“Po guxove të prekësh sërish institucionet, do të kesh përgjigjen më totale”.
Me këto fjalë, kryeministri Berisha i është drejtuar nga mbledhja e qeverisë liderit të opozitës, Edi Rama, duke e paralajmëruar që as të mos guxojë të organizohet sërish për të arritur dhunimin e institucioneve.
“Çdo tentativë e tij ndaj prekjes së institucioneve, do të marrë ndëshkim dhe ky nuk është absolutisht një kërcënim”, deklaroi qartë Berisha.
Duke i thënë sërish Ramës se në një rast të dytë, kurrë më s’do mund ta mendojë të dhunojë shtetin.
“Do të marrësh vetëm atë që meriton kryebanditi, do të kesh përgjigjen më totale, do të ketë zero tolerancë, ndaj prekjes së çdo institucioni”, tha Berisha.
“Le të paguajë zjarrvënës, të bëjë ç’të dojë, nuk do ketë kufizim të lirive të opozitës, le të protestojë sa të dojë në mënyrë paqësore.
Kurse zotëria e tij, po e teproi, do të më detyrojë të mbaj fjalën e dhënë”, tha konkretisht Berisha ndaj Ramës.
#Shqipmedia
Mendoj se Kristaqi pas këtyre fjalëve do të tentojë dhe do të paguaj sërish njerëz që kryeminstri të mbaj fjalën,dhe jam shumë 'PRO' të goditet me forcë ndaj cdo personi që do të tentojë të prekë instuticionet.
Krijoni Kontakt