-
i/e regjistruar
Shqiptaret Real
E hapa ket teme sepse nuk me vjen mire qe nje nga episodet determinues ne historin Shqipe eshte lene jashte librave te historis sone. Historia eshte rekordim ngjarjesh, dhe Shqiperia (nuk po them Iliria apo Epiri a Dardania) sepse keta ishin thjesht pjese te Shqiperis- para nja 2000 e ca vjetesh eksperiencoi nje nga ngjarjet me te medha ne historin e saj- krijimin per here te pare te nje shteti te vetem te bashkuar Shqiptar. Fragmentet vijues jane ekstraktuar nga nje liber qe ne kemi botuar kohet e fundit e qe eshte bazuar te burimet me te besuar te antikitetit. Hapni syte, vetem mos komentoni pa vend. Po e fillojme me kapitullin e pare e te dyte.
Zanafilla
Informacionet tona mbijetuese nė lidhje me Shqiperine e hershme, ne ate kohe njohur si Maqedoni, portretizojnė njė shoqėri jo shumė ndryshe nga ajo e kohėrave heroike tė kėnduara nga Homeri dhe siē paraqitet nė tekstet Hitite. Nė fakt, nė fazėn e saj tė herėshme mbretėria tė jep pėrshtypjen e njė replike tė vogėl e perandoris sė madhe Hitite, konsistuar, siē ajo ishte, nga njė konfederaci fisesh tė afėrm prirė nga njė familje e madhe mbretėrore nė parime feudale. Ishte ky koalicion fisnor ēfarė tė lashtėt njihnin si Maqedoni. Ja se ē'na thotė Strabo pėr fillimet e saj tė hershme nė gjeografinė e tij, shkruar nė fund tė shekullit tė parė P.K., por ėshtė e bazuar te historia gjeografike mė e vjetėr- ajo e Hekateus sė Miletus, kompozuar disa 500 vjet me herėt.
Cfarė quhet tani Maqedoni quhej nė kohėrat e mėparshme Emathia. Dhe ajo e mori emrin e tanishėm nga Makedon, njė nga prijėsit e saj tė hershėm. Dhe atje ishte gjithashtu njė qytet Emathia afėr detit. Tani njė pjesė e kėtij vendi ishte zaptuar dhe mbajtur prej disa nga Epirotėt dhe Ilirėt, por shumica e tij nga Botiaei dhe Thrakėt. Botiaei thuhet tė kenė ardh origjinalisht nga Kreta bashkė me Boton si prijės. Sa pėr Thrakėt, Pieres banonin Pieria dhe rajonin pėrreth Olympus; Pajonėt rajonet nė dy anėt e lumit Aksius (Vardar), qė pėr atė arsye quhet Amfaksitis; dhe Edoni, Bisaltae, Mygdones, dhe Sithones, reston e vendit deri te Strymon. Por nga tė gjithė kėta fise ata Argeadae, sic ata quhen, estabilizuan veten e tyre si mbizot sipėr tė tjerėve. (frag 11
Sa pėr Epirotet e Ilirėt) Mbi Epidamnus (Durrės) dhe Apollonia deri te malet Keraune banojnė Bylliones (te Orestae), Taulanti, Parthini, dhe Brygi. Diku atje afėr janė edhe minierat argjendė tė Damastium, ku Peresadues (Pirustai) dhe Enkelei, tė quajtur edhe Sesarethi (Desareti), sėbashku themeluan dominionin e tyre; dhe afėr kėtyre popujve jane gjithashtu Lynkestae, Deuriopus, Pelagoni dhe Elimeia. Nė kohėt e hershme kėta popuj udhėhiqeshin secili nga dinastia e vetė atyre, por mė pas, ngaqė njė fis apo tjetri mbizotėronte pėrherė mbi tė tjerėt, ata tė gjithė pėrfunduan nė perandorin Maqedone, me perjashtim tė disave qė banonin mbi Gjirin e Jonit. Dhe nė fakt rajonet pėrreth Lynkus, Pelagonia, Orestias dhe Elimeia, quheshin Maqedoni e Sipėrme; disa madje e quajnė tė gjithė vendin deri te Kerkyra (Korfuzi) Maqedoni, duke pohuar si aryse tė tyre se nė tonsurė, gjuhė, pelerinė tė shkurter, dhe gjėra tė tjera tė atilla, pėrdorimet e banoreve janė tė ngjashme. (7.7,8)
Kontua e Strabos megjithėse pak e ngatėrruar na jep njė pėrshtjellim tė mirė rreth situatės politike dhe gjeografike nė Maqedonin e hershme, duke e bėrė tė qartė se mbretėria si tėrėsi sishte njė entitet etnik, siē mendohet zakonisht, por vetėm njė njėsi territoriale banuar nga popuj tė origjinave tė ndryshme, sjellė sėbashku si rezultat i ndryshimeve politike Ballkani jugor po kalonte nė periudhat ndjekur Erat e Zeza. Nėse emri vendit me tė vėrtetė origjinoi nė Emathia nė Greqin veriore, apo klajmimi ishte vetėm njė legjend, nuk mund tė thuhet me siguri, por meqė ai nuk kishte kuptim definitiv etnik, kjo ka pak rėndėsi. Pėr mė tepėr, ne nuk kemi evidencė konkluzive tė sugjeroj se banorėt vetė e quanin vendin e tyre Maqedonia. Siē ne e shikojmė, nė listėn e Strabos asnjė fis smbante emėr tė tillė, e po ashtu nė burime tė shumtė tė tjerė, dhe kėshtu nuk ėshtė ēudi qė termi nė fillim pėrdorej vetėm nga Grekėt si njė emėr i pėrgjithshėm tė pėrshkruaj territoret e papėrcaktuar nė veri te tyre. Ishte pak a shumė si nė rastin e Epirit, apo Thrakias, emrat e tyre tė derivuar nga Greqishtja por ishin tė palidhur etnikisht me ndonjė nga fiset vendas, tė cilėt padyshim kishin terma tė ndryshėm tu referohen vetvetes. Ajo qė ka rėndėsi nė rastin e Maqedonis ėshtė identiteti dhe origjina e kėtyre Argeadae misterioz, sepse ishin mbretėt e tyre qė duke ekspanduar pushtetin e tyre vazhdimisht formuan shtetin Maqedon siē ne e njohim atė. Pa kėta Argeadaet atje fare mirė mund tė mos kishte patur ndonjėherė Maqedoni, dhe emri saj do ishte zhdukur nga faqet e historisė prej kohėsh, si atyre tė popujve antik tė tjerė tė shumtė.
