Close
Faqja 20 prej 29 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 289
  1. #191
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Kryesia e OSBE: Autoret e dhunës para ligjit Anuloni tubimet

    VILNIUS- Në emër të kryesisë së OSBE, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Avaldas Ignatavièius i bën thirrje qeverisë dhe opozitës të rifillijonë dialogun politik, të hetohen ngjarjet e 21 janarit dhe autorët e dhunës të vihen përpara drejtësisë.

    Zyra e OSBE-së në Tiranë nëpërmjet një njoftimi për shtyp të shpërndarë sot paradite për median informon se sot zoti Ignatavièius ka zhvilluar biseda telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha dhe Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Gjatë bisedës telefonike zoti Ignatavièius i ka komunikuar dy liderëve kryesorë politikë se
    OSBE-ja ndjen keqardhje për humbjen e jetëve dhe plagosjet që ndodhën kur demonstrata politike e së premtes kaloi në dhunë. Ai, gjithashtu u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave dhe ka theksuar “nevojën për të hetuar ngjarjen dhe për t’i vënë autorët e dhunës përpara drejtësisë”.- bën të ditur zyra e OSBE-së

    “Për të zgjidhur dallimet politike ekzistuese, janë të nevojshëm dialogu dhe dëshira për të bërë kompromis”, tha ai.

    “Unë nxis partitë politike të Shqipërisë të angazhohen në dialog konstruktiv e përfshirës ndërpartiak në parlament si dhe në institucionet e tjera demokratike që ekzistojnë në vend”, është shprehur më tej ai.
    Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë i ka bërë thirrje partive politike të heqin dorë nga organizimi i demonstratave në ditët e ardhshme, për të shmangur kështu rritjen e tensionit.

    “Retorika politike e ashpër në publik vetëm sa do të përkeqësonte gjendjen dhe duhet shmangur”- theksoi Avaldas Ignatavièius.

    Ignatavièius theksoi, gjithashtu, se ruajtja e rendit publik dhe shtetit të së drejtës është e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve.

    (s.g/balkanWeb)

  2. #192
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeministri Berisha: Përgjegjësinë për këtë vend e kanë shqiptarët dhe jo 2-3 persona që i shohin ëndrrat e tyre politike në djegien e kryeministrisë


    Qeveria shqiptare u përball me aktin më të shëmtuar në historinë kombit, nga viti 1924 gjer më sot, një përpjekje për të marrë pushtetin me dhunë, një grusht shteti i planifikuar me faza.

    Ju garantoj se jam i vendosur të respektoj kuadrin institucional të këtij vendi dhe gjithçka do të ecë në kuadrin institucional.

    Kam pasur kënaqësinë t’ju faktoj të gjithë bashkëbiseduesve ndërkombëtarë të mi vullnetin tim të plotë për hetim të plotë e të gjithanshëm, t’i garantoj se asnjë anëtar i Gardës së Republikës, polic e zyrtar nuk ka asnjë lloj mbrojtjeje ndaj hetimit jo politik.

    Do të përcaktohet një fond shpërblimi për çdo dëshmitar e dëshmi të vyer që do të paraqiten e do të jenë të shumtë, për puçin, organizimin, financimin, komandën dhe çdo gjë rreth saj.

    Zonja kryeprokurore, për të nderuar veten, u tha shqiptarëve se nuk ekziston një padi për ata që organizuan vënien e zjarrit. Por dje dokumenti është bërë publik.

    Mitingu i së shtunë nuk do të bëhet se kjo është një kërkesë e ligjshme, logjike e miqve, partnerëve dhe e të gjithë atyre që ndjekin me një shqetësim gjendjen në Shqipëri.

    Kryeministri Berisha theksoi sërish sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, vendosmërinë për mbrojtjen e institucioneve kushtetuese në vend, sikundër, garantoi për vullnetin total të qeverisë për një hetim të plotë e të gjithanshëm, duke shprehur edhe mirënjohjen për ndihmën e ofruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim. Gjithashtu, Kryeministri u bëri të njohur anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe opinionit publik takimet dhe bisedimet me përfaqësuesit më të lartë të Komisionit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rreth zhvillimeve në vend. Kryeministri njoftoi edhe anulimin e tubimit kundër dhunës, të parashikuar për ditën e shtunë.



    “Zotërinj ministra,

    Zonja ministre,

    Qytetare e qytetarë, bashkëkombës e bashkëkombës, që ndiqni me përgjegjësi të madhe, me emocion zhvillimet e ditëve të fundit, përpjekjen e turpshme të kreut të Partisë Socialiste me dy-treqind rrugaçë, banditë, kriminelë, njerëz të hurit e të gurit, të droguar për t’i vënë zjarrin institucioneve dhe për t’u ulur në karrigen e kryeministrit.

    Dje dhe sot, me ju shqetësimin për shkak të kësaj ngjarjeje, e kanë ndarë Presidenti i Komisionit Europian Jose Manule Barroso, baronesha Ashton që është edhe Zëvendës/presidente e Komisionit Europian dhe zyrtarja më e lartë në politikën e jashtme e këtij Komisioni, asistenti më i afërt i Sekretares Amerikane të Shtetit Philip Gordon dhe tani sapo përfundova takimin me të dërguarin direkt të baroneshës Ashton, i cili ka ardhur për të shqyrtuar gjendjen në vend. Në të gjitha këto biseda, ka një dënim unanim të përdorimit të dhunës, si akti më i papranueshëm, ka një kërkesë për hetim të plotë, transparent dhe të pavarur të asaj që ndodhi, të rrethanave të vrasjes, por në tërësi të problematikës. Gjithashtu, ka edhe një kërkesë të tretë të ligjshme, që të shmangen përplasjet e dhuna në mitingje dhe aktivitete të tjera. Në të gjitha këto biseda, unë kam informuar përfaqësuesit më të lartë të Komisionit Europian, zotin Philip Gordon, i cili mori në telefon me porosi të Sekretares Clinton dhe gjatë një takimi të zgajtur që pata me zotin Lajcák, të dërguarin direkt të baroneshës Ashton dhe ekipin, qeveria shqiptare u përball me aktin më të shëmtuar në historinë kombit, nga viti 1924 gjer më sot, një përpjekje për të marrë pushtetin me dhunë, një grusht shteti i planifikuar me faza. Për 5 orë me radhë, ata që do të sillnin në pushtet Edi Ramën, ata mbi të cilët Edvin Kristaq Rama kishte vendosur ëndrrën e karriges së kryeministrit dhe ndonjë tjetër ëndrrën e karriges së mëtejshme me hunjtë e zjarrin tij, rrethuan bulevardin në code name të puçit. Por dështuan dhe do të dështojnë në çdo tentativë. Rrethimin e kryeministrisë dhe përpjekjen për ta marrë atë me çdo forcë e kanë parë e vëzhguar qytetarë nga mbarë bota. Ai, që puçistët quajnë bulevard, ishte emri si do të justifikohej, ishte skenari. Ata, që kanë frikë të përmendin kryeministrinë dhe Këshillin e Ministrave për institucion kushtetues, tregojnë se janë vite drite larg Kushtetutës e ligjeve të këtij vendi.

    Së dyti, dje në darkë, unë falënderova me sinqeritetin më të madh qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe po mbrëmë kam falënderuar zotin Philip Gordon, të cilët morën përsipër të sjellin ekspertët më të mirë, pasi më duhet të them se ata që drejtojnë institucionin e këtij vendi u bënë pjesë e një akti të shëmtuar, dëshmuan se janë pjesë e ngjarjes së bulevardit, dëshmuan se vepruan si një repart i turpshëm dhe se hetimi do të ishte i kredibël. Por, natyrisht, ju garantoj se jam i vendosur të respektoj kuadrin institucional të këtij vendi dhe gjithçka do të ecë në kuadrin institucional. Në qoftë se unë i bëj publike këto, i bëj sepse shqiptarët duhet t’i dinë gjërat. Përgjegjësinë për fatin e vendit e kanë shqiptarët dhe jo dy-treqind horrat e Edi Ramës, që i mbledh për t’i vënë zjarrin Shqipërisë, një pjesë e të cilëve të droguar. Përgjegjësinë për këtë vend e kanë shqiptarët dhe jo 2-3 persona që i shohin ëndrrat e tyre politike në djegien e institucionit të kryeministrisë dhe marrjen e pushtetit. Ata, vendin e kanë aty, ku do t’i çojnë shqiptarët dhe ku e meritojnë. Unë do të respektoj institucionet. Këtë ua them atyre dhe ndaj janë aty ku janë. Do t’i respektoj, sepse për mua Kushtetuta dhe ligji janë të shenjta për liritë e të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Çdo variant tjetër do të dhunonte jo vetëm këtë grusht puçistësh, por do të dhunonte mbarë liritë e të drejtat e shqiptarëve dhe unë nuk kam asnjë ideal më të madh, sesa këto liri e të drejta.

    Kam pasur kënaqësinë t’ju faktoj të gjithë bashkëbiseduesve të mi vullnetin tim të plotë për hetim të plotë e të gjithanshëm, t’i garantoj se asnjë anëtar i Gardës së Republikës, polic e zyrtar nuk ka asnjë lloj mbrojtjeje ndaj hetimit jo politik. Por dënimi kolektiv i të gjithë zinxhirit të komandës së Gardës kishte vetëm një qëllim, do të më falni por këtë radhë do të them kryehorri që i lejoi vetës të quajë horra heronjtë e Gardës, të mund të vijë me horrat e tij të marrë kryeministrinë, pasi dështuan në sulmin e parë. Nuk kishte asnjë qëllim tjetër. Por këta nuk dëgjuan as zërin e një serial killeri që u thoshte nga qelia, po nuk e përmbysët sot, kurrë më nuk e përmbysni dot, o sot, o kurrë! I them serial killerit se ty drejtësia të ka dhënë atë që meriton, me ty e drejta është bërë. Ndërsa këtij zjarrvënësi i them se me të tillë, shkon drejt atij fundi që meriton.

    Pikërisht në këto rrethana, unë e konsiderova të domosdoshme të kërkojmë hetim ndërkombëtar. Qeveria e Shteteve të Bashkuara ishte e para që u përgjigj dhe jam shumë mirënjohës. Garantoj institucionin e hetimit se do të ketë bashkëpunim të plotë të të gjitha agjencive, për të kompletuar transparencën e të gjitha këtyre zhvillimeve. Por sërish dua t’i them dy fjalë zyrtares në krye të prokurorisë. E ftoj të vazhdojë hetimin, por se çfarë u thotë shqiptarëve, kur i gënjen publikisht se nuk ka padi për ata që organizuan vënien e zjarrit, ajo qoftë. Dje, dokumenti është bërë publik. Ky dokument duhet t’u jepet të gjitha mediave. Është një akt i hollësishëm padijeje, që përfshin të gjithë organizatorët. Zonja kryeprokurore, për të nderuar veten, u tha shqiptarëve se nuk ekziston një padi e tillë. Askush të mos e marrë si një atak ndaj institucionit, por si një transparencë e domosdoshme ndaj atyre që me dy-treqind kriminelë të droguar i lejuan vetes të lozin me zjarr, t’i vënë zjarrin këtij vendi.

    Komisioni hetimor parlamentar nisi punën dhe do të shqyrtojë veprimtarinë, qëndrimin dhe raportet e çdo institucioni të këtij vendi me zhvillimet. Zoti Ministër i Financave do të përcaktosh një fond shpërblimi për çdo dëshmitar e dëshmi të vyer që do të paraqiten e do të jenë të shumtë, për puçin, organizimin, financimin, komandën dhe çdo gjë rreth saj. Informacionet po vijnë, por ato duhet të shpërblehen. I ftoj të gjithë ata që kanë informacione t’i dorëzojnë në komisionin hetimor parlamentar dhe në policinë kriminale, të cilët që të gjitha, pa përjashtim, do t’i dorëzojnë në Prokurorinë e Shtetit, çfarëdo të jetë e vyer për atë institucion. Natyrisht, kjo skemë është e domosdoshme mbasi konstatoj se edhe padinë kryesore, të bërë nga Policia e Shtetit, Prokurorja e Përgjithshme tha se nuk ekziston. Çdo dokument do të shpërblehet në varësi të rëndësisë së vet. Komisioni hetimor parlamentar të përcaktojë të gjitha tarifat dhe ne kundrejt dëshmive, do t’i shpërblejmë. Ftoj qytetarët të kontribuojnë në këtë hetim, sepse një akt të tillë vendi nuk e ka njohur në historinë e vet, nga viti ’24 gjer më sot. Atyre, të cilët fërkuan duart e u hodhën nga gëzimi kur dolën, - dua t’ju them se edhe aty ku ishin fatmirësisht ka pasur sy e veshë - gjer sa nuk kishte viktima, një nga frymëzuesit kryesor, lejtnant i Ramës i deklaronte anturazhit se pa të vdekur, kjo është dështim, sepse ishte parashikuar që Berisha duhet të ecte mbi të vdekur, siç e kishte shpallur pak orë më parë, kryetari i opozitës. Duke respektuar plotësisht institucionet, do të bëhet hetimi më i thellë dhe i gjithanshëm. Askujt nuk do t’i ndërhyjmë, nuk do të pengojmë, do të ndihmojmë në zbatimin ligjit, por, në qoftë se bën mashtrime të tilla publike në një konferencë jashtëzakonisht të rëndësishme shtypi, nuk mund të mos kesh reagim. Zyrtarët nuk janë për të gënjyer e mashtruar shqiptarët.

    Nga ana tjetër, mitingu i së shtunë nuk do të bëhet se kjo është një kërkesë e ligjshme, logjike e miqve, partnerëve dhe e të gjithë atyre që ndjekin me një shqetësim gjendjen në Shqipëri. Ju siguroj se mitingu nuk a pasur qëllime muskulore. Absolutisht. Ai ka pasur një qëllim tërësisht kundër dhunës, por ky qëndrim mund të keqkuptohet dhe meqenëse ngjet si muskuj, ne muskuj kemi ligjin. Ne nuk kemi nevojë për muskuj, pasi muskujt tanë janë ligjet tona, para tyre përulemi, para tyre përkulemi, qëndrojmë ndën to, i mbrojmë ato. Ky është i gjithë motivi. Ndaj nuk do të ketë miting. Unë falënderoj të gjithë ata që kanë qenë të gatshëm të vijnë, por garantoj se në mënyrë absolute nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër, përveçse një klimë antidhunë. Mirëpo e parë nga jashtë, edhe këtu mund të ketë mendime, edhe shqiptarë nga diaspora më kanë dërguar mesazhe që më mirë të mos bëhet se krijohet ideja se është një shprehje dëshmie për forcë. Jo! Ne forcën e kemi tek ligji, forcën e kemi tek rendi, e kemi te institucionet.

    U them të gjithë qytetarëve, ne do bëjmë çdo gjë për t’ju përveshur me të gjithë forcën axhendës sonë të shkëlqyer. Në mbledhjen e kaluar të qeverisë, ne folëm për turizmin. Ne do ta vazhdojmë këtë përpjekje, pavarësisht se në mënyrë të padiskutueshme ata që rrethuan kryeministrinë me zjarr bënë një dëm shumë të madh. Por kjo do të kalojë dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që vendi të jetë sa më mikpritës për turistët nga mbarë bota.

    Në të gjitha bisedimet e mia dhe do ta them sërish këtu, unë kam shprehur këtë qëndrim. Unë do të respektoj plotësisht institucionet, do të respektoj plotësisht ligjin, por për njeriun që rrethoi 5 orë, Këshillin e Ministrave, tentativa e dytë për të rrethuar një institucion kushtetues do të jetë fatale për asnjë njeri tjetër, përveçse për atë direkt. Unë jam Sali Berisha, kurrë nuk hedh gurin e fsheh dorën. Është jashtë çdo morali. Kushdo që do të interesohet, edhe në 15 breza nuk do mund ta gjejnë këtë. Edhe nëse nuk kanë qenë këto ligje, kanë qenë ca ligje të tjera që këtë nuk e lejonin, pasi ai ishte poshtërim. Tani jam njeri i lirë dhe kjo nuk lejohet. Unë i përmbahem asaj që çdo njeri do të jetë i amnistuar, përveçse atij. Shqiptarët nuk ta kanë borxh zjarrin. Protesto çdo ditë dhe ajo do të respektohet.

    Të premten ka thirrur të 7-at, por i rikujtoj zotërisë se përvetësimi i të 7-ve nga partia është akt makabër. Të 7-at i bën familja dhe unë shfrytëzoj rastrin t’i shpreh edhe një herë familjeve ngushëllimet dhe t’i garantoj se do të ketë një hetim të plotë e do të nxirret çdo përgjegjësi. Për të vdekurit, ne qëndrojmë njëlloj. Por këtij që u grabit të 7-at, i them se po bën një profani. Të 7-at bëhen në familje, me miqtë e shokët. Po vij për të luftuar Sali Berishën, do t’i thoshte të vëllait, një nga ata që vdiq. Ndaj mbaje përgjegjësitë, se pavarësisht nga ka ardhur plumbi, qe organizimi yt. Ashtu siç të thotë ty seria killeri nga qelia, po se more sot, nuk e merr dot kurrë më, po se përmbyse sot, se përmbys dot kurrë më çfarëdo që të bësh. Ndaj uroj që të nxjerrë pasojat e asaj që ka bërë.



    Ftoj qytetarët shqiptarë të jenë të vetëdijshëm kuptojnë plotësisht këtë që unë po them haptas, këtë që unë kam qenë i detyruar t’ia them çdo kancelarie mike. Në çdo vend të botës, kur një njeri rrethon për 5 orë, kryeministrinë e vendit, me zjarr, hunj, gurë, plumba, ai njeri bëhet përgjegjës nga institucionet, por që ai i ka futur në thes. Atëherë ka rrugë të tjera, me të cilat ai dhe vetëm ai do të bëhet përgjegjës. I them provoje që të mos kontrollosh popullin, provoje të ftosh popullin të dalë mbi Kushtetutën, ndonëse cili ishte populli yt e panë shqiptarët e gjithë bota. Populli të përzuri me bisht ndër shalë. Populli nuk ra në skenarin tënd. Tirana e tiranasit të përçmuan si zjarrvënësin e parë në historinë e qytetit. Populli yt ishin dy-treqind rrugaçë, të droguar, të armatosur, të paguar. U the shqiptarëve ku ishin armët, në një kohë kur media çdo ditë nxjerr banditët e ty të armatosur, të cilët i kishe sjellë për të vrarë njerëz, zyrtarë, policë, gardistë. Kjo ishte protesta jote. Kjo do të ketë zgjidhje institucionale. E them këtu dhe kësaj unë i qëndroj. Tjetra do të jetë fatale për ty. Qytetarët duhet ta dinë. Ata që mendojnë se duke organizuar akte të tilla do të mund t’i zënë rrugën këtij populli, gabojnë shumë rëndë. Rruga e shqiptarëve është e hapur një herë e përgjithmonë. Me asgjë nuk i zihet rruga këtij kombi. Ky komb ka energji të pashtershme, por ky komb ka në vetvete edhe zjarrvënës si ty. Njeriu, që kërkonte votën, pse humbi karrigen, që ndryshonte statutin, ishte njeriu i hurit, gurit, zjarrit, u faktoi shqiptarëve se cila ishte vota për të. Njeriu, që mendoi se do të marrë peng vendin, u tregoi shqiptarëve se cili është, solli falangat terroriste në krye të partisë së tij. Ju them që para, por dhe atë ditë eksponentët e tyre kanë komunikuar me eksponentët më kryesorë të krimeve mizore, të cilët janë sot në burgjet e vendit, lejtnantë të Ramës, Ruçit e Gjinushit. U them ministrave të Enver Hoxhës që ju kurrë nuk ktheheni më në pushtet, se me zjarrvënie ju shkoni drejt hirit dhe jo drejt pushtetit.”


    Kryeministria
    26/01/2011

  3. #193
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Mund te degjoni e lexoni intervisten e plote te zyrtarit te Departamentit te Shtetit amerikan dhene Zerit te Amerikes, ne temen me poshte:


    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=132498

  4. #194
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Intervistë me ambasadoren e Gjermanisë në Shqipëri, zonjën Carola Müller Holtkemper

    Shqipëria duhet të respektojë parimet e shtetit ligjor.Në një shtet ligjor, në demokraci kemi ndarje të pushteteve. Sistemi i drejtësisë luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për transparencën e ngjarjeve.

    DW: Zonja Ambasadore, situata në Shqipëri është e tensionuar, sidomos pas demonstratës së opozitës që u shoqërua dhe me trazira të dhunshme ku mbetën të vrarë 3 persona, ndërkohe që dhjetra të tjerë janë plagosur. Si do ta vlerësonit këtë atmosferë që duket se na rikthen në ngjarje të tjera të ngjashme gjatë viteve '90?


    Carola Mueller Holtkemper: Humbja e jetëve njerëzorë është një gjë për të cilën na vjen vërtet shumë keq. Çdo viktimë në ngjarjet e fundit është një humbje e madhe. Ne i bashkohemi zisë dhe trishtimit të familjeve të viktimave. Ju keni të drejtë kur thoni se situate është shumë e tensionuar, por unë mendoj se historia nuk do të përsëritet. Kjo është një hsitori e re e cila vjen si pasojë e antagonizmit mes dy partive kryesore në vend, PD dhe PS, të cilat së fundmi e kanë transportuar bllokadën në rrugët e qytetit. Shpresojmë që në të ardhmen e afërt situate të shtensionohet, nga të gjitha palët të hiqet dorë nga dhuna dhde që të gjithë personat përgjegjës të politikës t'i zgjidhin problemet në rrugë paqësore.


    DW:Të dyja palët duken të palëkundura në qendrimet e tyre deri më tani. Bëjnë një vlerësim bardh e zi për atë që ka ngjarë më 21 janar në bulevardin qendror. Mazhoranca dhe opozita kanë paralajmeruar tubime që i konsiderojnë si paqësore për këtë fundjavë. Për hir të së vërtetës nga mazhoranca ka rivlerësim për ta shtyrë tubimin e së shtunës. E shikoni këtë si një shkas që tensioni dhe aktet jashtë kontrollit të përshkallëzohen?

    Carola Mueller Holtkemper: Në atmosferën aktuale unë personalisht, por dhe kolegë të mi nga BE ose OSBE-ja gjykojmë se lëvizjet e ardhshme demonstrative janë vërtet shumë të rrezikshme. Ne të gjithë kemi zhvilluar bideda të gjata si me kryeministrin Sali Berisha ashtu dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe shefin e opozitës, Edi Rama të cilat kanë patur për qëllim rakordimin për të hequr dorë të paktën për momentin nga njoftimet për demonstrata ose ose lëvizje demonstrative të reja. Ky mesazh po i përcillet dhe dy partive kryesore në vend nëpërmjet të dërguarit të posacëm të BE-së, si një thirrje që dy kundërshtarët të ruajnë qetësinë dhe se vetëm nëpërmjet dialogut konstruktiv Shqipëria mund të ecë përpara. Në këtë kontekst është një tregues inkurajues që ka gatishmëri për të hequr dorë nga tubimi i paralajmëruar prej PD-së dhe shpresojmë që edhe PS e pjesa tjetër e opozitës të bëjnë të njëjtën gjë.


    DW: Para demonstratës antiqeveritare të së premtes që shkoi, por dhe pas saj ka patur intesitet të apeleve të ndërkombëtareve, që palet të përmbahen dhe të ulen për dialog. Por deri më tani këto mesazhe ose janë lexuar pjesërisht, ose nuk janë marrë në konsideratë. Sa besoni që i dërguari i posaçëm i baroneshës Ashton do të ketë sukses në misionin e tij aktual?

    Carola Mueller Holtkemper: Ne të gjithë shpresojmë që udhëtimi i delegacionit të BE-së të jetë sa më i suksesshëm. Vijoj të kem ndjesinë se të dyja palët i kushtojnë rëndësi faktit, se ato kërkojnë vlerësim në BE. Të dyja palët i kushtuan rëndësi të madhe sqarimit të pozicionit të tyre përkundrejt ambasadorëve të BE-së dhe ambasadorit të OSBE-së. Kjo është një gjë shumë positive. Të dyja palët gjithashtu janë të vetëdijshme, se nëse Shqipëria kërkon të bëhet anëtar i BE-së, sigurisht që i duhet të ruajë dhe respektojë parimet e demokracisë dhe shtetit ligjor.

    DW: Zonja Ambasadore, me një vendim të parlamentit vetëm me votat e mazhorancës është ngritur dhe ka nisur nga puna një komision hetimor deputetësh për të zbardhur atë që ngjau më 21 janar dhe angazhimin e institucioneve në ato këto zhvillime. Mendoni se kjo iniciativë parlamentare do të ndikojë tek hetimet që është duke bërë prokuroria?

    Carola Mueller Holtkemper: Natyrisht që ngjarjet e datës 21 janar duhet të sqarohen në mënyrë të plotë dhe në këtë kontekst ngritja e një komisioni hetimor parlamentar do të ishte një ndihmë. Por për fat të keq ky komision, siç e thatë dhe ju, u ngrit vetëm me votat e mazhorancës. Nuk do të thotë që me ngritjen e këtij komisioni ezaurohet të themi roli i sistemit të drejtësisë. Në një shtet ligjor, për fat të mirë në demokraci kemi ndarje të pushteteve. Dhe unë mendoj se sistemi i drejtësisë luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për transparencën e rasteve e ngjarjeve të tilla. Çdo komision, cdo strukturë tjetër që do të hetonte në këtë kontekst do të ishte një ndihmë e madhe, por sistemi i drejtësisë ka një rol të pazëvendësueshëm.

    DW:A keni ndonjë apel për klasën politike shqiptare në këto momente të ngarkuara me tension, zonja Ambasadore?

    Carola Mueller Holtkemper: Shpresoj që të dyja palët, të dy partitë kryesore në vend të mund të përpiqen të kalojnë konfliktin mes tyre, në interes të tyre dhe në interes të vendit dhe shpresoj shumë që për fundjavën e ardhshme lëvizjet demonstrative, ose demonstratat e paralajmëruara, qofshin këto dhe me qëllimin më paqësor të mundshëm të paktën të mos zhvillohen për këtë periudhë. Përtej kësaj uroj që të dyja palët të gjejnë një raport dialogu politik konstruktiv mes tyre, i cili të zhvillohet brenda institucioneve, brenda parlamentit.



    Intervistoi: Arben Muka

    Redaktoi: Eliana Xhani

  5. #195
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Rama: Protestat vazhdojnë edhe pas ditës së premte

    Kryetari socialist, Edi Rama deklaroi mbrëmë gjatë emisionit “5 pyetjet nga Babaramo” në News24 se “nuk do të tërhiqem nga kërcënimet e Berishës”. Rama bëri të qartë se opozita do ta organizojë të premten protestën-homazh në nderim të 3 të vrarëve në 21 janar dhe do të vazhdojë protestat deri në qëllimin final, rrëzimin e qeverisë.


    Zoti Rama, ambasadori amerikan Arvizu u ka bërë thirrje të dyja forcave të anulojnë protestat, edhe juve të anuloni demonstratën e datës 28 janar. Do të ketë apo jo demonstratë më 28 janar?

    Unë e kam mirëkuptuar deri në fund shqetësimin e përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar dhe frikën e tyre për atë që mund të ndodhë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kushtet në të cilat jemi dhe sigurisht kam mirëkuptuar edhe ftesën, thirrjen për anulimin e këtyre dy manifestimeve. Po nga ana tjetër iu kam shprehur qëndrimin tonë se këtu nuk bëhet fjalë për asnjë lloj simetrie, këtu nuk bëhet fjalë për t’i vënë kapak çfarëdo qoftë shqetësimi dhe sado e madhe qoftë e panjohura që është përpara nga ana jonë, sepse nuk është opozita që duhet të garantojë qeverinë, është qeveria që duhet të garantojë opozitën dhe çdo qytetar në shprehjen e lirë të protestës, të indinjatës, të zemërimit, të mosdakordësisë me qeverinë. Ndërkohë që nga ana tjetër nuk bëhet fjalë për dy anë të së njëjtës medalje. Bëhet fjalë për një demonstratë-homazh, në kujtim të viktimave të dhunës shtetërore dhe për të dënuar me dinjitet shqiptar terrorizimin shtetëror të ushtruar nëpërmjet pushkëve të Gardës republikane. Bëhet fjalë për një manifestim dhune shtetërore kundër opozitës, që qeveria e quan miting kundër dhunës, por që në fakt nuk është tjetër vetëm një manifestim i organizuar nga ata që vranë protestuesit e pafajshëm. Ne nuk anulojmë demonstratën tonë homazh dhe u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë, sepse nuk kultivojmë frikën në këtë vend, por besimin se paqësisht dhe duke rezistuar përballë hijes të së shkuarës që po pllakos përditë e më shumë një Shqipëri, ne do të mund të hapim rrugët e së ardhmes.

    A i druheni një përshkallëzimi të dhunës?

    Ne kemi sot një vend që ka dalë jashtë kontrollit dhe është vënë nën presionin në rritje të një pushteti që ka ngritur gardat, policinë e shtetit dhe vetë ushtrinë mbi ne duke shpërdoruar të gjitha këto forca që janë forca të ngritura me shumë mundim e ndihmë nga vetë komuniteti ndërkombëtar, duke marrë përsipër përgjegjësinë e moszbatimit të 6 urdhrave të prokurorisë për 6 gardistët e dyshuar për vrasjen e njerëzve të pafajshëm.
    Ka një puç në vazhdim. Këtu ka rënë çdo garanci. Dhe vendi është jashtë kontrollit. Ne nuk kemi lidhje me dhunën. Ne nuk promovojmë dhunën. Ne jemi në këtë betejë me forcën përditë e më të madhe të së drejtës së njerëzve kundër një pushteti të padrejtësisë që rrezik ta çojë Shqipërinë drejt një tjetër gremine për shkak të të njëjtit njeri, Sali Berishës. Ne do t’i thërrasim njerëzit për të demonstruar paqësisht, siç dinë shqiptarët të demonstrojnë, duke ngushëlluar familjet e viktimave, duke u solidarizuar me dhimbjen e sakrificën e atyre që kanë humbur jetën me të shtënat e armëve sepse dolën në protestë.

    Ç’garanci u jepni qytetarëve se situata nuk mund të degradojë dhe që mund të kthehet?

    Më lejoni të kthehemi në demonstratën e 21 janarit. Unë nuk do e pranoj kurrë që ajo degradoi për shkak se demonstruesit ushtruan një dhunë që detyroi në fillim policinë dhe pastaj Gardën të finalizonte një krim shtetëror me urdhër të këtij zotërisë, i cili pasi në fillim desh t’ia faturonte opozitës vrasjen e atyre 3 të shkretëve deri kur doli ajo video, falë guximit të gazetarit Artan Hoxha dhe atëherë e mori përsipër.
    Unë kam qenë me Pandeli Majkon, Vangjel Dulen, Lindita Nikollën duke ecur në bulevard dhe në momentin që kemi kaluar edhe urën e bulevardit dhe kemi qenë dy apo 300 metra në distancë nga Kryeministria, pra nga vendi ku ishin demonstruesit që kishin mbërritur para nesh, kam parë një tension mes protestuesve dhe forcave të policisë, i cili ishte i dukshëm se tundeshin çadrat dhe pankartat dhe hidheshin listelat e pankartave drejt policisë. Ka qenë momenti kur kemi folur me Pandin dhe Gramozin, për të vazhduar ecjen për të sistemuar në bulevard gjithë masën e njerëzve, sepse ende kishte njerëz që ishin në rrugën e Kavajës, apo te ‘Zogu I’. Kështu që kam pasur parasysh momentin kur u shfaqen dy blinda me ujëhedhës dhe filluan të kërcisnin bombat me gaz lotsjellës dhe me një lloj lënde që ishte vërtet shumë shqetësuese dhe në atë moment turma e gjitha ka lëvizur në drejtim të kundërt. Edhe ne u detyruam të lëviznim mbrapsht, gjë që ka ndodhur në një mënyrë shumë të çuditshme.

    Përjetimi juaj personal. Si e keni përjetuar atë ditë? Kush ju ka njoftuar për viktimat?

    Sigurisht që jam ndjerë më shumë se keq dhe njëkohësisht kam ndjerë më shumë se kurrë drejtësi kundër një pushteti që figurativisht kam thënë se është gati t’i vrasë ëndrrat dhe shpresat e njerëzve, pasi nuk e kam menduar asnjëherë që mund të arrijnë në vrasje spektakolare.

    Ju kanë akuzuar se keni paguar njerëz për të krijuar dhunën me 200 euro..?

    Këto mund të kenë qenë çmimet me të cilat ka paguar Saliu ata që bënë grushtin e shtetit, mercenarët e tij. Ne nuk paguajmë njeri për të ardhur në demonstratë. Ne nuk demonstrojmë me një çetë mercenarësh për të përmbysur pushtetin me dhunë. Ne kemi thirrur në demonstratë të gjithë ata që duan ta largojnë qeverinë për t’i hapur rrugë një mundësie të re në Shqipëri. Më keni dëgjuar mua apo ndonjë tjetër të dalë dhe të thotë që demonstruesit, të cilët kanë hedhur gurë, prokuroria s’duhet t’i ndalojë, as gjykata s’duhet t’i gjykojë?!

    Si do e organizoni demonstratën e së premtes që vjen?

    Më lejoni të përcjell tek të gjithë mesazhin e paqes dhe të qetësisë së atij që shkon në këtë demonstratë për të nderuar të vrarët, të vrarët që nuk do jenë me ne të premten e ardhshme, sepse humbën jetën për të demonstruar për të njëjtat arsye që ne ishim. Askush s’duhet të trembet. Gjithkush duhet thjeshtë të jetë aty dhe të vijë për të nderuar ata që s’janë më, por edhe për të afirmuar me praninë e tij, me fuqinë për të besuar tek e ardhmja, se ne nuk jemi një lëvizje për të marrë pushtetin me dhunën përmes rrugës. Ne jemi një forcë e madhe popullore që do t’ia ndërpresim pushtetin. Unë do të jem në krye të demonstratës sot e gjithmonë dhe ashtu si unë do të jenë bashkë me mua, të gjithë ata që kanë marrë përsipër të përfaqësojnë popullin dhe që sot më shumë se kurrë duhet të jenë bashkë me popullin.
    Nuk tërhiqemi asnjë milimetër nga rruga jonë dhe nuk duam të dimë fare për këto lloj banalitetesh që mund të trembin ndonjë pulë në Viçidol, por nuk do na trembin ne.
    Jeta e baballarëve të atyre fëmijëve nuk vlen më pak se jeta ime. Nuk dua të jem patetik. Jam thjeshtë i vërtetë në këto që them.

    Kjo do jetë protesta e fundit?

