-
Studimi: Shqiptaret paguajne me shume se evropianet per sherbimin celular e bankar
Pollo: Tarifat e telefonisė celulare, nė nivele skandaloze
Duke i konsideruar ato si skandaloze, nė nivele shumė mė tė larta se rajoni i Ballkanit, ai shtoi se nga ana e kompanive qė operojnė nė treg duhet tė kihet mė shumė etikė lidhur me fitimin. "Njė analizė e tregut e ndėrmarrė nga rregullatori (AKEP) tregon se normat e fitimit tė operatorėve mobilė me fuqi tė ndjeshme nė treg janė jonormale dhe joetike, sidomos kur mbėshteten nė superēmime pėr qytetarėt e njė vendi ku ka ende varfėri", tha Pollo. Ministri nuk nguroi qė tė etiketonte gjithė historinė e pėrdorimit tė telefonisė celulare nė vend si jo pro klientit. "Ēmimet e pėrdoruesit tė telefonit celular nuk janė njė faqe e lavdishme nė historinė e kompanive mobile nė Shqipėri. Nė kėto 10 vite, shqiptarėt kanė paguar pėr celularėt e tyre ēmime, tė cilat, tė krahasuara me koston, kudo nė botė do tė ishin quajtur skandaloze. Megjithė uljet e ēmimeve nė 2-3 vitet e fundit, pėrsėri celularėt tek ne kushtojnė mė shumė se nė Ballkan dhe nė Europė" deklaroi Pollo. Ndėrkaq, referuar nismės qė ka marrė AKEP pėr uljen e tarifave tė terminimit, ministri u shpreh se kompanitė duhet tė reflektojnė kėtė nismė tek ulja e ēmimeve pėr shėrbimet qė ofrojnė.
Reagimet
Reagimet pėr tarifat e larta tė telefonisė celulare janė zgjuar shpesh sė fundmi. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare kritikoi nė raportin vjetor tė njė viti mė parė se kompanitė kanė njė fitim shumė herė mbi normalin. Banka Botėrore, nė punimin e saj tė fundit lidhur me strategjinė e rritjes ekonomike tė Shqipėrisė, thekson se telefonia celulare ėshtė ndėr mė tė shtrenjtat nė Europė dhe rajon. Nė kėtė linjė ka qenė dy ditė mė parė edhe reagimi i kryeministrit Sali Berisha, i cili paralajmėroi kompanitė qė nėse nuk zbatojnė njė kod etik fitimi, do tė pėrballen me rritjen e tatimfitimit. Kreu i qeverisė, nė daljen e tij publike me drejtoreshėn e Lartė tė Bankės Botėrore, u shpreh se qeveria ka nė dorė qė fitimin e lartė tė kompanive ta taksojė dhe ta ēojė nė shėrbim tė qytetarėve.
AKEP: Tarifat do ulen gradualisht nė katėr vjet
Nė mars tė kėtij viti do tė jetė edhe reduktimi i parė i tarifave pėr tė katėr operatorėt e telefonisė celulare nė vend. Referuar tė dhėnave tė publikuara nga AKEP, tė cilat do tė marrin edhe konsultimin e nevojshėm publik, sugjerohen disa faza dhe nivele uljeje pėr tarifat aktuale tė telefonisė celulare. Nėse aktualisht tarifa mė e ulėt qė ofrohet sot ėshtė 10.5 lekė pėr minuta nga dy operatorė, nė mars kjo tarifė do tė zbresė nė 8.85 lekė pėr minutė. Ndėrkohė qė nė shtator tė po kėtij viti pritet njė tjetėr reduktim tarifash, qė synon pėrafrimin drejt njė tarife me diferenca mė tė vogla mes tyre pėr katėr operatorėt. Tarifa mė e ulėt ndėr operatorėt do tė jetė 7.57 lekė pėr minutė, ndėrsa mė e larta 12.92 lekė pėr minutė. Nė shtator tė vitit 2012 do tė shtrihet faza tjetėr e reduktimit tė tarifave, ku mė e larta ndėr operatorėt do tė jetė 8.42 lekė pėr minutė dhe mė e ulėta 6.1 lekė pėr minutė. Nė 2013-n, tre prej kompanive tė telefonisė celulare do tė kenė tarifa tė barabarta pėr thirrjet, ndėrsa nė 2014-n, tė katra kompanitė do tė kenė tarifė tė njėjtė.
