Close
Faqja 216 prej 220 FillimFillim ... 116166206214215216217218 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 2,151 deri 2,160 prej 2192
  1. #2151
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anėtarėsuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933
    Citim Postuar mė parė nga prenceedi Lexo Postimin
    altin71.......mbase ty te pelqejne barcoletat!!!!
    Ai gardisti qe ti thua, kish nje ore qe qellonte me bresheri dhe nuk pash te vriste njeri.
    Dhe nese do ish ai gardisti qe dha goditjen fatale me kollaj do e kish te vriste ate qe qellonte me gure ose ndonje tjeter ne turme qe e kishte perballe dhe jo kete te ndjerin qe mezi e shihte nga kangjellat.
    Per mendimin tim 3 jane mundesite
    1- ose eshte qelluar nga tarraca e kryeministrise nga ndonje snajper
    2-ose nga turma
    3-ose nga gardisti ne fjale qe ndermjet fishekeve ndoshta "pa dashje" dikush i ka vene edhe ndonje fishek luftarak.
    Keto mroklla ike shitja njeri tjetrit jo mu.
    Respekt per ato bi nenash.

  2. #2152
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Sot kur po vija nga puna, nje xhaje kishte lidhur per qafe dy dele dhe nje dash dhe po i conte ne shtepi te vet.
    Njera nga delet, ndaloi anes rruges dhe po hante barin aty. Xhaxhai qe mesa dukej nxitonte, e terhiqte me force dhe e qellonte sa mundej, por delja vazhdonte ne te veten
    Atehere , ne ate cast, te gjithe shoferet qe kishim ndaluar ne semafor, pame se dashi afroi koken mbi koken e deles qe po qellohej nga shkopi i xhajes egersisht, per te mbrojtur delen e vet.
    Kafsha e shkrete e mbrojti kafshen e llojit te vet.
    Me shkoi mendja tek lideri i opozites qe i la delet e tij nen kamzhikun e shtetit deri sa ariti te merte lajmin e lumtur per te, te vrasjes se 3 personave.
    Duhet ta cojme me delet ca kohe kete Edi Ramen qe te mesoje te drejtoje e te mbroje njerezit e tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga 2043 : 02-02-2011 mė 17:06
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  3. #2153
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar mė parė nga altint71 Lexo Postimin
    Keto mroklla ike shitja njeri tjetrit jo mu.
    Respekt per ato bi nenash.
    Me vje keq mer lal por nuk me pelqejn edhe aq shume broccoli, keshtuqe as i blej e as i shes.
    Nuk po perpiqem te mbroj as Salen e as Edin sepse per nje qe ka syte ne ball e di mire se qe te dy jane fajtore per sa ndodhi ne bulevard.
    tani se <> kam pershtypjen se as ti as une nuk kemi per ta mare vesh.
    Respekt une kam per te gjithe ata qe ikin nga kjo bote, dhe nuk eshte e nevojshme te ma kujtoj nje hipokrit si puna jote

  4. #2154
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Kadare: Shqipėria nuk mund tė vazhdojė tė ketė dy pamje

    Publikuar: Sot, mė 02 shkurt 2011



    Padurimi dhe nervozizmi politik nė Shqipėri kanė kapėrcyer kufijtė e lejueshėm. Me to ėshtė bashkuar paniku, i cili e ka bėrė mė tė rrezikshme gjithēka. E keqja ėshtė se klasa politike, ajo qė duhej tė ishte e fundit qė tė kapej nga paniku, ishte e para qė u pėrfshi prej tij. Si rrjedhojė e kėsaj, shteti dhe shoqėria shqiptare u gjendėn nė pozitėn e atij tė sėmuri qė, pasi e ndien se po dridhet ethesh, nė vend tė vejė termometrin, e thyen atė.



    Ėshtė pak tė thuash se mbyllja e vitit qė shkoi nuk ishte e mirė pėr shqiptarėt. Dhe, si tė mos mjaftonte kjo, nė kundėrshtim tė plotė me urimin « na qoftė i mbarė ky vit », fillimi i vitit 2011 ishte edhe mė i keq.
    Pa u zbehur ende kujtimi i festave, normaliteti i jetės shqiptare u prish. E kjo nuk ėshtė aspak njė fjalė goje. Normalitetin e jetės e prish lufta, katastrofa natyrore, por mbi tė gjitha njeriu vetė, kur nuk ėshtė normal. Njė specie e tillė njerėzore e pėrfton normalitetin si diēka tė huaj, madje tė rrezikshme. Ndaj nė rastin mė tė parė pėrpiqet ta shkallmojė atė.
    Ėshtė e njohur tashmė se njė vend jo normal sundohet « mirė », por qeveriset keq. Kėtė tė vėrtetė e njohin sidomos sistemet totalitare, qysh nga diktaturat hidrike (ato qė kanė pźrdorur mungesėn e ujit si mjet sundimi), gjer nė ditėt tona. Vetėm nė rende tė tilla , qė dalin nga rendi normal i gjėrave mund tė krijohen psikoza tė sėmura, ato qė lindin pastaj ankthet dhe terrorin, shenjat e pashmangshme tė sundimit tiranik.
    Nė mesazhet e panumėrta qė vijnė kėto ditė nga Tirana, pėr t’u shpėrndarė anekėnd nė diasporėn shqiptare, rrallė herė mungojnė shenja tė tilla. Tė gjithė popujt e ish-Lindjes janė tepėr tė ndjeshėm ndaj tyre. E nė kėtė kah do tė ishte e kuptueshme qė shqiptarėt, ata qė tiraninė e patėn mė tė egrėn e mė tė zgjaturėn, do tė ishin dyfish mė tė ndjeshėm. Nė ngjarjet e janarit, midis psikozės dhe veprimeve shpesh kaotike, ata do tė kapnin spikamėn e fantazmės sė totalitarizmit, rendit tė pėrmbysur 20 vjet mė parė.
    Ishte, me sa dukej ky , shkaku kryesor qė, nė kėtė janar tė trishtė, trazimi ishte aq i thellė e aq dėshpėrues. Kėto rrjedha njerėzore, pėr tė cilat ėshtė lehtė tė thuhet, tė mos dalin mė, tė mos shfaqen , tė mos na shqetėsojnė, nuk mund tė anashkalohen. Nė mos u shfaqshin nė rrugė, ato do tė jenė nė thellėsi, ēka ėshtė edhe mė shqetėsuese. Nė qoftė se ato nuk ngjiten dot gjer tek institucionet, ku, sipas dokeve tė demokracisė europiane do tė duhej tė ēonin normalisht zėrin e tyre, institucionet duhet tė zbresin tek ata, pėr tė kuptuar ku ka ngecur makina e demokracisė, pėrse mesazhet nuk kalojnė, shkurt, pėrse sistemi ėshtė bllokuar.
    Nė njė gjendje tė tillė ėshtė e kuptueshme, madje ėshtė njė nga shenjat e pakta tė mira, qė qindra, pėr tė mos thėnė mijėra njerėz janė duke marrė pjesė nė njė rrahje tė madhe mendimesh, nė mjediset publike, nė shtypin e shkruar dhe atė elektronik. Ata japin gjykimin e tyre pėr ngjarjet qė kanė ndodhur, e sidomos pėr ato qė mund tė ndodhin mė pas. Pavarėsisht nga idetė e drejta apo tė gabuara, nga pasionet, motivet apo stili i ndėrhyrjes, ky trazim i madh njerėzor tregon se qytetarėt i pėrjetojnė si tė tyret ēėshtjet, hallet, dramat e republikės.
    Ky shkrim bėn pjesė nė kėtė rrahje mendimesh, pa mėtuar asgjė mė tepėr. Ėshtė thjesht njė lloj interviste , pėrgjigje pėr disa pyetje, me tė vetmin ndryshim se ato nuk janė bėrė prej ndonjė gazetari, por prej njė shumice lexuesish, nėpėrmjet letrash, mesazhesh , bisedash dhe telefonimesh tė shumta gjatė kėtyre dy javėve.
    Ka gjasė qė pėr gjendje tė tilla jo tė zakonshme, prej njė intelektuali , e aq mė tepėr prej njė shkrimtari tė priten pėrgjigje jo fort tė zakonshme, nga ato qė cilėsohen si origjinale. Duhet thėnė se nė kėtė rast vėshtirė se mund tė ketė tė tilla. Kėtu nuk jemi nė art. E keqja shoqėrore, ky hyn edhe kriza e tanishme, pėr fat tė keq, rrallė herė mund tė jetė origjinale. Zakonisht ajo ėshtė e pėrsėritur, e lodhshme dhe shpesh e mėrzitshme gjer nė dėshpėrim.
    Padurimi dhe nervozizmi politik nė Shqipėri kanė kapėrcyer kufijtė e lejueshėm. Me to ėshtė bashkuar paniku, i cili e ka bėrė mė tė rrezikshme gjithēka. E keqja ėshtė se klasa politike, ajo qė duhej tė ishte e fundit qė tė kapej nga paniku, ishte e para qė u pėrfshi prej tij. Si rrjedhojė e kėsaj, shteti dhe shoqėria shqiptare u gjendėn nė pozitėn e atij tė sėmuri qė, pasi e ndien se po dridhet ethesh, nė vend tė vejė termometrin, e thyen atė.
    Termometri thyhet kur i sėmuri nuk dėshiron tė marrė vesh sėmundjen ngaqė ai e di atė. Pėr tė mos thėnė se sėmundja ėshtė ai vetė.
    Ndoshta kėtu do tė gjendej pėrgjigja e pyetjes se pėrse nė Shqipėri lufta politike ėshtė kaq e egėr. Ka gjasė qė dy dukuri tė jenė vendimtare pėr kėtė: etja e pamasė pėr pushtet dhe korrupsioni.
    Dihet se tė dy kėto lėngata janė tepėr tė njohura e po aq tė vjetra nė historinė e njerėzimit. Mund tė thuhet se luftėn e gjatė me to, falė faktorėve drejtpeshues, njerėzimi nuk e ka fituar, por as e ka humbur.
    Ndėrkaq, nė rrethana tė caktuara, kur dufi pėr pushtet dhe korrupsioni lidhen me njeri-tjetrin, ashtu si nė klonimet qė prodhojnė monstra, pėrzierja qė del prej kėsaj lidhjeje mund tė jetė fatale. Duke u kushtėzuar e duke e zėnė peng njeri-tjetrin ata e kanė vėshtirė tė ndahen sipas kalendarit dhe zakoneve tė demokracisė.
    Me sa duket kjo pėrzierje ka ndodhur nė Shqipėri gjatė kėtyre viteve tė tranzicionit. Dhe kėshtu shpjegohet qė nė jetėn tonė dramaciteti shfaqet aq shpesh, aty ku nuk e ka as vendin e as arsyen.
    Nuk ka qenė rrufė nė tė kthjellėt, por ka ndodhur vit pas viti e stinė pas stine mu nė sytė tonė.
    Psikoza e rėnduar do tė pillte ēoroditjen e mendimit, e kjo shthurjen e gjuhės, zvetėnimi i sė cilės na befasoi tė gjithėve veēanėrisht kėtė dimėr. Ajo qė njihet si krizė e retorikės, ėshtė mė shumė se aq. Kėrcėnime, mallkime, kėrcitje dhėmbėsh, thirrje pėr dyluftim, tė gjitha kėto u bėnė tė zakonshme nė jetėn shqiptare. Hapėsira e jetės normale ngushtohej pėrherė e mė fort nėn kėtė trysni.
    Nė kėto kushte njeriu normal, qė ndihet qenia mė e pambrojtur midis jonormalitetit do ta kishte tė vėshtirė tė parashtronte ndonjė program mirėkuptimi, pa le pastaj idenė e njė zbutjeje a tė njė kompromisi, mesazhe qė ishin tė lejueshme veē pėr ambasadorėt e huaj apo tė dėrguarit e Brukselit.
    E tillė ishte atmosfera nė ditėn e 21 janarit, kur nė skenėn politike hyri vdekja.
    Nė skenė do tė thėrres vdekjen. Fjalėt janė tė Shekspirit, mbi katėr shekuj mė parė, nė kohėn qė dramaturgu bėhej gati tė shkruante tragjeditė mė tė zymta tė tij. Ne s’jemi nė teatėr, e aq mė pak nė vitin 1600. Ne jemi nė fillim tė vitit 2011, nė qendrėn e kryeqytetit tė njė vendi europian, nė prag tė pranimit nė aleancėn mė tė emancipuar tė popujve, me vullnetin tonė pėr tė qenė pjesė e familjes.
