Wow. Kjo me befason. Ja se cfare shkruan Kushtetuta:
Neni 4
1. E drejta pėrbėn bazėn dhe kufijtė e veprimtarisė sė shtetit.
2. ....
3. Dispozitat e Kushtetutės zbatohen drejtpėrsėdrejti, pėrveē rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe.
Neni 15
1. Tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut janė tė pandashme, tė patjetėrsueshme e tė padhunueshme dhe qėndrojnė nė themel tė tė gjithė rendit juridik.
2. Organet e pushtetit publik, nė pėrmbushje tė detyrave tė tyre, duhet tė respektojnė tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut, si dhe tė kontribuojnė nė realizimin e tyre.
Neni 17
1. Kufizime tė tė drejtave dhe lirive tė parashikuara nė kėtė Kushtetutė mund tė vendosen vetėm me ligj pėr njė interes publik ose pėr mbrojtjen e tė drejtave tė tė tjerėve. Kufizimi duhet tė jetė nė pėrpjesėtim me gjendjen qė e ka diktuar atė.
2. Kėto kufizime nuk mund tė cenojnė thelbin e lirive dhe tė tė drejtave dhe nė asnjė rast nuk mund tė tejkalojnė kufizimet e parashikuara nė Konventėn Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut.
Neni 21
Jeta e personit mbrohet me ligj.
E drejta per jete jepet e pakufizuar ne Kushtetute. Neni 17 numri 1 fjalia 2 thote se nderhyrjet ne te drejta themelore duhet te jene proporcionale. Neni 17 numri 2 thote se kufizimet e te drejtave themelore nuk mund te cenojne thelbin e lirive te garantuara, pra mund te cenojne vetem skajet. Nisur nga kjo, dyshoj se ligji per garden eshte kushtetues. Kisha deshiruar te di cfare mendon Gjykata Kushtetuese mbi kete ligj. Ajo mund ta hedhe poshte nese e sheh si jo kushtetues.
Krijoni Kontakt