Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    doja te dija saktesisht se cfare perfaqeson krishti per nje te krishtere .

    fillimisht ju pershendes dhe nuk dua qe pyetja ime te keqkuptohet.
    sinqerisht e kam te paqarte se cperfaqeson krishti tek kristjanet.
    1-zotin.
    2-birin e zotit.
    3 shpirtin e shenjte .
    4- apo perfaqeson thjesht nje profet.
    5- dicka tjeter.
    nese ndonje i krishtere apo musliman e ka te qarte i lutem te shpjegohet.
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Jezu Krishti Zot që mori natyrën e njeriut

    INDRITI, nuk dyshoj në qëllimin e mirë që ke kur parashtron pyetje. Ndoshta ke pasë raste ku je keqkuptuar nga të tjerët, por mendoj se nuk ke arsye përse të mos pyetësh për çështje feje sidomos kur është fjala për fetë tjera së cilave nuk i përket. Së paku kjo vlenë për fenë e krishterë e cila gjithmonë preferon dialogun me besimtarët e feve të tjera.

    Pyetja jote ka të bëjë me thelbin e fesë së krishterë. Për të dhënë një përgjigje sa më të saktë se ç`përfaqëson Jezu Krishti te të krishterët po ta sjell pjesën e të ashtq. Besojmës (Crdo-s) ku paraqitet thelbi i fesë së krishterë e ku ndër të vërteta tjera të fesë që dëshmohen sidomos publikisht çdo të diele në liturgji flitet edhe për Jezu Krishtin:

    BESOJ NË NJË HYJ TË VETËM,
    Atin e gjithëpushtetshëm...

    Edhe në një Zot të vetëm, Jezu Krishtin,
    një të vetmin Birin e Hyjit,
    të lindur prej Atit para të gjithë shekujve.
    Hyj prej Hyjit, Dritë prej Dritës, Hyji i vërtetë prej Hyjit të vërtetë.
    Të lindur, jo të krijuar, të njëgjëjtë me Atin:
    nëpërmjet të cilit u krijuan të gjitha sendet.
    Ai për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë zbriti prej qiellit.
    E u mishërua për virtyt të Shpirtit Shenjt
    në kraharorin e Virgjërës Mari: e u bë njeri.
    Dhe u kryqëzua për ne nën Poncin Pilat;
    pësoi dhe u varros,
    dhe u ngjall të tretën ditë sipas Shkrimeve,
    e u ngrit në qiell dhe rri në të djathtën e Atit.
    Dhe përsëri do të vijë me lavdi për të gjykuar të gjallët e të vdekurit,
    e mbretëria e tij nuk do të ketë mbarim.
    Edhe në Shpirtin Shenjtë...
    IHS

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2003
    Vendndodhja
    Korce
    Postime
    4

    Smile

    Nuk e di nese ti je kristian apo jo po kjo pak rendesi ka ,e rendesishme eshte qe ti kerkon dicka me shume per krishtin .Krishti si biri i perendise ka dhene gjakun e tij per te na falur ne ,ne natyren tone ne jemi mekatare .Per kete perendia dergoi birin e tij qe te jetojme nje jete te re .Neqoftese ti deshiron te jetosh kete jete te re athere ti duhet te jetosh me krishtin .Ai ndodhet afer teje dhe pret qe ti ti hapesh zemren ,me pas do jete me ty pergjithmone .Dhe ke per te gjetur qetesine dhe paqe ,gjithcka varet prej teje .Krishti ishte ai qe ne jeten e tij ne toke nuk beri asnje makat ,ai do qe ne te ndjekim shembullin e tij .Dhe kemi per te jetuar nje jete te lumtur.
    Korcari

  4. #4
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    SHPRESMIRI.
    JU FALENDEROJ PER PERGJIGJIEN TUAJ POR ME KEQARDHJE THEM SE NUK KAM MARRE NDONJE PERGJIGJIE SQARUESE.
    JU THONI SE BESOJ NE NJE HYJ TE VETEM DMTH E KE MARRE NGA BIBLA. ME PAS VJEN FJALA ATIN E GJITHEPUSHTETSHEM.....
    DHE ME PAS. EDHE NJE ZOT TE VETEM JRZU KRISHTIN.
    TANI KETU NUK KA DICKA TE QARTE KUSH ESHTE ATI I GJITHPUSHTETSHEM DHE KUSH ESHTE JEZU KRISHTI DHE AKA NDRYSHIM MIDIS TE DYVE? PASTAJ MEDHI9THESE FLISNI SE BESONI NJE HYJ TE VETEM DHE ME SA MORA VESH UNE KY ESHTE ATI DHE ME PAS NJE ZOT TE VETEM JEZU KRISHTIN DHE ME POSHTE PERMENDET SE KY ESHTE BIRI I TIJ I VETEN I LINDUR DHE JO I KRIJUAR.
    SHPJEGOHUNI ME QARTE JU LUTEM.
    MIQESISHT INDRITI.
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #5
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    RESTI JU FALENDEROJ NGA ZEMRA PER KETE PERGJIGJIE.
    ME SA KUPTOVA UNE KRISHTI PER TY ISHTE BIRI I ZOTIT APO JO?
    POR DICKA KAM TE PAQARTE PERSE ZOTI TE DERGOJE BIRIN E TIJ NE KRYQ PER MEKATET E NJEREZVE ANUK ESHTE KJO NJE PADREJTESI?
    INDRITI.
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    14
    Pershendetje!
    Une jam nje e krishtere sepse besoj te Jezus Krishti.
    Krishti jo sipas meje,por sipas fjales se Perendise,Bibles,eshte personi i trete i Trinitetit te perbere gjithashtu nga Fryma e shenjte e Ati,e te tre jane nje,nje Perendi siç eshte njeriu trup,fryme e shpirt.Pra Jezusi eshte Zot,ardhur ne toke ne forme njeriu,per t'u sakrifikuar per mekatet e njerezve,qe ne te kemi paqen me Perendine.S'eshte padrejtesi,por shprehja me e madhe e dashurise:"Se Perendia aq shume e deshi boten,sa dha birin e Tij te vetemlindur qe kushdo qe beson ne Te,te mos humbase,por te kete jete te perjetshme."
    Une e kam bere kete sakrifice te timen prandaj Jezusi eshte Shpetimtari im.
    Derdh mallin ne buzet e tua
    e serisht te them:"Te dua"

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2003
    Vendndodhja
    Korce
    Postime
    4

    Smile

    Ti mund ta quash padrejtsi ate qe beri perendia ,por per ke eshte padrejtesi per perendine jo.Ai ishte ai qe krijoi token dhe njeriun ,dhe ai kujdeset pre krijesat e tij.Qe ne fillim njeriu u be mekatar dhe vazhdon te beje mekate sepse eshte njerzore.Por me anen e mekateve ne nuk do kemi kure paqe dhe na pret nje fund i dhimbshem.Dhe Zoti nuk do qe bijt e tij te vuajne ,ai pret qe ne te kthehemi serisht te ai .Prandaj ai dergoi birin e tij qe te vdes ne kryq per ne .Qe ne te shpetojme, per nje jete me te mire .Jezusi u ringjall sepse ishte biri i perendise ,por gjaku qe ai derdhi per ne na pastron nga mekatet qe ne te jemi te paster para perendise .Sado mekatare qe te jemi nqoftese ne i hapim zemren Jezusit ai do te qendroje pergjithmone me ne.Nuk e di ne me kuptove megjithate te uroj fat ne rrugen qe ti ke zgjedhur.
    Korcari

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e The Hobbit
    Anëtarësuar
    27-08-2002
    Postime
    211
    Krishti per nje te krishtere perfaqeson Birin e Perendise se gjalle...
    Give light and the darkness will disappear of itself.
    Erasmus (d. 1536)

  9. #9
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    ju pershendes

    Fillimisht ju uroj nje dite te mbare dhe me pas doja te dija dicka.
    Qe te gjithe ju pohoni se jezusi eshte i biri i perendise.
    apo jo?
    per kete doja te ju jepja nje shembull ndoshta te rendomte.
    nese lind nje femije i vogel ai kur te rritet do te behet njeri apo jo gjithashte nese delja lind nje qengj ai me kalimin e kohes do te behet dele.
    por lind pyetja nese zoti lind nje bir amund te jete ai zot?
    ketu dalin dy gjera nese zoti ka bir kjo do te thote se nuk ka nje zot por dy. dhe do te thote qe besimi kristjan nuk eshte monoteist.
    sepse nga vergjet e bibles qe sjell shpresmiri thuhet i besoj vetem nje hyji atit te shenjte dhe me pas nje zoti te vetem jezu krishtit.
    a eshte kjo e vetete?
    me respekt indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #10
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    per mua

    Jezusi per mua eshte ndermjetesi midis njeriut edhe Perendise.

    1- Ai eshte 100% njeri ne natyre ne ndjenja edhe ne mendime.edhe per kete quhet edhe biri i Perendise

    2- Ai eshte 100% Perendise sepse ne Fryme Ai eshte Perendia vet.edhe prandaj quhet Perendia vet..

    3- a quhet krisht sepse eshte i vajosuri i Perendise(edhe kjo lidh ate qe thuhet se eshte 100% njeri me trup edhe 100% Perendi sepse tek Ai ban plotesisht gjithe hyjnia)!!!

    Ai nuk eshte vetem kaq por eshte shlyesi per mekatet tona edhe eshte ne pak Fjale dashuria qe ti nuk mund ta kuptosh kurre derisa ta njohesh edhe ta jetosh vet!!!!

    nje keshill ta jap si mik, nese do te dish me shume per Krishtin fillo edhe lexo dhjaten e re edhe atehere do te kuptosh(jo siç e lexon nje myslyman sepse ti je, por si nje qe kerkon seriozisht te njohi gjerat)!

    Fillo lexoje Biblen edhe fillo edhe lutju Perendise qe te te tregoj ato qe lexon..me pas do te shikosh vet!!!

    me respekt i krishteri!!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Muhamedi a.s. sipas këndvështrimit të krishterë
    Nga presHeva-Lee në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Ka qënë Krishti revoltues apo anarkist?
    Nga Tannhauser në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-09-2006, 10:55
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterë
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •