Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1

    Lightbulb Vizitë në shenjat 12 000-vjeçare pranë Tiranës

    Zbulimi i rrallë arkeologjik pranë Tiranës, i disa veprave murale të vjetra 10-12 mijë vjet, u pasqyrua në emisionin e pasdites në Top Channel.
    Fshati i Bovillës, i njohur për ujëmbledhësin që furnizon ujësjellësin e Tiranës, mbart brenda vetes edhe vlera të tjera të jashtëzakonshme.

    ”Mbas një rrugëtimi jo shumë të gjatë, por as të shkurtër, ndodhemi tashmë në pikturën shkëmbore të Bovillës. Jemi atje ku kanioni i Bovillës ngushtohet më shumë”, thotë Ilir Zaloshnja, specialist i Institutit të Arkeologjisë.

    Ndonëse se pikturat kanë qenë këtu prej mijëra vitesh, ato u vunë re nga një bari që njoftoi specialistët vetëm pak kohë më parë.

    “Informacionet e para i morrëm përpara katër vitesh. Menjëherë ngritëm një grup pune të kryesuar nga profesor Myzafer Korkuti. Erdhëm me një staf prej katër vetash, pasi morrëm njoftimin dhe punuam në kushte të vështira. Kushtet atmosferike ishin të këqija, por identifikuam rreth 18 shenja”, vazhdon Zaloshnja.

    Për dikë që është mësuar të kalojë jetën duke gjurmuar qytetërimet e lashta, “pamja që të shfaqet është mbresëlënëse. Kemi të bëjmë me një momunemt natyror shkëmbor sugjestionues”.

    Ajo që e bën veçanërisht të rrallë zbulimin është koha kur datojnë këto shenja. “Këtu flitet për minumumi 10-12 mijë vjet më parë”, thotë Zaloshnja.

    ”Këto janë shifrat që na kanë dhënë edhe specialistë të huaj të veprave murale në pellgun e Mesdheut. Kjo i përket periudhës së eneolitit. Zbulimi ka një vlerë të madhe, është një dëshmi për popullimin e zonës dhe riteve pagane. Besojmë se shenja që duket qartë, ajo e kryqit të rrethuar nga një rreth, personofikon diellin”, përfundoi eksperti.


    http://www.top-channel.tv/artikull.p...1993&ref=onews
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Un kujtoja se Tiranën e kishin themeluar Turqit dhe nuk banonte kurrë njëri andej vërdallë përpara se të vinin Otomanët të na tregonin se ku të jetonim. A nuk është ai tipi me qeleshe Turke që i kemi bërë monument që na ka themeluar ? Cudi, tani na delë se aty pranë paska shenja bashkësie njerëzish 12,000 vjecare !
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Un kujtoja se Tiranën e kishin themeluar Turqit dhe nuk banonte kurrë njëri andej vërdallë përpara se të vinin Otomanët të na tregonin se ku të jetonim. A nuk është ai tipi me qeleshe Turke që i kemi bërë monument që na ka themeluar ? Cudi, tani na delë se aty pranë paska shenja bashkësie njerëzish 12,000 vjecare !
    Ne fillim, ai tipi me se shumti sherbente si polic trafiku ,pastaj me lezet e hoqen per ti bere shoqeri partizanit te panjohur.
    Tirana e ka historine e saj nen toke te mbuluar nga asfaltobetoni..............
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lajm interesant.

    ja vlen nje pikniko ekskursion ne ato ane.

    kush do vije me mua andej nga muaji maj ta bejme nje safari.. ne ato gerxhe misterioze..?

  5. #5
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Duhen bërë dy dallime: Tirana qytet njeh si themelues Sulejman Pashë Mulletin ndërsa Tirana si fshat mund të jetë edhe bashkëkohëse e piramidave; themeluesi eshte vështirë te saktësohet si pasojë e mungesës së dokumentave. Natyrisht që duhet të jetë banuar nga ilirë - kjo nuk dëshmon asgjë te veçantë në identitetin e themeluesit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 07-02-2011 më 20:00
    relata refero

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    lajm interesant.

    ja vlen nje pikniko ekskursion ne ato ane.

    kush do vije me mua andej nga muaji maj ta bejme nje safari.. ne ato gerxhe misterioze..?
    Une vi ,ajo zone eshte mjaft interesante.............
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Duhen bërë dy dallime: Tirana qytet njeh si themelues Sulejman Pashë Mulletin ndërsa Tirana si fshat mund të jetë edhe bashkëkohëse e piramidave; themeluesi eshte vështirë te saktësohet si pasojë e mungesës së dokumentave. Natyrisht që duhet të jetë banuar nga ilirë - kjo nuk dëshmon asgjë te veçantë në identitetin e themeluesit.
    Dallime mundet te behen sa te duash , sepse varet nga cfare kerkon te dallosh !

