Ligji i ri nga MASH, asnjë simbol fetar në shkolla
Mbyllet me ligj beteja e famshme e shamive
Ministria e Arsimit dhe Shkencës vendos ti japë fund polemikave të herëpashershme për mbajtjen apo përdorimin e simboleve fetare në institucionet arsimore publike, të paktën në ato të arsimit parauniversitar. Në projektligjin e ri për arsimin parauniversitar, Ministria e Arsimit parashikon qartë që asnjë nxënës nuk duhet të paraqitet në shkollë publike me simbole fetare. Ky përcaktim kategorik në ligj, të paktën përsa i
përket arsimit 9-vjeçar dhe atij të mesëm, duket se do të sheshojë “betejën” mes fesë kryesisht myslimane dhe arsimit, të cilat janë përplasur jo pak herë gjatë këtyre viteve për nxënës apo nxënëse që kërkojnë të vishen me veshje të cilat ua kërkon besimi dhe feja në të cilën ata ose ato aderojnë. Përplasje të tilla ku nxënësit me mjekër dhe nxënëset me shami apo ferexhe nuk janë lejuar të futen në mësim, ka pasur jo vetëm në Tiranë, por dhe në qytete të tjera si Burrel, Durrës etj. Vetëm gjatë 8 viteve të fundit ka pasur 5 raste kur nxënës janë përjashtuar nga shkolla ose nuk janë lejuar që të hyjnë në mësim për shkak të mjekrës dhe të ferexhesë. Në deklarata publike, Ministria e Arsimit ka qenë kategorike në vendimin për të mos lejuar asnjë nxënës që të hyjnë në ambiente arsimore publike me veshje të tilla, por në të gjitha rastet e kontestuara, nxënësit janë lejuar të rikthehen në shkollë vetëm pas reagimit të Komunitetit Mysliman dhe vendimeve të gjykatave, që gjithnjë kanë qenë në të drejtë të tyre. Problematika e ligjeve për arsimin publik të cilat në këtë pikë kanë pasur vend për diskutim, duket se deri më tani, të paktën për njërën palë ka gjetur zgjidhje nga Kushtetuta, e cila edhe pse është ligji themeltar i shtetit, duket se edhe ajo vetë nuk e qartëson konkretisht se deri ku arrijnë të drejtat dhe detyrimet për ushtrimin e fesë në institucionet arsimore publike
.................................................. ........
Sigurisht qe e pergezoj qeverine per kete ligj , por me shqeteson fakti se politika shqiptare nuk eshte serioze ne ne kete ceshtje , pra ne qendrimin e tyre ndaj kerkesave te komunitetit musliman.(turkoshen)Pak kohe me pare ishte vet kryeministri qe pranoi te mbahen ferexhete apo simbolet islamike.Ne Maqedoni kemi nje nje qendrim politik kunder islamizimit te shqiptareve (shkrimi i Arber Xhaferrit)Ne shtypin shqiptar gjithmone e me teper po kemi tema te intelektualeve shqiptare ne sinkron me zotin Xhaferri.
Politikanet e opozites ndonese kane nje lider te krishtere dhe qe mbeshtetet nga greket , akuzojne magiorancen se po cenon te drejtat e komunitetit musliman, per ndertimin e nje xhamije ne Tirane, ndersa pozita me nje lider mosliman (ateist)nxiton te thote se eshte e gateshme te ndertoje nje moderne.Duke analizuar sa me siper, politika nuk ka ndjeshmeri per reforma per dekulturimin islamik, e atehere nuk arrije te kuptoj se, kush e inicion rikthimin e ketij ligji te MASH per simbolet?!!!!kush eshte ajo force e pa dukshme qe me sa duket eshte mbi politiken shqiptare?Kush i perzien ujrat e kesaj kenete politike?!
Krijoni Kontakt