E di se perse foshnjat ushqehen vetem me qumshtin e nenes? Perse te mos i ushqejme me mish e perime si hame edhe ne te medhenjte? Po ti japesh foshnjes ushqim te forte ai do te mbytet e do te vuaje e vdesi. Foshnja nuk e tret dot pasi i ka zorret e stomakun e vogel e te paformuar mire.
E kuptoj se cfar deshiron te thuash, por ky nuk eshte argument bindes, sepse po te donte perendia mund ta bente njeriun ne menyre qe njeriu ta shikonte dhe te fliste drej per se drejti, por perendia nuk deshti. Pse ?
Cili eshte ai njeri qe e ka pare diellin? Asnjeri nuk e ka pare diellin, pasi sa here qe ngrejme koken nga qielli na vriten syte, dhe sa me shume i afrohemi diellit per ta pare nga afer, aq me shume na vriten syte e aq me shume nxehtesi na ndjen trupi. Shume kollaj mund te verbohemi fare duke humbur driten e syve ose mund te digjemi e marrim flake e te behemi hi.
Ka mjete te tjera qe shikohet dielli tamam ashtu sic eshte. Nuk eshte e thene qe ta shikojm me sy te lire, poashtu perendia duhet te gjente menyren qe njerzit ta shikonin ne nje fare menyre dhe te mos kishin dyshime ne ekzistencen e tije. Eshte pek a shume si shembulli i pare qe ke sjelle
Ajo qe ne shohim kollaj jane vetem rrezet e diellit, dhe kaq na mjafton te marre si te vertete se origjina e ketyre rrezeve eshte ai trupi i zjarrte qiellor qe ne e quajme diell. E dime qe ekziston ne qiell, por per faj te dobesive te natyres sone si njerez, nuk mund te njihemi me diellin nga afer.
E njejta gje edhe me Perendine. Ai na sheh ne ne sy perdite,
por ne nuk e shohim dot ate, jo per fajin e tij, por per fajin tone. Natyra jone njerezore nuk mund te shohe apo perceptoje dot natyren hyjnore te Zotit. Njohja jone e Perendise eshte e limituar nga natyra jone njerezore. Nuk mund te njohim dot esencen e Perendise, por vetem energjite e tij ne formen e asaj drites se pakrijuar.
Ne nuk e krijuam veten qe ta quash se ne nuk e shohim perendin per fajin tone. Ai na krijoji dhe ai na i limitoi gjerat perfshi ketu thelbin e pyetjes ( Te shikuarin e perendise ) Une e mendoj qe ky ishte nje plan djallezor i perendise duke lene ne toke bashk me njeriun hijen e dyshimit qe ka pushtuar miljarda njerez qe nga ekzistenca e njeriut. Arsyea se pse e beri kete ?
Zoti i te krishtereve, eshte Biri i Vetemlindur i Perendise, qe mori mish njeriu e hyri ne historine e njerezimit duke lindur nga Virgjeresha Mari. Perendia u misheruar, u be Perendi-Njeri, ne menyre qe Zoti te ishte prane nesh, ne menyre qe ne njerezit te mund ta shihnim me sy, ta degjonim me veshe, ta preknim me dore.
Perse Perendia veshi mish e hyri ne historine tone te njerezimit? Pikerisht qe te na deshmonte ekzistencen dhe dashurine e tij, faktin qe Ai eshte me ne e nuk na ka braktisur.
Kemi diskutuar mjaft rreth kesaj , por nuk po te kundershtoj dhe po pranoj ate qe ti ke shkruar dhe thjesht po te bej nje pyetje: Pse nuk e riperserit kete gje perndia ne ditet e sotme ? E them kete per te vetmen arsye se : Njerzia eshte katandisur shum here me keq se koha kur perendia vendosi te hyje ne trupin e Jezusit per te udhezuar njerzit. Sot kaosi, vrasjet, prostitucioni, droga etj, qe po marin miljona jete njerzish , besoj qe do ishte shkak per rifreskim te ndodhive te perndise. Perse rrin perendi i distancuar nga e gjith kjo ? Pse nuk vepron sot , si dikure qe jan shkruar ne Bibel dhe Kuran?
Llogjika njeriut nuk i hyn ne pune per te besuar, por i hyn ne pune per te kuptuar. Te besuarit dhe te kuptuarit nuk jane e njejta gje. Une besoj se femija im do te me doje kur te rritet si prind i tij. Une kuptoj qe nese e ushqej e kujdesem per ate femije, ai do te rritet.
Une kuptoj qe nje dite do te vdes.
Une besoj se Perendia do te me ringjalli se vdekuresh.
Te lumte.... Pse duhet ta besoj dhe jo ta shikoj ( fakt ) cfar lidhje ka besimi ne kete mes une nuk e kuptoj. Ky perendi qe eshte i zoti te krijo cdo gje , na kekonka besim dhe jo llogjik ( fakt ) ore eshte e thjeshte ...Ja ku jam ..! Ketu marin fund dilemat dhe bota do bie ne paqe duke kuptuar shum gjera rreth krijimit te tije. Nuk do kishte me ndarje fetare, politike , vllazerore etj. Kjo do ti vinte kapak cdo gjeje te keqe
Nje nga mrekullite qe Krishti beri ishte pastrimi nga lebroza e 10 njerezve. Pasi e beri kete mrekulli, u tha te dhjeteve, shkoni ne punen tuaj dhe mos i tregoni njeriu per ate qe ndodhi. Te dhjete iken te gezuar dhe u treguan njerezve qe i njihnin per mrekulline qe u kish ndodhur. Vetem nje prej tyre u kthye perseri tek Krishti, per ta falenderuar ate per bekimin e madh qe i dha.
Mrekulli ne librat fetar ka sa te duash, por une e kam fjalen per ditet e sotme.. Ku jane mrekullit e hyjit qe jane aq te domosdoshme sot ? Perse ku hyj i len njerzit te paudhezuar dhe pastaj thote qe ai qe nuk me ka besuar do ta coj ne ferr..Ka 2000 vjet ky hyj nuk i udhezon njerzit dhe njerzit ne 90% nuk i kryejn detyrat e perendise, pra jan te destinuar per denim nga perendia. Te lutem mos me thuaj qe perendia ja ka len ne dore prifterive dhe hoxhallareve te udhezojn njerzit me ane te shpalljeve, sepse po e shikojme se ku jan njerzit me ane te besimit fallco qe kane.
Me nje fjale te Perendise gjithe bota qe ne njohim merr fund. Ai e krijoi ai edhe e shkaterron po te doje. Me nje fjale te Perendise te gjithe njerezit mund te besojne ne te, mund te dridhen nga frika. Por kjo nuk eshte ajo qe Perendia deshiron, pasi Ai nuk e krijoi njeriun si nje sherbetor apo skllav te Tij, Ai e krijoi njeriun si nje misherim te dashurise se tij. Kjo eshte arsyeja qe "...e krijoi sipas shembelltyres dhe imazhit te Vete" dhe "...i dha Fryme nga Fryma e Tij".
Pikerisht per kete , perndia duhet te rivendose si dikure kontakt me njerezit.. Albo.. fundja e fundit ..pse na qenka kaq problem per perendine te bej sot mrekullit qe shkruhen ne libra ? Eshte e domosdoshme. Prandaj edhe njerzit nuk kan me besim, sepse nuk shohin me mrekulli dhe krijojn dyshime per cfar jan shkruar. Te na sjelli njerez qe i kthjn shkopit ne gjarperi apo qe ndajn detin ne mes apo qe ndajn henen per gjysem etj. ah more Aldo, po kush i ha me keto perralla more aman
A mundet prindi qe ti diktoje me force dhe me rregulla femijes se vete qe ta doje? Jo. Po keshtu edhe Perendia, i dha njeriut Vullnet te Lire ne menyre qe ky te zgjidhte te besonte e donte Krijuesin e Tij ne liri te plote.
Kete shembull mund ta maresh nese behet fjale per dicka qe shihet. Pra ne e shohim prindin dhe vendosim vete sipas karakterit qe kemi nese do ta duam apo jo. Ndersa perendine nuk e shohim fare dhe nuk kemi cfar te vendosim ta duam apo jo, sepse ketu behet fjale a ekziston apo jo per shkak te fshehtesis se tije, pasi te jet vertetuar ekzistenca e tije, diskutojme per lirin e veprimit qe perendia i dha njeriut per ta dashur apo jo
Albo
Krijoni Kontakt