Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1

    Udhëpërshkrim - Si shkohet në vendlinjde (shqiperi - Kosove 2011)

    Gjatë muajit gusht më në fund vedosa te nisem për në vendlindje. Pasi bisedoj me "shefen" ( ne këtë rast nuk është fjala për gruan), siguroj ditë të mjaftueshme për pushim. Më lindi një ide tjetër, të bisedoje edhe me në "shefe" tjetër, pse jo të kem edhe ndonje ditë më tepër. Më eci mbarë puna me shefet e mia.

    Dilema në veten time. Me se të shkoja: me aeroplan apo me veturë. Prej kohesh djali më ka propozuar që të kalonim pushimet bashkë sivjet. Pse jo. E keqja është se po nisemi shpejt e shpejt. Unë nuk e kam qejf këtë. Unë i shkoj punës avash, por më ecën mbarë. E keqja është se kam harruar një gjë me shumë me .vlerë: kamerën!

    Më herët me djalin biseduam që rrugës të viztitonim ca të njohur në Gjermani e në Austri, por në rrugë e sipër thamë: jo nuk po ndalimi.

    Pajtohemi me djalin që të nisemi te premten.

    E premte, më 9 shtator 2011
    Makinën e kemi mbushur. Në kushte normale kjo nuk do të më pëlqente, por janë gjëra që na duhen për banesën të cilën e kemi rregulluar në vendlindje. Kemi vetëm dy vende të lira. Me vete kemi marrë lëngje, pemë dhe haburgerë. (Per ditën e parë ndoshta nuk do të ju bezdis nëse merrem edhe me statistika kohore ).

    11:35 nisja. Meqë në rrugë kemi vëllanë kthejmë aty për t'u përshëndetur. Nga vëllai nisemi në orën 12:24. Në autostradë në Danimarkë hyjmë në 13:10. Gjatë rrugës ka ngecje, meqë komunikacioni është i dendur. Problem paraqesin sidomos kamionët, vecanërisht kur tejkalojnë njër-tjëtrin. 14:11 hyrja në Gjermani. Në Hamburg ka një ngecje komunikacioni nga ora 15:27 - 15:56. Në 16:28-17:08 pushimi i parë.Te pushimi i parë bëmë një marrëveshje me djalin. ( në fakt unë jam i keq si bashkudhëtar. I përzihem shume shoferit. I thashe djalit që shpejtësia në komunikacion nuk më pëlqen, prandaj mos të kalohet 120 - 130 km/h . Në Hanover arrijmë në 17:54, ndërkaq një ngecje tjetër nga 18:19 deri në 18:52. Në orën 22:00 e bëjmë pushimin e dytë. U lodha shumë. Disa herë jam matur t'i thosha djalit: më dërgo në aeroprtin më të afërt se më nuk mundem. Ë, por si ta lija djalin vetëm!! 22:30 - 01:30 vozitje deri në Austri. Atje pushuam nga 01:30 - 02:15. Nga 02:20 - 04:40 rrugëtimi për në Slloveni. Gjatë rrugës bëjmë planifikime të reja: do të ndalemi në Maribor 2 net dhe pastaj do të vazhdojmë për ne Pulje. Ështe interesant, se pas pushimit në Austri disi u këndella dhe tani isha në gjendje mos të pushoja fare edhe sikur të vazhdonim udhëtimin. Në përgjithësi rruga na shkoi mirë, hic pengesat - ngecjet gjatë udhëtimit. Në austri e gabuam pak rrugën dhe kjo na ksuhtoi me një qortim të ashpër, nga policia austriake. problem me vete ka qenë edhe muzika. Une kisha muzikë ne USB, ndërkaq djali në "kartelë". Marrëveshjen e kishim që ta respektonim muzikën e njëri tjetrit, sepse ai do një zhaner tjetër ndërkaq une tjetër. Filloi djali, por ngase flisinim sikur harroi se babai e kishte radhën. Unë me marifet e nxira USB-në dhe thashë: ue, kam menduar se e kam harruar fare në shtëpi. Mirë tha djali tani e ke radhën. Dëgjuam ca këngë të Fatmira Brecani,Feride Kurtit, e të Sali Manit, pastaj filloi Irini Qirjako me " nëm ujë se plasa", por kur nisi "Se na ra kjo dëbora, na mbuloi folenë", për djall e preka gabimisht USB-ne dhe filloi automatikisht muzika e djalit... kështu si shofer që ishte, ishte më i madh se unë në këtë rast. Nuk u tregova cikërrimtar, ndaj hoqa dorë nga "radha" ime.

    Sic thashë edhe më lart në Maribor të Sllovenisë arritëm kah 04:40. Këtu filloi "gazepi" ynë. Nuk kishte njeri të gjallë në rrugë. sapo hymë në qytet shikojmë tabelat për ndonjë hotel. E gjetëm një. Nuk ka vend! Kërkojmë nga sportelisti mos di ndonjë hotel tjetër. E vetmja ndihmesë e tij qe një hartë e qytetit ku ishin të gjitha vendet karakteristke në qytet si dhe një hotel tjetër jo larg tij. Aty një sporteliste e bukur. Na pret mirë, ama e keqja se nuk kishte vend. Ne ishim të lodhur të dërmuar. Kur sportelistja tha se nuk kemi dhomë të lirë, djali ia ktheu: "More nuk po na duhet gjë dhoma, po na sjell ndonjë dyshek dhe po flejmë në korridor". Ne të tjerët qeshëm ( d.m.th unë dhe sportelistja). Mua më shkoi në mendje në këtë cast një fjalë e urtë:"C'lind nga macja, ha minj"! Ajo na dha në adresë tjetër, por fatkeqësisht vetëm emrin e rrugës "Maistrova ulica" ( ndoshta e shkrova gabim, por do ta korrigjoj me vonë pasi ta kem shikuar në hartë), pa numer shtëpie dhe pa ndonjë numër telefoni. Ngjitemi rrugës teposhtë e përpjetë, por askund nuk shohim tabelë hoteli. Në atë rrugë ishte edhe stacioni i policisë. Del një polic. I them se kemi këtë hall. Polici na orientoi: shko në krahun e majtë këtu menjëherë. I tregova djalit, por unë u nisa për në të djathtë:

