Poezi pėr Jakup Asipin
TĖ PREMTEN NUK VIJ!
E di se nuk u pėlqeu heshtja ime asnjėherė
Por nėse ndonjėherė thashė fjalė tė mira
Ato i mėsova nė heshtje.
Ndonjėherė tė gjithėve mund tė na mungojnė fjalėt
Por asnjėherė nuk mungon e vėrteta qė thuhet me to
Sepse ne jemi vetė Fjala.
E di se do tė mė prisni nė takimin e pėrjavshėm
Por kjo javė pėr mua sdo ti ketė shtatė ditė
Prandaj, nė vend se tju pėrgjigjem mė duhet tju pyes:
A ka fuqi lamtumira ta ndajė zemrėn nga zemra?
A ka fuqi syri ta mbajė lotin brenda?
A ka fuqi balli tė ndahet nga sexhdja?
A kanė fuqi fjalėt tė thonė mė shumė se heshtja?
Po shkoj sepse edhe unė jam si ju, kam ardhur pėr tė shkuar
U nisa si lumi nė det qė nuk i kthehet mė shtratit tė vet
Paj shtrati asnjėherė nuk ka qenė i lumit
Por lumi ka qenė i shtratit pėr aq kohė sa ka kaluar nė tė
Prandaj, kėsaj here po ju pėrgjigjem pa mė pyetur
Se tė premten nuk vij.
Tė gjitha dhimbjet e botės
Nuk mund ti durojė njė zemėr
Por tė gjitha zemrat nė botė
Mund ti durojnė dhimbjet e veta
Sepse, secila zemėr ka dhimbje aq sa ka fuqi
E si mund ta dijė sa ka fuqi njė zemėr qė nuk dhemb?
Ashtu siē mblidhen e zbriten, pjestohen e shumėzohen
Kushedi sa numra pėr ta nxjerr njė numėr
Mu desh ti them kushedi sa fjalė
Pėr ta nxjerr njė fjalė tė vetme
Dhe kėtė fjalė tė vetme si amanet ta mbani:
Nuk duhet minarja kur mungon ezani
Krijoni Kontakt