    Si homazh, shpresoj dhe lus Zotin të jetë e fundit. Si protestë është vetëm e dyta. Duhet një zgjidhje e re, duhet një rrugë e re, duhet një hapësirë e re, ku Kushtetuta, ligji, të gjitha garancitë që burojnë nga domosdoshmëria për të bashkëjetuar në një demokraci të re dhe ku askush të mos ndjehet i huaj në atdheun e tij, askujt të mos i thuhet bastard në atdheun e tij dhe për askënd të mos rezervohet dhuna.
    Cilido qoftë çmimi, unë jam bashkë me të tjerët në krye të kësaj lëvizjeje që nuk ka qëllim të marrë pushtetin, por t’i mbyllë rrugën këtij pushteti që të gjithë të marrin frymë lirisht.

    A do marrë pjesë grupi parlamentar në punimet e Kuvendit?

    Deputetët socialistë dhe populli shqiptar do të jetë në çdo hapësirë ku mund të dëshmojnë rezistencën dhe mund të afirmojnë drejtësinë. Deputetë e PS-së do të jenë përballë Saliut në çdo hapësirë dhe padyshim në parlament, duke nënvizuar vijimësisht kredon, bindjen dhe të gjitha argumentet tona.

    Një i dërguar i BE-së do të nisë negociata. Cili do të jetë qëndrimi juaj?

    Qysh se kemi filluar përpjekjet tona, mbaj mend vetëm lëshime nga ana jonë, jo tërheqje në kërkim të rrugës së arsyes dhe të kompromisit për bashkëjetesë mes palëve që përfaqësojnë një popull dhe që duhet t’u shërbejnë të njëjtave interesa, e çfarë kemi marrë mbrapsht?! Vetëm dhunë, arrogancë, maskarallëk dhe akoma më keq, nëpërkëmbje.

    Në 8 maj, a do të shkoni në zgjedhje?

    Si mund të bëhen zgjedhje në 8 maj, nëse është kjo tablo.
    Duam një zgjidhje të re politike, e cila nuk privilegjon PS-në, as opozitën, por që u jep mundësi palëve të rikompozojnë hapësirën politike mbi bazën e garancive kushtetuese. Nuk ka asnjë pikë dyshimi që ne nuk jemi këtu për të ekstraduar qeverinë jashtë kufijve të Shqipërisë, as jemi këtu për të nxjerrë jashtë ligji PD-në, por jemi për të garantuar hapësirën që na takon, duke nxjerrë Shqipërinë nga bataku i llumokracisë. Do të kërkojmë një zgjidhje kompromisi që çon në zgjedhje të reja, të ndershme.
    Zgjedhje të reja, domethënë edhe të parakohshme. Ne jemi të hapur për të dialoguar dhe për të gjetur zgjidhje.

    News24

  6. #196
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    PS: Kortezh me lule e qirinj
    Policia: S'garantojmë sigurinë
    Berisha- Ina Ramës: Ti gënjeve


    TIRANE- Kryeministri Berisha nuk ndal sulmin ndaj kryeprokurores së Përgjithshme: Genjeve kur the nuk ka akt- padi ndaj dhunuesve të kryeministrisë. Trego kush të dha urdhër të mashtrosh shqiptarët në prani të ambasadorit amerikan.
    Dy ekspertë të tjerë po amerikanë priten t'i bashkohen hetimeve për demonstratën e 21 janarit. Prokuroria ridërgon urdhër-ndalimet për gardistët në polici.Nesër demonstrata homazh për 3 viktimat e demonstratës.

    BERISHA TAKON AMB. SHBA ARVIZU
    ORA 17:26- Një tjetër takim mes kryeministrit Berisha dhe Ambasadorit të SHBA Aleksandër Arvizu. Takimi i cili konfirmohet zyrtarisht për Neës 24 nga burime të kryeministrisë ka nisur rreth orës 13.00 dhe ka zgjatur për afro 20 minuta. Ndonëse nuk jepet asnjë detaj mbi takimin ky zhvillohet një ditë para demonstratës homazh të paralajmëruar nga opozita. Kjo ka qenë një javë intensive për diplomatët e huaj në vend, të cilët po luajnë rolin e negociatorit mes palëve.

    POLICIA: NUK GARANTOJMË MBARËVJATJEN E DEMONSTRATËS HOMAZH
    ORA 15:18- Policia e Tiranës me anë të një deklarate për mediat nënvizon se do të marrë të gjitha masat për demonstrastën e 28 Janarit, por nuk do të garantohet mbarëvajtja e saj. Duke qënë se tubimi i 21 Janarit degjeneroi në dhunë, policia e sheh demonstratën homazh si rrezik për rendin.

    “Në përgjigjen e kërkesës për Partinë Socialiste, policia shprehet “Pavarësisht nga masat që po merr dhe do marrë Policia e Shtetit, Duke patur parasysh se tubimi i datës 21 Janar 2011 degjeneroi ne akte dhune, cënim të rendit kushtetues, sulm ndaj institucioneve kushtetuese, sulme të dhunshme ndaj punonjësve te Policisë së Shtetit, Duke patur parasysh se një numer i madh protestuesish në tubimin e lartpermendur, dispononin armë zjarri, bomba Molotov, mjete të tjera te forta si gurë, shkopinj, zhvillimi i një tubim-homazh te tillë, përbën rrezik per sigurinë kombetare, sigurinë publike, mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut”,- thuhet në deklaratën e policisë.

    PS: NESER HOMAZH TE RENEVE, ASKUSH TE MOS BIE PRE E PROVOKIME
    ORA 14.10 „Kortezh i heshtur me lule e qirinj dhe njerëz të veshur në të zeza“. Janë detajet e demonstratës që opozita ka planifikuar të zhvillojë nesër para kryministrisë, në bulevardin „Dëshmorët e Kombit“. I gjithë itenerari, që nga nisja në orën 14.00 pasditen e nesërme, dhe cdo element tjetër i imtësishëm i asaj cka do ndodhë pas 24 orësh, është bërë publike nga selia rozë nga deputeti socialist Besnik Bare.
    "I ftojmë nesër të gjithë qytetarët në orën 14:00 t’i bashkohen homazhit tonë për tre shqiptarët e thjeshtë që u vranë të premten e zezë në 21 janar. Heshtja lulet dhe qirinjtë do të jenë mjetet tona të demonstrimit.“

    Gjatë gjithë këtyre ditëve ndërkombëtarët duke iu druajtur një përsëritjeje të dhunës i kanë bërë thirrje PS të anulojë demonstratën, ashtu sic bëri dhe kryeministri Berisha me anulimin e mitingut të së shtunës. Ne kete kuader PS i bën thirrje simptatizantëve të saj të mos bien pre e provokatorëve dhe policia të zbatojë detyrën sipas ligjit.

    „Gjithkush është i lutur që të respektojë kujtimin e të vrarëve nga dora e regjimit të kusarisë dhe matrapazllëkut. Asnjë parrullë, asnjë thirrje, asnjë devijim nga kortezhi nuk duhet të ndodhë.“- sqaroi Bare duke i „bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ruhen nga provokimet dhe provokatorët dhe të mos shkojnë pas askujt që mund të dalë jashtë kornizës së kortezhit apo të bëjnë gjë tjetër veç ecjes së heshtur. I bëjmë po ashtu thirrje policisë të bëjë detyrën konform ligjit dhe ne do të jemi aty për të garantuar gjithçka.”
    “Nesër bota duhet të shohë rezistencën tonë paqësore dhe të dëgjojë dhimbjen e popullit shqiptar që me dinjitet dhe papërkulshmëri kërkon lirinë dhe drejtësinë e merituar.”- mbylli deklaratën e tij deputeti socialist.

    BERISHA SULMON INA RAMEN: KUSH TE DHA URDHER TE GENJEJE
    Ora 12.10 Kryeministri Berisha sulmon sërish Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama, duke e akuzuar se ka ka mashtuar në sy të ambasadorit të SHBA, Aleksandër Arvizu kur ka thënë se nuk ka një akt-padi për dhunuesit e kryeministrisë.
    Kryeministri i referohet konferencës së përbashkët për shtyp të kryeprokurores Rama dhe ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu të martën (25 janar). Sulmet e kryeministrit janë bërë në pritjen që ai kishte organizuar me familjarët e policëve dhe gardistëve të cilët morën pjesë në demonstratën e 21 janarit.
    "Dua të jap një paralajmërim tjetër Prokurores së Përgjithshme thuaji shqiptarëve me cfarë cilësie mashtrove se nuk është bërë padi. Kush ta dha porosinë që të deklarosh se nuk është bërë padi për dhunim të institucioneve kushtetuese. Duhet tjua thuash se ta kërkojnë të gjithë burrat e gratë e Shqipërisë të cilët panë se djemtë e tyre u sulmuna për 5 orë rresht jo tek pragu i shtëpisë së tyre.. por u sulmuan në mënyrën më barbare në mbrotje të institucionit kryesor, atë të Këshillit të Ministrave."- deklaroi kryeministri Berisha në pritjen e organizuar për familjarët e policëve dhe gardës.
    "Duhet të shpjegosh cili të urdhëroi, nga të erdhi ky urdhër- vazhdoi më tej kreu i qeverisë- Mashtrove dhe në prani të një përfaqësuesi të vendit më të madh në botë, dhe më mik të shqiptarëve. Harrove se përfaqësuesi i vendit mik me të cilin po fliste kishte qenë dhe tek unë, dhe ishin bashkërenduar të gjitha gjërat. Ti veprove në këtë mënyrë. Kërkoj ti thuash shqiptarëve, se ti kryeson një institucion kushtetues, kush të urdhëroi, kush të detyroi të bësh një mashtrim kaq të rëndë. Unë mbaj këtë qëndrim sepse cdo shqiptar do të dijë gjithcka".

    BERISHA POLICEVE: LUFTUAT BANDAT. HULIGANIT DO I JEPET AJO QE MERITON
    ORA 12.00 Kryeministri Berisha deklaron se "institucionet e vendit nuk i merr kush" dhe se “cdo huligani do i jepet ajo që meriton. Në një takim me familjarët e policëve, të zhvilluar sot paradite, kryeministri shprehu falenderim për policët dhe gardistët të cilët më 21 janar u përballën me atë që ai e quajti “sulmi barbar i organizuar nga Rama”. “Keni luftuar me vendomëri bandat”- tha Berisha.
    Sipas kryemiministrit "Ky puc që sërish vazhdon, do marrë po nga institucionet dhe ligjet e këtij vendi ndëshkimet më të merituara". "Kriminelët e kuptojnë se cfarë kanë bërë- nënvizoi Berisha dhe shtoi- Si bishë e tërbuar përpëliten në strofullat e tyre luksoze. Janë të pashpresë. Ligji është mbi cdo qytetar e zyrtar i këtij vendi."
    Ndër të tjera kryeministri shprehu ngushëllime dhe familjeve të tre viktimave që humbën jetën në demonstratë.

    MBERRIN NE SHQIPERI EKSPERTI AMERIKAN
    Hetimet për demonstratën e dhunshme të 21 janarit, që shkaktoi 3 të vdekur, një në gjëndje kome, dhe dhjetëra të plagosur, sjellin në Shqipëri ekspertin e parë të Byrosë Federale të Hetimeve. Lajmi për mbërritjen e ekspertit amerikan është konfirmuar për “Gazeta Shqiptare” nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Ndërkohë që pritet të vijnë dhe dy ekspertë të tjerë amerikanë.

    Ardhja e ekspertëve amerikanë në Shqipëri u bë me kërkesë të kryeprokurores Ina Rama për asistencë teknike, për të cilën SHBA iu përgjigj pozitivisht.
    Zyrtarisht ambasada amerikane nuk ka dhënë asnjë informacion se cilit departament i përkasin ekspertët që do të asistojnë për hetimin e demonstratës së 21 janarit, konstaton GSH.

    Prokuroria e Tiranës, e cila po heton për përleshjen e dhunshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i ka kërkuar zyrtarisht Këshillit të Ministrave, t’i vërë në dispozicion pamjet filmike të xhiruara nga kamerat e këtij institucioni. Gjithashtu janë sekuestruar armët e Gardës me të cilat është qëlluar më 21 janar për të bërë ballafaqimin e tyre me gëzhojat e gjetura në vendngjarje. Në duart e hetuesve gjendet edhe filmimet e realizuara nga Garda e Republikës, por dhe materialet filmike të realizuara nga TV NEWS24, ku fokusohen momentet e vrasjes së Ziver Veizit para kryeministrisë. Hetuesit kanë sekuestruar edhe planin e masave të Gardës, si dhe i është bërë shkresë institutit të Mjekësisë Ligjore për vënien në dispozicion të akt-ekspertimeve të viktimave, dhe është marrë vendim për kryerjen e ekspertimeve balistike të gëzhojave të gjetura në vendngjarje.
    "Gazeta Shqiptare" shkruan sot se prokuroria ka ripërsëritur urdhërndalimet ndaj 6 zyrtarëve të lartë të gardës, të cilat Policia e Shtetit refuzoi t’i ekzekutonte në ditët e mëparshme.

    (s.g/m.a/BalkanWeb)

  7. #197
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Ceka: Demonstrata, Rama tregoi se eshte shume rende psiqikisht

    "Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama tregoi me demonstratat e dhunshme dhe me mos terheqjen nga protesta e dites se premte se eshte rende psiqikisht". Kjo ka qene deklarata e kreut te Aleances Demokratike, Neritan Ceka, ne lidhje me protestat e dhunshme te opozites se drejtuar nga Edi Rama. I ftuar ne TV ABC News, kreu i AD nuk ka munguar te sulmoje liderin socialist ne lidhje me mungesen e reflektimit per demonstratat e dhunshme dhe kembenguljen e ethshme te tij per te qene diten e premte, ne demonstraten homazh, ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Ceka ka nenvizuar faktin se Rama duhej ta kishte degjuar komunitetin nderkombetar, qe permes te derguarve te BE-se por dhe te zyrtareve te larte amerikane kane kerkuar qe ai te heqe dore nga demonstrimet e dhunshme, nderkohe qe vete kryeministri Berisha eshte shprehur se e ka anuluar mitingun e tij te dites se shtune. Nga ana tjeter dhe njehere, duke iu rikthyer demonstrates se dhunshme te 21 janarit ku humben jeten 3 persona dhe u plagosen dhjetera te tjere, Ceka ka drejtuar gishtin tek Rama, si pergjegjesi kryesor per jeten e tyre por dhe per dhunen e ushtruar ndaj policise dhe kercenimin e institucioneve. Ai i ka bere thirrje kreut te opozites Rama qe te qetesohet dhe t'u rikthehet institucioneve legjitime te shtetit.

    KJ

  8. #198
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Pëllumbi: Berishës i duheshin të vrarët për skenarin e grushtit të shtetit

    Ish-kreu i Parlamentit flet për 21 janarin, duke i ftuar socialistët të mos i tremben presioneve të Kryeministrit

    Ish-kreu i Parlamentit shqiptar, njëkohësisht “profesori” i socialistëve, Servet Pëllumbi, jep në një intervistë për “Shqip”, pikëpamjet e tij në lidhje me atë çfarë ndodhi përballë godinës së Kryeministrisë më 21 Janar. Duke mos fshehur impresionet kontradiktore për pamjet që çdo shqiptar i përjetoi me ankth, Pëllumbi del në konkluzionin se ishte provokacioni i policisë që solli kthimin e situatës në irrituese dhe të tepruar. Por nga ana tjetër, pas përfundimit të saj, Pëllumbi shprehet i sigurt se të quash atë demonstratë një “grusht shteti” është një nonsens teorik dhe politik. Ish-kryetari i Parlamentit del në konkluzionin personal që tre personat që humbën jetën në Bulevard ishin pjesë e një skenari të mirëmenduar nga Berisha, për të bërë atë që po bënë aktualisht, akuzat se Edi Rama organizoi një grusht shteti. Por socialisti i vjetër thekson se PS është një parti me një eksperiencë të çmueshme dhe se “presionet” e Berishës do të injorohen nga lidershipi i saj. Përsos këndvështrimeve për situatën, Pëllumbi “këshillon” opozitën që tashmë t’i kthehet politikës për të gjetur edhe gjuhën e dialogut me palën tjetër.

    Z.Pëllumbi, cili është impresioni juaj për ngjarjet e 21 janarit? Opozita e konsideron dhunën e protestuesve ndaj policisë të ardhur si rezultat i një provokimi, ndërsa nga ana tjetër, mazhoranca e quajti një grusht shteti të organizuar nga PS për marrjen e pushtetit përmes dhunës. Si do t’i komentonit këto pozicione të kundërta?

    Impresionet e mia për demonstratën e 21 janarit janë të shumta dhe disi kontradiktore. Nga njëra anë më bëri përshtypje pjesëmarrja e madhe në demonstratë, gjë që do të thotë se jemi një shtet demokratik, por me kulturë politike të polarizuar, me kriza legjitimiteti dhe me përçarje të thella sociale dhe politike. Nga ana tjetër, mënyra e zhvillimit të demonstratës, nxori në pah pakënaqësitë në rritje të shumicës së popullsisë së vendit që përfaqësohej në të, si dhe mungesën e përvojës në mobilizimin e menaxhimin e pakënaqësisë popullore në raport me qeverisjen e vendit.

    Kështu, një lloj dhune simbolike të ushtruar nga demonstruesit mbi policinë, të zhveshur nga teprimet, mund ta shohësh si komponent të protestës, si shprehje të drejtpërdrejtë të pakënaqësisë popullore dhe të kritikës së hapur për keqqeverisjen e vendit, gjë që kërkon reflektime, ndryshime të thella e të shpejta. Por, pas provokimit nga ana e policisë që vuri shpejt e shpejt në përdorim bombat me gaz lotsjellës dhe “topat e ujit”, ajo u shndërrua në një rrahje masive, irracionale, me shkulje të pllakave të bulevardit për t’i përdorur si “mjet goditës” etj. Në këtë rast ajo u bë irrituese dhe e tepruar.

    Për sa i përket etiketimit nga pala qeveritare të demonstratës së 21 janarit si “grusht shteti i organizuar nga Edi Rama”, më duket një nonsens teorik dhe politik. Nuk ka në PS, aq më pak në nivelin e lidershipit të tij, naivë politikë që të besojnë se në demokraci pushteti mund të merret dhe të mbahet me dhunë. Për më tepër në një vend anëtar të NATO-s dhe me një popull që gati në unanimitet shprehet për anëtarësim në BE. Në favor të këtij arsyetimi do të shtoja edhe dy rrethana të tjera: Politika shqiptare, falë Berishës, tashmë e ka përvojën negative të një grushti shteti më 14 shtator 1998, kur ai mori Kryeministrinë, Radio-Televizionin Shqiptar, kur rrëmbeu tanket dhe autoblindat e Gardës dhe kishte 90% të demonstruesve të armatosur, por në të vërtetë nuk bëri gjë tjetër veçse i shtoi vetes një aventurizëm që do ta ndjekë si hije gjithë jetën. Tani mendoj, me sa duket, se i erdhi në dorë të akuzojë për të njëjtën gjë Edi Ramën për t’u harruar rasti i tij! Jo, z. Berisha nuk bëhen grushtet e shtetit me “bashibozhukë”, siç i quajte demonstruesit e 21 janarit, as nga disa dhjetëra njerëz që në duar kanë ndonjë shkop a gurë përballë një shteti të tërë. Edhe pse e tepruan dhe nuk e mbështes kurrsesi përdorimin e dhunës, qoftë dhe për arsyen e thjeshtë se e kam pësuar mbi kurriz dhunën tuaj!

    Për më tepër, çdo fjalor politik që të hapësh, do të shohësh, se rrëzimi i menjëhershëm, i dhunshëm dhe i paligjshëm i qeverisë, pra grushti i shtetit, bëhet zakonisht nga ushtria ose nga një pjesë e saj, apo nga grupe të armatosura, shpesh i paraprirë nga trazira të përhapura dhe të zgjatura. Prandaj do t’u thosha: Mos vazhdoni në naivitetin apo keqdashjen tuaj të shoqëruar me kërcënimin për “ndëshkime ekzemplare” ndaj kreut të opozitës, për ta njëjësuar demonstratën e 21 janarit me grushtin e shtetit, sepse PS, me një histori 20-vjeçare, që lufton për votën e lirë dhe të ardhmen demokratike të Shqipërisë, edhe pse në mënyrë të natyrshme mund të ketë gabimet e veta, nuk e intimidoni dot me grushte shteti e alibi të tjera me prova qesharake që meritojnë veç “injorim ekzemplar”!

    A mendoni se kjo situatë do të kishte ndodhur në rast se në krye të demonstruesve do të ishin përfaqësuesit e Partisë Socialiste?

    Partitë politike, si rregull, bëjnë mitingje politike dhe PS-ja vetëm pas zgjedhjeve të 28 qershorit ka bërë një zinxhir mitingjesh tepër masive që kanë qenë model organizimi pa shkaktuar as konfrontime dhe as dëmtimin më të vogël mjedisor. Pra, ka përpunuar një kulturë e traditë të veçantë. Demonstrata e 21 janarit ishte diçka tjetër, që u drejtohej të gjithë atyre që kishin halle, pakënaqësi, që janë të papunë, të pabukë, që e ndiejnë veten të margjinalizuar, të braktisur nga shteti, që kanë humbur besimin dhe nuk shkojnë pas asnjë partie politike. Partia Socialiste dhe forcat e tjera opozitare vetëm e mbështetën nismën e tyre. Ndërkohë, duke ndjekur zhvillimin e ngjarjeve, them se partitë e drejtuesit e tyre nuk duheshin shkrirë në turmë, apo të qëndronin mënjanë, veçanërisht, kur siç thuhet, “situata doli nga dora”. Kam mendimin se po të kishin dhënë një ndihmë më konkrete për menaxhimin e demonstratës në të gjitha etapat e zhvillimit të saj, mbase, disa teprime duhej dhe mund të ishin mënjanuar. Gjithsesi, më e pakta, ajo që ndodhi do parë si një mësim më tepër, sepse siç tha me të drejtë më 22 janar, Aleksandër Arvizu, ambasadori amerikan në Tiranë, “faji mjafton për të gjithë”. Logjikë që nuk përjashton gjetjen e fajtorit kryesor…

    Në demonstratë u vranë 3 qytetarë, të cilët sipas pamjeve të shfaqura nga media nuk po tentonin të futeshin brenda ambienteve të Kryeministrisë, madje dy prej tyre ndodheshin në një distancë të konsiderueshme nga gardhi rrethues i këtij institucioni. Si e gjykoni këtë akt?

    Kjo është ana më tragjike dhe më errët e demonstratës së 21 janarit, si dhe përgjegjësia më e madhe e shtetit në një shoqëri demokratike. Me sa duket në skenarin e Berishës për të akuzuar PS-së dhe personalisht kryetarin e saj z. Rama për organizimin e një grushti shteti, duheshin edhe të shtëna armësh, edhe një numër viktimash, edhe shpallje “heronjsh”…! Shpreh keqardhjen time të thellë për humbjen e jetëve të pafajshme, pikërisht në kohën kur demonstrata ishte në fundin e saj dhe viktimat ishin më tepër në rolin e soditësit. Gjithsesi, është detyrë e hetimit që të nxjerrë në dritë rrethanat e këtij krimi, përgjegjësit dhe fajtorët. Ata që thonë se më i rëndësishëm është hetimi i “Puçit”, sesa vrasjet e 21 janarit, gabojnë shumë rëndë. Ashtu siç gabojnë kur mohojnë tejkalimin në përdorimin e fuqisë nga forcat e rendit për të përligjur ndarjen absurde në kriminelë (demonstruesit) dhe heronj (mbrojtësit), që mund të ketë pasoja të rënda për kohezionin social të popullit.

    Prokuroria e Tiranës për këto vrasje ka prerë 6 urdhra-ndalimi për kuadro komanduese të Gardës së Republikës. Ky urdhër nuk është zbatuar nga policia dhe pas deklaratave politike të krerëve të qeverisë, urdhri nuk ka më gjasa të zbatohet deri tani. Cilët organe dhe aktorë duhet të ndërhyjnë, sipas mendimit tuaj, që ky ngërç të kapërcehet?

    Në këtë çështje mpleksen shumë gabime e përgjegjësi për shkelje të rënda kushtetuese që sintetizohen përsëri te një emër, te S. Berisha. Në “skemën error”, por imagjinare të tij, figuron edhe institucioni i Prokurorisë e posaçërisht i Ina Ramës, Prokurores së Përgjithshme si pjesë e “grushtit të shtetit 2R”. Roli i “R-së” së dytë qenka vendimtar për të kaluar, në rast dështimi të “Planit A” drejt e te “Plani B”, që parashikuaka, as më shumë dhe as më pak, lënien pa mbrojtje të institucioneve duke arrestuar “heronjtë”, krerët e Gardës së Republikës! Në këtë mënyrë është po irracionalizmi emblematik i Berishës, që bërtet: “Edvin Kristaq Rama nuk të hap rrugë, nuk të hap rrugë”!, “Kështjellën time nuk guxon kush ta prekë”! Ndërkohë, hapi “frontin e dytë” atë të luftës polici-prokurori që çon në njësimin e shtetit me një “gardë pretoriane”. Pas vrasjes së demonstruesve, kjo radhitet më e rënda në çuarjen e gjërave në ekstrem nga Berisha.

    Si mund të kapërcehet, pyesni ju? Njëra rrugë, ajo kushtetuese, do të ishte dorëheqja e Berishës për shkelje të rëndë të Kushtetutës, tjetra motivimi i Prokurorisë në të drejtën e saj dhe bashkëpunimi me gjyqësorin, sepse kultura e pandëshkueshmërisë që po vazhdon, e varros përfundimisht demokracinë. Njëherësh, dhe roli më aktiv dhe më i vetëdijshëm, pas kësaj, i mbarë opinionit demokratik, i shoqërisë civile dhe i mediave nën moton: “Demokracia në rrezik”! “Ndal regjimit autoritarist”! “Jo frikës”! “Luftë pa kompromis kundër korrupsionit”!

    Para ca ditësh, mazhoranca votoi e vetme në një seancë urgjente ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për ngjarjet e 21 janarit dhe një rezolutë për dënimin e dhunës ndaj institucioneve shtetërore. Në këtë komision pritet të hetohet edhe veprimtaria e Prokurorisë dhe SHISH-it në kuadër të këtyre ngjarjeve, pas akuzave që bëri Kryeministri Berisha. Si i shikoni këto nisma dhe çfarë produkti pritet që të sjellin ato?

    Për të kompletuar skenarin dhe nënshtrimin e institucioneve Berishës i duhej mbledhja urgjente e Parlamentit, i bindur që opozita nuk do të merrte pjesë, që të rreshtonte zyrtarisht prokurorinë dhe SHISH-in në grupin e puçistëve, që hetimi i 21 janarit të bëhet nga një gjysmë komisioni parlamentar dhe që më pas të “përligjen” ndryshimet në këto institucione që ka kohë që i kërkon dhe që i janë hedhur poshtë si antikushtetuese. Në këtë mënyrë shpërfytyrohet edhe njëherë ligji mbi komisionet hetimore parlamentare dhe vetë Parlamenti vihet në funksion të një njeriu e të një pushteti, të pushtetit të Kryeministrit. Demokracia merr kështu një goditje tjetër vdekjeprurëse, por e shoqëruar nga një demagogji paranoiake tepër e rrezikshme për të mbuluar dështimet në fusha të tjera.

    PS, ndërkaq, ka shpallur bojkotin e çdo veprimtarie parlamentare deri në momentin që sipas saj do të vendoset drejtësi për të vrarët. Po kështu, ditën e premte është paralajmëruar një tjetër demonstratë e opozitës. Nga ana e kryetarit të PS-së kërkohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat, sipas tij nuk mund të kryhen me Berishën Kryeministër. Cili është qëndrimi juaj për këto aksione të PS-së dhe çfarë mund të bëjë një parti për të menaxhuar këtë situatë?

    U bë mirë që u bojkotua seanca e jashtëzakonshme e Parlamentit ditën e diel më 23 janar, por nuk di në se do të ketë ndonjë dobi bojkotimi pa kufizim i një tribune të tillë si Parlamenti, ku PS-ja ka 64 deputetë dhe “mazhoranca” është e mbërthyer nga kriza e skandaleve të korrupsionit që nuk duhen harruar! Kam mendimin që në situatën e re të krijuar, kur duket se nuk ka më vend për pika kontakti midis palëve, PS dhe partitë e tjera opozitare duhet detyrimisht t’i kthehen politikës, normave demokratike dhe institucioneve duke menduar me kujdes hapat që do të hedhin bashkërisht dhe veç e veç, si dhe duke iu ruajtur retorikës dhe deklaratave maksimaliste apo me dy kuptime që nxitim iniciativa e lëvizje ekstremiste.

    Si e shikoni qëndrimin e ambasadorëve në lidhje me ngjarjet e ngjeshura që kanë ndodhur ditët e fundit në vend? Po atë të Presidentit Topi?

    Të gjithë ndihemi mirë kur miqtë tanë, në rastin e dhënë ambasadorët e vendeve të NATO-s, të SHBA-së, BE-së, të KE-së, të OSBE-së, shqetësohen bashkë me ne për ngërçet tona politike dhe përpiqen, në emër të qeverive që përfaqësojnë, të japin ndihmesën e tyre të vyer. Megjithatë, do të thosha se gjuha e tyre diplomatike sikur nuk po kuptohet nga politikanët tanë. As tani që jemi vend anëtar i NATO-s dhe na u refuzua kërkesa për statusin e vendit kandidat për në BE. Mbase, kërkohet që një rrethanë e tillë të mbahet më mirë parasysh edhe prej tyre, sepse kanë shumë më tepër mundësi për të njohur shkaqet reale të sjelljes politike konfliktuale të protagonistëve kryesorë të politikës shqiptare, por edhe sepse nga kjo vazhdojnë të vuajnë njerëzit e thjeshtë të cilëve, nga njëra anë, u jepen liri e të drejta, ndërsa nga ana tjetër u cungohen në përmasa të frikshme për të mbajtur të ndezur potencialet konfliktuale që u mundësojnë politikanëve riciklimet në një pushtet të korruptuar. Për sa i përket Presidentit Topi, edhe pse kompetencat e tij janë të cunguara, përsëri mund të lozë një rol më aktiv, sidomos nëpërmjet Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe pushtetit gjyqësor. Por themelore është që shqiptarët e pavarësisht nga ndarjet partiake, e kanë marrë tashmë mesazhin e demokracisë dhe do të dinë ta mbrojnë atë me pjesëmarrjen dhe votën e tyre. Mund edhe të vonojë, por kurrsesi nuk do të mungojë një rol i tillë që në zgjedhjet e majit 2011.

    Shqip

  9. #199
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Bare dhe Xhafaj ftohen në prokurori për incidentet

    Deputetët opozitarë

    Dy deputetët e Partisë Socialiste që kanë denoncuar dhunën e policisë në “kurriz”, Fatmir Xhafaj dhe Besnik Bare, janë ftuar në prokurori për të dhënë deklarime. Nga ajo që është parë në filmimet e disa televizioneve private është parë që si Bare dhe Shafaj janë konfrontuar me punonjësit e policisë, ndërsa në disa momente duken qartë se efektivët e policisë kanë qëlluar ndaj tyre me shkopinj gome. Goditja ndaj personave me imunitet, siç janë Xhafaj dhe Bare, ndalohet me ligj, dhe se ata (deputetët) nuk mund të shoqërohen apo të ndalohen nga policia pa marrë më parë lejen te Kuvendi i Republikës. “Kemi ftuar në prokurori dy deputetët e PS-së, Fatmir Xhafaj dhe Besnik Bare që deklarimet e bëra publike se ndaj tyre është ushtruar dhunë t’i deklarojnë në prokurori. Hetimet për demonstratën e 21 janarit do të shtrohen te të gjitha episodet dhe nga ajo që është parë në media duket se dy deputetët kanë shkëmbyer fjalë me disa punonjës policie”, thanë burimet nga Prokuroria e Tiranës, duke shtuar se do të marrin të gjitha të dhënat për këtë procedim, si për tre vrasjet që i adresohen Gardës së Republikës, ashtu edhe shkatërrimin e pronës me zjarr e kundërshtim të policisë. “Do të hetohen edhe të gjitha incidentet me deputetët apo me personat me imunitet”, pohojnë burimet nga prokuroria, duke shtuar se nën hetim do të jenë edhe thirrjet për ushtrim dhune të eksponentëve të mundshëm të opozitës që i drejtoheshin turmës. Këta persona do të hetohen për nxitje të dhunës, ndërsa nuk do të shikohen nga aspekti politik, por nga ai juridik. Prokuroria ka thirrur për dëshmi si persona që kanë dijeni për rrethanat e hetimit dy deputetë të PS-së, si dhe kryetarin e PS-së së Tiranës. Paulin Sterkaj, Tom Doshi dhe Pjerin Ndreu do të japin shpjegime rreth organizimit të demonstratës së 21 janarit. Prokuroria ka kërkuar edhe sekuestrimin e ftesave të deputetëve të PS-së për demonstruesit. Pritet që të verifikojnë edhe pamjet filmike të Gardës dhe të televizioneve që kanë transmetuar direkt demonstratën për të verifikuar nëse opozitarët kanë nxituar ose jo turmën. Ndërkohë hetuesit deklarojnë se edhe opozitarë të tjerë nuk përjashtohen nga thirrja në prokurori. Grupi hetimor tha se po heton për zbulimin e organizatorëve de fakto të demonstratës së 21 janarit, si dhe për personat që drejtonin turmën. Me urdhër të drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës, Sokol Malaj, janë ftuar për t’u pyetur dy deputetët Tom Doshi, Paulin Sterkaj, si dhe kryetari i PS-së së Tiranës, Pjerin Ndreu. “Dy deputetët dhe Ndreu do të pyeten në cilësinë e personave që janë në dijeni mbi objektin e hetimit, pasi janë regjistruar në radhët e para të demonstruesve, pak çaste para se të fillonte dhuna”, thanë burimet nga akuza qendrore, duke shtuar se krahas me hetimet ndaj Gardës së Republikës për vrasjen e tre civilëve, po heton edhe organizatorët e demonstratës.

    Shqip

  10. #200
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Robert Hand: Jo demonstrata të tjera në rrugë

    Robert Hand, këshilltar politik pranë Komisionit Amerikan të Helsinkit, i bëri thirrje qeverisë në Shqipëri që të bashkëpunojë me prokurorinë. Duke komentuar për gjendjen e tensionuar në vend, ai tha se opozita po përpiqet të minojë legjitimitetin e qeverisë dhe nuk është e qartë se si duan ta arrijnë ata këtë. Zoti Hand ka qenë disa herë në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet.



    Per ta lexuar te plote:

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...1&postcount=30

Faqja 20 prej 29 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •