Dy plumba në zarf i janë dërguar gazetarit që publikoi videon ,kur gardistët që ruanin Kryeministrinë qëlluan ndaj qytetarëve demonstrues.
Këtë e ka thënë mbrëmjen e kaluar gazetari Artan Hoxha në emisionin “Top Story”.Hoxha,i cili drejton emision “Xhungël” në News 24 ,ka thënës e në adresë të tij ka shkuar një zarf me dy plumba 9 mm,të njëjtët me ata që u ekzekutuan demonstruesit.
Sipas News24 ,ky kërcënim me plumba vjen disa ditë pas publikimit të videos,ku dukej vrasja e dy protestuesve,duke identifikuar edhe gardistin që qëlloi.
“Kryeministri i vendit më ka kujtuar si çakallin e Sigurimit të Shtetit. I them kryeministrit se kur është rrëzuar regjimi komunist kam qenë vetëm 15 vjeç dhe s’mund të kem qenë bashkëpunëtor i tij. Gjithashtu, nga momenti kur publikova pamjet unë nuk mund të komunikoj lirisht me punonjësit e administratës shtetërore. Jam kërcënuar me telefon dhe më ka ardhur një zarf me 2 plumba 9mm, që përdoren nga Garda. E kam marrë si një mesazh që unë të mos dëshmoj ato që kam parë”, ka shtuar Hoxha.
Hoxha ka thënë në Top Story se policia që në fillim nuk ishte në gjendje të bllokonte grupet që filluan trazira. “Ka pasur pjesëtarë civilë të policisë që kanë qenë para kordonit policor dhe kanë ndërhyrë në disa momente. Para se të fillonte demonstrata kishte një prani të madhe të policisë së rendit dhe grupeve të gatshme. Prapa kryeministrisë ishin forcat e FNSH-së”, ka treguar Hoxha. Sipas tij, në momentet e para kur protestuesit ishin mbledhur para kryeministrisë, ka qenë një grup që po shkaktonte trazira, të cilin policia nuk arriti ta bllokonte.
“Para se të niste konflikti është dukur një grup personash që janë aktivizuar para kordonit. Por trupat e policisë nuk e kanë menaxhuar dot këtë grup. Kur forcat e FNSH-së kanë ndërhyrë i kanë parë trupat e policisë ta marrin teritorin pa këmbëngulur për shpërndarjen e protestuesve”, ka deklaruar Hoxha. Emisioni “Xhungël” solli pamje ekskluzive vrasjeve të dy protestuesve nga gardistët./Balkanweb/
Krijoni Kontakt