
Postuar mė parė nga
kthetrat
"Te merkuren, nje manifestim paqesor kunder dhunes, per paqen" Kryeministri i vendit Sali Berisha ka paralajmeruar se demonstrates se dhunshme te organizuar dje nga opozita do t'i pergjigjet me nje miting paqesor diten e merkure. "Ju bej thirrje te gjithe qytetareve shqiptare, pavaresisht nga bindjet e tyre partiake, qe te bashkohemi ne Tirane diten e merkure ne nje manifestim te fuqishem paqesor kunder dhunes dhe per paqen. Te japim mesazhin qe pret nga ne bota e qyteteruar, ne menyre qe efektet e shemtuara te akteve te djeshme te fshihen mundesisht sa me shpejt nga memoria.", ka deklaruar Berisha. Nderkohe ai ka paralajmeruar se do te respektoje vetem ligjin, institucionet dhe nuk do lejoje njeri ti neperkembe ato. Zoti Kryeminister, ju e cilesoni dhe e quani akt pucist ate qe ka ndodhur gjate dites se djeshme para selise kryeministrise, te ideuar nga treshja Rama - Ruci - Gjinushi. Nga ana tjeter, kryetari i Partise Socialiste ne oret e para te mengjesit te sotem ka bere nje deklarate, ku ju akuzon ju dhe ministrin e Brendshem, duke u bazuar ne disa filmime qe jane publikuar dhe transmetuar ne media te ndryshme, sipas te cilit plumbat kane dale nga zyrat e kryeministrise, nga ku humben dhe jeten 3 qytetare. Njeherazi i kerkon organit te akuzes se nise ne menyre te menjehershme hetimet ne fjale, duke marre si prove ato pamje? Me lejoni te riperseris ato cka theksova dje. Ne kete territor, ne keto zyra, ne kete institucion kushtetues veprojne ligje, rregullore, te detyrueshme per secilin qe punon ne te. Keto ligje dhe rregullore jane transparente. I kam degjuar dje te thone se ishin nga snajper. Me vone thane nga zyrat. Une do ju them ketu se zyrat e kryeministrise kane pasur dje te gjithe efektivin e vete ne detyre, por kane pasur ne detyre edhe te gjithe burrat e grate qe punojne ne kryeministri, te cilet kurre nuk do t'u leshojne bandave, pucisteve dhe banditeve me force zyrat dhe karriget e tyre, do t'i mbrojne ato ne menyren me shembullore. Per cdo territor ketu ka nje rregullore. Nje rregullore eshte per bulevardin, sepse aty jane dy ndertesat kryesore te shtetit, parlamenti, kryeministria dhe presidenca ne tutje. Ka nje rregullore per gardhin. Ka nje rregullore per brenda gardhit. Pastaj ka nje rregullore per ate qe mund te prek cdo meter katror te territorit brenda gardhit. Institucioni nuk dhunohet, institucioni nuk cenohet. Ata, te cilat mendojne se do te mund te dhunojne keto ligje dhe rregulla, absolutisht, do te perballen me te gjithe pasojat e tyre. Pra, duke theksuar kete, rregulloret jane rregullore dhe jane te detyrueshme per t'u zbatuar nga te gjitha palet. Asnje njeri nuk ka mbi ligjin ne kete vend. Puci avancoi me futjen brenda ne territor te banditeve dhe pucisteve. Kurre nuk do mund te kalonin. Dhe u them qe kurre te mos e mendojne se mund ta kalojne. Ajo eshte zone e pakalueshme dhe nuk ka force qe mund ta kaloje. As force e jashtme, per arsyet qe thashe dhe as e brendshme, per arsyet qe shpjegova. Cdo sulm do te hase ne pergjigjet ligjore. Zoti Berisha, lidhur me manifestimin, a mos valle po i trembni serish qytetaret me manifestimin qe do te behet te merkuren, te paralajmeruar prej jush? Asnje qytetar nuk trembet dhe ju do te shihni qe rruget e sheshet e Tiranes nuk do t'i zene dot. Do te vijne aq shume per te protestuar kunder dhunes. Se dyti, ne menyren me absolute do te jete manifestimi me dinjitoz, me paqesor qe vendi ka njohur. Askush nuk drejtohet kunder askujt, pervecse kunder dhunes. Dhune e cila vret interesat e cdo qytetari te ndershem shqiptar. Une nuk ftova vetem demokrate, thashe qytetare te te gjitha bindjeve, sepse para se gjithash jemi shqiptare. Dhuna eshte banditeske. Vlerat jane shqiptare. Besoj ose pata keshtu pershtypjen nga kjo qe ju thate tani, ishte nje terheqje nga deklarata e juaj e djeshme se ata nuk jane vrare nga policet. Dhe kur do te dale ekspertiza ligjore? Une dje kam thene qe te dhenat e para faktojne qe jane qelluar nga afer. Se dyti, nuk ka asnje ndryshim. Informatat e para jane ato qe kam thene dje, por kam thene edhe se Prokuroria e shtetit duhet te zbardhe te gjitha rrethanat, nga kane dale, nga kane ardhur, kush ka qelluar e te gjitha me radhe. Une shoh nje media qe po me nje tjeter cakall te Sigurimit ben po ate qe beri cakalli i Rames me videon tjeter dhe perpiqet te beje dhe gjykatesin, dhe prokurorin dhe te gjitha. Kjo eshte zgjedhja e tij. Ne kemi eksperte te plote per te gjitha keto fusha dhe Prokuroria do te qartesoje, do te nxjerre pergjegjesite se ku qendrojne. Por kjo eshte njera ane. Ana tjeter eshte vendosmeria absolute per te mbrojtur cdo meter katror te atij territori qe nuk mund te dhunohet. Ketu nuk ndryshon asgje! Ka rregullore per cdo siperfaqe. Komentet e juaja
Krijoni Kontakt