Ministria e Financave ka nxjerrė njė udhėzim qė i hap rrugė ligjėrimit tė kapitaleve tė padeklaruara qė shkojnė pėr shtimin e kapitaleve tė bizneseve kundrejt tatimit nė masėn 10 pėr qind.
Udhėzimi i publikuar nė fletoren zyrtare me firmėn e ministrit tė Financave Ridvan Bode, pėrcakton edhe formulėn se si do taksohen kėto tė ardhura tė padeklaruara mė parė.
Sipas udhėzimit, cdo sipaėrmarrės, i cili do tė shtojė kapitalet e biznesin, me tė ardhura tė cilat nuk janė deklaruar mė parė dhe qė nuk u dihet origjina, mund ta bėjė kėtė tani kundrejt njė tatimi nė masėn 10 pėr qind.
Nė fakt, kėto ndryshime nė ligjin pėr tatimin mbi tė ardhurat nisėn nė verė tė vitit tė kaluar kur kriza ishte nė kulmin e saj, si njė pėrpjekje nga Ministria e Financave pėr tė cliruar kapitale tė reja nė ekonomi, e cila vuante nga likuiditeti.
TOP-CHANNEL
Krijoni Kontakt