Tani megjithėse Strabo nuk na thotė ekplicitshėm cili nga pesė grupet etnik kryesor tė tij nė Maqedoni- Epirotė, Ilirė, Botiae Grekė, Thrakė e Pajonė- mund tė identifikohet me Argeadaet themelues, ai bėn tė piketoj te Epirotėt dhe Ilirėt sėbashku kur staton se ishin ata qė duke u munduar tė sundojnė pėrherė njėri tjetrin hodhėn themelet e shtetit tė ri. E njėjta pamje mundet gjithashtu tė deduktohet nga evidenca mbledhur nga burimet e tjera antik, se ekspansioni nė Maqedoni kishte qė nė fillim ndodhur nė njė drejtim jugut e juglindjes, me Epirotėt dhe Ilirėt duke aneksuar fiset e tjerė fqinjė, dhe jo anasjelltas. Historiani Athinas Thukydides nė veēanti bėn njė dallim tė mprehtė midis popujve tė nėnshtruar nė Maqedoni- Pierians, Botiae, Pajonė dhe fise tė tjera Grek dhe Thrak deri te lumi Strymon- dhe atyre pushtues qė ai i quan Maqedonė Propėr. Pėr kėta tė fundit ai jep jo pėrcaktim etnik apo kufinjė fizikė, por mund tė inferohet se bėhet fjalė per fiset Shqiptar tė Epirotėve dhe Ilirėve nga pėrjashtimi tyre nė listėn e fiseve subjektė nė Maqedoni. Ne duhet tė mbajmė nė mėndje se Ilirėt kėtu s'duhen ngatėrruar me ata Illyri propėr nė veri tė Maqedonis qė kishin territorin e vet tė veēuar dhe udhėheqėsit e vet. Shpesh herė historianėt antik ishin tė inklinuar tė pėrdornin termin Ilirė pėrgjithėsisht tė dallojnė fiset Shqiptar nė Maqedoni nga popujt konsistuent tė tjerė tė saj, padyshim nė bazė tė ngjashmėrisė sė zakoneve dhe gjuhės sė tyre me ato tė Ilirėve propėr.
Sa pėr emrin vetė, tradita mban se Argeadae kish derivuar origjinalisht nga ai i qytetit tė Argos sė Orestae Epirot,dhe ishte fillimisht pėrdorur tė denotoj familjen mbretėrore udhėheqėse tė tij. Ajo thuhej tė ishte themeluar sė pari nė shekullin e 11tė nga njė farė Karanus, mbreti i Lapethae- emri Pellazg i Epirotėve, sot njohur si Labėt, tė cilėt u ndoqėn nga tokat e tyre nė Thesali nga migrantėt Indo-Eu Grek. Madje thuhej se Karanus dhe Lapethaet e tij bėn njė pėrballim tė pasuksesshėm nė betejė kundėr Dorianėve Grek prirė nga Herakliu para se finalisht tė largohen pėr Maqedoni. Sipas Justin, arratisja u asistua nga njė stuhi tejet e mjegullt, armiqtė e tyre tė pamujt ta perceptonin planin e tyre, kurse ata u prin nga njė kope dhish nė njė qytet nė Emathia; dhe nė kujtesė tė njė pėrfitimi kaq tė madh, Karanus emėroi qytetin Edisa Aegae (E dhise E gjeja), dhe adoptoi brirėt e kafshės si emblem dekorimi tė pėrkrenares sė tij mbretėrore (njė praktik ende nė pėrdorim nė Mesjetė nga mbretėt Shqiptar).
Nėse Karanus ishte nė ndonjė mėnyrė i relatuar me atė Korono Kaineides pėrmendur nga Homeri si lideri i Lapethae heshtarė nė Luftėn e Trojės, smund tė thuhet me siguri, por ai ishte shoqėruar nė vendbanimin e ri nga djali i Agamemnonit, Orestes, pas sė cilit rajoni u emėrua. Sipas Strabo, ishte Orestes ai qė themeloi kryeqytetin Argos, ndoshta nė pėrkujtim tė qytetit tė vjeter tė tij nė Peloponez i humbur ndaj invaduesve Dorian.
Duke u bazuar te storia e themelimit tė Argeadae, ne mund tė presim se nga fiset Shqiptar nė Maqedoni Orestaet e Epirit ishin ata primus inter pares, me mbretėt e tyre ata pėrgjegjės pėr ekspansionin momentos nė Emathia e matan. Mirėpo, situata duket tė ketė qėnė disi e komplikuar, meqė evidenca letrare tregon se atje ishin mė tepėr se njė fis qė Argeadaet sundonin dhe, mė ēuditėrisht, Orestae nuk ishin as ata kryesuesit, ata qė Thukydides quan Maqedonė propėr. Ėshtė e vėrtetė se Orestaet ishin tė rėndėsishėm nė ēėshtjet e Maqedonis, militarisht dhe ekonomikisht, tė paktėn qė nga fundi Erave tė Zeza, dhe ata ishin tė parėt nga Shqiptarėt tė ekspandohen nė Emathia, dhe tė parėt tė mundur tė presin monedhimin e tyre tė vetė bashkė me dy popuj pak mė tė fuqishėm Epirot- ORRHESKI (Ersekė) dhe TYNTANOI (Atintani); por suksesi tyre ishte kufizuar nė perėndim te Emathias dhe pushteti tyre e influenca nuk u pėrhapėn kurrė matan lumit Aksius. Kompliciteti kėtu qėndron kryesisht te struktura fisnore e shoqėris Shqiptare dhe sistemi udhėheqės i pėrgjithshėm i saj qė vendoste familjet e mėdha prijėse fisnike nė majė tė shkallės shoqėrore. Familje tė tilla mbretėrore ishin natyralisht tė inklinuara tė mbanin lidhje tė afėrta me dinasti tė tjera fqinje, dhe kėshtu duke formuar njė elitė tė gjerė udhėheqėse, si nė rastin e sistemit udhėheqės Hitite tė diskutuar mė sipėr. Nė kontekstin e politikave Maqedone, ky parim do klasifikonte ēdo fis konfederatė Shqiptar si njė Argeadae sa kohė qė familja e tij prijėse ishte relatuar nė njė mėnyre apo tjetėr me atė tė zėbritur nga Karanus origjinal- edhe njė ujdi e thjeshtė martesore mjaftonte pėr njė lidhje tė tillė. Prandaj, referimi i Argeadae si fisi me pushtet suprem nė Maqedoni nga historianėt antik nuk implon domosdoshėm tė nėnkuptoj Orestaet e Epirit ku dinastia u themelua pėr herė tė parė, por ēndonjė fis, apo fise, tė tjerė tė afėrm qė kryesonin nė Maqedoni, ngaku dhe opinioni i Strabos se ata ishin nė zėnka konstante pėr mbizotėrim.
Tani nga lista e popujve Shqiptar nė Maqedoni, Orestae, duke qėnė njė nga mė tė mėdhenjtė e Epirotėve, zgjatur nga Emathia deri te gjiri Jonit nė perėndim, ishte natyrale tė mbante lidhje tė ngushta me shumė prej tyre. Me njėrin, ama, Orestae duket tė ketė qėnė shumė i pėrafėrt. Ky ishte Desareti i fuqishėm, atėherė duke okupuar tokat pjellore pėrreth liqeneve. Tė dy popujt ishin qė nė fillim aq tė ngushtė saqė Hekateus i rendit ata tė dy midis ethnove Epirot. Statimi Strabos atėherė se Enkelei ishte njė me Desaretin mund tė shpjegohet vetėm duke asumuar se edhe ata ishin njė prej atyre, tė udhėhequr nga e njėjta dinasti mbretėrore Argeadae. Dhe po ashtu mund tė thuhet pėr Pirustain, apo, siē Strabo e quan atė, Peresadues. Ky fis i fuqishėm ishte fqinjė e, me raste, rival i rrezikshėm i Enkeleit, duke okupuar rajonin e pasur nė lindje dhe verilindje te M. Skardus (Korab), me qėndrėn e tij ekonomike nė Alorus (Tetovė). Enkelei, nga ana tjeter, shtrihej direkt nė perėndim, pėrgjatė luginės sė Drinit tė Zi deri te konfluenca e tij me Drinin e Bardhė. Minierat argjendė tė Damastium ku ata themeluan sėbashku njė dinasti mendohet tė kenė qėnė lokalizuar diku nė afėrsi tė Doberus (Dibėr) nė kufirin e tyre.
Kėtij grupi popujsh tė afėrm u ėshtė shtuar njė fis tjetėr njėsoj i rėndėsishėm nga gjeografi Romak Pliny. Ai ėshtė Parthini i luginės sė Shkumbinit, pėr tė cilin statohet ti pėrkiste tė njėjtės gentes si Desareti- Maqedonas. Pėr mė tepėr, Pliny e vendos kufirin verior tė Parthinit te lumi Drin i bashkuar nėvend tė Erzenit, dhe kėshtu duke impluar se Brygi gjithashtu ishte njė me ata. Relativisht pak dihet rreth kėtij grupi fisnor, por ekzistenca e gjatė dhe e vazhdueshme e tij nė luginėn e lumit Mat ėshtė atestuar nga shumė burime antike, dhe i janė referuar prej disa emrash: Brygi (Brygoi) nga Strabo; Abroi nga Hekateus; dhe Albanoi nga Ptolemi, i cili emėron kryeqėndrėn e tij si Albanopolis (ndoshta Kruja).
Tė gjithė fiset e lartpėrmendur shfaqen tė kenė pas kontakt tė ngushtė me Orestaet qė kur kėta u ngulėn sė pari nė rajon nė shekullin e njėmbėdhjetė P.K. Kjo duhet tė ketė qėnė parėsisht nga pozicioni gjeografik i favorshėm i tyre, qė ndihmonte sė tepėrmi tregtin nė Shqipėri e matan, meqė pothuajse tė gjitha rutėt kryesore qė lidhnin Egjeun verior me Adriatikun kalonin pėrmes kėtyre fiseve, me njėrėn nga ato, mė vonė emėrur nga Romaket Via Egnatia, pėrdorur ende sot si njė nga rrugėt mė tė rėndėsishme nė rajon. Njė lidhje fizike e tillė, kombinuar me njė diversitet tė pasurive natyrore gjetur nė tokat e tyre- ara pjellore dhe alluviuse pėr bagėti e bujqėsi nė Orestae vetė dhe metale tė pasur nė fiset nė veri, kontriboj shumė nė sjelljen e kėtyre popujve akoma mė afėr nė mėnyrė qė tė pėrmbushnin sa mė mirė nevojat e tyre ekonomike dhe shoqėrore. Gradualisht kjo ēoi nė bėrjen e atyre tė njė njėsie fisnore qė udhėheqėsit e tyre u duhej ta forconin sipas zakonit me anė tė aleancave dhe lidhjeve familjare, njė proēes qė pėrmes periudhės sė kohės i dha lindje Familjes sė Madhe Argeadae. Ne kemi njė paralel historik tė kėtij evolucioni politik e shoqėror nė njė periudhė njėsoj tė rėndėsishme nė historinė e Shqipėrisė- krijimi i shtetit tė Arbėrit nė Mesjetė, qė sishte tjetėr veēse njė aleancė fisnore e ngjashme e tė tė njėjtėve grupe fisnorė, sjellė nė njė 'besėlidhje' nga familja mė e fuqishme udhėheqėse nė atė kohė nė Shqipėri, Kastriotėt. Dhe nuk ėshtė ēudi qė nė tė dyja periudhat territoret e fiseve ne fjalė ti korrespondojnė gjeografikisht saktėsisht njėri tjetrit, derisa nuk ka arsye tė mirė tė dyshohet besimi se Kastriotėt e kishin linjėn e tyre tė pasardhjes direkt nga Argeadaet tanė.
Zgjatja e pushtetit dhe influencės Argeadae mbi territoret e tjerė Shqiptar nė Maqedoni nuk ēoi nė ndodisa ndryshime themelorė, por ishte vetėm njė pėrhapje dhe elaborim i sistemit politik bazor tė atėhershėm Pellazg, me Familjen e Madhe duke ndarė pushtetin me familjet e tjera aristokratike nė proporcion tė fuqisė ushtarake tė se cilės. Kėto zakonisht sundonin mbi njė nga kantonet qė janė tipar natyror tė kėsaj zone. Elimeia direkt nė veri tė Orestit, fshatrat e tij pėrgjatė luginave tė lumenjėve Devoll dhe Osum kontrollonin rutėt ardhur nga fusha e Korēės drejt Adriatikut jugor, me kryeqėndrėn e tyre te Elimaj (Irmaj). Lynkestae dhe Pelagoni nė rajonin nė lindje tė tokėliqeneve siguronin akses pėr fushat e Emathias nga perėndimi pėrgjatė Via Egnatia, dhe pėr fiset Pajone nė lumin Aksius. Dhe sė fundi Taulanti maritimė nė bregun Adriatik lidhte anėn perėndimore tė Maqedonis me fiset Ilire nė veri tė Drinit tė bashkuar. Fleksibiliteti i njė sistemi tė tillė udhėheqės i lejonte Argeadaet tė krijonin lidhje pėrfituese tė mėtejshme midis familjeve aristokrate tė tjera nė sundim matan kufijve Maqedon, sidomos nė Dardani, Iliri dhe Epir, tre fise tė fuqishėm tė tjerė Shqiptar. Ishte nga krijimi i lidhjeve tė ngushta me kėta fise tė mėdhenjė ajo qė mė nė fund ēoi nė bėrjen e Argeadae Maqedon njė fuqi dominiuese nė rajon, e mė vonė nė njė botėrore.
Dardania shtrihej direkt nė veriperėndim tė Maqedonis duke okupuar njė territor tė gjėrė, mė tepėr malor, i zgjatur drejt veriut deri te Autariati dhe Skordiski nė legenin e Danubit. Vendi ishte, si Maqedonia, i pasur nė metale tė ēmuar, veēanėrisht arė dhe argjendė, dhe strategjikisht i ndodhur tė kontrollonte tė dyja rutėt tregtare kryesore qė lidhnin Egjeun me Danubin dhe Adriatikun. Nga kėto njėra ndiqte kursin e Aksiut nė fillim nėpėr tokat e Pajonėve Dardan, dhe pastaj pėrmes Dardanėve perėndimor, ku ajo ndahej nė dy drejtime, me njėrin tė vazhduar veriut pėrgjatė luginės sė Ibarit pėr te territori i Autariatit, dhe tjetri kthyer perėndimit pėr Dalmatia dhe Adriatik. Ruta tjetėr tregtare ndiqte luginėn e Strymonit veriut, duke takuar nė territorin e Dardanėve lindor, njohur edhe si Agrianė, atė tė Moravės, pėrmes sė cilės mundej tė arrihej pastaj lumi i madh Danub.
Nė perėndim tė Dardanis dhe veri tė Maqedonis shtrihej mbretėria e vogėl Ilire, me fiset e saj duke banuar pėrgjatė bregut malor tė Adriatikut jugor. Nga kėta ishte ai mė jugori, tė cilin Pliny e quan Illyri propėr dhe e vendos diku nė afėrsi tė liqenit Labeatus (Shkodrės), ai qė mbante zakonisht marrėdhėnie tė mira me Argeadaet, ndonjėherė madje duke u bėrė pjesė integrale e shtetit tė tyre. Kurse restua e Ilirėve, emėrsisht Ardiaei e Pleraei, ishin mė tė inklinuar tė anonin nga fqinjėt e tyre verior Dalmatėt, probabilisht nga preferenca e atyre tė gjithėve e tė qėnit tė lidhur ngushtė me detin, duke jetuar kryesisht me anė tė peshkimit dhe lundrimit, nė tė cilin Ilirėt ishin tė famshėm si marinarė shumė tė aftė. Sipas Strabo, ky aktivitet i pėrgjithshėm i popullsisė Ilire inkurajohej nga mospjelloria e tokave gurore tė tyre qė tė mbėshteste kultivimin e drithėrave tė ndryshėm, megjithėse ai shton se dheu ishte i mirė pėr rritjen e disa llojeve tė pemėve frutor, veēanėrisht hardhia qė siguronte verėn e shumė kėrkuar, pijen e tyre kombėtare.
Epir ishte emri dhėnė kolektivisht nga Grekėt fiseve mė jugor e tė afėrm Shqiptar nė kufij me tokat Helene; nė kohėrat Homerike ata njiheshin probabilisht si Lapethae, nga ku ndoshta ka derivuar termi Labėt nė pėrdorim ende sot. Pėrveē Orestae i madh, dy grupet fisnor kryesor tė tjerė Epirot ishin Kaonėt dhe Molosėt. I pari zgjatej pėrgjatė bregut tė Jonit nga Gjiri i Vlorės deri te Akarnania Greke nė jug, dhe tjetri okuponte luginat e lumit mė tė madh nė rajon- Vjosa. Nė pėrgjithėsi Epirotėt ishin njė popull agrikulturor, tė marrė kryesisht nė rritjen e bagėtive, tė imėta dhe tė trasha, dhe nė veēanti kopet e tyre tė lopėve njiheshin pėr shkėlqyeshmėrin e tyre nė tė dyja madhėsinė dhe sasinė e qumėshtit tė kafshėve. Ishte ndoshta nevoja e Epirotėve tė kishin akses tė lehtė tė kullotave dimėrore nė rajonin e Myzeqesė qė mbretėt e tyre ishin gjithmonė tė gatshėm tė mbanin marrėdhėnie disi miqėsore me Maqedonėt nė kontroll tė tyre.
Mbretėrimi i Filipit II tė Maqedonis, 359-336 P.K.
Megjithėse data e saktė e besėlidhjes Shqiptare qė sinjaloi krijimin e shtetit Maqedon nuk dihet e sigurtė, ndaj fundit tė shekullit tė gjashtė Argeadaet ishin tanimė duke u ekspanduar nė Emathia dhe matan, kėshtu qė ajo mund tė vihet jo gjatė para kėsaj kohe. Njė periudhė e mundėshme ėshtė mesi atij shekulli, kur monedhimi i pasur dhe i variuar i aleancės, prerė patjetėr te ofiēina e Damastium, fillon tė qarkulloj sė pari nė zonė. Sido qė tė jetė, nuk ka dyshim se ishte pėr shkak tė ngritjes sė papritur tė Argeadave nė pushtet dhe pushtimeve tė suksesshme tė tyre qė Maqedonia filloi tė tėrheq sė pari vėmendjen e autorėve antik. Mbreti parė historik i saj ėshtė rekorduar si Amintas I, i cili thuhej tė ishte i shtati nė linjė nga Brygiani Midas, udhėheqėsi illustrioz Argeadae i shekullit tė tetė i cili vetė zėbriste direkt nga Karanus origjinal. Nėn Amintas pushteti Argeadae nė rajon u rrit nė njė shkallė tė konsiderueshme, mirėpo pushtimet e tij u prenė shkurt nga invadimi Persian i Evropės ne 512. Jo vetėm kaq, por Amintės ju desh tė dorėzoj tėrė territoret e sapo zaptuar, probabilisht nė shkėmbim tė aleancės me Persianėt dhe pavarėsisė sė fiseve tė sipėrm, qė duken tė mos jenė cėnuar nga invadimi. Vetėm pas vdekjes sė Amintės, dhe kur Persianėt e mundur ishin larguar nga Evropa, qė djali dhe suksesori tij Aleksandėr I vazhdoi tė zgjeroi pushtetin Shqiptar akoma mė tej. Ishte gjatė sundimit tė tij qė Argeadaet morėn nga Grekėt dhe Thrakėt tėrė tokat deri te M. Olimpus nė jug, dhe deri te lumi Strymon nė lindje, dhe kėshtu pothuajse duke dyfishuar territorin e tyre. Gjithashtu falė aftėsive tė rralla diplomatike tė mbretit tė ri shumė fise verior Shqiptar u bashkuan me Argeadaet gjatė kėsaj kohe. Aleksandri thuhet nga Justin tė ketė sunduar mbi tėrė vendin deri te malet Haemus, duke impluar se konfederatėt e rinjė ishin Dardanėt dhe Ilirėt, sepse Haemus ishte vargmali zgjatur nga Deti Zi deri nė Adriatik. Kėto suksese papreēedente e bėnė Aleksandrin mbretin mė tė pasur Shqiptar deri atėherė, kurse Maqedonia arriti kulmin e saj nė zhvillim e pėrparim, duke u bėrė fuqia kryesore nė rajon, ekonomikisht dhe ushtarakisht.
Mirėpo, me vdekjen e Aleksandrit nė 452 ēdo gjė humbi, ngaqė djemtė e tij duke rėnė nė njė mosmarrėveshje tė hidhur, shkaqet e sė cilės ngelen njė mister, pėrfundimisht hodhėn vendin nė njė luftė civile qė do vazhdonte me intervale tė shkurtėr pothuajse njė shekull, deri te aksesioni nė fronin Maqedon tė Filipit II, babai Aleksandrit tė Madh. Kursi vėrtetė i ngjarjeve tė konfliktit, apo kush saktėsisht mori pjesė nė tė, nuk dihen me siguri, meqė informacionet tona pėrreth situatės nė Maqedoni gjatė kėsaj periudhe janė shumė tė kufizuara dhe fragmentare. Megjithatė, nga ēfarė ne dimė mund tė inferohet se lufta, megjithėse nė pėrgjithėsi e dėmshme pėr ekonomin e vendit, ajo pati pak efekt mbi popullin e thjeshtė, ngaqė ngjan sikur barra e saj binte mė tepėr mbi fisnikėrin e tij. Kėta duket tė jenė ndarė qė nė fillim nė dy faksione kryesor, secili nė mbėshtetje tė njė nga degėve origjinal tė Familjes sė Madhe Argeadae, njėra nė sundim mbi Enkelein, tjetra mbi Pirustain. Ēdo parti kishte pėrkrahėsit e saj, qofshin kėta nga pėrbrenda fisit tė vet, jashtė Maqedonis tėrėsisht, dhe madje nga rivalėt e tyre. Duket sikur fisnikėria Pirustae ishin tė bashkuar rreth udhėheqėsve tė tyre, dhe ata kishin si aleat kryesisht Lynkestaet dhe Pelagonėt. Ndėrsa rivalėt e tyre ngjajnė tė kenė qėnė tė pėrcarė, me fiset mė jugor pėrreth liqeneve besnik ndaj udhėheqėsve Enkelei, tė pėrkrahur nga Elimioteat dhe Oresteat, kurse rajonet mė verior ku Damastion ndodhej dhe, probabilisht, Brygi nė perėndim mbanin anėn e Pirustait.
Filipi i pėrkiste degės sė familjes Argeadae qė sundonte mbi Enkelein jugor. Ai ishte djali vogėl i Amintas III (nipi Aleksandrit I dhe djali Filip Arridaut) dhe gruas sė tij tė dytė Euridika, vajza e njė fisniku tė shquar nga klani Enkeleit tė defektuar tė quajtur Sirrhas (Siteas), dhe gjithashtu mbesa e mbretit Lynkest Arrhabeu. Kjo martesė ishte kryer nė fillim tė karrierės sė Amintas, dhe padyshim si njė mjet pajtimi dhe paqėsimi midis familjeve prijėse nė zėnkė. Dhe kjo duket tė ketė punuar, meqė gjatė tėrė sundimit tė tij Aminta nuk kishte patur probleme serioze nga fisnikėria Shqiptare. Edhe Pirustai ngatėrrestar shfaqen tė kėnaqur me mbretėrimin e tij, dhe martesa e njėrit prej princave tė tyre nga Alorus (Tetovė) quajtur Ptolemi me ēupėn e mbretit, Erjona, illustron lidhjet e ngushta midis dy familjeve udhėheqėse. Mirėpo, me vdekjen natyrale tė Amintas nė 370, lufta midis fiseve shpėrtheu prapė. Shkaqet dhe natyra e saj, sikurse e para, ngelen tė paditura, por protagonistėt u pėrkisnin tė njėjtėve faksione. Dy vėllezėrit mė tė mėdhenjė tė Filipit, Aleksandri e Perdika, tė dy humbėn jetėn e tyre gjatė trazirave. I pari u vra pabesisht gjatė njė valleje lufte nga njėrėzit e kunatit tė tij Ptolemi nė 369, tjetri nė 360 gjatė njė beteje vendimtare kundėr Pirustait, kėtė herė prirė nga njėfarė Bardhyli, patjetėr suksesori i Sirrhas. Meqėnėse djali i Perdikės, Amintas, ishte akoma femijė, fisnikėria e Enkeleit besnik caktoi regjent xhaxhain e tij Filipin, atėherė 23 vjec.
Nė kohėn e marrjes sė pushtetit nga Filipi, rivalėt dhe kushėrinjtė e tij Argeadae prirė nga Pirustai ishin bėrė tepėr tė fuqishėm tė merreshe me ta. Ata mbase patėn humbur disa nga mbėshtetėsit e tyre midis Enkeleit verior dhe Lynkestae gjatė sundimit tė Amintės, por nė tė njėjtėn kohė ata kishin formuar aleanca dhe lidhje tė reja me fiset Dardane nė veri, tė cilėt nė atė kohė ishin fuqia ushtarake kryesore nė Shqipėri.Vecanėrisht me Dardanėt jugor nė anėn tjetėr tė Korabit Pirustai kishte farkėtuar njė lidhje tepėr tė ngushtė gjatė kėsaj periudhe, dhe sėbashku ata ishin bėrė mjaft tė fuqishėm tė zgjatin pushtetin dhe influencėn e tyre te tėrė tokat Shqiptare deri nė Epir, pėrfshirė Damastion e pasur. Padyshim Filipi ishte mirė i vetėdijshėm pėr kėto fakte, dhe kėshtu pėr momentin ai as qė mendonte tė provonte ti luftonte ata, sic bėnė vėllezėrit e tij, por ju kthye njė taktike tė pazakontė pėr njė mbret Shqiptar. Kjo do pėrfshinte cndonjė mėnyrė tė mundėshme, sado mashtruese apo joburrėrore ato mund tė ngjanin, ngaqė pėr Filipin, shkruan Justin, asnjė metodė e mposhtjes sė kundėrshtarėve tė tij nuk i dukej e ndyrė, dhe tė insinuonte veten me shokė dhe armiq, ishte zakoni tij i pėrditshėm.
Sė pari, mbretit tė ri i duhej tė pranonte pa kushte kryezotnin e Pirustait, duke u premtuar atyre njė haraē vjetor, e sipas zakonit tė martohej me njė nga princeshat e tyre me emrin Audata, mbase ēupa e Bardhylit. Kjo nuk ishte martesa e tij e parė me njė grua Shqiptare, dhe as e fundit. Ai ishte martuar pėrpara me njė princeshė Elimiote, dhe gjithashtu kishte marrė gra nga familjet udhėheqėse Dardane dhe Ilire. Por mė e rėndėsishme ishte ndoshta martesa nė 357 me princeshėn Labe Myrtalia, njohur mė mirė si Olimbia,mbesa e mbretit Molos Alketi, vetė i afėrm me Dardanėt e fuqishėm. Nga kjo lidhje njė djalė lindi vitin tjeter, Aleksandėr, tė cilin Filipi e njohu si trashėgimtar tė tijin legjitim.
Aleancat dhe lidhjet e Filipit me familjet kryesore udhėheqėse nė Shqipėri ishin me efekt pozitiv tė menjėhershėm. Sė pari, ai kishte tani epėrsi tė plotė mbi ndonjė rival tjetėr pėrbrėnda degės sė vetė Argeadae, ngaqė kėta nuk mungonin kurrė, dhe gjithashtu i fitoi atij miratimin e fisnikėris tė caktohej mbret nė vend tė vogėlushit Amintas. Dhe sė dyti, e mbase mė e rėndėsishmja, Filipi tani kishte tė shumė kėrkuarėn liri politike e ushtarake nė vend, tė njėjtin advantazh babai tij pati fituar dikur. Kjo i dha atij mundėsi e kohė pėr riorganizimin e ushtrisė sė tij qė ai e kishte planifikuar prej kohėsh. Kjo pėrfshiu shumė reforma tė reja, por mė kryesorėt ishin pajisja e kėmbėsorėve me njė ushtė rreth 5 metra tė gjatė nė vend tė heshtės sė zakonshme tre metroshe; shtimi konsiderueshėm i trupave kėmbėsorė tė aftė tė formojnė Falanksin e famshėm, ose Ushtria, siē ai quhej nga Maqedonėt; dhe krijimi njėsive tė rinjė me trupa pajtuar kryesisht nga fise aleat Shqiptar. Filipi gjithashtu shpiku disa mjete rrethimi tė sofistikuara tė mundėshme tė kapin qytete tejet tė fortifikuar, pa pritur pėr banorėt tė thahen urie. Sipas Diodorus, kėto ndryshime u adaptuan pa ndonjė vėshtirėsi nga Maqedonėt falė prirjes sė mbretit tė merrej me ushtarėt, duke i trajtuar njėsoj dhe si shokė tė gjithė burrat, gjeneralė e ushtarė tė thjeshtė, dhe ai shikonte ti bėnte ata pėr vete me anė tė dhuratave dhe premtimeve nė besnikėri tė plotė. Ofertat pėrfshinin padyshim para dhe toka nga pushtime prospektivė, dhe ato u ishin hapur patjetėr Maqedonėve tė tij po ashtu dhe fisnikėve nga fiset e tjerė Shqiptar. Kjo bėri qė shumė shpejt numra tė gjerė burrash tė dynden nė radhėt e Filipit, dhe, sipas Demosthenes, shumica e tyre vinin nga fiset aleat Shqiptar me 'gjeneralėt e vet tė huaj', tė njohur si Shokėt e mbretit dhe tė famshėm pėr aftėsitė e tyre luftuese. Filipi ēdo gjė qė zotėronte, apo qė do fitonte nga fushatat, ai do e ndante me kėta burra, dhe kėshtu numri tyre shtohej gjthnjė e mė tepėr. Ne jemi informuar se nė veēanti Dardanėt lindor, njohur mė mirė si Agrianė, dhe disa nga Pajonėt u bėnė shumė tė afėrm me Filipin gjatė kėsaj kohe, duke i siguruar atij rezorca tė pafund trupash tė aftė.
Me ushtrin e tij tė re Filipi hyri nė Pajonia nė 358 nė pėrkrahje tė njė mbreti aleat, dhe pasi vuri atė suksesshėm nė pushtet dhe kishte shtuar Pajonėt ushtris sė tij, ai erdhi nė territorin e Pirustait ti japi fund njė herė e pėrgjithmonė zėnkės sė tyre tė vjetėr. Bardhyli u gjet krejt i papritur, probabilisht ngaqė nuk e priste qė burri ai i kishte dhėnė ēupėn pėr grua do i kundėrvihej kaq shpejt vjehrrit tė vet. Prapė se prapė shumė shpejt ai mundi tė mbledh njė ushtri tė mjaftueshme, por pa ndonjė kontigjent Dardan, tė cilėt kėtė herė duken se zgjodhėn neutralitetin. Dhe kjo ishte ndoshta faktori kryesor nė ofertėn e mbretit tė vjetėr pak para luftimit tė njė paqeje tė status quo midis dy familjeve, ose mbase ai u ndie se mund tė evitonte njė betejė tė kotė. Mirėpo, Filipi ishte njė burrė ambicioz. Duket sikur nė kėtė kohė ai i kishte vėnė syrin gadishullit Ballkanik, pushtimi suksesshėm i tė cilit kėrkonte akses tė lirė dhe pa limit tė tėrė rezorcave Maqedone, ekonomike dhe ushtarake, sidomos minierat e pasura tė Damastium, atėhere kontrolluar nga Pirustai. Ai prandaj hodhi poshtė ofertėn e Bardhylit.
Dy ushtritė u takuan nė verė diku afėr Lyknidit (Ohrid). Versioni Diodorus i betejės nė tė cilin dy anėt luftojnė ashpėr pėr ca kohė, derisa kalorsia e Filipit u mori krahėt Ilirėve dhe bėri qė ata mė nė fund tja mbathin, duke lėnė nė fushė mbi 7,000 tė vrarė, ėshtė padyshim fikcioz, shpikur probabilisht nga historianė tė mėvonshem tė lartėsonin aftėsitė ushtarake tė Filipit. Po tė kishte qėnė atje njė fitore e tillė e qartė, do ishte e pazakontė pėr Filipin tė mos impozonte kryezotnin e tij pa kushte mbi Pirustain. Por nėvend tė kėsaj ai pranon traktatin e paqes propozuar origjinalisht nga Bardhyli, dhe madje e lejon mbretin e vjetėr tė rimbaj pushtetin dhe titullin e vet.
Mė e besueshme ėshtė kontua e Polyaenus se Filipi fiton me mashtrim. Ai i kėrkoi Bardhylit armėpushim gjatė betejės tė retrivoj tė vdekurit e tij, dhe kur kjo u grantua ai me shpejt dėrgoi kalorsin e tij pėrqark ijėve Pirustae tė sulmojnė prapavijėn e tyre tė pambrojtur. Kjo mjaftoi tė hutojė trupat e Bardhylit, dhe ata ja mbathėn pa rezistencė tė mėtejshme. Duhet tė ketė qėnė mė pas kur Bardhyli dėrgoj ambasadorėt e tij tė ankohen pėr thyerjen e ligjit tė luftės nga Filipi, qė paqja midis dy mbretėrve ishte probabilisht konkluduar, dhe me atė lufta civile njė shekullore nė Shqiperi kishte mė nė fund mbaruar.
Filipi tani ju kthye fazės tjetėr nė programin e tij tė pushtimit tė Ballkanit, qė ishte tė inkorporoj mė ngurtshėm tėrė tokat Maqedone nė njė shtet tė vetėm, dhe njėkohėsisht tė ftonte fise tė tjerė Shqiptar, sidomos nga rajonet verior, tė bashkohen me konfederacin e re. Ne nuk e dimė saktė kursin qė Maqedonasi mori tė arrinte kėtė, ngaqė burimet tona injorojnė krejt aktivitetet e mbretit nė viset verior 'barbarė', por njė kombinim i diplomacisė, pėrfshirė ndarje pushteti dhe oferta tokash tė pasura, me forcėn, sepse kishte fise tė pamėsuar nėn sundimin e njė tjetri, duket tė ketė qėnė faktorėt kryesor nė strategjin e tij. Pėrdorimi i dinakėrisė, nė tė cilėn Filipi thuhej tė ishte bėrė esnaf, gjithashtu luajti njė rol tė rėndėsishėm nė proēes. Sipas Justin, ishte me anė tė kėsaj qė Dardanėt jugor dhe fiset e tjerė fqinjė ju ngjitėn Maqedonis, megjithėse Filipi duhet ti ketė ndrequr veprimet e tij mė pas nė favor tė tė dėmtuarve qė tė shpjegohet paqėsimi i tyre vijues.
Megjithatė duke patur parasysh madhėsinė e Shqipėris nė atė kohė, dhe faktin qė shumica e fiseve nuk ishin familjarė me njė kontroll qėndror, mund tė thuhet se Filipi tregoi aftėsitė dhe praktikalitetin aq tipik tė lidervė tė suksesshėm tė mėparshėm e tė mėvonshėm Shqiptar. Sipas bashkėkohorit Isokrates, brėnda vetėm njė kohe tė shkurtėr shteti Maqedon ishte zgjeruar tė pėrfshijė tė gjithė Ilirėt veē banorėve tė bregut Adriatik (Dalmatėt), qė do tė thotė se Autariati i madh gjithashtu, e ndoshta edhe Skordiski, ishin bashkuar me Filipin, sepse Ilirė ishte emri pėrdorur pėr fiset verior Shqiptar nė pėrgjithėsi.
Duke u marrė me gjithė kėta popuj vetėm nė dy raste atje desh pati konfrontim tė gjerė. Rasti parė ishte nė 356, kur mbreti i Graboit, njė fis i vogėl Ilir nė veri tė liqenit tė Shkodrės, organizoi njė revoltė tė pėrbashkėt me njė mbret Pajonas tė quajtur Lykeius. Filipi taktikisht dėrgoi kundėr tyre njė forcė nėn gjeneralin e tij mė tė mirė e mė tė besuar me emrin Parmenio, i cili ishte vetė nga Dardania dhe padyshim kishte marrėdhėnie me tė paktėn njė nga mbretėt rebel. Pastaj gjėja tjetėr ne dėgjojmė ėshtė se atje jo vetėm qė nuk pati luftė, por dy mbretėrve armiq u ishte mbushur mėndja tė bashkohen me Filipin si aleat tė tij.
Sa pėr rastin tjetėr, qė ndodhi pak vite mė pas, shumė pak dihet tė thuhet me siguri cili fis ishte pėrfshirė, apo si saktėsisht konflikti pėrfundoi. Mbreti kundėrshtar jepet si njė Pleurias, dhe kjo mund tė drejtoj nga Dalmatėt, ku emri ishte shumė popullor midis udhėheqėsve tė atij vendi, nė veēanti te Pleraei dhe Ardiaei. Kėta fise shtriheshin nė veri tė Gjirit tė Kotor deri te Liburni detarė, dhe duket sikur nga fushata pėrfituan mė tepėr aleatėt e Filipit midis Illyri propėr, tė cilėt ndanin njė kufi me ta. Sido qė ishte, fushata shėnon fundin e ndėrhyrjes ushtarake tė Filipit nė territoret Shqiptar. Ajo u pasua direkt nga njė proēes gradual integrimi tė strukturave udhėheqėse tė fiseve nė sistemin shtetėror Maqedon, dhe njėkohėsisht pėrmirėsimin e infrastrukturave rudimentare tė tėrė vendit si njė njėsi.
Burimet tona flasin veēanėrisht pėr fortifikime nė shumė fshatra e qytete tė rėndėsishėm tregtie, dhe gjithashtu pėr shpėrngulje nė masė tė vendbanimeve tė varfėr tė ngulen nė toka mė tė pasura marrė nga popuj tė huaj tė pushtuar, qė kontriboj shumė nė zgjerimin e territorit Maqedon. Shume nga keshtjellat qe ekzistojne sot ne Shqiperi jane legaci e ketij transformimi social e ekonomik. Nė veēanti fisnikėria pėrfitoi shumė nga reformat e Filipit, duke marrė nga mbreti copa tė gjėra tokash si shpėrblim pėr shėrbim tė mirė ushtarak. Fraza e Justin qė nga shumė vende e kombe Filipi formoi njė mbretėri dhe popull, mund tė sugjeroj se nė fund Shqiptarėt e pėrēarė u sollėn nėn njė qeverisje tė vetme qėndrore, hera e parė qė nga mbretėrimi i mbretit Bryg Midas nė shekullin e tetė. Themelet e shtetit tė ri ishin tė bazuar nė aq parime tė pėrkryer saqė edhe pas vdekjes sė arkitektit tė tij besnikėria e fiseve pėrbėrės qėndroi ēuditėrisht e patundur.
Suksesi Filipit tė bindi Shqiptarėt tė pranojnė ndryshime tė tilla shoqėrore dhe politike illustron njė aspekt tjetėr tė karakterit tė tij. Ai ishte njė gjeneral praktik dhe kokėkrisur, i cili dinte si tė merrej me tipa tė ndryshėm individėsh, qofshin kėta fisnikė Maqedon, ambasadorė tė huaj, apo ushtarė tė thjeshtė. Marrėveshjet e tij sidomos me fiset e ndryshėm Shqiptar ishin pėr tu lavdėruar, dhe duke konsideruar se ata nuk epeshin kollaj ndaj njė mbreti fqinjė, arritjet e Filipit tė sundonte mbi tėrė Ilirėt ishin, me sa dihet, tė paprecedentuara. Me shtetin e tij i njė lloji tė njė konfederacie fisesh nė parime feudale, ai sundonte si njė primus inter pares me prijėsit e tjerė, ose Shokėt e mbretit. Sipas politikanit Athinas Demosthenes, pushteti Filipit varej gjėrėsisht te mbėshtetja e kėtyre Shokėve, qė kishin reputacion tė gjėrė pėr burrėri dhe trimėri nė betejė. Ishte nė fushatat kundėr dy fqinjėve Ballkanas tė Shqipėris- Thrakia dhe Greqia, qė reformat themelore qeverisėse tė Filipit do dilnin shumė tė frutshme.
Pushtimi Shqiptar I Greqis
Kur Filipi filloi pushtimin e tij tė Thrakias jugore ai duhet tė ketė kėrkuar nga kolonitė Greke atje bashkėpunimin e tyre. Mirėpo, Grekėt ishin tė lirė nga kontrolli Thrak, njė privilegj qė ata do e humbisnin nėn Filipin, e kėshtu ata refuzuan kategorikisht. Duke mos patur rrugė tjetėr, mbreti filloi njė fushatė tė gjatė sulmesh, zgjatur nga 357 deri nė 354, dhe qė pėrfundoi me kapjen e shumė qyteteve tė rėndėsishėm, dallimisht Amfipolis, Pydna, Methone e Abdera, tė gjithė aleat Athinas. Siē pritej, luftė u deklarua menjėherė, por duke qėnė vetė e pleksur nė njė konflikt tė egėr me aleatėt e saj, Athina s'mund tė bėj asgjė. I pandalshėm Filipi vazhdoi polisin e tij tė pushtimit e aneksimit lindjes, duke sjellė nė tokat e fituara numra tė gjerė kolonizatorėsh Shqiptar.
Por kėrcėnimi real erdhi nė 352 kur Filipi tentoi njė invazion tė Greqis propėr me tėrė ushtrin e tij. Nė njė pretekst tė ndihmonte njė parti Thesalėsh nga Larisa nė luftėn e tyre civile, ai marshoi jugut nė Greqin qėndrore pėr te e famshmja Grykė e Thermopylaes, konsideruar si kyēi tokave Helene. Mirėpo, Athina i pati anticipuar tashmė veprimet e mbretit dhe ishte pėrgatitur duke dėrguar veriut njė ekspeditė detare tė gjerė, e cila efektivisht ndaloi Maqedonėt nga okupimi i kalimit.
Suksesi Grek ishte jetė-shkurtėr. Nė 346 njė ftesė tjetėr u ofrua, kėtė herė nga Teba e fuqishme e cila po pėrpiqej pėr disa kohė tė ndėshkonte Fokianėt pėr zaptimin e tyre tė paligjshėm tė tempullit tė Apollos nė Delfi, por pa ndonjė sukses tė madh. Mbreti shpejt marshoi jugut, dhe vetėm pamja u ushtrisė sė tij mjaftoi tė detyroi Fokianet sakrilegj tė dorėzohen. Kjo e panikoi Athinėn nė propozimin e njė paqeje nė status quo. Filipi, i cili skishte ende njė flotė tė fortė tu pėrgjigjej sulmeve Athinase nė det, pranoi me kėnaqėsi, por ai tani mbante kalimin e rėndėsishėm tė Thermopylaes, ishte pranuar nė Kėshillin Amfiktionik (hera e parė pėr njė jo-Grek), kishte fituar dy votat nė kėshill mė parė mbajtur nga Fokianėt, dhe tani e tutje ai do kishte privilegjin tė drejtonte Lojrat Pythiane.
Ambicia e Filipit nuk mbaroi kėtu. Ai e dinte se kontrolli i Propontis do i sillte Grekėt e jugut nė gjunjėt e tij, dhe kėshtu, nė verė tė 340, ai sulmon Perinthus me njė ushtri prej 30,000 burrash dhe makineri tė shumta rrethimi. Kapja e qytetit dukej e pashmangshme, derikur mbėshtetje arriti nė burra, anije dhe financiare jo vetėm nga Athina e Byzantium- tjetri nė skedulen e pushtimit- por, mė sinjifikantshėm, edhe nga Persia, e cila kishte filluar tė shqetėsohej nga rritja e fuqisė sė Filpit. Athina, e cila ndaj tani kishte denoncuar paqen me Filipin, ishte nė tė njėjtėn kohė e zėnė duke organizuar njė aleancė ushtarake Pan-Helene kundėr Maqedonis. Shumė shpejt pothuajse tėrė qytet-shtetet Grek kryesor ishin bashkuar nė tė, falė kryesisht pėrpjekjeve tė Demosthenes, i cili ishte njė nga politikanėt e paktė tė kohės tė nuas kėrcėnimin qė i kanosej lirisė Greke nga imperializmi Shqiptar. Demosthenes sugjeronte i vendosur se e vetmja shpresė Greke shtrihej te bashkimi i vetė qyteteve dhe bashkėpunimi i ngushtė me Persin, qė ai e mendonte shumė tė fuqishme nė krahasim me forcėn e Filipit.
Mbreti nga ana e tij, pas njė tentative tė pasuksesshme kundėr Byzantium, vendosi se do ishte mė mirė ta kishte Athinėn armik tė hapur, dhe kėshtu ai braktisi fare sipėrmarrjen e tij nė Thrake tė marshonte jugut pėrsėri. Kohėzimi pėr kėtė ishte mė se perfekt; ngaqė Kėshilli Amfiktionik sapo kishte filluar njė luftė tjetėr, kėtė herė kundėr Lokrianėve tė Amfisės, dhe kishin zgjedhur Filipin si komandant kryetar tė tyre. Me kėtė pretekst tė ri, Maqedonasi rihyri nė Greqin qėndrore vonė nė 339, por atje, nė vend tė luftonte Lokrianėt, ai kapi dhe fortifikoi Elateian, njė fortesė e braktisur e Fokianėve pozicioni strategjik i sė cilės mund tė shėrbente si bazė operacionesh ose kundėr Atikės ose Tebės. Zaptimi saj shkaktoi njė panik tė gjėrė anemban Greqis, por, siē planet e Filipit tani po fillonin tė merrnin formė, qytetet ishin tė vendosur tė rezistonin. Edhe Teba, qė deri tani aleate e Filipit, u bashkua me aleancėn, pėrsėri falė pėrpjekjeve tė pashtershme tė Demosthenes dhe fjalimeve tė famshėm tė tij patriotik.
Beteja vendimtare do luftohej nė Kaironea nė 4 Gusht, 338 P.K. Grekėt kishin rreth 50,000 trupa kėmbėsorėsh, tė pozicionuar nė njė front disa 3 kilometra tė gjatė midis bregut tė djathtė tė lumit Kefisus dhe kondrinave afėr Akropolit tė Kaironeas. Krahu tyre i majtė mbahej nga qytetarėt ushtarak Athinas; krahu djathtė nga Tebanėt e fortė; dhe qėndra nga hoplitet aleat. Nėse kalorsia e tyre ishte e pranishme, ajo mbronte prapavijėn e falanksit.
Ushtria Shqiptare e Filipit duhet tė ketė qėnė shumė mė e vogėl, ndoshta sa gjysma e Grekėve, por burrat, na thotė Justin, 'kishin njė kurajo tė pėrfocuar nga fushatimi konstant'. Nė forcėn kalorėse tė tij sidomos Filipi kishte njė epėrsi tė qartė mbi Grekėt, nėse jo numerikisht, nė kualitetin e trupave tė tij. Mirėpo, ky avantazh ishte bėrė i padobishėm nga pozicionet e armikut, meqė do ishte e pamundur pėr Shokėt tė mėsyjnė frontalisht heshtė-linjėn e pandėrprerė tė hopliteve. Prandaj Filipi vendosi tė josh krahun e majtė armik larg nga pozicioni fillestar, qė ēarja e krijuar tė eksploitohet nga kalorsia e tij tė kalėronte pėrmes saj. Por tė arrihej kjo kėrkohej aftėsi e madhe dhe disiplinė nga trupat, dhe kėshtu mbreti mori mė tė mirėt nga Rojet Maqedon dhe heshtarėt Shqiptar nėn komandėn e vet nė tė djathtė, duke i vėnė ata nė njė linjė tė zgjatur deri nė qėndėr, ku probabilisht disa nga falanksi ishte stacionuar. Nė tė majtė, duke pėrballuar mė tė mirėt e Grekėve, Tebanėt, ishin kalorsia e Shokėve nėn Aleksandrin, tani 18 vjeē, Parmenion dhe disa nga gjeneralėt mė tė sprovuar tė tjerė, tė cilėt ishin instruktuar tė avanconin vetėm pasi Athinasit patėn ngrėnė karremin dhe kishin thyer linjėn e tyre.
Strategjia punoi tamam siē ishte planifikuar. Sipas Polyaenus, Filipi fillimisht u lėshoj rrugė Athinasve dhe u tėrhoq pas gradualisht, me falanksin e tij tė bėrė grusht dhe tė mbrojtur nga mburojat e tyre. Tė elatuar nga fitorja e anticipuar, Athinasit e ndoqėn atė me bėrtima dhe thirrje inkurajuese, duke tėrhequr me vete nga e majta edhe qėndrėn hoplite, dhe kėshtu duke shkaktuar njė ēarje midis tyre dhe Tebanėve nė tė djathtė. Pėrmes kėsaj ēarje Aleksandri mėsyu menjėherė nė krye tė kalorsisė sė Shokėve, duke i goditur radhėt Tebane nga ijet dhe prapavija. Kalorsia Greke atje duket tė ketė ofruar jo rezistencė por shpejt ja mbathi, e pasuar gjithashtu nga tėrė kėmbėsoria Tebane, veē Bandės sė Shenjtė qė nuk epėn por luftuan deri te burri i fundit.
Nė krahun tjetėr, shkruan pėrsėri Polyaenus, Filipi priti sa linja Athinase kishte humbur formacionet e saj nga avancimi i nxituar, dhe pastaj, duke inkurajuar burrat e tij, ai ndryshoi drejtim, mėsyu Athinasit fuqishėm, dhe duke luftuar shkėlqyeshėm i mposhti ata. Gjatė tėrheqjes 1,000 nga hoplitet u vranė dhe 2,000 tė tjerė u zunė rob. Qėndra Greke e rrethuar nga tėrė anėt gjithashtu u thye dhe ja mbathi, edhe ata me humbje tė rėnda.
Fitorja i dha Filipit kontroll total tė Greqis. Megjithatė qytetet ricevuan terma gjeneroz, dhe, pėrveē Tebės tradhtare qė u garnizua, ata u lanė tė qeverisen vetveten. Pastaj pėrfaqėsues nga ēdo qytet, veē Spartės sigurisht, u mblodhėn nė njė mbledhje nė Korinth, dhe atje Liga e Paqes sė Pėrbashket u estabilizua, me ēdo shtet anėtar duke patur vota nė kėshill proporcionisht me fuqinė ushtarake tė tyre. Njė nga vendimet imediate tė kėshillit ishte shpallja e njė lufte kundėr Persis me Filipin si komandant kryetar tė saj. Atė qė Demosthenes dhe shumė Grekė tė tjerė patėn frikė mė shumė ishte bėrė tani njė realitet i egėr- njė barbar i njė rrace tė huaj kishte fituar hegjemonin e Hellas.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt