Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,989
    Postimet nė Bllog
    22

    Shqiperi: Qeveria nxjerr nje projektligj ne ndihme te emigranteve

    Emigrantėt e rikthyer, pėrfitimet


    Nė kohėn kur vendet fqinje janė prekur nga kriza dhe pritet kthimi nė atdhe i mijėra emigrantėve qė janė pa letra, qeveria i rikthehet paketės sė “ndihmės” pėr ata qė vendosin tė investojnė kapitalet e fituara. Kjo qeveri, e njohur mandatin e mėparshėm pėr njė program premtimesh pėr shqiptarėt qė janė tė destinuar tė kthehen nė vendin e tyre, kėsaj radhe ėshtė treguar dorėshtrėnguar. Nė projektligjin e miratuar dje nė Kėshillin e Ministrave dhe qė pritet tė kalojė pėr procedura deri nė votim nė Kuvend, lehtėsirat do tė jenė vetėm pėr tarifat doganore tė mjeteve dhe pėrfshirje nė programet pėr zhvillimin e bujqėsisė. Nė draftin e propozuar nuk ka zgjidhje pėrfundimtare as pėr arsimimin e emigrantėve, detyrė kjo qė u mbetet sėrish shoqatave tė shqiptarėve nė vendet ku jetojnė dhe punojnė.


    Projektligji
    Kėshilli i Ministrave miratoi projektligjin “Pėr disa ndryshime dhe shtesa nė Ligjin Nr. 9668, ‘Pėr emigrimin e shtetasve shqiptarė pėr motive punėsimi’”. Nė kėtė draft parashikohet ngritja e njė regjistri tė posaēėm pėr emigrantėt, tė cilėt do tė jenė edhe pėrfituesit e shėrbimeve tė informimit dhe tė referimit te autoritetet shtetėrore. Pas problemeve tė ngritura nė kuadrin e kushteve qė pėrcaktonte regjimi i lirė i lėvizjes sė shqiptarėve nė zonėn “Shengen”, qeveria shqiptare pėrgatit edhe planin e masave pėr riintegrimin e emigrantėve, pjesė kjo e strategjisė sė miratuar nga Kėshilli i Ministrave disa muaj mė parė. Sipas projektligjit, emigrantėt pėrfitojnė status tė veēantė dhe “Dokumentin e statusit tė emigrantit”.
    “Statusi i emigrantit krijon mundėsinė qė mbajtėsi/titullari i kėtij statusi tė pėrfitojė nga kurset e formimit orientues, pa pagesė, pėr mėsimin e gjuhės, ose tė njohurive bazė pėr profesionet e kėrkuara nga shteti pritės, pėr shtetasit shqiptarė qė dėshirojnė tė emigrojnė dhe pėr pjesėtarėt e familjes sė tyre, si dhe nga programet e nxitjes sė punėsimit dhe kurset e formimit profesional publik falas pėr emigrantėt e rikthyer”, - thuhet nė projektligj. Sipas tij, kriteret pėr pėrfitimin e kėtyre shėrbimeve nga titullari/mbajtėsi i statusit tė emigrantit pėrcaktohen me urdhėr tė ministrave pėrgjegjės, sipas fushave qė ata mbulojnė. (Shih detyrimet qė ka ēdo ministri).

    Problematika
    Firmosja e Marrėveshjes sė Ripranimit dhe hyrja nė fuqi e marrėveshjes pėr liberalizimin e vizave pritet tė shtojė ndjeshėm numrin e emigrantėve ilegalė qė janė aktualisht nė vendet europiane tė zonės “Shengen”. Kėsaj i shtohet edhe numri i personave qė kthehen pėr shkak tė krizės qė ka prekur vendet ku ata ndodhen nė emigrim. Pak ditė mė parė, autoritetet greke njoftuan se do tė kthejnė nė Shqipėri mė shumė se 150 mijė shqiptarė qė nuk kanė bėrė asnjė dokumentacion pėr lejen e qėndrimit apo marrjen e kartės homogjenis. Autoritetet e Athinės kanė paralajmėruar homologėt shqiptarė pak javė para hyrjes nė fuqi tė lėvizjes sė lirė nė zonėn “Shengen” qė tė marrin masa pėr riintegrimin e emigrantėve ilegalė. Paketa e propozuar sė fundi nga qeveria pėrmes kėtij projektligji nuk ėshtė modest krahasuar me premtimet pėr lehtėsira fiskale qė kjo maxhorancė bėri gjatė mandatit tė parė. Rikthimi pa plane i qindra e mijėra shqiptarėve qė jetojnė dhe punojnė jashtė vendit do tė rritė krizėn dhe do tė shtojė papunėsinė nė vend. Hartimi i planeve dhe ofrimi i lehtėsirave fiskale pėr investime i kėsaj kategorie mund tė shėrbejė si nxitje pėr zhvillimin e mėtejshėm ekonomik nė vend, sidomos nė sektorin e bujqėsisė.

    EMIGRANTĖT - DETYRAT SIPAS MINISTRIVE

    Ministria e Punės


    Harton dhe miraton programet aktive dhe pasive tė punėsimit e tė formimit profesional nė vend pėr emigrantėt e rikthyer me probleme ekonomike.

    Bashkėrendon procesin e informimit me autoritetet shtetėrore pėrgjegjėse, sipas fushave pėrkatėse, si dhe informon pėr ēėshtjet qė i pėrkasin veprimtarisė sė Ministrisė, shtetasit shqiptarė qė dėshirojnė tė emigrojnė nė mėnyrė tė rregullt, si dhe ata qė rikthehen e dėshirojnė tė riintegrohen e tė qėndrojnė nė Shqipėri.

    Pėrgjigjet pėr bashkėrendimin e punės pėr zbatimin e politikave nė fushėn e riintegrimit tė emigrantėve tė rikthyer.

    Bashkėrendon punėn nė procesin e negociatave dypalėshe dhe/ose shumėpalėshe, ndėrmjet Shqipėrisė dhe vendeve tė tjera, pėr nėnshkrimin e marrėveshjeve ndėrkombėtare nė fushėn e punėsimit e tė formimit profesional, nė bashkėpunim me Ministrinė e Punėve tė Jashtme, sipas parashikimeve tė Ligjit Nr. 8371, datė 9.7.1998, “Pėr lidhjen e traktateve dhe marrėveshjeve ndėrkombėtare”.

    Nė bashkėpunim me Shėrbimin Social Shtetėror dhe njėsitė e qeverisjes vendore, pėrgjigjet pėr sigurimin e shėrbimeve tė pėrkujdesit shoqėror, si dhe pėr mbėshtetjen pėr plotėsimin e kėrkesės pėr pėrfitimin e ndihmės ekonomike, pėr emigrantėt e rikthyer.

    Ministria e Punėve Publike

    Sigurimin e ofrimit tė informacionit tė nevojshėm pėr emigrantėt e rikthyer pėr programet sociale tė strehimit.

    Hartimin e politikave dhe tė legjislacionit pėr riintegrimin e emigrantėve tė rikthyer tė pastrehė, nėpėrmjet pėrfshirjes sė tyre nė programet sociale tė strehimit.


    Ministria e Bujqėsisė

    Zbatimin e politikave mbėshtetėse pėr emigrantėt e rikthyer nė Shqipėri, tė cilėt banojnė nė zona rurale, sipas pėrcaktimeve me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

    Pėrfshirjen e emigrantėve tė rikthyer nga zonat rurale nė programet pėr nxitjen e investimeve nė sektorin e bujqėsisė, sipas pėrcaktimeve me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

    Sigurimin e ofrimit tė informacionit tė nevojshėm pėr emigrantėt e rikthyer pėr skemat mbėshtetėse.

    Ministria e Financave

    Sigurimin e zbatimit tė parashikimeve tė Kodit Doganor, pėr pėrjashtime nga taksat doganore, pėr mjetet personale dhe veglat e punės pėr emigrantėt e kthyer.

    Sigurimin e ofrimit tė informacionit tė nevojshėm pėr emigrantėt e rikthyer pėr skemat e sigurimeve shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė.

    Ministria e Ekonomisė

    Informimin e emigrantėve tė rikthyer pėr hapjen e njė veprimtarie ekonomike nė Shqipėri, si dhe pėr programe mbėshtetėse pėr ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme nė Shqipėri.

    Krijimin e mundėsive dhe dhėnien e informacionit tė nevojshėm pėr shtetasit shqiptarė investitorė qė jetojnė jashtė kufirit shqiptar, tė investojnė nė vend nė fushat me pėrparėsi pėr vendin.

    Ministria e Arsimit

    Hartimin e politikave dhe tė legjislacionit pėr lehtėsimin e riintegrimit tė fėmijėve tė emigrantėve tė rikthyer/ fėmijėve tė pashoqėruar nė sistemin arsimor shqiptar pas kthimit, dhe njohjen e kualifikimeve tė fituara jashtė.

    Hartimin e kurrikulave tė veēanta pėr mėsimin plotėsues tė gjuhės shqipe nga emigrantėt e rikthyer deri nė moshėn 18 vjeē ose 25 vjeē, nėse ėshtė duke ndjekur studimet e larta.

    Organizimin e shkollave verore pėr fėmijėt e emigrantėve tė rikthyer/ fėmijėve tė pashoqėruar, pėr mėsimin plotėsues tė gjuhės shqipe.

    Hartimin e programeve tė veēanta nė fushėn e arsimit pėr t’u ardhur nė ndihmė fėmijėve tė emigrantėve tė rikthyer/ fėmijėve tė pashoqėruar.

    Pėrshtatjen e politikave kurrikulare me nevojat e emigrantėve tė rikthyer pėr arsimim.

    Ofrimin e shėrbimit psikologjik nė sistemin arsimor ndaj fėmijėve tė emigrantėve tė rikthyer/fėmijėve tė pashoqėruar dhe pėrshtatjen e tyre me shkollėn, nė marrėdhėniet ndėrmjet komunitetit tė nxėnėsve, si dhe nė marrėdhėniet ndėrmjet tyre dhe personelit mėsimdhėnės.



    Albania
    20 Janar 2011

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    tani qe po i lekundet karrigia si asnje here tjeter, sali berisha eshte gati te pranoje te gjithe emigrantet e botes, e jo vetem te greqise, ne shkembim te "mbeshtetjes" se qeverise greke ...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •