Close
Faqja 11 prej 29 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 289
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Fajon: Dënoj dhunën ndaj njerëzve
    22/01/2011 20:50

    Eurodeputetja Tanja Fajon reagon sërish për Shqipërinë, duke dënuar përdorimin e armëve ndaj njerëzve të paarmatosur dhe duke bërë thirrje autoriteteve në vend që të gjejnë personat përgjegjës që morrën jetën e tre qytetarëve të thjeshtë, siç shprehet ajo.
    “Mjaft kanë vuajtur njerëzit në Shqipëri. Unë u bëj thirrje të gjithë politikanëve të përgjegjshëm t'i japin fund kësaj ere të trishtueshme që po shtyn vendin drejt ngërçit, qorrsokakut dhe protestave politike të tejzgjatura. Të qëllosh me armë zjarri kundër qytetarëve të paarmatosur, në një lufte për pushtet, është e papranueshme e kjo duhet të marrë fund. Në çdo shoqëri, qytetarët kanë të drejtën të ngrihen për atë çfarë ata besojnë se është e drejtë dhe/ose për të treguar pakënaqësinë me situatën aktuale. Jam e bindur se dje, në 21 janar, njerëzit në Tiranë u mblodhën për të shprehur ndjenjën e tyre kundër kësaj situate në vend që po zgjat prej shumë kohësh. Unë dënoj fuqishëm çdo lloj dhune kundër njerëzve të zakonshëm në rrugë, ndërsa ata shprehin vullnetin e tyre. Vdekjet e njerëzve janë një humbje e madhe, për këtë arsye, është detyra jonë njerëzore që të tregojmë dhembshurinë tonë ndaj familjeve e miqve të tyre dhe ka rëndësi shumë të madhe që të gjenden përgjegjësit e këtyre vrasjeve”, është shprehur Fajon.

    Eurodeputetja sllovene shpreh në komunikatën për shtyp dhe zhgënjimin e saj ndaj klasës politike shqiptare.

    “Udhëheqësit politikë janë të pazotë të mblidhen bashkë për të zgjidhur problemet, duke lënë popullin pa asnjë alternativë, shpresë dhe progres. Politikanët nevojitet që të marrin përsipër përgjegjësitë për veprimet e tyre dhe të fillojnë të dëgjojnë zërin e qytetarëve të tyre. Të gjithë ju meritoni një vend funksional, të drejtë e të ndershëm, por mbi të gjitha ju meritoni paqe e stabilitet”, tha Fajon.

    Pas atij të një ditë më parë, ky është reagimi i dytë i eurodeputetes Fajon, për situatën e krijuar gjatë ngjarjeve tragjike të 21 janarit në Shqipëri.

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Policia: Në pranga Gjin Ndreu, i armatosur në demonstratë

    TIRANË- Në lidhje me demonstratën e 21 Janarit, Policia e Tiranës deklaron sot se është arrestuar një person i quajtur Gjin Pjetër Ndreu, i cili ka qënë i armatosur gjatë protestës.

    Me anë të një deklarate Drejtori i Policisë së Tiranës Saimir Muca bëri të ditur se “Strukturat e hetimit të krimit nga strukturat e policisë së Shtetit bënë të mundur ndalimin dhe arrestimin e shtetasit Gjin Pjetër Nderu nga Shkodra, i datëlindjes 1977”.

    Sipas kësaj deklarate ky person ka qenë i armatosur me armë zjarri tip pistoletë në momentin që tentonte të hynte me forcë në kryeministri.

    Ndërkohë që Muca nuk dha asnjë deklaratë sqaruese, se pse nuk zbaton 6 urdhër ndalimet e Prokurorisë.
    (m.a/BalkanWeb)



    Wow! Policia paska kapur 1 (nje) person te armatosur. Kjo po eshte arsye per te vrare ata te tjeret! Qeka dhe verior...

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Krasniqi ngushëllon Topin

    22-01-2011 16:34 CET

    Ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, ka ngushëlluar presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi, për viktimat në demonstratën e djeshme.

    “Me shqetësim të madh kam përcjellë ngjarjet e djeshme në Tiranë dhe me keqardhje mora lajmin për vdekjen e tre qytetarëve si dhe lëndimin e dhjetëra të tjerëve. Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve dhe përmes jush familjeve që humbën familjarët dhe më të dashurit e tyre në protestat e djeshme në Tiranë", thuhet në telegramin e ngushëllimit të Krasniqit.

    Ai ka theksuar nevojën e ruajtjes së stabilitetit.

    “I nderuar President, në këto momente të rëndësishme për perspektivën evropiane të Shqipërisë, është shumë i rëndësishëm stabilizimi i situatës, vetëpërmbajtja e spektrit të gjerë politik dhe gjetja e një zgjidhjeje institucionale për kapërcimin e kësaj situate”, thuhet në telegramin e Krasniqit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #104
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22
    “Ziveri pa punë, e vranë nën hundën e Berishës”

    GJIROKASTER -Gjëma ka mbërritur në shtëpinë e 44-vjeçarit Ziver Veizi, aty ku ai jeton i vetëm pas divorcit me bashkëshorten. Mes dhimbjes e lotëve, në banesën e tij në fshatin Zenelaj të komunës së Cepos janë mbledhur familjarë, miq e të afërm. Ndonëse nuk u besohet se ai ka ndërruar jetë pranë zyrës së Kryeministrisë së vendit, kërkojnë drejtësi, pikërisht nga zyra e nga drejtues ndaj të cilëve ai protestoi të premten. Mes dhimbjes, të afërmit e tij na thonë se ai ishte një simpatizant i flaktë i së majtës dhe nuk linte aktivitet apo protestë pa vajtur. Kështu bëri edhe mëngjesin e djeshëm. I papunë dhe pa asnjë të ardhur, ai shpresonte për një qeverisje më të mirë. E ndaj për këtë shkoi dje në protestë në Tiranë. Një nga të afërmit e viktimës, Pëllumb Çani, kushëri i tij, rrëfen jetën e Veizit dhe momentet si e morën lajmin e vrasjes së tij në protestë...

    Si u informuat për vrasjen e Ziverit?

    Nuk është se na është dhënë ndonjë njoftim zyrtar apo të na jetë bërë ndonjë telefon nga persona të caktuar. Të gjithë ne jemi informuar nëpërmjet televizioneve dhe kur pamë që midis të vrarëve ishte edhe emri i Ziverit, u tronditëm shumë dhe nuk donim t’u besonim syve. Pas kësaj morëm në telefon kryetarin e komunës së Cepos, i cili me dhimbje na rikonfirmoi lajmin e kobshëm. Për fat të keq, një vit më parë në autostradën Gjirokastër Kakavijë, në afërsi të fshatit Jorgucat, Ziverit iu aksidentua vëllai më i madh, Faslliu. Kjo është gjëma e dytë brenda pak kohësh në familjen Veizi.

    Duke ju kërkuar ndjesë, ju lutem na thoni diçka më shumë për Ziverin?

    Ziveri ishte rreth të dyzetave dhe ishte divorcuar para katër vitesh nga bashkëshortja. Ai ishte baba i dy fëmijëve, të cilët jetonin me bashkëshorten e tij në një rreth tjetër të vendit. Që nga divorci, ai jetonte i vetëm në fshatin Zenelaj të komunës së Cepos. Deri sa pa filluar aksi rrugor Ura e Kardhiqit-Sarandë, Ziveri kishte vendosur një kioskë ndanë rrugës, të cilën e hoqi sapo filluan punimet. Qysh atëherë ai ishte i papunë si shumë bashkëfshatarë të tij. Nuk kishte asnjë burim të ardhurash.

    Pse shkoi në protestë në kushte të tilla të vështira ekonomike?

    Ai ishte një simpatizant i njohur i Partisë Socialiste, besonte tek kjo parti dhe nuk kishte protestë apo veprimtari ku të mos merrte pjesë. Edhe këtë herë ai shkoi të protestonte për një jetë më të mirë, por fatkeqësisht e vranë. Ne kërkojmë drejtësinë, të përgjigjet shteti, se e vranë para zyrës së kryeministrit...

    Gazeta Shqiptare

  5. #105
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22
    “Hekuranin e vranë kot, nuk ishte në protestë”

    Nikoleta Kovaçi

    A dini se sa të vdekur janë, se po më thonë se ka vdekur edhe një njeri i imi?!” Djali rreth të 30-ve nga Kukësi dukej aq i trembur sa mezi nxirrte fjalët e plota. “Jam i afërm i Hekuran Dedës”, - tha prapë, e në të vërtetë emri i Dedës kishte më se dy orë që ishte konfirmuar si i vdekur. Mjekët e Spitalit Ushtarak si edhe pjesa tjetër jashtë që ishin të informuar për vdekjen e Dedës, nuk treguan se emigranti i ardhur nga Greqia nuk jetonte më. Një plumb në kokë i kishte marrë jetën, ndërsa mjekët thanë më vonë se e kishin pasur të pamundur ta mbanin në jetë.

    Rrëfimi
    “Hekuranin e kam vëlla gjaku”, - thotë i riu, e sytë i mbushën me lot. Pak më tutje gjenden familjarët e Hekuranit, ndërsa rrëfyesi ynë tregon se Hekurani ishte nga Dibra dhe jetonte në Greqi. Ishte baba i dy fëmijëve. Kishte pak ditë që kishte ardhur dhe se s’kishte të bënte fare me protestën. Ai tregon se Hekurani ka shkuar me shenja jete në spital, çka ka rritur edhe besimin e njerëzve të afërm të tij se ai do të mund të shpëtonte. “Na thanë se e ka kapur plumbi në rrugë të madhe. Ka qenë bashkë me një shokun e tij dhe e ka kapur plumbi në kokë. S’e di bre pse me na ndodh ne kështu”, - thotë djali e menjëherë kthen sytë nga njerëz që lakojnë emrin e Hekuranit, deri sa para mediave del e flet numri 2 i Spitalit Ushtarak, i cili bën me dije se njëri prej personave që kishin humbur jetën ishte pikërisht Hekuran Deda. Menjëherë familjarët e tij u zhdukën nga holli i urgjencës, ndërsa në derën e urgjencës nuk pushonin ardhjet; që nga përfaqësues të opozitës e deri tek të plagosurit, punonjës policie dhe civilë.

    Dilema e vrasjes
    Spitali Ushtarak mbrëmë i ngjante një spitali të një vendi në gjendje lufte. Çdo makinë që vinte dukej sikur sillte me vete një të gjakosur, plagosur me armë, gur apo tulla, pak rëndësi kishte; të gjithë ishin të gjakosur. Përfaqësues të opozitës të cilët kanë shoqëruar ta plagosurit flasin për një kasaphanë që ka ndodhur me ta dhe në turmë, ndërsa tregojnë se policia jo vetëm i ka provokuar por ka përdorur kundër tyre edhe snajper. “Ne kurrë nuk qëlluam mbi turmën me armë, e jo më me snajper”, - tha një ish-funksionar i lartë policie ndërsa tregonte çka ndodhi në turmë.

    Gazeta Shqiptare

  6. #106
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22
    “Më qëlluan nga tarraca e Kryeministrisë, po ecja rastësisht në bulevard”

    23-vjeçari Artes Dybeli tregon se ka marrë plagë me armë zjarri në shpatull dhe qafë

    Snajperët e vendosur nga forcat speciale të policisë në tarracat e Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit kanë qëlluar ndaj personave të paarmatosur. Një 23-vjeçar, kalimtar gjatë zhvillimit të demonstratës të organizuar nga partitë opozitare, është plagosur me plumb në shpatull dhe në pjesën e gushës, por fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore. Artes Dybeli, nga Tirana, ndodhet i shtruar në katin e tretë të Spitalit Ushtarak në Tiranë. Thotë se ka “shpëtuar” nga plumbat që vinin nga sipër tarracës së Kryeministrisë, ndërsa saktëson se po kalonte rastësisht në afërsi të Kryesisë së Kuvendit. Me aq sa i kujtohet tregon se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, madje në një moment, megjithëse i plagosur, ka ecur deri sa është rrëzuar përtokë. Tregon se nuk e ka humbur memorien dhe gjatë gjithë kohës është shoqëruar nga shokët që e kanë transportuar në spital. Mjekët i kanë thënë se është jashtë rrezikut për jetën dhe se ka shpëtuar për 1 milimetër. “Fati ishte me mua. Për 1 milimetër mund të kisha vdekur”, tregon 23-vjeçari, duke saktësuar se turma e ka marrë para dhe në një moment ka dëgjuar disa të shtëna. Në një intervistë për gazetën “Shqip”, Artesi thotë se nuk kishte dalë në demonstratë, por po kthehej nga puna dhe ka marrë në telefon disa shokë që i kanë lënë takim te kullat. I riu tregon se është kujdesur që të shmangte turmën, por në një moment situata ka degraduar teksa e ka parë veten të shtyrë nga dhjetëra persona. Në këtë moment ka ndier një këputje në gjoks dhe u është “ankuar” shokëve që e shoqëronin. Më pas kanë parë një automjet, i cili i ka shoqëruar në Spitalin Ushtarak.

    Si u gjendët para Kryeministrisë?

    Isha në punë, në zonën pranë tregut elektrik. Disa shokë më morën në telefon dhe më ftuan për kafe. Vendin e takimit ma lanë në afërsi të kullave, pasi kishte disa lokale të mira. U nisa rreth orës 14.20.

    A kishit dijeni se në vendin e takimit po zhvillohej demonstratë apo protestë e opozitës?

    Kisha dëgjuar nga media për një protestë të tillë, por kurrë nuk ma merrte mendja për përmasat e saj dhe për dhunën. Mendoja se gjithçka do të ishte paqësore.

    Kur shkuat në afërsi të protestës?

    Rreth orës 15.00 dhe në shesh kam parë qindra mijëra persona.

    Më pas ku shkuat?

    U mundova që të mos kaloja në afërsi të turmës. Po kaloja rastësisht në bulevard, për shkak të takimit me shokët. Shmanga personat që qëllonin ndaj policisë dhe policët që qëllonin ndaj turmës. Nuk kisha parë diçka të tillë dhe jam munduar që të mos përfshihem në këtë situatë. Nuk m’u duk normale, pasi isha për punët e mia.

    Mund të na tregoni momentin që jeni plagosur?

    Po kaloja në trotuarin te Kryesia për në drejtim të qendrës. Pasi kalova Kryesinë po drejtohesha nga lokalet që ndodheshin te kullat. Në mes të trotuarit kam dëgjuar disa të shtëna. Në moment kam ndier pak dhimbje dhe turma më mori para. Disa sekonda më pas ndjeva një tip therje dhe pak më tutje këmbët m’u drodhën. Shokët më morën në krahë dhe panë që kisha një vrimë në xhup.

    E patë nga ju qëlluan?

    Nuk e mbaj mend nga më qëlluan, por dyshoj nga tarraca e Kryeministrisë. Gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe kishte shumë njerëz. Edhe pse kaluan disa sekonda pasi më qëlluan nuk po ndieja dhimbje të forta. Shokët më kontrolluan dhe panë se kisha një plagë në qafë. Fatmirësisht plaga në qafë ishte një gërvishtje dhe nëse do të ishte një milimetër më tutje gjithçka do të ishte fatale.

    Thatë se keni edhe një plagë tjetër?

    Po, kam edhe një plagë tjetër tejshpuese me hyrje nga pjesa e pasme dhe me dalje nga para. Edhe në këtë çast kam shpëtuar për mrekulli. Plumbi nuk më ka prekur arteriet, megjithatë krahët nuk i ndiej (tenton të lëvizë krahët).

    Thatë se dyshoni se ju qëlluan me snajper. Çfarë ju thanë doktorët, është plumb gome apo keni plagë nga armë zjarri?

    Nga analizat e para dhe kontrollet mjekët thanë se plagët që kam në trup janë nga armë zjarri, pra jam goditur nga një plumb dhe jo nga plumbat manovër që të trembin. Fakti se plumbi ka kaluar tej për tej shpatullës i ka bërë mjekët të dyshojnë se jam plagosur me armë zjarri.

    Shqip

  7. #107
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22
    Bode: Demostrata, atentat ndaj aspiratave të vendit

    Ministri i Financave, Ridvan Bode në një deklaratë për shtyp e ka cilësuar si një atentat ndaj aspiratave të vendit për integrimin evropian, demonstratën e djeshme.

    “Dhuna pjell vetëm dhunokratura, pushtet të diktatorëve. Dhunokraturat janë atentat ndaj lirisë së individit, mirëqenies e sigurisë së tyre. Dhunokraturat çojnë në ndarjen e vendit në feudë ku sundon krimi i organizuar, përvetësimi masiv i pasurisë, rrënimi ekonomik, izolimi i vendit nga bota. Dhe kjo është parajsa e modelit pushtetor të Ramës. Puçi kriminal i shtetit i organizuar dje nga Edvin Kristaq Rama, nën petkun e një demonstrate qytetare, por që shumë shpejt falë pjekurisë qytetare të banorëve të Tiranës, u braktis prej tyre, duke dekonspiruar edhe para syve të më skeptikut thelbin e asaj që panë të shfaqet turpshëm para syve të tyre, përbën atentatin më të rëndë ndaj paqes sociale dhe sigurisë që aspirojnë qytetarët e këtij vendi”, vijoi ai.

    ORA NEWS

  8. #108

    Exclamation

    Kur e thote ambasada Amerikane gjerat jane vertet per tu shqetesuar

    Rreziku i protestave SHBA “mbyll” ambasadën në Tiranë


    TIRANE-Protestat në Shqipëri dhe rreziku i dhunës pezullojnë përkohësisht aktivitetin zyrtar të ambasadës amerikane. Në një njoftim të dhënë zyrtarisht nga vetë ambasada amerikane, që mban datën 22 janar, bëhet e qartë pezullimi i aktivitetit të saj. Njëkohësisht zyra e ambasadës amerikane ka bërë të ditur se deri në një njoftim të dytë pezullohet puna e punonjësve të saj.
    Shkak i këtij njoftimi është bërë situata aktuale në Shqipëri, që sipas SHBA-së pritet të shoqërohet dhe me protesta të tjera jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethet e tjera të vendit. Në të njëjtë kohë personeli i ambasadës amerikane këshillohet të lëvizë në një mënyrë të kufizuar. “Mediat lokale bëjnë të ditur se më 23 janar mund të ketë protesta sërish dhe ato mund të zgjasin për disa ditë. Raportet e tjera sugjerojnë se mund të ndodhin demonstrata në qytete të tjera në të gjithë Shqipërinë në ditët e ardhshme. Personeli i ambasadës së SHBA-së është njoftuar që të gjitha funksionet zyrtare të ambasadës janë pezulluar deri në një njoftim të mëtejshëm dhe çdo udhëtim i panevojshëm personal duhet të jetë i kufizuar”, - thuhet në njoftim zyrtar të ambasadës së SHBA-së.

    (d.b/GSH/BalkanWeb)
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412



  10. #110
    Tepër shok! Padurueshëm shok!

    Rexhep Qosja

    E kam ndjekur i brengosur situatën e ditës së sotme në Tiranë, ku gjatë demonstratës u vranë tre persona dhe u plagosën disa dhjetëra të tjerë. E dëgjova deklaratën e ministrit të Mbrojtjes, në të cilën u thoshte demonstruesve të sotëm se qeveria mund ta përdorte forcën. E dëgjova deklaratën e ministrit të Rendit Publik, e cila ishte më e drejtpërdrejtë, kërcënuese ndaj demonstruesve dhe atë ai e realizoi sot, e përgjaku qendrën e Tiranës. Deklaratat e tyre, ma thotë mendja, nuk janë vetëm zgjedhja e tyre, por janë urdhëresa e Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha.

    E keni provuar besoj, ku është Sali Berisha doemos do të ketë edhe gjak. Ç’të them më! Uroj dhe uroj që Shqipëria të shërohet dhe të qetësohet sa më parë. Por që të shërohet Shqipëria prej sëmundjeve politike që e kanë pushtuar, që të shpëtohet Shqipëria prej sëmundjeve politike që e kanë pushtuar dhe janë bërë sistem, që të shpëtohet Shqipëria prej lojës më djallëzore që bën klasa politike me dinjitetin dhe me durimin e me jetën e popullit, Sali Berisha do të duhej të largohej prej pushtetit.

    Si të largohet, kjo është çështje e popullit shqiptar të Shqipërisë. Njeriu që e poshtëron Kuvendin dhe shtetin, siç e poshtëron ai kaq shpesh, siç e poshtëroi edhe para pak ditësh njeriu që gënjen aq shpesh në lidhje me riunimin e politikën dhe bashkëpunimin e opozitës, e pushtetin, e pozitën ai njeri nuk mund të ketë kurrë dhe kurrkund legjitimitet jo vetëm për të qeverisur popullin, por as për t’u lejuar në politikë. E them me përgjegjësi morale dhe intelektuale, që Shqipëria do të bëhet shtet normal, d.m.th. shtet i shëndoshë vetëm kur të çlirohet prej patologjisë politike që i thonë Sali Berisha. Ben Alia shqiptar, të cilit nuk i mjaftoi 20 vjet pushtet despotik politik. Sapo e dëgjova Ben Alinë duke folur për demonstratat e sotme, në të vërtetë sa e dëgjova duke gënjyer për demonstratën, ky njeri e ka bërë gënjeshtër politikë, etikë dhe ekonominë e Shqipërisë. Tepër shok. Padurueshëm shok.

    shqip

Faqja 11 prej 29 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •