-
Deivi
Pjese nga Kapitulli 8 - Prove e frikshme
Nuk dija ēfarė po ndodhte, por kuptohej qė nuk ishte shenjė e mirė. Nuk dija ku tė veja e ēfarė tė bėja.
- David! Daviid! – po tėrriste dikush nga mbrapa.
U ktheva. Mes njerėzve qė vraponin nga tė gjitha anėt, pashė Mikaelin qė po vinte drejt meje duke ngritur dorėn lart pėr tė treguar vendndodhjen. Pasi mezi hapi rrugė, mė tha me njė frymė:
- Ku s’tė kam kėrkuar! Eja, duhet tė ikim!
- Nuk mundemi! – ia ktheva shkurt.
- E pse nuk mundesh? – tha hatėrmbetur. – Mua m’u mor fryma pėr tė ardhur deri kėtu e pėr tė tė dhėnė porosinė e babait tėnd! Ėshtė shumė i shqetėsuar! Mendonte se ishe gjithmonė mbrapa tij dhe tani qė nuk po tė gjen, ia vė fajin vetes.
- Po ti, pse duhet t’ia zbatoje porosinė? A nuk ishe i zemėruar me mua? Dhe, pse nuk erdhi vetė babi tė mė kėrkonte?
- Vėrtet mendon se do tė tė mbaja mėri nė kėtė rast? Babi yt, sa mė pa, rifitoi shpresat pėr tė tė gjetur, mė dėrgoi sepse mund tė ēaja mė lehtė, si mė i vogėl!
- Forca Mikael! Shiko pak rreth e rrotull! Nuk-kemi-nga-tė dalim! – ia ndava fjalėt njė nga njė e ia shqiptova mirė. – Atėherė? Cila ishte porosia e babit?
- E ē’rėndėsi ka? – tha Mikaeli duke parė vetėtimat i frikėsuar e i habitur. – Edhe po tė ta them porosinė, nuk do tė mund ta zbatoje!
Aq shumė kishte nxituar e aq shumė donte tė vinte tek unė, saqė nuk ia kishte vėnė veshin kėrcitjeve tė forta dhe nuk e kishte vrarė mendjen se nga venin vetėtimat. Paksa e ēuditshme, por edhe mallėngjyese: ai kishte bėrė gjithė atė mundim pėr mua!
Nuk munda tė kėmbėngulja qė tė ma thoshte, sepse nuk pata kohė. Ato vetėtimat qė pengonin kalimin nėpėr rrugė, pak nga pak filluan tė goditnin edhe nė mes, filluan t’i afroheshin qendrės.
Duke goditur njėra pas tjetrės nė pjesė tė ndryshme tė turmės, ato krijuan gjithmonė e mė shumė panik. Pastaj, mė nė fund, u bashkuan nė njė vend: nė qendėr tė gjithė atyre njerėzve, nė mes tė atyre rrugėve, dyqaneve, nė mes tė gjithė asaj kryevepre. Aty ku njė podium i shkrumbuar u rrethua nga flakėt. Disa flakė tė tmerrshme qė u pėrhapėn nė gjithė hapėsirėn e qėndrės. Flakėt filluan tė zvarriteshin kudo duke krijuar nėpėr kėmbėt e njerėzve njė qilim verdhakuq me gjuhėt e tyre. Pėrveē kėsaj, u shfaq edhe njė pikėpyetje tjetėr: “Pse flakėt nuk dogjėn asgjė e asnjė?” Nuk mund tė quheshin tė tilla nėse nuk gllabėronin gjė nė kthetrat e tyre!
- D... David! – klithi Mikaeli duke parė i tmerruar herė “origjinėn e flakėve”, herė kėmbėt e tij qė ēuditėrisht nuk po digjeshin e herė duke mė parė mua nė sy. – Mos mė thuaj qė po mendon tė shkosh atje!
- Nuk ėshtė nevoja tė mendoj!
- David, nuk mund tė shkosh drejt asaj gjėsė! Nuk duhet tė shkosh! Ėshtė... e frikshme! David, unė...
- Mikael! Tė paktėn njė herė, mė lėr tė bėj diēka pa mė folur ti! – thashė i nervozuar. – E di! Ti vure duart nė zjarr pėr tė ardhur kėtu e pėr tė mė dhėnė njė porosi...
I ktheva kurrizin dhe fillova tė ecja me nxitim.
- ...Tani unė do tė vė duart nė zjarr pėr tė gjithė ju! – shtova me zė tė ulėt.
-
-
Deivi
Pjese nga Kapitulli 14 - "Rruga e qumeshtit"
...U hodha pėrpjetė i mbuluar nga djersėt. Gjithēka ishte njė mankth, por mua m’u duk jashtėzakonisht i vėrtetė, m’u duk sikur gjithēka ndodhi nė realitet. U ngrita i tmerruar dhe mezi po mblidhja veten. Qėndrova ulur nė krevat duke patur frikė tė flija pėrsėri. Ishte natė vonė dhe motrat duhej tė ishin nė njė gjumė tė thellė nė dhomat e tyre. Rrezet e hėnės derdheshin bukur nė dhomė dhe ishin tė vetmet burime drite nė atė errėsirė qė e bėnte mė tė theksuar vetminė.
Fillova tė qaja nė heshtje. Nuk kisha tė drejtė tė shqetėsoja asnjė. E dija se ajo nuk do tė ishte nata e vetme qė do tė ngrihesha i frikėsuar. Mankthet do tė mė ndiqnin pėr njė kohė tė gjatė dhe unė nuk kisha tė drejtė t’ia thoja njeriu. Tė drejtat e mia ishin shuar me jetėn e Xhesjonit. Duhej t’i lejoja ato ėndrra tė mė shkatėrronin pak nga pak e tė shikoja veten se si ndėshkohesha pėr atė qė kisha bėrė.
Hodha sytė nga dritarja, kishte pllakosur heshtja. Qielli ishte me re, megjithatė, njė e ēarė diku nė tė lejonte hėnėn tė dukej hijshėm. U shtriva pėrsėri, vura dorėn pas koke dhe i ngula sytė tavanit. Duhej tė gjeja Redin, tė flisja me tė. Ishte e vetmja shpresė pėr tė gjetur njė fije qetėsie. Sado tė ishte i zemėruar me mua, ai duhej tė mė ndihmonte. Dhe meqė e dija qė ai nuk do tė vinte, do tė shkoja unė tek ai. Sapo tė gjeja njė mėnyrė pėr ta bėrė kėtė, do tė shkoja tė takoja Redin.
-
-
Deivi
Pjese nga Kapitulli 16 - Metodat Supreme
Tė premten kishim aktivitet pėr fundin e shkollės. Deri rreth orės dhjetė, qėndruam nė klasė me mėsuesen kujdestare duke kėrcyer e duke bėrė lojra. Kur dolėm, pikėrisht sa hodha hapat e parė jashtė derės pėrballė shkallėve, ndodhi ajo qė prisja tė ndodhte, pothuajse. Sa po zbrisja dy shkallėt qė ishin para derės - dhe mirė qė arrita t’i zbrisja - nga pas mė kapi dikush dhe tė dy ramė pėrmbys nė tokė pak mė para. Pasi erdha nė vete, pash afėr meje atė qė ma kishte bėrė kėtė: Redin.
- Ēfarė bėn? - u habita nga mėnyra se si kishte ardhur. Ēfarė, pėrshėndetje e kishte atė?
Pa i lėnė kohė tė pėrgjigjej, nė njė mėnyrė krejt tė pazakontė, njė vetėtimė u shkarkua mbi dy shkallėt dhe theu buzėt e njėrės.
- Oh, dreqin. Ēfarė ishte ajo? - ngrita sytė nga qielli.
Nga vendi ku duhej tė kishte dalė vetėtima, si i helmuar nė gjak, qielli filloi tė nxihej e tė sterrosej. Re tė zeza e tė dendura filluan tė pėrhapeshin nė gjithė hapėsirėn e tij kaltėroshe, mbuluan diellin dhe tani dukej si tė ishte njė natė e frikshme e dhjetorit e jo mesi i beharit.
- Ēfarė po ndodh? - ngela me gojė tė hapur.
- Ai u kthye! - tha Redi serioz sa s’kishte ku tė vente mė dhe papritur njė e rėnqethur mė zuri nga koka tek kėmbėt. - Abadon ėshtė kėtu!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt