-
i/e regjistruar
Ndodh ndonjëherë -S. Rusi ( Nga libri poetik me të njëjtin titull)
NDODH NDONJËHERË
Ndodh ndonjëherë
(Kjo iu ndodh të gjithëve!)
Të të njohë me një vajzë
Një shi banal.
Ajo po lagej,
Por vec një cadër ishte,
Dhe ish në dorën time,
Jo në dorën e saj.
Ashtu e lagur
Ishte bërë më intime,
Mua më vinte inat
Që nuk isha skulptor!
Desha një cast,
Ta marr nën cadrën time,
Por kisha dhe frikën
Mos më ikte ajo!
Dhe ndërrova mendje,
(gjithnjë ndërron mendja ime!)
Ia dhashë cadrën
E dola vetë në shi!
Ndodh ndonjëherë
(kjo nuk iu ndodh të gjithëve)
Të humbësh një cadër
E të fitosh një njeri.
KALORËSI I LODHUR
Në mesditën time
Ndaloi një kalë,
Erdhi për të marrë
Kalorësin e lodhur!
Unë e di mirë
Kush e kish dërguar,
Sepse kishte kohë
Që më vinte rrotull!
Ishte po ai
Me sytë prej gruaje,
S’kish potkonj në këmbë,
Po taka smeraldi,
Unë e mbylla portën,
Mbylla dhe dritaren,
Tani atje brenda
S’hynte dot as ajri!
Vetëm për një cast
E vështrova dhimbshëm,
Ai, sytë e gruas
Mbi mua i ndali!
Kam kaluar caste
Edhe më të frikshëm,
Por jo me ndonjë grua,
Brenda një kali!
Në mesditën time
Ndaloi një kalë,
Krejt si një ëndërr
Që shohim në gjumë!
Ai beson lehtë
Se mund të më marrë,
Por unë do të ik,
Kur të dua unë!
TË VDEKURIT E GJALLË
Të vdekurit ikën
E prapë vijnë na shohin,
(Nuk dinë c’të bëjnë
Në atë vetmi idiote!)
Hapat e tyre lëvizin nëpër muzgje,
Zërat e tyre i gjejmë brenda zogjve.
Prek një dorezë dere
Dhe ke kapur një dorë,
Nga pasqyra të sheh
Një fytyrë e dashur!
Ulesh në tavolinë
E të trokasin në gotë,
Kur e di që atje
Vec një gotë ka pasur.
Dritaret marrin frymë
Edhe prej atyre,
Mbremjet i mbajnë për krahu
Vec nesh edhe ata!
Mund të jenë, ndoshta,
Dhe kjo dëborë që bie,
Ky dimër
Që botën e tërë po e zbardh!
Të vdekurit ikin
E prapë vijnë na shohin,
S’rrinë dot pa ne
Që jemi ende gjallë!
Në këtë jetë
Shumë gjëra ndodhin,
Por është e pamundur
Të thuhen me fjalë!
-
-
Eris!Eshte mrekulli te kesh baba nje poet si Skender Rusi!Ai eshte Essenini korcar.i mrekullueshem ,i talentuar,qe i ka dhuruar Korces me dhjetra libra qe s'mbajne gje tjeter brenda vecse...PERLA!
-
-
Ja nje perle e te madhit Skender Rusi!
Nje fjale dashurie! Korces!
Jetoj ne nje qytet ne forme zemre.
Ku kitarat neteve marrohen!
Ku djemt' nuk rrine dot pa ta shkelur syrin
Dhe vajzave u pelqen te ngacmohen!
Jetoj ne nje qytet qe dremit!
Dhe zgjohet mbi supin e nje mali.
Ku dielli para se te nise udhetimin,
Derdhet pak mbi bronx te nje ushtari!
Jetoj ne nje qytet qe me deh.
Jo me vodke ,por me dashuri;
Ku cdo grua ne sy nuk te sheh,
Por te ndjek me sy kur nuk sheh ti!
Jetoj ne nje qytet,qe m'i fal ;
Te gjitha marrezite qe kam bere,
Si te gjithe edhe une jam mekatar
Ndaj dhe falem sic falen te gjithe!
Jetoj ne nje qytet qe me ngroh
Pa c'ka qe dimri eshte i teri prej bore
Une ia shkrij ate,ia kthej ne lot
Dhe si nje te dashur qe qan e mbaj per dore!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt