
Postuar më parë nga
Llapi
ARIANI_TB
ku e le nji shkrim qe e pate siell si zakonisht nga beligradi
e qe kinse ky zyrtar i qeveris se kosoves komunitetit serb nuk e ka pranue shtetsin e kosoves
te kam than shum her se sa te jam une kendej pari nuk te la te dezinformosh kot sjell rrena tuajat e te beligradit
-------------------------------------------------
Vujoviq nuk e mohon shtetësinë e Kosovës
Publikuar: Sot, më 20 janar 2011
Prishtinë, 20 janar –Zëvendësministri i Shëndetësisë, Nemanja Vujoviq, të mërkurën ka deklaruar se nuk e mohon shtetësinë e Kosovës dhe se është bash kosovar, duke rrëfyer se posedon të gjitha letrat që e vërtetojnë këtë.
Mirëpo, gazeta ka qenë e pranishme në gjykatore një ditë më parë, kur ai deklaroi shtetësinë serbe në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë gjatë një procesi gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij lidhur me akuzat për krime ekonomike në dëm të buxhetit të shtetit.
Vujoviq, kur ishte pyetur të martën nga gjyqtari i EULEX-it Gianfranco Gallo për shtetësinë e tij, ai ishte deklaruar si shtetas i Serbisë, e jo i Kosovës. Por, të mërkurën ka reaguar kundër publikimit të deklaratës dhënë në gjykatore, duke thënë se “nuk është e vërtetë ajo që ka dalë në media”.
“Unë nuk kam deklaruar në gjykatë se nuk e pranoj shtetësinë e Kosovës. Këtë e kam lexuar sot në media. Unë jam i lindur në Prishtinë, jam prishtinas, e kam letërnjoftimin dhe pasaportën e Kosovës dhe kjo flet vetë. Unë punoj për Qeverinë e Kosovës dhe kjo besoj që është e qartë për këdo”, thuhet në një njoftim për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë, ku citohet zv.ministri në largim, Nemanja Vujoviq.
Në anën tjetër, fillimi i gjykimit ndaj tij, por edhe deklarimi si shtetas i Serbisë kanë nxitur sindikalistët shëndetësorë të kërkojnë shkarkimin e tij.
Në një reagim të bërë publik të mërkurën, krerët e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), kanë thënë se FSSHK-ja përmes këtij prononcimi publik reagon ashpër mbi deklarimin e zv.ministrit, Nemanja Vujoviq, se nuk e njeh shtetin e Kosovës, dhe këtë veprim e konsideron si akt kundër shtetit të pavarur të Kosovës.
“FSSHK-ja shfrytëzon rastin që t’i përkujtojë instancat më të larta shtetërore se në çfarë gjendjeje gjendet shëndetësia kosovare, sidomos kur ajo udhëhiqet nga njerëzit ndaj të cilëve zhvillohen procedurat penale për keqpërdorimin e mjeteve financiare të taksapaguesve kosovarë dhe donacioneve të organizmave ndërkombëtare, kurse në anën tjetër, tani edhe deklarativisht mohojnë shtetin e Kosovës”, thuhet në këtë reagim.
Sindikalistët shëndetësorë me këmbëngulje kërkojnë nga kryeministri në largim, Hashim Thaçi, që sipas kompetencave kushtetuese dhe ligjore të cilat i disponon, “të shkarkojë urgjentisht të ashtuquajturin zv. ministër Nemanja Vujoviq”.
“Përkujtojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës se i njëjti person, duke ushtruar detyrë ministrore nënshkruan udhëzimet administrative, në bazë të të cilave përcaktohen konditat dhe bëhet drejtimi i politikave të shëndetësisë kosovare”, theksohet në reagimin e FSSHK-së.
Ndërkaq, Vujoviq nuk ka dashur të prononcohej për “Kohën Ditore” lidhur me kërkesat e punonjësve shëndetësorë për shkarkimin e tij nga posti.
“Nuk mund të komentoj asgjë”, ka thënë ai shkurt të mërkurën.
Nuk dihet se si do të reagojnë përballë kësaj kërkese drejtues të Qeverisë në largim. Të mërkurën komunikimi me ta ka qenë i pamundur.
Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë mund të mbetet pa asnjë përfaqësues politik, nëse shkarkohet edhe Vujoviq, përderisa ka disa muaj që ish-ministri Bujar Bukoshi është tërhequr nga posti për shkak të zhvillimeve politike që ndodhën vitin e kaluar.
Nemanja Vujoviq, zv.ministër me shkolle të mesme, teknik i elektronikës, akuzohet për tri vepra penale, për përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare që dënohet me burgim deri në dhjetë vjet, për marrje të ryshfetit, e dënueshme deri në pesë vjet për shkak sesi ish- zyrtar prokurimi në Ministrinë e Kthimit ka marrë një dhuratë në vlerë prej gjashtë mijë eurosh nga Ruzhdi Prebreza në mënyrë që t’i jepte punë në të ardhmen, dhe po ashtu akuzohet për falsifikim të dokumenteve.
Krijoni Kontakt