Une nuk thash gje a kishin drejte policia ta ruajne rendin apo jo, por disa ketu po mundohuni fajin te ja hedhni disa protestuseve aty.
Po ti the sikur te kishin qelluar gardat do ishin vrare/plagosur me shume persona dhe une ta shpjegova qe pikerisht jane qelluar 3 persona ne njejten vend/kohe prandaj perjashtohet ai pretendimi yt.
Sigurisht urdher nuk kane pasur taman puna por si duket aksidentalisht ka qelluar dikush nga policet dhe si pasoje ndodhi ky incident.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fishtani1 : 24-01-2011 mė 09:49
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
Nuk pranoj qe te demtohet qofte edhe nje dege peme dhe jo me nje institucion. Nuk po miratoj sjelljen e personave qe ishin ne tubim. Fakti qe ata e tejkaluan qellimin e mitingut ishte faji i organizatoreve te protestes qe duhet te ishin ne krye te atyre njerzve.
Thene kjo NUK JUSTIFIKOHET PERDORIMI I ARMEVE kundrejt nje TURME NJERZISH AS NE AJER E AS KUNDREJT PERSONAVE. Se cfare roli ka GARDA nuk e di por di qe nese GARDA do te vepronte njelloj sikurse veproi ne 21 JANAR ne 13 shtator 2002 besoj se z Kryeminister nuk do te ishte sot ne dritaren e kryeministrise si dikur DIKTAtori HOXHA por do te ishte ndoshta ne varrezat e "deshmoreve." apo i harruat ato dite ku me tank u pushtua dhe RTSH nga banda te mirefillta me ne krye Pozitaret e sotem
Kur do ta kuptoni qe dy te keqija nuk e bejne te miren. Nuk mund te justifikohesh me gabimin tim per te bere gabim dhe ti.
Lere pasionin e ngushte qe fryehet nga ndjena e tepruar e patriotizmit per te mbrojtur institucionet e shtetit tend. INSTITUCIONI nuk eshte GODINA INSTITUCIONI eshte ai qe u neperkemb me pazaret e ZV kryeministrit shqiptar duke bere pazare ne ato godina.
Se cfare detyre e cfare urdherash ka garda une smund te komentoj. Une komentoj nga ana njerzore humane. Sikur ushtria dhe policia te kishte zbatuar urdherat e eproreve te tyre te cmendur besoj se shume emigrante qe u futen neper ambasadat shqiptare ne 1990 do te ishin vrare pasi u shkel sovraniteti i shqiperise ?
Ulu qehtesohu kur shkruan ke aftesine per ta rilexuar dhe njehere ate cfare ke shkruajtur dhe editoje kur je me koken e ftohte.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kundraRRYMES : 24-01-2011 mė 09:56
Jo ulu qetesohu ti dhe reflekto me mire, se problemi juaj ne Shqiperi qe cdo 10 vjet mundoheni ta rrezoni shtetin dhe institucionet tuaja eshte se keni mungese te kultures shteterore dhe demokratike. Me vjen keq qe po e them kete, vetem ne nga jashte qe e kemi pare tere ngjarjen ne TV na ka shkaktuar indinjate te thelle, duke pare sesi sulmohen nga nje grup huliganesh shteti, policia, garda etj.
Ju jeni sistem pluralist dhe jo monist dhe nuk mundet gjithmone PS te jete ne pushtet. Kjo qeveri ka dale nga vota e popullit dhe nuk ka te drejte askush ta cenoje. Tani une nuk mund ta rrezoje qeverine e Thacit vetem pse preferencat e mia politike jane tjera. Nese do te provoja me siguri do ta paguaja shtrenjte ate perpjekje te mentalitetit komunist.
Gjendeshin brenda apo jashte territorit, eshte ceshtje semantike e diskutueshme ne gjyq, pasi ata jane qelluar dy hapa larg nga dera e shqyer e Kryeministrise. Ligji nuk ze vetem ne goje prezencen fizike te personave brenda territorit, por ze ne goje edhe QELLIMIN e tyre. Dhe qellimi i tyre eshte katerpercipisht i qarte, dhe e fakton videoja: ata qendrojne ne kembe dy hapa larg deres se institucionit pasi kane shqyer deren e ketij institucioni.
Nuk kemi te bejme me "njerez te pafajshem" sic u pelqen te quani ju, kemi te bejme me protestues te dhunshem qe sulmojne e shqyejne deren e e nje institucioni dhe synim dhunimin dhe pushtimin e tij. Eshte detyra e Gardes te mbroje institucionit ashtu edhe sic e mbrojti.
A i vrau garda apo u vrane nga turma njerezit, kete presim ta mesojme nga hetimet dhe ekspertet e vendit e te huaj qe do te hetojne ngjarjen. Nese ka patur gardiste qe kane hapur zjarr pa urdher ne koken e tyre pasi kane humbur gjakftohtesine, keta le te hetohen e gjykohen nga gjykata. Nese kane marre urdher nga komandanti i tyre per te hapur zjarr, edhe ky vlen te gjykohet nga gjykata per te mesuar ate qe ka ngjare. Kemi degjuar plot versione mbi ngjarjen, por ende nuk kemi mesuar versionin e Gardes se Republikes.
Ajo qe nuk eshte normale eshte kerkesa e prokurorise per te sekuestruar te gjitha armet e gardisteve dhe per te arrestuar gjithe zinxhirin e komandes se gardes, duke u bere keshtu pale ne planet per puc ne rrezimin e shtetit legjitim. Si mund te kerkosh arrestimin e komandateve te Gardes kur prokuroria ende nuk ka gjetur armen me te cilen eshte shkrehur plumbi vrases, gardistin qe e ka shkrepur, dhe komandatin e tij qe i dha kete urdher?
Dhe nuk ka institucion ne vend me te disiplinuar se sa Garda e Republikes se Shqiperise. Krahas rregullores dhe regjistrimit te gjithe armeve e fishekeve, Garda mban edhe nje kopje te gjitha vendimeve qe merren ne lidhje me nderhyrjet e saj.
Midis turmes rrugace qe ka si qellim dhunimin e institucionit dhe gardes e policeve te paarmatosur ne rruge, une zgjedh te jem ne mbrojtje te institucioneve. Ti zgjedh te jesh ne krahun e rrugaceve qe i quan "njerez te pafajshem". Per mua ata njerez qe godasin policine ne ate menyre dhe shqyejne dyert e institucioneve, jane kriminele e jo njerez te pafajshem. Pak rendesi ka se sa te pasur apo te varfer jane, pak rendesi ka se simpatizante te kujt partie jane. Nuk kam as simpatine me te vogel per rrugecer qe sulmojne institucionet demokratike te nje vendi.
Albo
Si mund te kerkosh arrestimin e komandateve te Gardes? Shume thjeshte, leshon flete-arresti prokuroria. Kush e vendos nese jane arrestuar kot? Gjykata.
Nuk vendos dot as ti qe nuk di asgje per kete ceshtje, e as kryeministri qe nuk i ka keto kompetenca.
Ti thua le te gjykohen e hetohen, po ketej thua shume mire qe nuk u lejua te arrestohen, se nuk ka asnje prove ndaj tyre. Pra ja bere gjyqin, s'ka nevoje per hetime.
Krijoni Kontakt