    Mė 21 janar, gjatė njė demonstrate, pėr fat tė keq tė dhunshme, u vranė me armė tre njerėz tė paarmatosur, pra tė pafajshėm, qytetarė tė shtetit demokratik shqiptar, e njėkohėsisht tre qytetarė tė ardhshėm tė Bashkimit Europian. Kjo e fundit nuk theksohet as pėr tė mitizuar e as pėr tė sublimuar kėtė Bashkim, por pėr t’u kujtuar tė gjithėve se ne, pa hyrė ende nė kėtė shtėpi tė pėrbashkėt, kemi cenuar programin e saj, atė program qė me sinqeritet dhe pėrkushtim e kemi shpallur si programin tonė.
    Njė pyetje e pashmangshme del nė kėtė rast: na duhet ndėrhyrja e vdekjes, qė ne tė jemi seriozė ? Dramaturgut i duhet vdekja pėr tė thurur dramėn e tij, tiranit pėr tė ridėshmuar forcėn, sidomos kur ajo po e lė, po shtetit demokratik pėrse i duhet? Pėr t’i kujtuar publikut devizėn famėkeqe tė Kaligulės : Oderim dum metuant . (Le tė mė urrejnė, veē tė mė kenė frikėn)?
    Ka kohė qė pyetja pėr seriozitetin duhej bėrė ngaqė ka kohė qė kjo po ndodh e ne vazhdojmė tė mos jemi seriozė. (Komedia e gjyqit tė Gėrdecit, zvarritjet, dredhitė janė mė keq se njė shuplakė qė i bėhet haptas dinjitetit publik. Ajo bėn pjesė nė modelin qė prej kohėsh i propozohet kėtij vendi, pėr tė mos marrė seriozisht asgjė).
    Ka kohė qė ky «banalizim i sė keqes», siē ėshtė cilėsuar, po rreh tė modelojė moralin shqiptar. Formula bazė tė jetės demokratike: nderimi pėr institucionet dhe pavarėsinė e tyre, rreh tė kthehet nė njė shprehje tė zbrazėt , nga ato qė hyjnė nė njėrin vesh, pėr tė dalė nga tjetri. Rrjedhimisht ngjarje tė rėnda si kriza institucionale, bėjnė jo mė shumė pėrshtypje se njė breshėr i pėrkohshėm.
    Shqipėria duhet tė pėrgatitet pėr t’i thėnė ndal njė pėrēudnimi tė tillė. Duhet pranuar se kjo s’ėshtė as e thjeshtė e as e lehtė. Kėrkon vullnet pa dyshim, po nė radhė tė parė kėrkon bindjen e thellė qė demokracia shqiptare, ajo qė nė tė vėrtetė ėshtė e pandarė sot nga Shqipėria, duhet marrė seriozisht.
    Pėr t’u kthyer tek ngjarja e 21 janarit, duhet kujtuar se nė historinė e popujve, ajo qė njihet si trajtim, si «administrim i sė keqes», ka qenė shpesh faktor pėr zhvillime tė mėtejshme. Ato kanė qenė pėr tė mirė ose pėr tė keq. Me ē’duken shenjat, trajtimi i ngjarjeve tė fundit, kulmimi i tė cilave ka qenė vrasja e qytetarėve, nuk po shkon nė kahun e duhur. Ajo rend nė kahun e gabuar, madje nė vend qė tė fashitet, thellohet.
    Natyrisht qė ka pak gjasa qė njė grindje kaq e gjatė tė ndreqet me pajtim tė shkurtėr, sipas stilit vulgar tė pijetoreve, kur kėrcėnimet tmerruese pėrfundojnė befas nė pėrqafime sentimentale, po aq pa vend sa ē’kishin qenė kanosjet. Askush nuk e pret dhe as e beson kėtė telenovelė. Nė qoftė se presim diēka tė ngutshme, si hap i parė serioz dhe i besueshėm do tė ishte hetimi krejtėsisht i pavarur. Hetimi dhe natyrisht dėnimi i fajtorėve do tė ishte i domosdoshėm si hap i parė, por jo i mjaftueshėm. Njė proces tjetėr , qė do tė ndihmonte, nė mos nė prerjen, nė shterrimin e hap-pas-hapshėm tė pezmatimit shumėvjeēar, do tė ishte po aq i detyrueshėm.
    Ėshtė thėnė dhe herė tjetėr se, nė rastin e krimit tė mirėfilltė, krimit numėr njė njerėzor, vrasjes sė njeriut prej njeriut, pėr ndėrprerjen e befasishme tė tij, shpesh vihet nė veprim ajo qė quhet «zėnia e gjakut». Ėshtė njė dukuri e pashpjegueshme, jashtė arsyes, me tė drejtė e cilėsuar si ndėrhyrje misterioze e natyrės ose e hyjnisė.
    Pėr fat tė keq, nė jetėn politiko-shoqėrore njė mekanizėm i tillė nuk ekziston. Nuk ka frenim natyral pėr krimet politike, pėr shtypjen, tiraninė, shkallėzimin e sė keqes shoqėrore. Njerėzimi, si i vėnė nė provė, ėshtė i detyruar qė ai vetė tė shpikė mjetet mbrojtėse.
    Historia e demokracisė ėshtė, ndėr tė tjera, historia e krijimit tė kėtyre mekanizmave. Kultura politike, kultura nė pėrgjithėsi , idetė humaniste, filozofia, arti, ligjet, kushtetutat, gjithė doket e qytetėrimit bėjnė pjesė nė tė. E mbi tė gjitha, institucionet e pavarura. Janė ato qė ndodhen nė vijė tė parė pėr kontrollin dhe frenimin e kėsaj makine aq tė nevojshme e njėherėsh tė bezdisshme, me emrin shtet.
    Pėr mendėsinė shqiptare, institucionet e pavarura, pėr arsyet qė dihen, ende nuk e kanė as peshėn e as hijen e shtetit. Nuk ka hymne pėr to e as rituale mbresėlėnėse, megjithatė janė pikėrisht ato, mė saktė nderimi pėr to qė pėrcakton tė ardhmen tonė. Ndaj nuk ėshtė e tepruar tė thuhet se shkelja e pavarėsisė sė tyre duhet tė pėrjetohet si njė katastrofė.
    Fakti qė nė Ballkan ka sot dy shtete shqiptare, tė cilėt nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr ndikojnė dhe rrezatojnė tek njeri-tjetri, pėrgjegjėsinė e politikės dhe tė strategjisė shqiptare e bėn tė dyfishtė.
    Shqipėria hyn ndėr shtetet e vegjėl tė Europės, por si shtet i parė historik i shqiptarėve, rrjedhimisht qendėr e hapėsirės shqiptare nė Ballkan, pesha e saj i kapėrcen dukshėm pėrmasat e saj.
    Qė vendi ynė ėshtė mė i rėndėsishmi pėr ne ngaqė ėshtė i yni, kjo nuk pėrcakton rėndėsinė objektive tė tij. Dihet se kjo e fundit varet nga faktorė tė tjerė, kryesisht nga skajimi i saj nė peisazhin politiko-strategjik nė gadishull, dhe natyrisht rolin qė luan.
    U bė njė luftė nė Ballkan, nga ato pėr tė cilat thuhet «u tund bota». U cilėsua kjo si «luftė morale», tepėr e rrallė nė histori, dhe nė tė vėrtetė ashtu ishte: luftė kundėr njė masakre, njė shpėrnguljeje, njė tmerri, nė emėr tė mbrojtjes tė sė drejtave njerėzore. Shqiptarėt u gjendėn nė qendėr tė saj, ndaj e thėnė shkurt, lufta u bė pėr ta. Si rrjedhojė, harta e Ballkanit , dhe jo vetėm harta, ndryshoi. Nė njė kėndvėshtrim mė tė epėrm kjo luftė pak a shumė mund tė quhej: rivendosja e njė drejtpeshimi tė prishur.
    Pas kėsaj, ishte e logjikshme qė shteti historik i shqiptarėve tė merrte vetvetiu njė rol stabilizues nė gadishull. Po aq sa ē’ishte e pritshme qė Serbia e ndėshkuar tė merrte rolin e kundėrt: ta prishte drejtpeshimin. Ajo do tė bėnte ēmos ta kthente kokėposhtė kėtė gjendje. Tė vėrtetonte se ndėrhyrja europiano-amerikane, ajo qė me krenari ishte quajtur morale, s’kishte qenė e tillė. Qė prodhimi i saj, shteti i ri i Kosovės, qe njė dėshtim. Se veē rikthimi nė gjendjen e vjetėr do tė kthente normalitetin.
    Pėr kėtė Serbia do tė pėrdorte ēdo mjet. Raporti i famshėm i organeve, nė thelb zėvendėsimi i njė ngjarjeje historike, me njė rrėfenjė sensacionale me vampirė, tė ngjashme me mitin e vrasjeve rituale, akuzė e njohur kundėr hebrenjve, ishte njėra nga pėrpjekjet.
    Kosova dhe Shqipėria u gjendėn tė papėrgatitura. Gjykimi gjakftohtė ka munguar. Gjykimi gjakftohtė ėshtė rrjedhojė bindjesh dhe jo ēoroditjesh emocionale. Dhe bindja vjen nga e vėrteta. Ajo, nė kėtė rast, do tė diktonte pėrgjigjen e duhur. Edhe sikur ngjarja tė ishte e vėrtetė, ajo s’mund tė ndryshonte asgjė nė tablonė makabre tė dhjetėra viteve shtypjeje, terrori shtetėror, pėrdhunime e masakra tė papara nė Europė, nė kėtė gjysmė shekulli. As historia, as portreti i popujve, e aq mė pak qėndrimet politike, nuk ndryshohen nga krime kanibaleske, qė ndodhin sot e kėsaj dite nė Londėr, nė Tokio a nė Berlin, ashtu siē njofton shtypi. Kanibalėt shqiptarė, nė kėtė rast, nuk ka pse tė kenė ndonjė trajtim tė ndryshėm nga kolegėt e tyre parisienė opo berlinas. Ndaj pėrgjigja duhej tė ishte: hetoni dhe na ndihmoni t’i kapim. Pėrpara se tė jenė armiqtė e dikujt, ata janė nė radhė tė parė armiqtė e kombit, qė fatkeqėsisht i ka pjellė.
    Por gabimi ėshtė bėrė mė parė nė Shqipėri dhe sidomos nė Kosovė. Ajo tablo kolosale e krimeve , qė u pėrmend mė lart, nuk u dėshmua nė masėn qė duhej, prej atyre qė e kishin kėtė detyrė: intelektualėve nė radhė tė parė, historianėve dhe akademikėve. Kėtė mungesė e paguan sot i gjithė kombi shqiptar.
    Vizioni i epėrm, i plotė i gjėrave nuk ėshtė ndonjė luks, por cilėsi e domosdoshme e klasės politike. Nuk mund tė ketė rol stabilizues Shqipėria nė gadishull nėse brenda saj nuk gjen dot rrugėt e nevojshme tė zgjidhjes sė problemeve. Rrjedhimisht , ēka kujton se fiton jashtė kufijve tė saj, e humb aty pėr aty brenda vetes.
    Ėshtė hera e parė nė historinė e saj qė Shqipėria gjendet nė njė skajim tė tillė tė ndėrlikuar. Ngjarjet e kohėve tė fundit nė Mesdhe, treguan se shtetet me njė zhguall tė pranueshėm, qė iu lejon tė kryejnė ca detyrime ndėrkombėtare tė gjykuara pozitive, nuk mund tė vazhdojnė mė atė rol nėse brenda tyre punėt nuk ecin.
    Pa bėrė krahasime me to, mund tė thuhet se njė kundėrthėnie e tillė sa vete bėhet e bezdisshme tek ne. Shqipėria nuk mund tė vazhdojė tė ketė dy pamje: njė pėr brenda, tjetrėn pėr jashtė. E aq mė pak dy thelbe: njėrin tė pranueshėm pėr Europėn e Bashkuar, e tjetrin jo. Ato s’mund tė bashkėjetojnė gjatė. Njė ditė njėra do tė bjerė e ne do tė gjendemi nė njė krizė tė pashembullt , mė tė rėndė se kjo. Ngjarjet e janarit tė kėtij viti ishin njė paralajmėrim.
    Gjatė gjithė kėtij muaji ėshtė folur shpesh pėr ndėrkombėtarėt. Pėr rolin qė duhet tė luajnė ose tė mos e luajnė nė jetėn tonė. Pėr ndėrhyrjet qė disa i quajnė tė pamjaftueshme, e disa tė tepruara, sipas volisė politike tė ēastit.
    Marrėdhėniet tona me ndėrkombėtarėt dėshmojnė paqartėsinė, mungesėn e parimeve, shkurt, ankthin tonė tė pafund.
    Ne jemi nė njė aleancė europiane. Njė aleancė nuk ėshtė njė idil me baresha e me fyej. Nė botėn tonė tė ashpėr njė aleancė ėshtė, para sė gjithash, njė shtab nė gjendje alarmi, ku midis aleatėve mund tė ketė edhe acarime, edhe moskuptim, por gjithmonė pėr parime tė mėdha.
    Ne e kemi pranuar kėtė gjendje. Kjo aleancė ėshtė shansi i vetėm i njė populli tepėr tė vetmuar. Njė ngecje te pragu i Europės, ose mė keq, njė pėrplasje portash nė fytyrė, ka gjasė tė shėnonte fundin e rrugėtimit tonė nė histori.
    Nė kohėn tonė janė tepėr tė rrallė popuj qė mund tė kenė histori tė veēuar nga tė tjerėt. Ka kohė qė fatmirėsisht historia jonė nuk ėshtė mė e tillė. Ajo ėshtė histori shqiptare e njėherėsh shqiptaro-europiane.



    Shkruan: Ismail Kadare

  5. #2155
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anėtarėsuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933
    Prenceedi je gabim.
    Un kam qene aty ne vendin e ngjarjes e kam para te gjitha,gati te gjitha.
    Kan qellu aq shume sa u dukte si luft e kercisnin ato pak shtylla nga rrokeshet.
    Flasim per brokoli sa dush ,po me nje katolik hipokrizin mund ta kursesh.

  6. #2156
    Perjashtuar Maska e Fiesta
    Anėtarėsuar
    23-01-2011
    Postime
    157
    Ismaj Kadare e paske ba lomsh qendrimin tend per 21 janarin,mos ki frik o burr trego drejt,mos e ndaj fajin ne dy pjese . Po te kishin 1% te kapaciteti te trurit tend ata protestues nuk do te qellonin me gure 2kg,nuk do ti rrinin perballe armes vdekjepruese ,qe eshte e ndaluar ti qendrosh armes perball edhe nese ajo eshte bosh apo me plumba qorr,se thojn shejtani e mbush armen. Po te kishin 1% te kapaciteti te trurit tend ata protestues do ta kryenin misionin me pamfleta me afishe apo edhe te fyejn e te shajne,pasi demokracia ua lejon por demokracia(sundimi i popullit)nuk ua lejon te shkatrojne pasurin. Po e marim qe e paskan me te drejte sipas tyre ajo perqindja e edi rames,po edhe kjo perqindja tjeter e Berishes, mendoj e popullit, ateher cka mbetet vetem te luftohet deri ne pambarim deri sa te hyn dikush e te bej protektorat .

  7. #2157
    sylar Maska e Jackie
    Anėtarėsuar
    21-10-2010
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    539
    Edhe Ismail kadare do jete organizator i pucit qe flet kshu lol
    Propozoj te merret dhe ky ne pytje nga komisioni hetimor i mazhorances.
    Against all odds..

  8. #2158
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-11-2009
    Postime
    160

    na lodhet o Bashkeatdhetare

    Citim Postuar mė parė nga ganimet Lexo Postimin
    Rroft Sali Berisha .
    Edij se keni munges dritash ,uji,buke e qfar nuk ju mungon pore te pakten dikush do ju degjoi kure qani e ankoheni.
    Po ju iku zari e doli hardupi Rama ne kallkan te qeveris edhe sikure barku urie te ju dhemb do protestoni nga se keni mbush barkun teper(do te thoni) ., po ndjejm dhembje shoku Edi te na falesh nese spermbahemi nga dhembjet e barkqitjes ahahaha.
    Rroft Sali Berisha ..te kom si shpirt.
    Paske vajtur keq per Dem me duket - por gabim e ke, se sado Idiot te jete Salabeu te pakten kete ane 100% te mire e ka : eshte i ndershem persa i perket moralit familjar

    Kurse per gjithe Bashkatdhetaret qe nuk kane shkelur ndonjehere ne Shqiperi - po rrini ore urte, ose hidhni ndonje fjale paqesore. Nuk mund te shikoni Y-Tube dhe te shani greket e jugut apo serbet e veriut.
    Shkoni njehere ne Shqiperi (mundesisht me Kerr) dhe do shikoni sa mire eshte te jesh ne NordAtlantikGERDEC - pastaj hajdeni dhe flisni ketu dhe rrembeni armet per te vrare gjysmen e Shqiptareve qe me te drejte do kushte me te mira ekonomike dhe nje demokraci te vertete.

    Ose prisni dhe nja 10 vjet se do ta beje Sala Shqiperine qe as emri te mos i permendet - nderkohe Ju nuk humbisni gje, ne Y-Tube videot jane te gjitha me ngjyra te bukura

    Te mbajme fort M.U.T Saliun se kemi frike se mos na vjen ndonje M..T me i madh ...
    Late .oqen e namit.

    Nese jeni Pro Shqiperise - jini pajtues dhe jo benzine per flaken !!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Traktoristi : 02-02-2011 mė 18:12

  9. #2159
    Citim Postuar mė parė nga Station Lexo Postimin
    Zonjė, se si zonjė mė dukesh, e mira do tė ishte ta kurseje atė fjalinė e fundit sepse po tė kishe aq shumė (pėr mėnd e kam fjalėn) do ta kishe vėnė re qė nuk jam unė ai tė cilit ja ke prurė ato tre nene, po tjetėrkush.
    Dhe e dyta, dhe kjo ka tė bėjė me atė qė tė kisha shkruar unė, Kushtetuta lexohet si njė e tėrė dhe jo ndonjė nen nėpėr tė.
    Kėshtu "derman", po nuk desh e tė presėsh mundohu tė mos hedhėsh.
    Wops! Ke shume te drejte! Te paskam ngaterruar ty me bamtat-in Po pavaresisht te qenurit zonje e si rrjedhim pa shume mend, te lutem mos me ver shume faj! Nuk eshte kollaj te besh dallimin midis jush...

    Ja dhe nje here ta riformuloj pergjigen e te korrigjoj gabimin:

    "Po jo o njeri! Nuk desha me thene qe Kryeministri eshte i plotfuqishem! Zoti na rujt, jeni be me hije juve....

    Desha me thene qe Sala eshte KRYE MINISTER e jo financier sic e kishte pershkruar bamtati. Jo per gje, po harron qe ai s'do jete gjithe jeten Kryemnister. Ndonje dite do vije ndonje kryeminister tjeter. Socialist madje! E ti e bamtati me siguri nuk do donit qe ai te kishte pergjegjsite e nje llogaritari, apo jo?

    Ka nevoje me thene qe "te gjitha keto duhet te jene ne zbatim me kushtetuten", kur kam shkeputur tre nene te pikerisht Kushtetutes? Po s'do e kesh lexuar fare. Ma mori mendja qe s'do e lexoje se ishin me shume se 3 rreshta!!!"


    p.s. Station-i je ti, apo jo? Se mos ngaterrohem prape...lol

  10. #2160
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Ne nje proteste ku sulmohet qeveria ne menyren me te dhunshme,ku protestusit bartin arme,ku protestusit djegin vetura,ne nje protest ku mundohen ta fusin veturen me plot eksploziv ne qeveri,ne nje protest ku nuk kursehet as flamuri per ta sulmuar qeverin,cka i thua kesaj protest paqesore?!jo plako ky ka qen krye keput Grushtet,por Rames kesaj here nuk i shkoje.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •