Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Deivi
    Anėtarėsuar
    20-06-2010
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    45

    Djali i varfer

    Ketu do te postoj 6 'vjersha' shume modeste te titulluara "Djali i varfer" dhe ne pergjithesi i jane kushtuar varferise. Ka shume hapesire per korrigjime e per verejtje, sepse i kam shkruar keto vjersha ne nje moshe 13-14 vjecare dhe nuk i kam perpunuar me. Doja thjesht t'i ndaja me ju.

  2. #2
    Deivi
    Anėtarėsuar
    20-06-2010
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    45
    Djali i varfer

    Njė zė fėmije dėgjohet kėtė natė
    ai i lutet Zotit t’i bėjė njė dhuratė
    Zėri i tij ushton nėpėr errėsirė
    ai i lutet Zotit t’i bėjė njė tė mirė

    Duart e vogla i zgjat lart
    e nga sytė lotėt i pikojnė tė zjarrtė
    Me zė tė vajtueshėm lutjen thotė
    se zemra e vogėl mė s’duron dot

    I varfėr ėshtė s’di ē’tė bėjė
    ftohtė ėshtė s’ka ku tė flejė
    Njė shi i papritur fillon
    e kjo gjė djalin e vogėl e tmerron

    Do njė shptėpi
    si gjithė tė tjerėt
    S’do tė rrijė
    nė rrugėn e errėt

    Bėhet dyllė i verdhė i varfri djalė
    se nga uria Zoti mund ta marrė
    Pėr fat tė mirė shiu kthehet nė vesė
    por djali ka frikė se mos vdes

    Ja djalin e varfėr
    gjumi e merr
    Nga gjumi s’mund tė zgjohet
    se ėshtė shumė i thellė

    Vetėm njė dėshirė djali e kėrkoi
    por Zoti i madh nuk ia plotėsoi
    Nė gjumė e vuri
    dhe mė nuk e zgjoi

    Mes vesės nė rrugė
    djali rri i shtrirė
    Gjithmonė e kėrkoi
    njė jetė mė tė mirė

    Sa fėmijė ka kjo botė e madhe
    me prindėr, pa prindėr gjer nė grykė me halle
    Sa fėmijė ka si djali i shkretė
    njeri s’i ndihmon, njeri s’i mbėshtet

    “Tė lutem na ndihmo Zot!”
    dhe Zoti i largon nga kjo botė
    Ndryshe s’mund tė jetė
    s’mund tė vazhdojė kėshtu kjo jetė

    Le tė bėhen ėngjėj si e kanė shpirtin
    nė parajsė ata tė jetojnė
    Me zemrėn e bardhė tė varfrit fėmijė
    qė nga lart tė na mbrojnė

  3. #3
    Deivi
    Anėtarėsuar
    20-06-2010
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    45
    Djali i varfer 2

    Nė njė qoshe tė vetmuar
    Aty ku s’vete asnjeri
    Njė shiringė mban nė duar
    Njė djalė i varfėr, njė djalė i ri

    Njė ngjarje e dhimbshme e verbon
    Dhe kėrkon pak ngushėllim
    Fatin para s’e shikon
    S’e kupton se bėn gabim

    Prindėrit vdiqėn e lanė jetim
    Nė dorė tė fatit tė jetojė
    Kjo e shtyn tė bėjė gabim
    Kjo e shtyn tė gabojė

    Por shumė keq ėshtė strehuar
    Dhe nga streha s’del dot mė
    S’duhet shumė pėr ta kuptuar
    Se tashmė nuk bėhet gjė

    Me forcė shiringėn ngul nė krah
    Me vėshtirėsi dhimbjen duron
    Kthim nė kohė jo nuk ka
    Varfėria e lėndon

    I kujtohej kur qenė tė bashkuar
    E gjithė familja ia niste lojės
    Por tani ėshtė i vetmuar
    Dhe lufton pėr bukėn e gojės

    Por e shkuara s’kthehet mė
    Ky ėshtė thjesht njė iluzion
    Pėr tė shkuarėn s’bėhet gjė
    Se tė tashmen po jeton

    Lėngu nė gjak ėshtė hedhur
    Me shpejtėsi ai vepron
    Djali rri duke u dredhur
    Sepse lėngu po e helmon

    Dhe papritur zemra ndalet
    Fort nga dhimbja ajo rėnkoi
    Se kjo gjė nuk mund tė falet
    Djali shumė rėndė gaboi

  4. #4
    Deivi
    Anėtarėsuar
    20-06-2010
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    45
    Djali i varfer 3

    Nėpėr pluhurin e rrugės
    Seē zvarritet njė njeri
    Dhe pse duket e pamundur
    Veē mallkim ėshtė fati i tij

    Shkon e kap plot gėzim
    Si tė mbante ar nė duar
    Dy-tre lekė: njė pasuri
    Tė lėnė nė rrugė e tė harruar

    Sytė tė shkretit iu ndezėn flakė
    E gjithė bota ngjyra merr
    Do tė blinte njė kore bukė
    Dhe pėr tė njė kore del

    Ajo korė to ta ngopte
    Do t’ia shuante krejt uninė
    Por kur korja tė mbaronte
    Do duronte varfėrinė

    Do thoni pse s’luan duart
    Punės t’ia nisė
    Tė krijojė vetė pasuri
    T’i thotė lamtumirė urisė

    Kėshtu gjithēka ėshtė mė e thjeshtė
    Por njė shkop rrotėn pengon
    Papritur bie nė paralizė
    Po papritur ajo kalon

    Tė papriturės s’i bėhet gjė
    Atė kurrė s’e parashikon
    Prandaj fatin pret i mjeri
    Fati dhimbje i dėrgon

    Dhimbja i futet si helm
    Puls e muskul i bllokon
    Ngelet i varfri i hutuar
    Paraliza e gozhdon

    Dhe burimi i pasurisė
    Kthehet papritur nė njė varr
    Varr i hapur nė kryqėzim
    Tė vdekur kėrkon pėr ta parė

    Ėshtė natyra kundėr njeriut
    Birit tė saj legjendar
    Vite mė parė e solli nė jetė
    Tani jetėn do t’ia marrė

    Si tė mos dilte paraliza
    Drejt tė varfrit vjen njė makinė
    Ndoshta donte tė frenonte
    Por s’u pa asnjė frenim

    Rrotat vazhduan tė rrokullisen
    Ndoshta frenat ishin kėputur
    Se pėr asnjė ēast tė jetės
    I varfri mėshirė s’kishte lutur

  5. #5
    Deivi
    Anėtarėsuar
    20-06-2010
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    45
    Djali i varfer 4

    Nė njė nga ditėt mė tė bukura
    Tė jetės sė tij tė sapofilluar
    Gjithēka nis tė shkojė mbrapsht
    Tė shkretin si ta kishin mallkuar

    Me prindin e tij tė shtrenjtė
    Po ecėn pėr dore nė trotuar
    Por asnjė nuk mund ta dinte
    Pėr herė tė fundit ka pėr ta parė

    Nė rrugėn e zbrazur ecnin tė dy
    Nė kulm ishte lumturia
    Flisnin ecnin dhe qeshnin
    Tek tė dy fshihej dashuria

    Djali ishte adoleshent
    Diēka tė atit i tregonte
    Ndoshta kishte ndonjė problem
    Ose ndjenjat po i zbulonte

    Babai prind shembullor
    Burrė i urtė e i zgjuar
    Nisi tė birit t’i jap kėshilla
    Amanetin si t’i kishte lėshuar

    Djali dėgjonte me kujdes
    Dhe ēdo fjalė nė ajėr e kapte
    Do t’i mbante vath nė vesh
    Do t’i ruante, do t’i qante

    Dita ėshtė shumė e bukur
    Kanė ēelur tė gjitha lulet
    Dielli ndrit vetėtin
    Dhe njė zog poshtė vėrsulet

    Kushedi sa kishin ecur
    Ē’mrekulli qė kishin parė
    Ora ikte fluturonte
    Ata tė dy nė trotuar

    Pjesė e bukur e natyrės
    Ecin bashkė baba e bir
    Flisnin ecnin dhe qeshnin
    Shijojnė jetėn sa mė mirė

    Po kush vallė do ta mendonte
    Se jeta do tė tregohej mizore
    Djalit do t’i merrte njė tė drejtė
    Tė mbante tė atin pėr dore

    S’do ndjente mė ngrohtėsinė
    S’do merrte puthje e pėrqafime
    S’do ndjente aromėn e parfumit
    Lotėt e hidhur do bėheshin kujtime

    Ishte njė makinė e zezė
    Aq e errėt sa vetė vdekja
    Para kėmbėve u frenoi
    I kėrkuar iu duk vetja

    Pėrnjėherė tė katra dyert
    Si portat e ferrit u hapėn
    Katėr persona tė mallkuar
    Para tyre u ndalėn

    As vetė djali nuk di si ishte
    I habitur a i frikėsuar
    Njė prej tyre kishte nxjerrė armėn
    Dhe tė atit ia kishte drejtuar

    Kush ishin ēfarė donin?
    Ēfarė prisnin ēfarė shpresonin?
    Pse erdhėn, ēfarė kėrkonin?
    Pse s’largoheshin pse qėndronin?

    Kush i jepte pėrgjigje tė shkretit?
    Kush i thoshte tė vėrtetėn?
    Kush do tė kishte guximin
    T’i fliste djalit pėr jetėn?

