Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Lutja për Bashkimin e të Krishterëve!

    “ Të bashkuar në mësimin e apostujve,
    në mbledhje vëllazërore, në ndarjen e bukës e në lutje” (Vp 2,24)


    Fillon sot Java e Lutjes për Bashkimin e të Krishterëve

    Nga dita e sotme, 18 janar e deri më 25 janar mbahet Java e përvitshme e lutjes për bashkimin e të krishterëve mbi temën “ Të bashkuar në mësimin e apostujve, në mbledhje vëllazërore, në ndarjen e bukës e në lutje” (Vp 2,24). Lidhur me këtë, Presidenti i Këshillit Papnor për Promovimin e Bashkimit të të Krishterëve, kardinali Kurt Koch në gazetën e Vatikanit “L’Osservatore Romano” nënvizon vlerën e rëndësinë e udhës ekumenike.

    Java botërore e lutjes për bashkimin e të krishterëve këtë vit na sjell në zanafillën e lëvizjes ekumenik dhe na tregon se absolutisht nuk është çasti për t’u “dorëzuar” apo hequr dorë, por përkundrazi, duhet të përforcohemi në “përcaktimin” e përgjegjësisë ekumenike, që synon të mbështes këtë udhë para sfidave të sotme.

    Të kthehemi me mendje mbrapa në kohë, në fillimet historike të Lutjes për bashkimin e të krishterëve, shumë para koncilit të Vatikanit II. Java e lutjes qe promovuar sidomos nga Paul Wattson, një anglikan amerikan që më vonë kaloi në Kishën Katolike., e nga Spencer Jones, anëtar i Kishës episkopaliane; ajo pasta u zhvillua nga atë Paul Couturier, pionier i pasionuar i ekumenizmit shpirtëror.

    Java e Lutjes për Bashkimin e të Krishterëve mori mbështetjen e fortë të Papës Leonit XII e të Papës Benediktit XV; që e përhapi në mbarë Kishën katolike. Një hap i mëtejshëm përpara qe realizuar falë Papës Piut XII, që, në një udhëzim të vitit 1950, e lëvdoi hapur lëvizjen ekumenike, duke kujtuar zanafillën e saj që është në veprën e Shpirtit Shenjt Zot.

    Tetëditëshi i lutjes për bashkimin e të krishterëve përfaqëson fillimin e lëvizjes ekumenike jo vetëm në nivelin kohor të aspektit të saj, por edhe nga pikëpamja e përmbajtjes së saj, e vet natyrës së saj. Në këtë kuptim, nuk bëhet fjalë për një fillim që mund ta lëmë mbrapa shpine, por për një fillim që duhet të vazhdojë të na shoqërojë gjatë udhës sonë. Në të vërtet, edhe sot puna ekumenik ka nevojë për atë thellim shpirtëror që qe përshkurar nga dekreti i Koncilit të II të Vatikanit mbi ekumenizmit si “shpirti i tërë lëvizjes ekumenike” (n.8). Edhe sot një ekumenizëm i besueshëm qendron apo bie me thellimin e forcës së vet shpirtërore e me faktin që dialogu i dashurisë dhe dialogu i së vërtetës pasurojnë njëri tjetrin e janë frytdhënës vetëm së bashku.

    Në mënyrë të veçantë. Spiritualiteti ekumenik, ne të krishterëve na kujton se nuk je ne ata që “bëjmë” e që ndërtojmë bashkimin dhe njësimin, duke vendosur format e kohët e realizimit të tij, po ne mund vetëm ta pranojmë si dhuratë nga Zoti, siç ka nënvizuar edhe Papa Benedikti XVI: “Në thirrje për lutje të vazhdueshme e të qëndrueshme për bashkimin e plotë ndërmjet ithtarëve të Jezu Krishtit Zot shfaqet orientimi më autentik e më i thellë i tërë kërkimit ekumenik, sepse bashkimi, para së gjithash, është dhuratë e Zotit”. Na takon ne të krishterëve, pra të orvatemi t’ia arrijmë këtij bashkimi me atë dashuri, pasion që tregohet në durim, në qendresë që sipas Charles Péguy, “ është motra e vogël e shpresës”.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #2
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Java për Bashkimin e të Krishterëve.
    Kardinali Koh: "të lutemi sëbashku për vëllezërit e persekutuar"!



    RV


    Tema e sotme e Javës për Bashkimin e të Krishterëve bazohet mbi njërën nga katër shtyllat, që përbëjnë temën e përgjithshme. “Na bashkon besnikëria ndaj mësimeve të apostujve” është e para, që ndiqet nga ndarja e përbashkët e pasurive, thyerja e bukës eukaristike dhe lutja, të gjitha, themelet e mënyrës së jetesës e të veprimit të bashkësive të para të krishtera.