Panorama
NERTILA MAHO
-
-
Sms-tė e celularėve, Berisha: Tė rritet 8 herė tatim-fitimi
Ministria e Financave do tė pėrgatisė ndryshimet nė paktėn fiskale, tė lidhura me tatim-fitimin. Kreu i qeverisė Sali Berisha gjatė mbledhjes sė djeshme tė ekzekutivit, ka urdhėruar qė ndryshimet tė bėhen shpejt nė mėnyrė qė t’i jepet fund abuzimeve ndaj qytetarit. Prej tri ditėsh, ēėshtja e tarifave tė larta tė telefonisė celulare ėshtė kthyer nė kryefjalė tė qeverisė, duke pasur si referencė tė dhėnat e servirura nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Nė kėto tė dhėna tė pėrgatitura me konsulencė tė huaj, rezulton qė tarifat qė ofrohen nė Shqipėri janė shumė herė mė tė larta sesa rajoni dhe mė gjerė.
Kompanitė Celulare
Kryeministri Sali Berisha u ndal dje nė dy kategori shėrbimesh, ato tė telefonisė celulare dhe ato bankare. Sipas tij, tė dhėnat e AKEP tregojnė tarifa stratosferike, ndėrkohė qė ligji qė do tė hartohet nga Financat, do tė rritė proporcionalisht tatim-fitimin, sipas niveleve tė tarifave qė operatorėt zbatojnė nė praktikė. “Studimet qė AKEP bėn me konsulencėn ndėrkombėtare, dėshmon se operatorėt celularė i tarifojnė qytetarėt shqiptarė me tarifa stratosferike. Kostoja e njė mesazhi ėshtė 5.5 lekė dhe kėtu konsulenti ka pėrfshirė edhe 17 pėr qind tė fitimit tė kompanisė. Kėta operatorė e kanė shndėrruar mesazhin nė bixhoz e bingo, e shesin me 100 lekė. Ndaj zoti ministėr i Financave, tatim-fitimi pėr ēdo sms, do tė jetė 7-8 herė mė i madh, sesa ėshtė sot. Ēdo impuls pėr biseda, do tė tatohet nė proporcion me herėt qė ėshtė mbi rajonin”, tha kryeministri. Ndėrkohė qė nga ana tjetėr, kreu i qeverisė, i ka kėrkuar Ministrit tė Inovacionit dhe Teknologjisė sė Komunikimit tė Informacionit, Genc Pollo qė tė mbledhė nė njė takim operatorėt e telefonisė celulare pėr tė diskutuar rreth tarifave qė aplikojnė kėta tė fundit.
Bankat
Sistemi bankar ka qenė dje nė qendėr tė deklaratave tė kryeministrit, Sali Berisha. Ai theksoi se me kėrkesė tė qeverisė, Banka e Shqipėrisė ėshtė pėrpjekur tė mundėsojė qė bankat nė vend tė kenė standarde dhe norma tė arsyeshme, por ka ende pėr t’u bėrė. Kreu i qeverisė theksoi se fee-tė qė zbatojnė bankat pėr shėrbimet e tyre janė tejet tė larta, ēka i garantojnė kėtyre tė fundit njė fitim jashtė normales. “Ne kemi miratuar ēdo ligj e do tė miratojmė ēdo ligj qė u nevojitet bankave, pėr funksionimin e tyre tė shėndetshėm e tė suksesshėm. Por nė mėnyrėn mė tė pėrsėritur, ėshtė insistuar qė tė rishikohen tarifat (fee-tė), tė cilat pėrbėjnė gjithsej 2 pėr qind tė tė ardhurave tė bankės. Tė paktėn kjo ėshtė njė statistikė qė mė ėshtė dhėnė, ndoshta mund tė jetė edhe mė shumė. Por ėshtė stratosferike”, vlerėsoi Berisha. Sipas tij, tarifat qė vendosin bankat nė vend janė mė tė larta sesa nė rajon dhe kjo nuk do tė tolerohet. Edhe nė kėtė rast, ai i kėrkoi ministrit tė Financave, Ridvan Bode qė tė rishikohet tatim-fitimi i aplikuar mbi tarifat apo ndryshe “fee-tė” dhe tė vihet nė zbatim njė tatim-fitim i rritur, nė proporcion me herėt e tarifave mė tė larta tė zbatuara. Ndėrkaq, njė tjetėr detaj qė shtoi kreu i qeverisė, lidhej me ligjin hungarez tė tatimit tė bankave, i cili do tė meret parasysh nga qeveria shqiptare si model.
Panorama
NERTILA MAHO
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt