Ne cdo shtet demokratik do te kishte me shume viktima kunder nje dhune qe rrezikonte organet dhe institucionet e shtetit....
Le te provoje dikush te marri me dhune Parlamentin Gjerman, apo ate Anglez me dhune, me shufra kunder policise dhe me koktej molotovi..
mos flasim nese dikush e provon ketu ne Amerike- do te asgjesohet sigurisht sikur nuk ka egzistuar, si mendoni ju se ruhet shteti kujt ti teket dhe kure ti teket ta prishi.!!???.
Kryeministri Sali Berisha dhe institucionet e shtetit duhet perkrahur jo pse eshte ai qe eshte me emer dhe mbiemer,por pse eshte ne krye te detyres ashtu sic duhet , ne keto momente te veshtira per kombin.
Vetem Sali Berisha mund tu qendroje hijenave te kuqe, se ka guxim intelektual dhe qytetar .
Kjo opozite do te ishte kunder kujtdoqoft qe te mbante postin e kryeministrit, komunisti nuk njeh as humbjen dhe as te tjeret,eshte mentalitet gjakpirrsie, po nuk e provuat 50 vjet !?
Eshte e vertete se secili qe do te mesy te shkatrroje vendin me mjete dhune do te gjeje vetem denimin, burgimin dhe qoftlarg do te humbi edhe jeten.
Shqiperia eshte vete ne gjendje te shpetoje, por ky pushtet demokratik ka perkrahjen e NATO dhe te Amerikes te perballet me cilindoqoft,andaj ruani jeten tuaj se tek e fundit politikanet vijne dhe shkojne ndersa jeta juaj eshte nje dhe e vetme.
Shqiperia nuk prishet nga rruga, jo me dhe JO KURRE ME!
Shqiperia nuk prishet me pse u kujtohet bajraktarve komunist ta shalojne edhe 50 vjet te tjera, iku ajo kohe pergjithmone.Shpresoj dalengadale te vdesi edhe mentaliteti komunist.
Per te fituar nje shtet te pavarur shqiptar jane derdhur lumenje gjaku, jane shuar brezni te tera, eshte derdhur mund shekullor, te shkatrrohet sot nga vete shqiptaret - eshte e patolerueshme nga cdo njeri normal....mos u derdhet asnje pike gjaku shqiptar !
me nderime per paqjen mes shqiptareve,
bili99
Krijoni Kontakt