Hisstoriku i Dioqezes sė Rreshenit
qe nga Abacia e Oroshit deri nė themelimin e Dioqezes!
NGA ABACIA E OROSHIT NĖ DIOQEZĖN E RRĖSHENIT
Oroshi dhe Rrėsheni: dy unaza tė njė zinxhiri tė vetėm
Nė Rrėshen po pėrfundon sė ndėrtuari Katedralja e re, njė dhuratė e shkėlqyer e Selisė sė Shenjtė pėr besimtarėt dhe popullin e Mirditės. Siē shprehet Administratori Apostolik i Dioqezės sė Rrėshenit, Imzot Cristoforo Palmieri, katedralja do tė jetė njė pikė referimi domethėnėse pėr jetėn e krishterė, “shtėpia nė tė cilėn Hyji takohet me popullin e Vet, shtėpia gjithmonė e hapur ku tė gjithė mund tė shkojnė dhe tė gjejnė mikpritje”. Ėshtė dashur shumė pėrpjekje dhe pėrkushtim, qė Katedralja e Rrėshenit tė pėrfundojė sė ndėrtuari.
Imzot Palmieri ka ditur tė bashkėrendisė gjithēka: sigurimin hap pas hapi tė fondeve tė nevojshme, projektin modern, zgjidhjen e problemeve tė pronėsisė sė truallit, nė bashkėpunim edhe me pushtetin vendor tė Rrėshenit, kryerjen e punimeve me cilėsi nė objekt etj.. Ka qenė nė fillim edhe interesimi i Ipeshkvit tė mėparshėm, Imzot Angelo Massafra, i cili mė pas u emėrua nė krye tė Arqipeshkvisė sė Shkodrės. Mirditorėt e vlerėsojnė shumė kėtė kontribut tė ēmuar dhe ata nuk mund tė mos e lidhin praninė e katedrales sė re me ekzistencėn e dikurshme nė Mirditė tė Abacisė sė Oroshit, kryeqendra kishtare dhe kulturore e zonės. Abacinė e Oroshit e udhėhoqi pėr 30 vjet Imzot Prend Doēi, i cili e rimėkėmbi atė nė vitin 1888 me bekimin dhe dekretin e posaēėm tė Papa Leonit XIII. Abacia Nullius e Oroshit ishte nė varėsi tė drejtpėrdrejtė tė Vatikanit. Imzot Doēi nė raportin e tij dėrguar Vatikanit asokohe vinte nė dukje se mirditorėt janė krejtėsisht katolikė, se ata gėzojnė njė lloj autonomie dhe vetėqeverisjeje me ligje tradicionale (Kanuni i Lekė Dukagjinit). “Mirditorėt me tehun e shpatės kanė zmbrapsur tė gjitha goditjet e Bizantit, pushtimet e sllavėve dhe pėrndjekjet e myslimanėve”, argumentonte Imzot Doēi. Pas vitit 1917 drejtimin e Abacisė e morėn Imzot Zef Gjinashi dhe Imzot Frano Gjini, ky i fundit martir i krishterimit nė Shqipėri.
Historia ėshtė njėra anė e medaljes, ana tjetėr ėshtė rindėrtimi i besimit nė kohėn e sotme. Dhe kėtu kanė njė meritė themelore misionarėt vinēencianė, tė cilėt shkelėn nė Mirditė pėr herė tė parė nė vitin 1993. Kėtu gjetėn sigurisht gjithēka nė “zero” dhe ēdo gjė e nisėn nga fillimi. Kisha katolike ishte shkatėrruar plotėsisht pas vitit 1967, kur regjimi komunist i Tiranės kreu aktin mė tė rėndė qė mund tė kryhet nė fenė e njė populli.
Vinēencianėt, tė kryesuar nga Atė Cristoforo Palmieri, Famullitar i Rrėshenit, bėnė gjithēka nė kėto nėntė vjet pėr rindėrtimin e besimit, qė do tė thoshte “rindėrtim” i njeriu, i shpirtit tė tij prej besimtari. Pamja e njė Kishe apo e njė feje nuk ėshtė sigurisht pamja e arkitekturės madhėshtore tė godinave tė kishave, por e asaj qė ėshtė Kisha nė tė vėrtetė: besimi i njerėzve nė Zotin, nė Jezu Krishtin. Nė nėntė vjet ėshtė shkruar njė biografi e re e Kishės nė Mirditė, njė rrugė e mundimshme plot sakrifica nga misionarėt dhe motrat, e cila ėshtė njė vazhdimėsi historike e asaj ēfarė ishte kryer nė tė shkuarėn nga Imzot Doēi, Imzot Gjini e tė tjerė.
Misionarėt katolikė tė Shėn Vinēencit nė Mirditė (emrin e kėtij Shenjti e mban edhe njė rrugė kryesore nė Rrėshen) kryen edhe plot vepra kulturoro-fetare me tė rinjtė dhe nxėnėsit e kėtij komuniteti me rrėnjė katolike, si: konkursin “Jubileu 2000”, shfaqjet publike kushtuar “Pranverės sė jetės”, veprimtari tė pėrbashkėta me grupin kulturor “Abat Doēi”, ndėrtimin e njė kopshti pėr fėmijė, rindėrtimin e oborrit “Shėn Vinēenci” tė shkollės sė mesme Rrėshen, mėsimin e gjuhės italiane nė shkollė nga motėr Anna Cazzato etj..
Dioqeza e Rrėshenit ėshtė duke marrė njė pamje pėrgjithėsisht tė plotė nga ana strukturore, nga viti nė vit, edhe ndėrtimi i Katedrales sė Rrėshenit, nė qendėr tė kėsaj dioqeze, ėshtė njė fakt i rėndėsishėm, njė nder, njė shpresė pėr kėtė vend dhe kėta njerėz. Mirdita jo rastėsisht ėshtė cilėsuar si “krahina mė e fortė nga ana katolike nė Shqipėri” dhe tash asaj i duhet tė ngrihet nė atė lartėsi historike, por pėr mė tepėr tė ketė zhvillime tė reja bashkėkohore nė anėn shpirtėrore dhe kishtare mbi parimet e Koncilit II tė Vatikanit.
Kisha Katedrale nuk ėshtė njė kishė e zakonshme dhe kėsisoj mirditorėt i pret njė pėrkushtim mė i madh nė pėrmbushjen e devocionit nė rrugėn e Zotit, qė tė mund tė dėshmojnė me vepra besimi se e kanė ndėrtuar kėtė dhuratė tė shenjtė tė Vatikanit dhe tė Papa Gjon Palit II.
Rrėshen, mė 8 gusht 2002
Ndue Dedaj
Historian
vazhdon--->
Krijoni Kontakt