    Të hënën, më 24 janar, Papa do të presë në audiencë private një delegacion të Kishës së Bashkuar Evangjelike-Luterane të Gjermanisë. Një ditë më parë, të dielën, presidenti i dikasterit për Bashkimin e të Krishterëve, kardinali Kurt Koh do të kryesojë një takim ekumenik në Bazilikën e Shën Palit jashtë Mureve. Gjatë takimit, do të zhvillohet ceremonia e mbjelljes së një peme, në shenjë të vëllazërimit me “Kopshtin e Luterit” në Uitenberg të Gjermanisë. Së fundi, të martën, më 25 janar, në orën 17.30, po në Bazilikën e Shën Palit jashtë Mureve, Benedikti XVI do të kryesojë Mbrëmësoren e dytë, në solemnitetin e Kthimit të Shën Palit Apostull, që mbyll Javën e lutjes. Në rit do të marrin pjesë përfaqësues të Kishave e të bashkësive të tjera kishtare, të pranishme në Romë. Këtë vit, Java e lutjes për Bashkimin e të Krishterëve i kushtohet në veçanti besimtarëve, viktima të persekutimit e të diskriminimit.

    Të lexojmë mbi deklaraten e kardinalit Kurt Koh dhënë Radio Vatikanit:

    "Besoj se pikërisht në botën perëndimore, ndihet urgjenca e ndërgjegjësimit për persekutimin e të krishterëve në kohën e sotme. Për shumë vetë në Evropë, persekutimi i të krishterëve është pjesë e historisë së Kishës, sepse kështu kanë dëgjuar. Por që edhe sot, të krishterët të jenë grupi fetar më i persekutuar, fatkeqësisht, nuk u ka hyrë akoma në kokë. Gjatë kësaj jave, kjo do të shihet më qartë, pasi ne do të lutemi për të krishterët e persekutuar, do të denoncojmë hapur të gjitha rastet e martirizimit e do të tregojmë se “kristianofobia” po rritet vazhdimisht në Evropën Perëndimore. Jemi të vetëdijshëm për antisemitizmin, që po rilind dhe, për islamofobinë, që po përhapet, por jemi të verbër para kristianofobisë, e cila është gjithashtu e pranishme mes nesh".

    Kur u pyet se në ç’pikë jemi sot, në rrugën e bashkimit ndërmjet të krishterëve?

    "Jemi në rrugë. As në fillim, as në fund. Nuk duhet të sillemi sikur sapo kemi filluar, por nuk mund edhe të pretendojmë se ia kemi arritur qëllimit. Gjendemi në një rrugë, që kërkon shumë durim e durimi është vëllai i vogël i shpresës. Besimi ynë në këtë rrugë shprehet me faktin se kemi durim".

    Kur u pyet se si janë marrëdhëniet me ortodoksët e protestantët? kardinali u pergjigj:

    "Ndryshimi themelor në marrëdhëniet me ta është se kemi shumë gjëra të përbashkëta me ortodoksët dhe me vetero-lindorët. Kur kam kontakte me anëtarë të Kishave vetero-lindore, nga të cilat, në të vërtetë jemi ndarë tashmë që prej 1500 vjetësh, ndjehem në shtëpi, sepse ato kanë të njëjtën strukturë kishtare me ne. Ajo që na ndan është kultura, disi e ndryshme. Ndërsa, me Kishat e lindura nga Reforma nuk kemi të përbashkët shumicën e bazamentit të fesë, por kemi të njëjtën kulturë. Kam përshtypjen se për shumë të krishterë, si katolikë, ashtu edhe protestantë, nganjëherë, baza e përbashkët kulturore është më e rëndësishme se ajo fetare.

    Në vazhdim Kardinali u pyet edhe lidhue me kohët e fundit, ku është ngritur Ordinariati për anglikanët, që dëshirojnë të hyjnë në Kishën Katolike.
    "Si mund të shpjegohet kjo gjendje, nga pikpamja ekumenike?"


    "Pikësëpari, këtu në Romë, kemi ndarjen e qartë të detyrave: për anglikanët, që dëshirojnë të vijnë në Kishën tonë është kompetente Kongregata për Doktrinën e Fesë; ne, në Këshillin për Bashkimin e të Krishterëve, vazhdojmë dialogun ekumenik. Në epokën e ekumenizmit, kthimet janë e mbeten çështje e ndërgjegjes së secilit. Risi është se po paraqiten grupe të tëra, me meshtarë e ipeshkvij e, këtu, qëndrimi ynë, ai i Kishës Katolike, i Atit të Shenjtë është ky: nëse ndokush troket në portën tonë, nuk mund të mos ia hapim. Ky është qëndrimi ynë. E kuptoj se mund të jetë e vështirë për Kishën Anglikane, por ne duam të kontribuojmë, që bota anglikane të rigjejë bashkimin".

    Dhe së fundi ai u pyet se ç’duhet bërë sot për të vazhduar rrugën drejt ekumenizmit?

    "Kjo, natyrisht, varet nga dialogu i veçantë. Në Këshillin për Bashkimin e të Krishterëve kemi 15 dialogë të ndryshëm me 15 Kisha të ndryshme: secila është rast më vete. Në thelb, nevojiten dy gjëra: dialogu i dashurisë dhe dialogu i së vërtetës. Në fakt, pa dialogun e dashurisë, pa marrëdhëniet miqësore, që lidhen e thellohen, dialogu i së vërtetës nuk mund të shkojë përpara. Pastaj, ekzistojnë akoma shumë çështje për diskutim, që mund të na ndihmojnë të gjejmë një bazë të përbashkët në fe, në mënyrë që të kremtojmë sëbashku Eukaristinë".
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #3
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Papa Komisionit për dialogun e katolikëve me ortodoksët lindorë:
    të vijojmë krah për krah rrugën drejt bashkimit të plotë.



    RV

    Benedikti XVI pri në audiencë pjesëmarrësit në takimin e Komisionit të përbërë ndërkombëtar për dialogun teologjik ndërmjet Kishës Katolike dhe Kishave Ortodokse Lindore. Papa i nxiti besimtarët katolikë e ortodoksë ta thellojnë njohjen reciproke, për të ecur, kështu, të sigurt, drejt bashkimit të plotë. Më pas kujtoi të krishterët e shumtë, të cilët edhe sot e kësaj dite nuk mund ta dëshmojnë besnikërinë e tyre ndaj Krishtit, pa përballuar vështirësi e persekutime të të gjitha natyrave.

    Të krishterët duhet të punojnë së bashku me besim reciprok, për t’i shërbyer kauzës së paqes e të drejtësisë: këtë theksoi Papa në takimin e sotëm me anëtarët e Komisionit për Dialogun Teologjik të Kishës Katolike me Kishat Ortodokse Lindore. Benedikti XVI kujtoi rëndësinë e dialogut të filluar nga organizmi, me temë “Natyra, struktura dhe misioni i Kishës”. Dokumenti përfundimtar i takimit – vërejti Papa – theksoi aspektet themelore të përbashkëta të ekleziologjisë e njëkohësisht përcaktoi edhe temat, që duhen thelluar më shumë në fazat e ardhshme të dialogut:

    “We can only be grateful that after almost fifteen hundred…”

    Nuk mund të mos shprehim mirënjohjen tonë – tha Papa – që pas 15 shekuj përçarjesh, jemi njëmendjeje për natyrën sakramentore të Kishës, për vazhdimësinë e saj apostolike e sidomos, për domosdoshmërinë e dëshmimit të Ungjillit të Jezu Krishtit në botë. Kujtoi, kështu, edhe argumentet e fazës së dytë të punimeve të Komisionit e, në mënyrë të posaçme, të takimit, që u zhvillua gjatë kësaj jave, me temë: “Bashkimi ndërmjet Kishave në shekujt e parë dhe roli i monakizmit në jetën e Kishës”.

    “We must be confident that your theological reflection…”

    Kemi besim – shtoi Papa - se reflektimi juaj teologjik do t’i ndihmojë Kishat tona ta njohin më thellësisht njëra-tjetrën, por edhe të ecin me bindje në udhën drejt bashkimit të plotë, për të cilin vijon të na ftojë Jezu Krishti. Pikërisht për këtë bashkim – kujtoi Ati i Shenjtë – i lartuam Zotit uratën tonë gjatë Javës së lutjes për bashkimin e të krishterëve, që sapo përfundoi.

    Më pas Benedikti XVI kujtoi edhe se në zona të ndryshme të botës, bashkësive të krishtera u duhet të përballojnë prova e vëshirësi të panumërta. E situata të tilla nuk mund të mos jenë burim shqetësimi të thellë për të gjitha bashkësitë e krishtera të botës, e sidomos, për vetë Papën:

    “May the intercession and example of the many martyrs…

    ”Në përfundim Benedikti XVI, duke iu drejtuar përfaqësuesve të të dyja Kishave, uroi që ndërmjetësia dhe shembulli i martirëve të shumtë, të cilët dhanë dëshmi të guximshme për Krishtin në të gjitha Kishat e krishtera, t’i forcojë ata e bashkësitë e tyre.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •