'po' mendueshėm dhe duke hezituar se "qeveria duhet tė tėrhiqet e mė tej duhet tė ketė zgjedhje tė parakohshme. Kjo ėshtė nė tė mirė tė vendit tonė dhe nė tė mirė tė tė gjithė popullit shqiptar". Duke folur pėr ekspozitėn, herė-herė ndalet nė momente tė veēanta tė jetės sė tij. Njė prej tyre ėshtė zhgėnjimi qė pėsoi mbas vitit 1990. Shumė priste prej asaj kohe, e pak mori. "Shpresoja se mbas viteve 1990 do tė ndryshonin shumė gjėra. Shpresoja se do tė mė jepnin atė vend qė meritoja. Unė e pashė qė kjo gjė nuk ndodhi e pas kėsaj, kisha dy rrugė: o do merresha me pushtetin, o do tė merresha me punėn. Zgjodha kėtė tė dytėn. Dhe i lashė 'paratė' dhe pushtetin", - thotė ai. Ai donte njė studio e njė shtėpi, por as kėto nuk i mori, e pėr mė tepėr edhe njė shtėpi qė pati, ia morėn. "
Mua, Berisha nuk mė dha studio, ndryshe nga tė gjithė artistėt e tjerė qė morėn, bashkė me ish-agjentė tė sigurimit tė shtetit. Veē kėsaj, Shoqata e tė burgosurve politikė nuk mė dha shtėpi mua dhe pėr mė tepėr mė morėn edhe shtėpinė e prindėrve e gjyshėrve tė mi nė Dardhė. Ma morėn mua dhe ia dhanė Pandi Meēkes, qė ka qenė ish-sekretari i Partisė sė Punės e tani ėshtė i PD-sė. Doni tjetėr? Nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, mua nuk mė lėnė tė ekspozoj. Kėto janė pa fund!" - thotė ai duke rreshtuar kėshtu njė e nga njė zhgėnjimet e tij nė kėto vite "demokracie".
Politika e ka zhgėnjyer shumė dhe nė atė frymė shprehet se "gjėja e parė qė duhet tė marrim ėshtė qė tė mos jemi hajdutė. Po tė jesh njė popull hajdut nuk mund tė bėsh asgjė sepse ripėrtėrihet e keqja dhe refuzimi i punės e kėtu ėshtė problemi". Sipas tij, "njė njeri hajdut nuk do tė punojė dhe kjo ėshtė e keqja mė e madhe, jo tek ajo qė hajduti merr. Ēfarė t'iu mėsojmė tė rinjve? Bėhuni hajdutė?! Ne duhet t'u japim tė rinjve shembull morali, shembull pune, jo t'i mėsojmė tė vjedhin. Nėse Shqipėrinė e shohim si njė vend qė duhet grabitur, ne kemi marrė fund si komb". Maks Velo ka shumė mesazhe pėr tė dhėnė dhe i jep nė kėtė intervistė qė nis pėr ekspozitėn e herė-herė pėrzihet me aktualitetin e politikės shqiptare...
J
u keni qėndruar njė muaj nė Spanjė dhe prej kėsaj vizite na sillni njė ekspozitė. Ēfarė ndjesish ju dha Spanja?
Mė pasuroi shumė. Jam njeri qė eksploroj gjithmonė. Njeriu duhet tė vizitojė botėn dhe tė marrė prej saj mė tė mirėn. Kėtė bėra unė nė Spanjė. Doja ta prekja kėtė vend dhe udhėtova me autobusė dhe me trena dhe pashė pemė, plantacione, male, kodra e lugina. Kam parė se si punonin, me sa kujdes. Mendoj se mund tė marrim shumė nga Spanja.
Ēfarė duhet tė marrim ne nga Spanja?
Gjėja e parė qė duhet tė marrim ėshtė qė tė mos jemi hajdutė. Po tė jesh njė popull hajdut nuk mund tė bėsh asgjė, sepse ripėrtėrihet e keqja dhe refuzimi i punės, e kėtu ėshtė problemi. Njė njeri hajdut nuk do tė punojė dhe kjo ėshtė e keqja mė e madhe, jo tek ajo qė hajduti merr. Ēfarė t'iu mėsojmė tė rinjve? Bėhuni hajdutė?! Ne duhet t'u japim tė rinjve shembull morali, shembull pune, jo t'i mėsojmė tė vjedhin. Nėse Shqipėrinė e shohim si njė vend qė duhet grabitur, ne kemi marrė fund si komb.
Ky ėshtė komenti juaj pėr situatėn politike?
Po, ky ėshtė. Unė e kam thėnė gjithmonė se, nėse ne prishim qytetet, Sarandėn, Ksamilin, e i bėjmė tė gjitha ndėrtimet nė autostrada, a thua se janė rrugė fshati, atėherė ne po shkatėrrojmė. Shkodra u pėrmbyt dhe do tė pėrmbytet prapė. Po pse? Sepse do tė duhet t'i kthesh ndėrtimet qė janė bėrė atje ku kanė qenė. Kemi 500 mijė ndėrtime pa leje. Ne jemi njė popull i djallėzuar.
Pas demonstratave tė sė premtes, gjėrat janė pėrkeqėsuar... Si e shihni ju situatėn politike, si mund tė zgjidhet?
Duhen bėrė zgjedhje tė tjera. Kjo nuk mund tė funksionojė kėshtu mė. Por do tė kėshilloja edhe ata qė vijnė, tė jenė me duar tė pastra, kjo ėshtė gjėja mė e rėndėsishme. Qeveria duhet tė tėrhiqet e mė tej duhet tė ketė zgjedhje tė parakohshme. Kjo ėshtė nė tė mirė tė vendit tonė dhe nė tė mirė tė shqiptarėve. Me zhvillimet qė ka pasur kjo ngjarje, qeveria duhet tė japė dorėheqjen nė mėnyrė absolute. Ajo duhet tė mbajė pėrgjegjėsi.
Sa e vėshtirė ėshtė pėr njė artist tė krijojė nė kėto kushte?
Ėshtė shumė e vėshtirė. Shpresoja se mbas viteve 1990 do tė ndryshonin shumė gjėra. Shpresoja se do tė mė jepnin atė vend qė meritoja. Unė e pashė qė kjo gjė nuk ndodhi e pas kėsaj, kisha dy rrugė: o do merresha me pushtetin, o do tė merresha me punėn. Zgjodha kėtė tė dytėn. Dhe i lashė "paratė" dhe pushtetin.
Kur thoni qė nuk morėt atė qė meritonit, ēfarė prisnit pas '90-ės?
Pėr shembull, mua Berisha nuk mė dha studio, ndryshe nga tė gjithė artistėt e tjerė qė morėn, bashkė me ish-agjentė tė sigurimit tė shtetit. Veē kėsaj, Shoqata e tė burgosurve politikė nuk mė dha shtėpi mua dhe pėr mė tepėr mė morėn edhe shtėpinė e prindėrve e gjyshėrve tė mi nė Dardhė. Ma morėn mua dhe ia dhanė Pandi Meēkes, qė ka qenė ish-sekretari i Partisė sė Punės e tani ėshtė i PD-sė. Doni tjetėr? Nė Galerinė Kombėtare tė Arteve mua nuk mė lėnė tė ekspozoj. Kėto janė pa fund!
Ju keni ēelur ekspozitėn "Spanja" nė "Didart". Si u realizuan veprat?
Kam qėndruar njė muaj nė Spanjė, ku i kam realizuar kėto vepra dhe isha me ftesė tė fondacionit Valparaiso. Nė vitin 2005, nė studion time erdhi presidentja e fondacionit Valparaiso, Beatriz Beket. Ky fondacion ka ngritur njė qendėr nė Spanjė. Atje ēdo muaj shkojnė tetė artistė dhe unė isha nė muajin shtator me njė fotograf anglez, me artistė nga Meksika, Rusia dhe Irlanda, me dy shkrimtare nga Barcelona dhe njė kompozitore nga Lisbona. Aty secili prej nesh kishte hapėsirėn e vet dhe qetėsinė e tij, por nuk kishi radio e televizor dhe e shijova vetminė. Nė njė muaj kam krijuar rreth 120 punime dhe nė ekspozitėn nė Didart kam sjellė 30 prej tyre. Kam ikur nė datėn 1 shtator nga Tirana dhe jam kthyer nė datėn 30 shtator tė vitit tė kaluar. Gjatė kohės qė isha atje shkova me tren nga Madridi nė Almeira, qė ėshtė kryeqendra e Andaluzisė dhe mė pas shkova nė fshatin Mojahar. Nė Madrid ndalova tė shihja muzeumet "Prado" dhe "Mbretėresha Sofia". Veprat janė njė plotėsim tė njėra-tjetrės nga vizatimet mė realiste po shumė ekspresive tė qyteteve me njė impresion direkt, ka pastaj punime me pastel, nė vaj dhe nė grafikė. Nė kėtė tė fundit ėshtė cikli i punėve abstrakte qė kam punuar nė Spanjė.
Duket se jeni fokusuar tek arkitektura e qytetit, katedralet dhe vilat...
Artistin e tėrheqin kėto lloje tė arkitekturės. Katedralet i dominonin qytetet e Spanjės, ashtu si rrugicat, shtėpitė, e pazaret. Mė ka tėrhequr mėnyra se si ata e kanė ndėrtuar jetėn, qytetin. Arkitektura moderne nuk para vizatohet, ajo fotografohet, sepse ėshtė e vjetra ajo qė e tėrheq artistin. Unė e zgjidha atė enigmėn e pėrhershme qė kam pasur: pėrse tė gjithė artistėt e mėdhenj tė shekullit XX kanė dalė nga ky vend? Pse nuk i ka nxjerrė njė vend tjetėr? Arsyeja ėshtė pikėrisht nė pasurinė e imazhit tė Spanjės. Pikaso, Dali Miro e Gaudi janė nga Spanja ndaj vepra e tyre ka gjallėri dhe energji. Janė artistė me njė vizion tė madh e me njė imazh shumė tė pasur, e kjo vjen nga ngjyrat qė ata kanė pasur pėrreth, vjen nga mėnyra e jetesės, nga lufta me demat qė ėshtė kontakti mė i fortė e mė kulminant me natyrėn. Unė pashė njė ndeshje me dema dhe m'u dhimbsėn demat, edhe pėr arsyen se tė gjitha ishin kundėr tyre. Ngacmimet janė misterioze. Pėr punėn qė bėj sot jam ngacmuar nė fėmijėri, nė burg dhe nė Spanjė. Njė artist i vėrtetė akumulon.
Shihet nga ekspozita qė edhe ju keni pėrdorur shumė ngjyra nė vepra. U ndikuat nga ambienti dhe natyra?
Natyra qe e bukur shumė dhe e mbrojtur. Ata e kishin kujdesin shumė tė madh edhe pėr njė palmė qė ishte djegur dhe kjo mė bėri pėrshtypje se ne i presim tė gjitha dhe nuk e vrasim mendjen. Ne kemi shkatėrruar male e lumenj. Ne kemi qenė e jemi njė vend primitiv dhe primitivi nuk di tė vlerėsojė. Ndėrsa ata, qė janė njerėz tė kultivuar, dinė tė vlerėsojnė e tė ruajnė. Ata dinė tė ruajnė tė kaluarėn dhe kanė njė lloj respekti ndaj brezave tė mėparshėm, e i ruajnė vlerat qė t'i transmetojnė. Ka njė ndėrthurje mes tė vjetrės dhe modernes.
Nė ekspozitė ju kishit sjellė edhe tri nudo. Ēfarė ju ngacmoi pėr t'i realizuar?
Realisht, unė kam njė dėshirė tė vazhdueshme tė bėj nudo, por nuk e kam tė mundur sepse nuk kam njė studio. Dhe pa pasur studio nuk e ke se si t'i bėsh, sepse tė duhet kohė dhe hapėsirė. Kur kam pas rastin i kam bėrė ama. Nė Francė kam bėrė disa vizatime nudo. Kam bėrė njėherė nė njė emision direkt dhe kėtė herė nė Spanjė. Atje, fillimisht u ngacmova nga bukuroshet qė pashė nė arenėn e ndeshjes me dema. Aty donin tė tregonin se demi personifikonte meshkujt, ndėrsa ne, jemi femrat duke i treguar kėshtu meshkujt negativė. Mė tej, kur shkoja nė plazh kishte shumė femra nudo qė merrnin rreze dielli. Kjo mė ngacmoi mė sė shumti. Kontakti i tyre direkt me ajrin e me detin, me zhavorrin dhe me rėrėn mė bėri pėrshtypje. Bėra disa vizatime, duke korrigjuar dhe mė pas e pikturova. Mė tej ėshtė njė pikturė tjetėr, ku njė femėr nudo ėshtė nė njė oborr. Oborri ėshtė i shtėpisė ku qėndruam ne artistėt nė Spanjė. Fillimisht hodha nė telajo interierin e banesės e mė tej e shtova edhe nudon. Doja tė jepja ajrin e pastėr tė Mesdheut me kėtė pikturė, sepse nė fakt vijnė edhe rryma ajrore nga oqeani. Nudo ėshtė simbol i bukurisė dhe gjallesės.
Krijoni Kontakt