    Por une jam i bindur , nga nje ligjesi e vete ndertimit te popullimeve ! Tirana eshte fushe , madje fushe e cila nuk eshte shquar per kenete dhe nuk ka te dhena historike per nje gje te tille !

    Nje terren i tille nuk ka asnje mundesi te mos kete qene i ndertuar dhe populluar shume e shume kohe para Sulejman Pashes !

    Vete ekzistenca e tokave bujqesore e bente te domosdoshme banimin dhe popullimin ! Kur flet per vendosjen e ushtrise turke ne rrethimin e pare te Krujes , Marin Barleti thote se "Sulltan Murati i vendosi trupat e tij ne fushe..." ku ben fjale per fushen e Tiranes .

    Si qytetrime qe kane banuar ne keto zona te uleta , mundet te jene rrenuar apo zhdukur gjate mesymjes se madhe te barbareve shek VI apo VII-VIII i eres sone dhe popullsia te jete vendosur ne male per t'i shpetuar shkaterrimit dhe asgjesimit !

    Une kam bindjen se eshte pikerisht keshtu ! Keto te dhena thjesht po na japin provat se bindja jone eshte e drejte ! Vete fusha e Tiranes me patjeter ka thesare brenda saj ! Ndoshta duhet pare konfigurimi i relievit per te gjetur vendin me te mire dhe me te mundshem qe pershtatet nje qytetrim , dhe aty te kerkohet ! Njerezit e "hershem" sigurisht qe nuk kane qene "me budallenje" se neve , ndoshta kane qene shume me te ditur sepse kane patur lidhje direkte me natyren dhe jo kaq te shkeputur sa neve dhe te "mbyllur" ne bunkere katrore qe i quajme apartamente ku enderrojme te veme ne dore vetem copa letrash apo kartmonedha ! Ata te mirat i prisnin nga natyra dhe marredhenia me te , per rrjedhim e njihnin shume me mire ate se sa neve !
    Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 02-08-2012 më 09:30

  8. #8
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga violativo Lexo Postimin
    Dallime mundet te behen sa te duash , sepse varet nga cfare kerkon te dallosh !

    Por une jam i bindur , nga nje ligjesi e vete ndertimit te popullimeve ! Tirana eshte fushe , madje fushe e cila nuk eshte shquar per kenete dhe nuk ka te dhena historike per nje gje te tille !

    Nje terren i tille nuk ka asnje mundesi te mos kete qene i ndertuar dhe populluar shume e shume kohe para Sulejman Pashes !

    Vete ekzistenca e tokave bujqesore e bente te domosdoshme banimin dhe popullimin ! Kur flet per vendosjen e ushtrise turke ne rrethimin e pare te Krujes , Marin Barleti thote se "Sulltan Murati i vendosi trupat e tij ne fushe..." ku ben fjale per fushen e Tiranes .

    Si qytetrime qe kane banuar ne keto zona te uleta , mundet te jene rrenuar apo zhdukur gjate mesymjes se madhe te barbareve shek VI apo VII-VIII i eres sone dhe popullsia te jete vendosur ne male per t'i shpetuar shkaterrimit dhe asgjesimit !

    Une kam bindjen se eshte pikerisht keshtu ! Keto te dhena thjesht po na japin provat se bindja jone eshte e drejte ! Vete fusha e Tiranes me patjeter ka thesare brenda saj ! Ndoshta duhet pare konfigurimi i relievit per te gjetur vendin me te mire dhe me te mundshem qe pershtatet nje qytetrim ! Njerezit e "hershem" sigurisht qe nuk kane qene "me budallenje" se neve , ndoshta kane qene shume me te ditur sepse kane patur lidhje direkte me natyren dhe jo kaq te shkeputur sa neve dhe te "mbyllur" ne bunkere katrore qe i quajme apartamente ku enderrojme te veme ne dore vetem copa letrash apo kartmonedha ! Ata te mirat i prisnin nga natyra dhe marredhenia me te , per rrjedhim e njihnin shume me mire ate se sa neve !
    kur punoja tek monomentet e kultures para vitit 90 zbuluan nje kishe ne Zall dajt(katun i Tiranes)

    i perkiste vitit 1200 dmth para se te vinte pash qazim mulleti

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •