
Postuar mė parė nga
Edvin83
Bisedė me Inspektorin Sefedin M.
Quhet Sefedin M. Ėshtė nga Librazhdi, rreth 55 vjeē, njė e gjashtėdhjetė i gjatė, i ngadaltė dhe fjalėpak.
- Erdhe? - i them unė, - si pėr tu gjendur nė bisedė.
- Po, - thotė ai dhe mė lėshon nė dorė njoftimin e kontrollit tatimor.
- Kur ke ardhur nė Tiranė? - e pyes nė mėnyrė gati tė pakuptimtė.
- Tani, - pėrgjigjet inspektori Sefedin M. Ka kohė qė kam dashur tė vij. U vonova ca, por tani ja ku jam kėtu. Po ērėndėsi ka? Kjo botė kėshtu ėshtė... Vemė e vijmė. E ērėndėsi ka koha?!
- Ka Sefedin, - i them, - ka shumė rėndėsi. Sa mė vonė tė kesh mbėrritur, aq mė shumė i ke borxh atij qė tė ka sjellė.
- Po njė kontroll ėshtė, - thotė Sefedin M. dhe sdi ku ti fshehė duart.
- E di Sefedin, por sapo ka pėrfunduar njė kontroll dhe dy kolegėt e tu u dėnuan pasi nuk ishin THELLUAR gjatė ushtrimit tė kontrollit.
- Ētė tė them? - thotė Sefedini, qė vėrtet sdi ētė thotė. Nga pamja kuptoj qė nuk i ka ardhur aspak mirė qė kanė dėrguar pikėrisht atė.
- Kot merakosesh, - i them, - po tė mos ishe ti, do tė vinte dikush tjetėr. Gjithmonė ėshtė dikush qė vjen, Sefedin. Vjen pa zhurmė, ja kėshtu si ti. Thonė qė kėshtu vjen dhe vdekja...
- E kush vdes kėtu?! - pyet i habitur inspektori Sefedin M.
- Gazeta inspektor... Se dhe njė gazetė mund tė vdesė. Kjo gazetė, pėr shembull, ka lindur 15 vjet mė parė. Ka pasur lindje me fat Sefedin. Lindje madhėshtore. Emrin ia morėm njė njeriu tė shquar qė ka vdekur 100 vjet mė parė. Faik Bej Konica quhet. Ke dėgjuar besoj... Gjithmonė jemi pėrpjekur tė marrim famėn e tė vdekurve tė mėdhenj, Sefedin. U kemi vjedhur famėn pėr ta pėrdorur pėr vete... Gjithmonė kėshtu ndodh nė kėtė vend.
- Kjo gazetė lindi nga njerėz tė fuqishėm, inspektor. Gjithė shteti i atėhershėm. Lindje e zhurmshme. Ishte koha kur shteti po ndėrtonte koracėn e vet. Unė u bėra drejtor i saj... Po a drejtova dot? Ja, si thua ti Sefedin?
- Ētė them?! - thotė Sefedini dhe ngre supet.
- Ske ēthua. Ti ke ardhur shumė vonė nė Tiranė. Nuk ke si ta dish historinė e saj. Kur lindi, por edhe mė pas, po ti dilje pėrpara, ajo tė hante Sefedin. Ku kishte inspektor qė ti dilte pėrpara... Inspektor jo e jo, por edhe ministrat mund ti gėlltiste nė ēast. E Sefedin, ti ishe atėherė...
- Ēmi thua mua kėto? Unė njė copė inspektor jam.
- Skam kujt tia them, Sefedin. Askush sdėgjon. Ti erdhe nė fund, ty po ti them. Vazhdo formalitetet! Tė thashė, nė lindje kanė qenė shumė. Ndėrsa nė vdekje vetėm unė dhe ti. Mos u mėrzit. Vetėm ne tė dy, drejtori dhe inspektori, duhet ta kryejmė kėtė formalitet. Ėshtė detyrė, Sefedin, duhet ta ekzekutojmė.
- Ēthua kėshtu, drejtor?! Sjam unė pėr kėto biseda.
- Formalisht, Sefedin. Ti je i dėrguari dhe tani je njeriu mė i rėndėsishėm nė vdekjen e saj.
- Si mund tė vdesė njė gazetė drejtor?! - habitet Sefedin M.
- Vdes Sefedin. Gazeta ėshtė si njė gjė e gjallė: nė fillim vdesin shkronjat, letra, era e bojės, zhurmat, qė nga redaksia e deri te prodhimi. Ndonjėherė vdekja e sendeve ėshtė mė e trishtė se vdekja e tė gjallėve. Pas kėsaj, Sefedin, vjen njė vdekje tjetėr, qė ti si inspektor nuk e dallon dot. Diēka vdes edhe te ata qė e krijuan. Se krijuesit, siē tė thashė, janė shumė, Sefedin. Pjesa kryesore e tyre janė po nė pushtetin e madh. Si ka mundėsi, thua ti me vete, Sefedin. E kanė lindur tė mėdhenjtė dhe e vras unė?!
- Kėshtu ka qenė gjithmonė, inspektor. Ata janė caktuar tė jenė vetėm nė lindje. Nė vdekje je vetėm ti dhe unė...
- Mos mė ngatėrro drejtor. Ma bėre mendjen dhallė...! Ēlidhje kam unė me tė mėdhenjtė?!
- Ke Sefedin. Mos harro, tė thashė qė ti je i dėrguari i fundit. Formalisht ti je ekzekutori. Je, si tė thuash, i fundit i Procesit. Si te Franc Kafka. Ke dėgjuar pėr Kafkėn ti Sefedin?
- Mos ėshtė ai qė pėrmendi kryeministri nė mitingun e Beratit para ca ditėsh. Ka shkruar libra pėr dėnime pa fakte dhe grupfakte, - tha Sefedini, sikur ti kishte ardhur goja pėr herė tė parė. Po mirė, meqė ra fjala, drejtor, ku jeton tani ky njeri?
- Nuk jeton Sefedin. Ka vdekur 85 vjet mė parė. Por letrat qė ka shkruar i ka dhe pėr sot. Na duhet shumė ne tė gjallėve ky Kafka, Sefedin. Na duhet qė ta pėrdorim sa herė kemi procese. Ja pėr shembull, ai e ka ditur qė ti Sefedin M., 55 vjeē, nga Librazhdi, ardhur nė Tiranė tani vonė, do tė vije sot te gazeta dhe do tė kryeje aktin e fundit.
- Cilin akt drejtor?! Ky njė kontroll ėshtė...!
- Ashtu duket Sefedin, si kontroll... Por ti je i fundit i Procesit, si te Kafka...
- Mos mė ngatėrro mua! Ēdo tė bėjnė me kontrollin!
- Ik, Sefedin! Nuk ėshtė nevoja mė...
- Po ētu them atyre?
- U kry, thuaju, dhe ata do ta kuptojnė... Ik...
Inspektori Sefedin M. kėrruset pak, mė vėshtron i habitur, pastaj befas mė jep dorėn dhe largohet.
Pėr disa ēaste unė e ndjek me trishtim lėvizjen e ngadaltė tė asaj siluete tė shkurtėr qė sapo e ka kryer detyrėn e tij.
Ylli Rakipi
25 Janar 2011
Krijoni Kontakt