    - Ku po shkon babë,-më tha djali
    - Ta gjej hotelin, pra!
    - Po a the se polici të tha se gjendet në të majtë?
    - Po, mor bir, po e di ti se policët janë krijesa pak të trasha dhe s'e dinë cili është krahu i djathtë e cili i majti dhe kur polici të thotë: shko në të majtë, ti merr rrugën për në të djthatë, se aty e gjen!
    - Eh, babë e ke gjetur kohën për humor!
    Dhe kishte të drejtë se i bëmë dy orë të mira këmbë, sa majtas sa djathas. Më në fund nisi qyteti të gjallohej. U hapën kafeteritë e para dhe pikërisht një kamariere na ndihmoi duke na dhënë një adresë të saktë. Përfundimisht u strehuam në hotelin Tabor. Për dy net paguam 72 euro. Pimë nga një kafe ( 1:20 euro kushtonte kafja) dhe kah ora 07:40 u shtrimë për të fjetur.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    ditarin do ta plotesoj edhe me foto dhe me te dhena te tjera karakteristike qe mendoj se do te jene interesnte edhe per ju, por duhet te me kuptoni se kam probleme ketu me ineternetin dhe tekniken.

    Lexim te kendshem!

    Juaji, Adem gashi, Drenas - Drenice
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3

    Nje mbremje e paharruar ne Sankoc te Drenices

    Te dashur miq, per mungese teknike nuk kam arritur te permbush premtimet e mia. Keto do t'i permbush pasi te kthehem ne Danimarke duke zgjedhur momente me karakteristike.

    Per sonte zgjodha momente nga nje takim ne fshatin Sankovc te Drenices, ne te cilin kam filluar erdhe karrieren time te mesuesise.

    Me 3 tetor, miku Avdyl Lika na ftoi ne oden e tij. Me Avdylin ( edhe pse nuk ka qene nxenes imi) kemi bashkepunuar aso kohe ne lemin e muzikes ( bashke me Qamil Pirrakun). Prezent ishin edhe dy nxenesit e mi Enver e Naim Ajazi si dhe disa rapsode te tjere.

    Une po sjell nje klip, i cili nuk eshte realizuar mire ( per shkaqe teknike), por per mua ka nje rendesi te vecante, sepse pas 22 vitesh realizuam bashkerisht dy tri pika muzikore.

    Degjim te kendshem!

    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Adem sille nej foto dhe pershkruje ate eshte shume ma bukur se edhe ti ke nise ne pleqeni me u digjitalizue pershendetje po presim ne menyren mekanike
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga Pa_doreza2 Lexo Postimin
    Adem sille nej foto dhe pershkruje ate eshte shume ma bukur se edhe ti ke nise ne pleqeni me u digjitalizue pershendetje po presim ne menyren mekanike
    hahahahahhahaha. pershendetje pa doreza. ketu po me mungon teknika. kam bere shume foto, por jane me madhesi mbi 2,4 MB dhe eshte e pamundur te postohen ketu. Disa nga keto i kam postuar ne facebook. pasi te kthem ne Danimarke do te bej postime.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6

    Pershendetje Nga Mati - Burrel

    E kush thote se endrrat nuk behen realitet po pate vullnet?
    Matin e kam pasur fiksim qe nga femijeria dhe u desh te kalojne kaq vite qe ta realizoj kete enderr.
    Tani sapo piva kafene e mengjesit ne hotel vila bruci, prej nga edhe po ju lajmerohem.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #7
    ne shqiperi kam këtë numër telefoni ( deri nesër në mbrëmje )
    068 6413900

    po me shkruat mesazh, ne numrat tuaj do t'u përshëndes nga Danimarka ose edhe nga shqiperia e kosova.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    E kush thote se endrrat nuk behen realitet po pate vullnet?
    Matin e kam pasur fiksim qe nga femijeria dhe u desh te kalojne kaq vite qe ta realizoj kete enderr.
    Tani sapo piva kafene e mengjesit ne hotel vila bruci, prej nga edhe po ju lajmerohem.


    Lamtumire Mat
    Sot rreth ores 12 u largova nga Mati me pershtypjet me te mira. Me kete raste dua te pershendes gjithe matjanet buajre, te cilet na priten sic priten vellezerit e nje gjaku.
    Ne vazhdim po sjell ca foto nga faecebook-u me qenese madhesia e fotove nuk lejon te postohetn foto ketu

    http://www.facebook.com/media/set/?s...2156951&type=3
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 09-10-2011 më 16:46
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  9. #9

    bashke me miqte matjane

    . .
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #10

    ne studion TV Mat

    foto 1 dhe 2 ( fatmir neli dhe a. gashi )
    foto 3. Hamdi Hysuka, Fatmir Neli, Adem Gashi, Ikli Punavija, Fadil Shehu
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •