GAZETA SHQIPTARE
Gardistėt qė qėlluan protestuesit mbahen tė izoluar nė Kryeministri
Artan Hoxha
Gardistėt qė hapėn zjarr ndaj protestuesve tė opozitės mė 21 janar, mbahen tė izoluar brenda ambienteve tė Kryeministrisė, tė cilat janė nėn kontrollin e Gardės sė Republikės. Tė gjithė trupat e Gardės, tė plagosur apo dėmtuar me mjete tė forta nga demonstruesit janė duke u mjekuar prej tri ditėsh nė qiell tė hapur brenda rrethimit tė godinės qeveritare. Njė urdhėr i drejtuesve tė Gardės ka ndaluar largimin e ēdo efektivi nga objekti i rėndėsisė sė veēantė, pavarėsisht motiveve. Pėr shkak tė kėtij urdhri nuk janė lejuar tė transportohen drejt Spitalit Ushtarak pėr tė marrė ndihmėn e nevojshme mjekėsore as gardistėt e plagosur. Kamera e NEWS 24 filmoi pamje ekskluzive tė pjesėtarėve tė Gardės duke u mjekuar brenda ambienteve tė Kryeministrisė pas plagėve qė ata kanė marrė gjatė protestės sė 21 janarit.
Mjekimi
Tė gjithė efektivat e Gardės sė Republikės qė hapėn zjarr ndaj demonstruesve tė opozitės pasditen e sė premtes, janė urdhėruar tė mos largohen nga ambientet e kryeministrisė pėr asnjė moment. Nuk dihet saktėsisht pėr ēfarė shkaqesh ėshtė dhėnė ky urdhėr dhe a ka lidhje ai me urdhėr-arrestet e lėshuara nga prokuroria. Tashmė kanė kaluar mė shumė se 72 orė qė efektivat e Gardės nuk janė kthyer pranė familjeve tė tyre. Prej tri ditėsh tė gjithė pjesėtarėt e Gardės qė morėn pjesė nė operacionin pėr mbrojtjen e Kryeministrisė me armė zjarri janė duke qėndruar tė izoluar nė ambientet e selisė qeveritare, madje edhe nė rastet emergjente kur ata kanė pasur nevojė tė mjekohen. Kamera e 'News24' ka fiksuar personelin mjekėsor qė ka shkuar me mjete transporti tė ndihmės sė shpejt duke mjekuar gardistėt brenda rrethimit tė kryeministrisė. Efektivat e Gardės tė dėmtuar gjatė protestės shihen nė njė pamje krejtėsisht tė pazakonte, a thua se janė nė situate lufte, duke marrė mjekim tė specializuar mjekėsor nė natyrė tė hapur. Ata ndodhen nė oborrin e Kryeministrisė brenda asaj qė cilėsohet si zonė e rreptėsisht e ndaluar pėr ēdo qytetar dhe si zonė e rėndėsisė sė lartė pėr Gardėn e Republikės duke marrė mjekim pėr plagėt qė kanė marrė. Territori nė tė cilin janė duke u mjekuar gardistėt e dėmtuar ėshtė nė juridiksionin dhe ruajtjen e Gardės sė Republikės, gjė qė u jep garanci maksimale atyre se nuk mund tė ndalohen ose shoqėrohen nga agjencitė ligjzbatuese nėse ndaj tyre ėshtė lėshuar njė urdhėr arresti nga prokuroria.
Gardistėt
Godina e Kryeministrisė ėshtė mbrojtur gjatė protestės sė opozitės nga tė paktėn 200 gardistė tė pozicionuar sipas njė plani operacional tė hartuar qysh mė parė nga drejtuesit e lartė tė kėtij institucioni. Nė pjesėn ballore tė Kryeministrisė, qė shikon nga bulevardi "Dėshmorėt e Kombit", janė pozicionuar 135 trupa tė Gardės. Nė krahun e djathtė tė hyrjes ballore tė godinės qeveritare janė dislokuar 50 efektiva tė Drejtorisė sė Personaliteteve nėn drejtimin e oficerit Bashkim Buletini. Nė qendėr tė pjesės ballore ėshtė pozicionuar Njėsia nr.2, me 45 gardistė e drejtuar nga Dashamir Shehu. Ndėrsa nė krahun e majtė, aty ku ndodhet hyrja anėsore e rrethimit tė jashtėm tė Kryeministrisė ėshtė vendosur Njėsia Speciale me 40 trupa e drejtuar nga Alfred Allmuēaj. Nė krahun e majtė tė Kryeministrisė, pėr tė mbrojtur derėn e godinės qė shikon nga Piramida, ėshtė vendosur Njėsia nr.3, me 25 efektiva. Nė kėtė pozicion ka qėndruar dhe komandanti i Gardės sė Republikės Ndue Prendi. Nė pjesėn e pasme tė godinės qeveritare, ku ndodhet parkingu i automjeteve ėshtė vendosur Njėsia nr.1 me 25 efektiva e drejtuar nga oficeri Fran Prenga. Ndėrsa hyrjen anėsore tė Kryeministrisė, qė ndodhet pėrballė hotel "Rogner Europa Park", e ka siguruar Njėsia nr.4 nė pėrbėrje tė sė cilės kanė qenė 10 efektivė tė Gardės.
Tė gjithė kėto trupa, edhe pse pas demonstratės nuk ka pasur ndonjė situatė tė veēantė alarmi, vazhdojnė tė mbahen tė izoluar brenda objekteve qė janė nė varėsi tė Gardės sė Republikės pėr arsye qė i dinė vetėm drejtuesit e lartė tė kėtij institucioni.
Krijoni Kontakt