Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639

    Imam Hamid Al Gazali

    Me sa di une Al Gazali vleresohet si nje nder dijetaret me te medhej islam. Ka shkruajtur me duket me shum se 400 vepra ose dicka e tille.

    Lexoja per te ne internet, dhe sipas shkrimeve te ca shkenctareve te sotem, keta pohonin se Islami ka marrur te poshte per shkak te verpres se tij dhe thuajse se ai ( Al Gazali ka thene se matematika eshte pune e shejtanit!!!

    Sa eshte kjo e vertete, a di dikush me shum rreth kesaj ceshtjeje, qendrimit te Al Gazaliit lidhur me shkencen e matematikes>

    Me Respekt
    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  2. #2
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Asnje pergjegje?!!
    WE WILL NOT GO DOWN!

  3. #3
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar mė parė nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Asnje pergjegje?!!

    Gostivar_usa, nė rastėse nuk gaboj, janė dy persona qė njihen me emrin Gazali!

    Imam Gazaliu dijetra i njohur, ka jetuar shumė kohė mė parė, ndėrsa Gazaliu nė fjalė, mendoj se ėshtė tjetėr person. Pėr kėtė Hamid Al Gazali, me atė qė kam lexuar, se ka qenė nė Menhexhin e Resulullahit, mbasi ai ka qenė sufi dhe sikur e dimė se sufitė janė ndėr sektet e devijuar. Pėr mė tepėr, shpresoj se mundem me tė pru argumente mė tė sakta, inshAll-llah.

    Prap them, qė tė mos gaboj se ka dy Gazali!

    Me respekt nga Ramazani.
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  4. #4
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar mė parė nga ramazan_it Lexo Postimin
    Gostivar_usa, nė rastėse nuk gaboj, janė dy persona qė njihen me emrin Gazali!

    Imam Gazaliu dijetra i njohur, ka jetuar shumė kohė mė parė, ndėrsa Gazaliu nė fjalė, mendoj se ėshtė tjetėr person. Pėr kėtė Hamid Al Gazali, me atė qė kam lexuar, se ka qenė nė Menhexhin e Resulullahit, mbasi ai ka qenė sufi dhe sikur e dimė se sufitė janė ndėr sektet e devijuar. Pėr mė tepėr, shpresoj se mundem me tė pru argumente mė tė sakta, inshAll-llah.

    Prap them, qė tė mos gaboj se ka dy Gazali!

    Me respekt nga Ramazani.
    Nuk e di se sa persona ne historine islame kane te pasur emer te njejte, por ne kete video mund te shikojsh se per cilen imam e ka fjalen ky shkencetari amerikan.




    Ky ne kete video flet , per ndikimin negativ te personave te fese ne shkence.


    Me respekt
    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  5. #5
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Gostivari usa, pra pėr personin nė fjalė thuhet se ai vetė e ka pranuar sufizmin dhe prej tė gjithėve " dijetarėve tė hakut " ai thiret si i devijuar, sikur ta thashė nė postimi e mėparshėm, se sufizmi ėshtė nji sekt prej tė devijuarve.

    Ja ku e ke edhe biografinė e tij:

    Ebu Hamid El-Gazzali


    Gazzali lindi nė vitin 1058 (Hixhri 450) nė Tus tė krahinės sė Horasanit, nė vendin qė sot nė Iran quhet Meshhed. Nė skolastikėn mesjetare njihej si Abuhamet dhe Algazel.

    Sa do qė tė mendohet se me origjinė ėshtė pers, ka informacione tė pakta lidhur prejardhjen e familjes sė tij. Ai kishte disa motra dhe njė vėlla mė tė vogėl qė quhej Ahmed Gazzali, i cili mė vonė do tė ishte njė sufi mjaft i njohur.
    Gazzali edukohet mirė, falė vullnetit tė babait tė vet pėr t’i formuar sa mė mirė fėmijėt. Krahas diturive teologjike ai mori mėsime edhe mbi gramatikėn, aritmetikėn, logjikėn, si dhe shkenca tjera tė ndryshme. Mėsimet e para i mori nė qytetin Tus, nga Ahmed Ibn Muhammed er-Radegani, mė pas nė qytetin Xhurxhan, ku merr mėsime nga Ebu Nasr el-Ismailije, ndėrsa deri nė moshėn 28 vjeē ai studioi nė Nishabur, te kelamisti i njohur i asaj kohe, Imam-ul Haremejn el-Xhuvejni.

    Nė vitin 1091, Nidhamul Mulku, njė kryeqeveritar i Selēukėve, e emėron Gazzalin drejtor tė Medresesė Nidhamije, nė Bagdat. Mė pas, me vrarjen e Nidhamu’l-Mulkut, Gazzali tėrhiqet nga Medreseja pėr tė bėrė haxh, dhe nė vitin 1106 kthehet sėrish nė Medresenė Nidhamije, kėtė radhė nė filialin e Nishaburit, ku jep mėsime. Nė vitin 1111 (Hixhri 505) ai rikthehet nė vendin e tij tė lindjes, nė Tus, ku edhe ndėrroi jetė brenda njė kohe shumė tė shkurtėr.

    Gazzali ėshtė njė nga mendimtarėt myslimanė, i cili i ka dhėnė shumė vepra botės Islame. Tiflisi, mėsuesi i Neveviut, tregon se sipas njė pėrllogaritjeje tė tij, i bie qė Gazzali tė ketė shkruar afro dyzet faqe nė ditė. Muorice Bouyges mendon se Gazzali ka shkruar 404 vepra, ndėrsa Bedeviu numėron 450 vepra tė Gazzalit.

    Veprat mė tė njohura tė Gazzali janė:
    Ihja’ ‘ulumuddin(Gjallėrimi i shkencave Islame), Kimja-ji Sa’ade (Eliksiri i lumturisė), El-Munkidhu mine’d-Dalale (Qortues pėr rrugėn e shtrembėt), Mishkatu’l-envar (Feneri i ndriēuesve), Makasidu’l-felasife (Qėllimet e filozofėve), Tehafutu’l-felasife (Paradokset e filozofėve), etj.

    Gazzali dhe Shkenca e Kelamit
    Nė librin e tij El-Munkidhu mine’d-Dalale, Gazzali shpreh rezerva ndaj metodės sė Kelamit dhe kelamistėve. Ai i shikon kelamistėt si tė pamjaftueshėm pėr tė mbrojtur parimet Islame. Ndėrsa metodėn e diskutimit (xhedel) e vlerėson si qorrsokak pėr tė arritur tek e vėrteta. Gazzali ka pėrshtypjen se kelamistėt, nė momentin kur kanė dashur tė kritikojnė mendimet e grupve tė devijuara, nuk kanė mundur tė shpėtojnė nga ndikimi i mendimeve tė kundėrshtarėve. Njė tjetėr gabim i tyre, sipas Gazzalit, ėshtė se kelamistėt dolėn jashtė qėllimit tė shkencės sė Kelamit.
    Pavarėsisht disa detajeve, Gazzali mbetet nė rrugėn e Esh’arive. Me reformimin qė ai i bėri shkencės sė Kelamit, ai mundėsoi fillimin e njė tjetėr periudhe tė Kelamit: periudha e Kelamit tė ri.

    Gazzali dhe Filozofia
    Kaotizmi mendimor dhe metoda skeptike e Gazzalit pėrbėjnė rėndėsi tė veēantė pėr Historinė e Filozofisė Islame. Kjo veēori pėrbėn dallimin kryesor mes tij dhe mes kelamistėve e filozofėve tė tjerė. Mėnyra e tij skeptike ndahet nė dy etapa: Etapa e lehtė e dyshimit dhe etapa e avancuar. Nė etapėn e parė bėn pjesė kritika ndaj besimit imitues, ndaj atij besimi qė krijohet nga imponimi familjar e mė gjerė. Mė pas, Gazzali zgjedh njė dozė tė rėndė dyshimi, gjė e cila pėrbėn edhe etapėn e dytė, atė tė skepticizmit tė tij. Kundėrshtimi i tė gjitha formave mendimore tradicionale, me qėllim arritjen tek e vėrteta. Sipas tij, vetėm kjo teknikė mund ta ēonte atė tek dituria e sigurtė (ilmu’l- jakin). Me njė pėrqasje plotėsisht filozofike, Gazzali kundėrshton ēdo dituri qė fitohet nėpėrmjet arsyes dhe shqisave, pasi nuk i vlerėson si tė sigurta dhe bindėse dituritė qė pėrftohen nėpėrmjet tyre. Fjala vjen, syri jep informacion tė gabuar kur e paraqet aq tė vogėl yllin nė qiell, hijen si tė palėvizshme, etj. Gjithashtu, dukja si e vėrtetė e gjithēkaje qė njeriu sheh nė ėndėrr, ia shton Gazzalit edhe mė tepėr pasigurinė ndaj arsyes, e bėn edhe mė konfuz.

    Pas njė sipėrmarrje vetjake, duke lexuar pėr afro dy vite me radhė vepra filozofike, kryesisht tė Farabi-ut, Ibn Sina-sė dhe Ihvani Safa-sė, Gazzali shkruan fillimisht librin Mekasidu’l-Felasife dhe mė pas Tehatu’l-Felasife. Me mendimet se gjithėsia ėshtė e pafundme, Allahu di tėrėsitė dhe jo hollėsitė dhe se ringjallja pas vdekjes do tė jetė vetėm shpirtėrore e jo trupore, sipas Gazzalit, filozofėt kanė ranė nė mohim (kufr). Sidoqoftė, Gazzali ka dhėnė njė kontribut tė vyer nė filozofi me karakterin e tij kritizer.

    Gazzali dhe Mistika Islame (Tasavvufi)
    Gjithė ajo errėsirė qė krijohet brenda Gazzalit gjatė kėrkimit tė dijes sė vėrtetė, sipas tij u ndriēua nė momentin kur Allahu i dha dritė (nur) zemrės sė tij. Sipas Gazzalit, e vėrteta e padyshimtė, e cila nuk ka nevojė pėr argumente, madje as pėr fjalė, arrihet pėrmes keshf-it, qė do tė thotė, pėrmes asaj drite qė ta dhuron Allahu.
    Gazzali njihet si mendimtari-sufi i cili bashkoi ezoterizmin me ekzoterizmin, sheriatin me hakikatin. Me pėrpjekjet e tij restauruese, ai ka fituar simpatinė si tė ezoteristėve, ashtu edhe tė ekzoteristėve.


    Pra, nga biografia e tij shiihet se ai e ka pranuar sufizmin dhe pėr kėtė nuk duhen tė mire pėr bazė as mendimet e tij dhe as librat e tij nuk duhen lexuar.

    All-llahu e din mė sė miri.

    Me respekt, Ramazani.
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Kush ishte Imam Muhammed el-Gazaliu?

    Imam Muahmmed El-Gazali
    (1058-1111)
    Stolia e besimit, argumenti i Islamit.


    Shkruan: Mexhid YVEJSI


    Kush ishte Imam Muhamed el-Gazaliu?

    Imam Gazaliu ishte njė dijetar i madh, ishte teolog, jurist, psikolog, sociolog, kosmolog, filozof, poet, mistik ose sufi, me bindje islame, me prejardhje persiane.

    Emri i tij i plotė ėshtė: Ebu Hamid Muhammed bin Muhammed El-Gazali, i lindur nė vitin 1058, nė qytetin Tus, nė krahinėn e njohur Horosan tė Persisė (sot, Republika Islamike e Iranit).


    Prejardhja, shkollimi, veprimi dhe dyshimi

    Rrjedh nga njė familje e varfėr, por qė ishte shumė e pasur shpirtėrisht! Mėsimet e para i mori nga njė dervish, qė ishte njė sufi i varfėr, por i dashur dhe i ndershėm. Mė vonė i vazhdoi nė qytetin Xhėrxhan, te dijetari i madh, Ebu Nasrel Ismaili.

    Nė moshėn njėzetvjeēare shkoi nė Nishabur, qė ishte njė qendėr e njohur e kulturės islame, ku u regjistrua nė Medresen me famė te myderris Xhuvajeni, Imam El-Haremejn, i cili ishte njė nga dijetarėt mė tė shquar tė kohės.

    Gjatė studimeve, prej vitit 1078-1086, Gazaliu ishte studenti mė i dalluar prej tė gjithėve dhe zgjuarsia e tij e madhe e kishte bėrė tė njohur kudo.

    Nė vitin 1091, mbas diplomimit, u ftua nga kryeministri Nidhamul Mulk, i cili kishte simpati tė madhe pėr dijetarėt dhe i ofroi postin e profesorit nė Medresenė "Nidhamije" tė Bagdadit, qė ishte njė nga qendrat mė tė njohura arsimore-kulturore tė botės.

    Pas katėr viteve, nė kohėn kur Gazaliu arriti kulmin e famės, njėkohėsisht, kishte arritur edhe kulmin e dyshimit! Ai dyshonte jo vetėm nė teologji, por edhe nė njohuritė e tjera, sidomos nė filozofi.

    Nė vitin 1095, papritmas, la detyrėn e lakmueshme tė myderrizit (profesorit), e lė qetėsinė qė e gėzonte nė familje, u nda edhe nga familja...! E braktisi edhe Bagdadin e bukur...!

    Vizitoi El-Kudsin (Jerusalemin), Damaskun, Aleksandrinė dhe shumė qytete me rėndėsi. Kreu edhe vizita nė dy qytetet e shenjta: Mekke dhe Medine, nė kohėn e duhur, ku e mori edhe titullin haxhi.


    Dhjetė vite lutje, meditim, pastrim.

    Pas dhjetė vjetėve, tė cilat i kaloi i veēuar, por me lutje tė vazhdueshme dhe meditim, Gazaliu e gjeti atė qė po e kėrkonte, e gjeti qetėsinė shpirtėrore nė sufizėm!

    Dyshimi i tij, mė nė fund, u zhduk! Duke e pėrshkruar kėtė periudhė tė jetės sė tij tė veēantė, Gazaliu nė veprėn autobiografike "El-Munkedhu mined-dalal" (Shpėtimtari nga lajthitja), tregon sė shpėtimi nga errėsira dhe dalja nė dritėn e besimit, nuk i erdhėn nga provat dhe argumentet,

    "Por nga Drita qė Zoti e solli nė zemrėn time, Dritė qė ndriēon hyrjen nė tė gjitha dituritė. Tė mendojmė se kuptueshmėria e sigurt vjen vetėm duke u bazuar nė argumente formale, kjo ėshtė kufizim i mėshirės sė pafund tė Zotit."

    Dritėn e besimit, qė i erdhi nga Zoti, me pėrvojėn e veēantė tė sufizmit, Gazaliu filloi ta hedhė nė letėr dhe kėshtu na ka lėnė libra me vlerė, tė cilat janė pėrkthyer nė gjuhėt e Lindjes dhe tė Perėndimit. Kėto libra janė nė qarkullim edhe sot dhe lexohen me vėmendje e komentohen prej dijetarėve mė tė shquar.

    A. Badeviu, njė dijetar i shquar egjyptian, ka pėrgatitur njė listė me titujt e librave tė shkruara nga Imam Gazaliut dhe libra tė shkruara pėr Imam Gazaliun, qė janė gjithsejtė 457 tituj tė librave.

    Kėtu, pėr Imam Gazaliun, mjafton tė pėrmendim se vetėm Enciklopedia Britanike ia shėnon rreth shtatėdhjetė vepra. Kryevepra e tij ėshtė libri monumental: "Ihja ul-ulumuddin" (Pėrtėritja e shkencave fetare). Njė botim nė gjuhėn arabe, i vitit 1939, pėrmban 3095 faqe.

    Pėr kėtė libėr madhėshtor tė Imam Gazaliut disa dijetarė kanė thėnė: "Po tė zhduken tė gjitha librat e shkruar mbi Fenė Islame, do t'ishte njė humbje e vogėl, me kusht qė libri i Gazaliut "Pėrtėritja e shkencave fetare tė ruhej".

    Si njė personalitet i madh dhe me autoritet tė pacenueshėm, Imam Gazaliu nderohet nė pėrmasa botėrore, sepse ndikimi i tij, nė veēanti nė filozofi, ka qenė me shumė rėndėsi tek filozofėt jo vetėm muslimanė, por edhe tek filozofėt hebrenj dhe krishterė-evropianė.

    Sa pėr informim, kėtu po i japim vetėm dy mendime: Prof. Mustafa Maragiu, ish-rektor i Universitetit tė famshėm "Al-Az'har" tė Kajros, Egjypt, pėr Imam Gazaliun ka thėnė: "Po tė pėrmenden Ibni Sina'i dhe Farabiu, menjėherė na shkon mendja te dy dijetarė tė mėdhenj nė filozofi; po tė kujtohet emri i Ibn el-Arabiut, do tė mendojmė pėr burrin e madh sufi, mendimet e tė cilit kanė rėndėsi e peshė tė madhe nė tesavvuf (mistika islame); po tė pėrmendėn emrat e Imam Buhariut dhe Imam Muslimit, menjėherė do tė mendojmė pėr dy tradicionalistėt mė tė mėdhenj islamė, qė shėnuan me sinqeritet tė madh fjalėt dhe veprat e Pejgamberit (a.s.), duke ruajtur njė thesar tė vlefshėm. Por, po tė pėrmendet emri i Gazaliut, kėtu kemi shumė aspekte; nuk na shkon mendja te njė burrė, por te shumė burra dhe secili prej tyre me vlerė e rėndėsi tė veēantė nė fushėn e vet. Na kujtohet Gazaliu teolog, jurist, gjykatės, prijės i Ehli Sunnetit, mbrojtėsi i ideve tė tyre; Gazaliu sociolog i specializuar pėr gjendjen e shoqėrisė njerėzore, Gazaliu filozof qė e luftoi filozofinė, Gazaliu edukator, sufi. Ose, po tė duash thuaj: "Kur tė kujtohet Gazaliu, tė shkon mendja tek burri qė ishte enciklopedia e diturive tė shekullit tė tij."

    Kurse nė Perėndim prof. Mc Donald-i, nė librin e tij "Development of the Muslim Theology" (Zhvillimi i teologjisė myslimane), e quan Gazaliun: "Mė i madhi dhe sigurisht figura mė simpatike nė historinė islame; i vetmi mėsues i kohėrave tė vona qė vihet nga myslimanėt nė njė radhė me katėr imamėt e mėdhenj. Nė fenė islame nuk ka njeri pas tij, qė tė zė vendin e tij dhe as qė ėshtė kuptuar plotėsisht prej myslimanėve. Nė ringjalljen e islamit qė po ngjet tani, do tė vijė koha e tij dhe njė jetė e re do tė vijė pėr Gazaliun, nga ristudimet e veprave tė tij."

    Imam Gazaliu jetoi pak nė kėtė botė tė pėrkohshme, vetėm 54 vite, tė cilat i kaloi nė mėsime, predikime, shkrime, lutje tė vazhdueshme, pastrim shpirtėror, deri nė ditėn e fundit tė jetės, qė ishte e hėnė me 19 dhjetor 1111.

    Ahmedi, vėllai i Gazaliut, pėr vdekjen e tij, thotė: "Tė hėnėn nė mbrėmje, vėllau im mori abdes dhe u fal. Mbasi u fal mė tha: "Mė sillni qefinin!" Pasi e mori, e puthi, ngriti sytė lart e tha: "Unė dėgjoj dhe i bindem urdhrit, tė shkoj te Zoti". U shtri nė shtrat dhe ia dorėzoi shpirtin Krijuesit..."

    Kėshtu ndėrroi jetė Imam Gazaliu, nė qetėsi, paqė e dashuri.

    A thua, si do tė ndahemi unė, ti, ai...?

    Imam Gazaliu u kthye tek Zoti, tė Cilin e njohu, e dashuroi dhe Ai e ndriēoi e udhėzoi!

    Unė lutem, uroj qė i madhi Zot tė na udhėzojė, tė na ndriēojė edhe neve, shqiptarėve, qė jemi aq krenarė, por edhe aq tė mjerė, aq tė ndarė, aq tė pėrēarė.!

    Amin! Ashtu u bėftė!

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Me sa di une Al Gazali vleresohet si nje nder dijetaret me te medhej islam. Ka shkruajtur me duket me shum se 400 vepra ose dicka e tille.

    Lexoja per te ne internet, dhe sipas shkrimeve te ca shkenctareve te sotem, keta pohonin se Islami ka marrur te poshte per shkak te verpres se tij dhe thuajse se ai ( Al Gazali ka thene se matematika eshte pune e shejtanit!!!

    Sa eshte kjo e vertete, a di dikush me shum rreth kesaj ceshtjeje, qendrimit te Al Gazaliit lidhur me shkencen e matematikes>

    Me Respekt
    GV_USA
    Pėrshėndetje Gostivari usa

    Unė mendoj se ėshtė i informuar gabimisht. Nuk tha se ku e kishte marrė informacionin. Kam shkėputur njė pjesė nga libri i autobiografisė sė tij Al-Munqib min al-Dalal . Cka Gazali ra. thotė nė lidhje me shkencat e matematikės bie krejt nė kundėrshtim me atė qė ka thėnė ky profesor amerikan i fizikės.

    Shkencat matematikore merren me aritmetikė, gjeometri, dhe astronomi. Por asgjė nė to nuk e detyron njėrin qė ti refuzoj apo ti pranojė ato si cėshtje fetare. Pėrkundrazi, kjo shkencė ka tė bėjė me fakte tė rrepta demonstrimi qė asesi nuk mund tė refuzohet kur njėri i njeh dhe I kupton ato…. Nė tė vėrtetė I madh ėshtė krimi kundėr fesė I bėrė nga kushdo qė pretendon se Islami duhet tė mbrohet duke I refuzuar kėto shkenca matematikore.....Gazali ra. "Al-Munqib min al-Dalal"


    T.J. Winter, Profesor i Studimeve Islamike nė Universitetin Kembrigj kishte thėnė pėr El-Gazalin ra. se ai
    konsiderohet si njėri nga pesė apo gjashte mendimtarėt me ndikim mė tė madhe nė historine e njerėzimit. Mesazhi i tij i madhe pėr prosperitetin, dhe arsyeja kryesore pse ai vlerėsohet aq shumė, ėshtė se ai tregon qė nė zemrėn e gjalle tė ēdo besimi dhe tė ēdo praktike tė Islamit qėndron qėllimi shpirtėrorė me vendosjen pėr pendim, ngritje dhe transformim. Pėr kėtė arsye ai quhet “Vėrtetuesi i Islamit”. Askush tjetėr nuk mban kėtė titull.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ocean : 22-01-2011 mė 01:38
    "Koka duhet pėrkulur zemrės"

  8. #8
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    O Mexhit ti the:

    " Imam Gazaliu u kthye tek Zoti, tė Cilin e njohu, e dashuroi dhe Ai e ndriēoi e udhėzoi!

    Unė lutem, uroj qė i madhi Zot tė na udhėzojė, tė na ndriēojė edhe neve, shqiptarėve, qė jemi aq krenarė, por edhe aq tė mjerė, aq tė ndarė, aq tė pėrēarė.!

    Amin! Ashtu u bėftė!

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė "

    All-llahu tė udhėzoftė nė rrugėn e Muhammedit s.a.v.s., dhe jo si ke thėnė ti Mexhit, nė rrugėn e Gazaliut, mbasi ashtu e kuptoj unė sipas shkrimit qė ke pru, se ti je i kėnaqur tė jesh i udhėzuar si GAzaliu, apo jo??!! Se ti ke shkruar mė sipėr se All-llahu s.v.t. e ka ndriēuar!!!!

    Kush ta tha ti kėtė se All-llahu s.v.t., e ka ndriēuar dhe e ka udhėzuar Gazaliun. Na bjer argument pėr kėtė qi thue ti o Mexhit! Mos fol ashtu si tė vjen, por kthehu argumenteve se ēka thonė ata qė kanė dije ( Dijetarėt e Hakut ) pėr kėtė gjė qė ti e ke shtrembėruar. Ne nuk jemi pėr tė pėrēarė besimtarėt dhe atė All-llahu s.v.t. e din, por jemi duke e kėrkuar tė vėrtetėn, atė tė vėrtetė qė ėshtė pėrcjellur nga ata persona qė kanė dije dhe jo nga vetja jonė.

    Prandaj, o Mexhit, nė rastėse mendon se e thue tė vėrtetėn, atėherė je i detiruar tė sjellėsh argument pėr kėtė Gazaliun, qė ti je duke e pėrkrahur qoras! Tregona njiher se a ka vepruar Pejgamberi s.a.v.s., kėshtu siē ka vepruar ky Gazaliu, a mos vallė Pejgamberi i All-llahut s.a.v.s., ka qenė Sufi si ky Gazaliu?

    Ti Mexhit edhe atė qė e ke lexuar dhe e ke sjellė mė sipėr nuk je nė gjendje qė ta kuptosh realitetin! Ja se ēka thotė Mexhiti pėr kėtė far Gazaliun:

    -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    " Pas katėr viteve, nė kohėn kur Gazaliu arriti kulmin e famės, njėkohėsisht, kishte arritur edhe kulmin e dyshimit! Ai dyshonte jo vetėm nė teologji, por edhe nė njohuritė e tjera, sidomos nė filozofi.

    Nė vitin 1095, papritmas, la detyrėn e lakmueshme tė myderrizit (profesorit), e lė qetėsinė qė e gėzonte nė familje, u nda edhe nga familja...! E braktisi edhe Bagdadin e bukur...!

    Vizitoi El-Kudsin (Jerusalemin), Damaskun, Aleksandrinė dhe shumė qytete me rėndėsi. Kreu edhe vizita nė dy qytetet e shenjta: Mekke dhe Medine, nė kohėn e duhur, ku e mori edhe titullin haxhi.


    Dhjetė vite lutje, meditim, pastrim.

    Pas dhjetė vjetėve, tė cilat i kaloi i veēuar, por me lutje tė vazhdueshme dhe meditim, Gazaliu e gjeti atė qė po e kėrkonte, e gjeti qetėsinė shpirtėrore nė sufizėm! "

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Po si kėshtu? Njiherė njihej si Dijetar i madh, pastaj u bė edhe mė i madh kur e pranoi sufizmin???!!! SubhanAll-llah, po ku i merni kėto mėsime ju o Mexhit? Mesiguri do tė thoni nga Kur'ani dhe Sunneti, apo jo? Atėherė na sjellnin argumente pėr kėtė qė thoni!

    Pastaj do ta shohim se ēka thėnė Mexhiti pėr kėtė Gazaliun:
    --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
    " Dyshimi i tij, mė nė fund, u zhduk! Duke e pėrshkruar kėtė periudhė tė jetės sė tij tė veēantė, Gazaliu nė veprėn autobiografike "El-Munkedhu mined-dalal" (Shpėtimtari nga lajthitja), tregon sė shpėtimi nga errėsira dhe dalja nė dritėn e besimit, nuk i erdhėn nga provat dhe argumentet,

    "Por nga Drita qė Zoti e solli nė zemrėn time, Dritė qė ndriēon hyrjen nė tė gjitha dituritė. Tė mendojmė se kuptueshmėria e sigurt vjen vetėm duke u bazuar nė argumente formale, kjo ėshtė kufizim i mėshirės sė pafund tė Zotit."
    -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
    No Koment! Nuk duhet tė komentohen kėto fjalė, sepse shihet qartė devijimi i kėtyre qė dikush don me i njohė pėr dijetarė!!!

    Nė rastėse nuk bini argumente pėr kėtė ēka thoni, jeni tė refuzuar o Mexhit!

    Apo pėr ty janė argument kėtė qė ke thėnė mė sipėr:

    ---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    " Pėr kėtė libėr madhėshtor tė Imam Gazaliut disa dijetarė kanė thėnė: "Po tė zhduken tė gjitha librat e shkruar mbi Fenė Islame, do t'ishte njė humbje e vogėl, me kusht qė libri i Gazaliut "Pėrtėritja e shkencave fetare tė ruhej". "

    ---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Hajde Mexhit hajde, se mėsuam edhe nji pėrallė tjetėr. Atėherė pėr ty o Mexhit tė mjaftoka ky libri i Gazaliut dhe nė rregull qenke!!! Po librat tė tjerė, a nuk duhet pasur pėr Fenė Islame???

    Pastaj ky tjetri me nikun ocean e shohim se ndan mendimin e Mexhitit. Ai ka thėnė:

    ---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    " T.J. Winter, Profesor i Studimeve Islamike nė Universitetin Kembrigj kishte thėnė pėr El-Gazalin ra. se ai
    konsiderohet si njėri nga pesė apo gjashte mendimtarėt me ndikim mė tė madhe nė historine e njerėzimit. Mesazhi i tij i madhe pėr prosperitetin, dhe arsyeja kryesore pse ai vlerėsohet aq shumė, ėshtė se ai tregon qė nė zemrėn e gjalle tė ēdo besimi dhe tė ēdo praktike tė Islamit qėndron qėllimi shpirtėrorė me vendosjen pėr pendim, ngritje dhe transformim. Pėr kėtė arsye ai quhet “Vėrtetuesi i Islamit”. Askush tjetėr nuk mban kėtė titull. "

    ---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Po pse bre burra mireni me pėrallat e kėtyre njerėzve qė edhe nji besimtar mė i ri nė Islam e din se kėto sufitė janė tė devijuar?

    A mos vallė keni ndonji ndihmėtar qė ju premton ju, qė para All-llahut do tė dilni kėshtu, pa argumente, vetėm se tha ki profesor T.J Winter ( All-llahu e din se kush ėshtė ky far profesori ), a mos i keni shpresat tek ky profesori ju ocean? A mos vallė ke ndigjuar ndonji argument prej kėtij profesori se kėtė qė ka thanė ai, e ka nxjerė nga Kur'ani dhe Sunneti, apo nga Sahabėt, ose nga Dijetarėt e Hakut???

    Nė rastėse mendoni ti hedhni pluhur besimtarėve musliman, e keni kot!

    Se njeri qė don me e mėsuar tė vėrtetėn, i mjafton ti kthehet Bazės tė Islamit, qė dmth, Teuhidit ( njohjen e Tij ), Sunnetit dhe asaj ēka kanė thėnė dhe vepruar Sahabėt. Dhe ēdo dijetar qė flet me hamendjen e vet, pa me pru argument nga Kur'ani dhe Sunneti, nuk i pranohet.

    Tė ma bėjnė hallall vėllezėrit musliman qė e kam zgjatur pak, por ndoshta do tė ketė hajr inshAll-llah, pėrta kuptuar realitetin dhe tė vėrtetėn.

    Dua tė shtoj vetėm kėtė, se unė nuk akuzoj asnjė dijetar pėr kufėr, por jam duke e thėnė atė qė kanė thanė Dijetarėt qė ndjekin Kur'anin dhe Sunnetin dhe jo ato dijetarė qė janė tė devijuar.
    Se siē e dimė, se Feja Islame nuk miret pa argumente ( Kur'an dhe Sunnet ), se sufitė janė sekt i devijuar, pėr kėtė tė mos e teproj nė kėtė postim, por po deshtėt po j'ua sjell argumentet dhe pėr kėtė kam pasė qėllimin qė tė spjegohen mirė disa ēėshtje, qė nuk kanė Baza Islame, ose kundėrshtohen me atė qė ju shpall tė Dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s.!

    Sė fundi, mund tė them: All-llahu e din mė sė miri!
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  9. #9
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Duhet te kuptojme dicka se Al Gazalii eshte autor i mbi 400 veprave. Nuk eshte puna se cfar thote ne njeren veper te tij, ose ne dy, eshte puna se cfar thot ne veprat tjera.
    Se njerezit jane si era, sot fryen nga jugu neser ia kthen ka veriu.
    Une per veten time veprat e tija nuk i kam lexuar, dhe ajo qe me intereson eshte pergjigja e dikujt qe ka studjuar veprat e tij dhe qe eshte i sigurte qe mund ti demantoj pohimet e ketj shkencetarit amerikan.


    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  10. #10
    Citim Postuar mė parė nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Duhet te kuptojme dicka se Al Gazalii eshte autor i mbi 400 veprave. Nuk eshte puna se cfar thote ne njeren veper te tij, ose ne dy, eshte puna se cfar thot ne veprat tjera.
    Se njerezit jane si era, sot fryen nga jugu neser ia kthen ka veriu.
    Une per veten time veprat e tija nuk i kam lexuar, dhe ajo qe me intereson eshte pergjigja e dikujt qe ka studjuar veprat e tij dhe qe eshte i sigurte qe mund ti demantoj pohimet e ketj shkencetarit amerikan.


    GV_USA
    I nderuar Gostivari_usa,

    Autobiografinė e tij ai e ka shkruar diku nga fundi i jetės sė tij, prandaj edhe ai mund tė ketė qenė qėndrimi pėrfundimtar i tij ndaj matematikės. Prandaj sipas mendimit tim shkrimi i argumentuar qė solla unė mė parė i demanton pohimet e pa- argumentuara tė kėtij shkenctari amerikan.

    Nė qoftė se je i interesuar ta lexosh autobiografinė e Imam El Gazalit ra. mund tė tė sjell detaje mė tė hollėsishme nė lidhje me kėtė libėr.

    Pėrshėndetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ocean : 23-01-2011 mė 04:48
    "Koka duhet pėrkulur zemrės"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •