
Postuar mė parė nga
Prometeu2
Perpjekja e Xh. Halitit per te pastruar figuren e tij permes nje rrefimi te botuar se voni. Ne nje paragraf te ketij shkrimi ky person thote se: "Ndihem disi i “pėrkėdhelur” nė sedėr, qė emri im zuri vend nė “Le Monde”" Perderisa ai ndjehet i perkdhelur se i doli nami ne "Le Monde", ai duhet ta dije se populli kosovar ndjehet i turperuar nga shkrime te ketilla qe moren dhene keto kohet e fundit!
Ja shkrimi:
Jam unė Xhavit Haliti!
Shpėrndaje
23
Postuar: 1:07 / 28.01.2011
Komente: 61
Xhavit Haliti
Kaloi java qysh kur gazeta e njohur franceze “Le Monde” gjeti vend pėr tė botuar njė artikull pa autor (anonim) pėr CV-nė dhe veprimtarinė time nė politikė. Ndihem disi i “pėrkėdhelur” nė sedėr, qė emri im zuri vend nė “Le Monde”, por edhe pak kundėrshtues qė kjo shėmbėlltyrė e medias demokratike tė shkuar nė Botė, boton njė shkrim anonim pėr njė njeri. Ėshtė e vėrtetė, qė ky person nuk ėshtė qytetar francez, por simboli mediatik i pėrcjelljes dhe mbrojtjes mediatike tė “Deklaratės sė Lirive dhe tė Drejtės tė Njeriut dhe Qytetarit” nė shekuj, nuk duhet tė pranojė nė faqet e veta njė shkrim pa autor pėr njė individ, qė ka njė kontribut, njė vend dhe njė emėr nė shtetin mė tė ri tė Evropės.
Blogu “Fytyra tjetėr e Kosovės”, i ndėrtuar mbi njė dokument, tė shėrbimit inteligjent tė KFOR-it, tė datės 10 mars 2004, ėshtė ndėrthurja mė e dukshme spekulative mes sė vėrtetės dhe shpifjeve monstruoze. Ėshtė njė veprim i “menēur” i autorit qė, duke pėrdorur “grimca” tė sė vėrtetės, shpifja tė ndikojė dhe tė zėrė vend nė opinion.
Do tė pėrpiqem tė shpjegoj kėtė pėrfundim.
Ėshtė e vėrtetė qė Xhavit Haliti i njohur si “Zeka”: U angazhua me lėvizjen pėr ēlirimin e Kosovės nga Serbia nė njė moshė tepėr tė re (16-17 vjeē).
Pas largimit nga Kosova, u angazhua dhe ka dhėnė ndihmesė pėr organizimin e rezistencės antiserbe.
Ka qenė njė ndėr themeluesit kryesorė tė UĒK-sė, tė PDK-sė dhe pjesėtar i lartė i kėsaj partie nė strukturat e saj politike dhe pushtetore.
Ka qenė aktiv gjatė gjithė periudhės sė shkėputjes politiko-ligjore e territoriale tė Kosovės nga Serbia.
Xh. Haliti, ka qenė prezent nė Rambuje, ka qenė firmėtar i Deklaratės sė Pavarėsisė, miratues i Kushtetutės dhe simboleve shtetėrore tė Republikės sė Kosovės.
Ka qenė i akuzuar nga shteti i Zvicrės dhe ka fituar gjyqin me tė nė Hagė nė 2008-ėn, gjė qė vihet nė dukje edhe nė Raportin e Dik Martit. U rreshtua i dyti, pas Kryetarit tė PDK-sė nė kėtė raport dhe mbeti i pari pas deklarimit tė z.Marti, ku u shmang pėrfshirja personale e z.Thaēi nė akuzat e parashtruara.
Por nuk ėshtė aspak e vėrtetė qė Xh. Haliti:
Ka qenė njėherė sponsor i mafies kosovare dhe qė, pėrmes saj, “ka njė ndikim tė madh nė politikė”. Pėr kėtė pohim gjenden lehtėsisht dėshmitarė nė ēdo rrugė tė Prishtinės, tė Pejės (nga jam) dhe tė mbarė Kosovės, ku kam tė njohur dhe mė njohin.
Ka qenė “njeriu i fuqishėm kosovar nė hije”! Mė pėlqen tė mė pėrqasė njė media franceze me Fushenė, por unė as mund tė jem dhe as mund ta pretendoj “sundimin nė hije”.
Ishte lidhje dhe me UDB-nė, ku informonte ata pėr destinimin e armėve pėr FARK-un.
Frikėsonte anėtarėt e LDK-sė pėrmes SHIK-ut.
Ėshtė njė multi-milioner, aksionar dhe bashkėpronar nė shumė biznese nė Kosovė, madje ndihmėtar financiar i Hashim Thaēit pėr fitoren e zgjedhjeve tė 12-dhjetorit.
Dy akuzat e fundit kanė pėr nismė togfjalėshin: “thonė se”; “thuhet qė”, pra vetėm thuhet. Por nga kush, pse dhe pėrse kėto nė prag tė shtrimit tė diskutimit pėr miratim tė raportit tė Dik Martit?! Pėrse dhe kush ėshtė i interesuar qė, pas heqjes prej z.Marti tė z.Thaēi nga kryesimi i “pisllėqeve” tė krerėve tė PDK-sė, tė dalė e tė publikohet jo nė Kosovė, por nė Francė, Xh. Haliti?!
Pėr kėtė pikėpyetje, qė brendėsojnė tė panjohurėn habitėse, dua ta ndajė dhe tė bėj prezente nė dy gjėra:
- Shėrbimi inteligjent i KFOR-it, i 10 marsit 2004, ka pasur detyrimin, tė drejtėn dhe mundėsinė pėr verifikimin dhe ekzekutimin e pėrfundimeve tė veta. Pas 2004-ės Xh. Haliti ėshtė zgjedhur, brenda suazės demokratike, tė monitoruar nga demokracitė mė me emėr tė Botės, deputet i Kuvendit tė Kosovės. Dokumenti sekret i KFOR-it, i 2004-ės, kam pėrshtypjen se ndihet i “harruar” pas gati 7-vjetėsh.
- Xhavit Haliti, qė miqtė e hershėm mė njohin e mė thėrrasin me nofkėn “Zeka” ėshtė deklaruar ca ditė mė parė dhe do tė vazhdojė ta deklarojė:
Nuk u shqetėsova nga shkrimi anonim i botuar nė “Le Monde”. Nuk u shqetėsova prej tij, sepse kam “fituar imunitet” prej kėtyre lloj akuzave, qė nuk ngjasojnė, por qė janė njėlloj me ato tė lėshuara nga media vizive dhe audio serbe. Por u shqetėsova kur, fare pak ditė pas shmangies publike tė Dik Martit nga akuza e personalizuar pėr z.Thaēi, njė shkrues anonim gjen “mundėsinė” dhe “realizon” zbulimin nė “Le Mond”, “anės sė panjohur” tė Xhavit Halitit.
Jam i gatshėm dhe i prirur t’i dal zot vetes nė ēdo moment dhe nė ēdo instancė gjyqėsore. Nuk mund ta padis gazetėn “Le Mond”, sepse shkrimi i botuar prej saj nuk ka autor. E kam tė vėshtirė tė pėrcaktoj autorin, megjithėse, nė varėsisė kohore edhe mund tė shqiptoj njė emėr, por njė gjė mund ta deklaroj me bindje:
Nuk shqetėsohem shumė nga kėto lloj shkrimesh, pasi janė tė njėjta prej shėrbimeve sekrete serbe. Por nuk mund tė mos shqetėsohem qė pėr mua shkruan nė “Le Monde” dikush qė mė njeh dhe e njoh.
Sidoqoftė!
Unė jam Xhavit Haliti! Njoh shumė dhe mė njohin jo pak. Vlerėsimi ėshtė reciprok dhe personal. Por ėshtė i paargumentuar nėse ngrihet mbi njė shkrim tė njė gazete tė madhe evropiane, qė s’ka emėr autori.
Krijoni Kontakt