ISSH: Kontributet që duhet të paguani për pensionet suplementare


Anilejda Shëmbitraku

Gazeta “Albania” publikon të gjitha procedurat që duhet të ndiqen për pagesën e kontributeve për përfitimin e pensioneve suplementare. Kontributet që paguajnë personat e punësuar në fondin e sigurimit shtetëror suplementar janë:
4% të shumës bruto të listë pagesave për personat e grupit të parë; 3% të shumës bruto të listë pagesave për personat e grupit të dytë; 2% të shumës bruto të listë pagesave për personat e grupit të dytë, ku përfshihen specialistë dhe persona të tjerë në funksion dhe sipas përcaktimeve të Këshillit të Ministrave.

Akademikët
Kontributet suplementare në zbatim të ligjit janë: 3.5% të pagës bruto mujore për personat me titull, të punësuar në institucione publike; 7% të pagës bruto mujore për personat me titull të punësuar në institucione jopublike, të cilat derdhen në llogaritë e Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore çdo muaj, me të njëjtat rregulla dhe në të njëjtat afate, si edhe sigurimi i detyrueshëm shoqëror. Punëdhënësi është i detyruar të mbajë nga paga bruto e punëmarrësve kontributin e përcaktuar për këta persona dhe ta derdhë atë në llogarinë e fondit të përfitimeve shtetërore suplementare. Punëdhënësi detyrohet të paraqesë brenda datës 30 të muajit pasardhës: listë-pagesën e personave që përfitojnë, pagën bruto dhe shumën e kontributeve të ndaluara.

Veteranët
Ekziston një bazë ligjore sipas së cilës veteranët e luftës marrin një masë suplementare pensioni. Këtë pension suplementar e përfitojnë: të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj që luftuan kundër pushtuesve nazifashistë nga 7 prilli i vitit 1939 deri në ditën e çlirimit të Shqipërisë; luftëtarët e inkuadruar në ato njësi të ushtrisë, që luftuan jashtë kufijve të Atdheut deri më 09.05.1945; të gjithë ata persona që kanë zhvilluar veprimtari të organizuara në ilegalitet, në prapavijë të armikut e në zona të çliruara; kryefamiljarët e atëhershëm të shtëpive të njohura si baza të luftës kundër pushtuesve nazifashistë; të burgosurit dhe të internuarit në burgjet dhe kampet nazifashiste, brenda dhe jashtë vendit; shtetasit shqiptarë që kanë marrë pjesë aktive në luftën kundër nazifashistëve në vende të tjera.

KOMPENSIMI
Nga ndryshimi i çmimit të bukës dhe gazit të lëngshëm


1- Kush e përfiton:
a- Kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm, në masën prej 150 lekësh, e përfitojnë pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet familjare të qytetit. Rezultatet 2 nga 8
2- Deri në 500 lekë
1. Kush e përfiton:
a) Të gjitha pensionet e pleqërisë, të plota, të pjesshme, të reduktuara dhe pensionet familjare të plota e të pjesshme të qytetit.
3- Masa e përfitimit:
a) 500 lekë në muaj për të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë dhe familjare;
b) 500 lekë në muaj për të gjitha pensionet e pleqërisë të plota, minimale dhe pensionet e plota familjare minimale;
c) deri në 500 lekë në muaj për të gjitha pensionet e pleqërisë dhe familjare që e kanë kufirin deri te shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 500 lekë, e cila llogaritet si diferencë ndërmjet kufirit të mësipërm me pensionin e caktuar brenda këtij kufiri;
d) kjo e ardhur është pjesë përbërëse e pensionit dhe përfitohet së bashku me pensionin.


Kompensim
Deri në masën 760 lekë


a- Përfitojnë deri në 760 lekë në muaj të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar me 760 lekë dhe ajo që del pjesëtohet me pensionin bazë.
b- Përfitojnë 760 lekë në muaj të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare.
c- Përfitojnë deri në 760 lekë në muaj të gjitha pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare që e kanë kufirin deri te shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 500 lekë, në zbatim të VKM Nr. 401, datë 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve“ - plus 760 lekë, e cila llogaritet si diferencë ndërmjet kufirit të mësipërm dhe pensionit të caktuar.
d) Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e pensionit dhe përfitohet së bashku me pensionin.

KOMPENSIMI
Deri në masën 195 lekë


a- Të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet e pjesshme familjare të qytetit.
b- Të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, invaliditetit dhe familjare të qytetit.
c- Të gjitha pensionet e pleqërisë dhe familjare të qytetit, pasi t’iu jenë llogaritur të gjitha kompensimet, sipas VKM Nr. 401, datë 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, VKM Nr. 763, datë 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve“.
Masa e përfitimit:
a- Përfitojnë deri në 190 lekë në muaj të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i shumëzimit të pensionit të caktuar me 190 lekë dhe kjo që del pjesëtohet me pensionin bazë.
b- Përfitojnë 195 lekë në muaj të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare.
c- Përfitojnë deri në 190 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 500 lekë nga VKM Nr. 401, datë 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, VKM Nr. 763, datë 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve“, dhe nga shuma e mësipërme e llogaritur zbritet pensioni i caktuar brenda këtyre kufijve.
d) Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e pensionit dhe përfitohet së bashku me pensionin.

Albania
22 Janar 2011