    Dy tė shtėna u dėgjuan
    U pėrhapėn anembanė
    Sy e veshė djali mbylli
    I kishin vrarė djalit babanė

    Nuk donte djali ta besonte
    Atė moment as veten s’donte
    U ul nė gjunjė me shpirtin plagė
    Drejtėsinė do tė kėrkonte

    Ra mbi trupin e tė atit
    Dhe iu shtri mbi kraharor
    Nė trotuar ishin tė dy
    Jo duke ecur por nė tokė

    Kėrkonte i shkreti ngushėllim
    Qante ēirrej thėrriste
    Pėr tė pasur nė jetė tė atin
    Edhe shpirtin do tė shiste

    Nuk e donte kėshtu jetėn
    Le ta vrisnin ta torturonin
    Pa tė atin dorė pėr dore
    T’ia merrnin zemrėn ta pėrvėlonin

    I binte me gurshta kraharorit
    Donte t’i mbyllte me duar plagėt
    T’i mbyllte njėherė ato dy vrima
    Pastaj le ta digjnin flakėt

    Bėrtiste si i marrė
    M’u nė mes tė trotuarit
    Thėrriste me dėshpėrim
    Emrin e tė atit

    Vazhdonte tė godiste kraharorin
    Si tė kishte zjarr nė duar
    Po kur pa dorėn me gjak
    E kuptoi qė zjarri qe shuar

    Ajo qė ndodhi ndodhi
    Dhe asgjė nuk mund ta kthejė
    Le tė thėrriste sa tė donte
    Askush jetėn s’mund ta blejė

  6. #6
    Deivi
    Anėtarėsuar
    20-06-2010
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    45
    Djali i varfer 5

    Po ecja nė rrugė
    Dhe pash dikė
    Pėrveē rrobave tė tij
    Nuk kishte asgjė

    Keqardhja e madhe
    Nė tokė mė rrėzoi
    Kur djali i varfėr
    Lekė mė kėrkoi

    Nuk dija ē’tė bėja
    Lekė nuk kisha
    Pėr tė blerė njė ēokollatė
    Tė gjitha i prisha

    Njė minutė po tė mendoja
    Do tė dukej njė jetė
    Njė jetė e hidhur
    Qė tė varfrin e vret

    Njė vendim mora
    Duke e pėrkėdhelur
    I dhashė nga ēokollata
    Pjesėn qė kishte ngelur

    Ishte e kafshuar
    Por ai nuk tha gjė
    Ishte vetėm gjysma
    Por ai s’kėrkoi mė

    Sytė i shkėlqenin
    Shkėndija i ēonin
    Sikur tė gjithė njerėzit
    Lumturi po i dhuronin

    Mė pa nė sy
    Nė shenjė falenderimi
    Dhe filloi tė qante
    Tė qante nga gėzimi

    Djali i varfėr iku me vrap
    Djali iku menjėherė
    U afrua duke thirrur
    Plot gėzim shokėt e tjerė

    Ndihesha i lumtur
    Sikur mora njė ēmim
    Ndihesha i lumtur
    Qė e bėra atė veprim

    Por ēmimi s’ka rėndėsi
    Lekėt nuk janė asgjė
    Unė ndihmova njė fėmijė
    Pak nga pak bėhet ēdo gjė

    Po tė mos e bėja
    diēka do tė mė vriste
    Do tė mė vriste pėrjetė
    ndėrgjegja ime

  7. #7
    Deivi
    Anėtarėsuar
    20-06-2010
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    45
    Djali i varfer 6

    Njė ēast mendoj
    Nė hapėsirė bosh shikoj
    Dy pika loti qė ndrijnė
    Dhe kėrkojnė drejtėsinė

    Njė fėmijė i ulur nė tokėn e ftohtė
    Nga shiu dhe bora qė ranė
    Ka mbetur vetėm pa shokė
    Se i ėshtė ndarė nėna me babanė

    “Ai ėshtė i rrezikshėm”
    - tė gjithė thonė
    “Mos rri me tė
    Se tė kafshon!”

    Pėrpiqet tė sqarojė
    I shkreti fėmijė:
    “Prindėrit mė kanė ikur
    Nuk i kam nė shtėpi!

    I vetėm jam!
    Kėrkoj unė ndihmė!
    Kush do tė mė ndihmojė?
    Unė jam jetim!

    Kam nevojė pėr dashuri
    Kam nevojė pėr njė pėrkėdhelje!
    Kam nevojė pėr ėmbėlsi
    Kam nevojė pėr prindėrit e mi!

    Endem rrugėve i vetėm
    Tė gjithė mė tallin pėr kėtė
    Mjaft! Kjo ėshtė e tepėrt
    Nuk duroj dot mė!

    Zemėrimi shpėrtheu
    Durimi e ka njė kufi
    Vėrtet nuk kam prindėr
    Por e kam njė jetė si ti!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •