
Postuar mė parė nga
ARIANI_TB
Moisiu: Puci sbėhet me cadra
26/01/2011 20:10
Ish-presidenti i Republikės, Alfred Moisiu e komenton si mizori vrasjen e tre shtetasve pėrpara kryeministrisė.
Moisiu deklaron se nuk ėshtė dakord me sulmin ndaj institucioneve, por ai e konsideron protestėn si njė reagim ndaj varfėrisė dhe korrupsionit qeveritar.
Njerėzit e irituar nga varfėria e papunėsia, si dhe shumė elemente tė tjera, si korrupsioni qeveritar, nuk jam i mendimit se duhen sulmuar. Ti sulmosh ata ėshtė njė mizori, njė terror dhe ne nuk mund ta pranojmė, deklaron Moisiu.
Ish-presidenti deklaron se puci nuk bėhet me cadra, por me tanke. Puci nuk bėhet me cadra, por me tanke, artiljeri e ushtri. Nuk sulmohen institucionet e shtetit, por edhe shteti nuk duhet ta sjellė iritimin e qytetarėve nė atė shkallė, thotė Moisiu.
Sipas ish-numrit 1 tė shtetit shqiptar, garda u keqpėrdor dhe hapi zjarr ndaj njerėzve tė pafajshėm. Moisiu shprehet se protestuesit mund tė ishin shpėrndarė me gaz lotėsjelles, por analizon se, policėt nuk kishin maska dhe si rezultat i kėsaj ata dėmtuan edhe veten.
Unė nuk e kuptoj pėrse garda duhet tė qėllonte me armė zjarri. Gjithashtu, mė bėri pėrshtypje se policia pėrdori gazin lotėsjellės dhe policėt nuk kishin maska anti-gaz. Pastaj u sulmua me armė, garda nuk mund tė sulmojė. Tė vrarėt ishin jashtė kryeministrisė. Them se garda u keqpėrdor, thekson Moisiu.
Mosrespektimi i urdhėrave tė ndalimit nga prokuroria pėr drejtuesit e gardės, pėr ish-presidentin ėshtė mė e rėndė se ajo qė ndodhi nė 21 janar.
Nėse hapja e zjarrit dhe vrasja e njerėzve ishte shumė e rėndė, mė e rėndė ėshtė mosrespektimi i urdhėrit tė prokurorisė. Prokuroria ėshtė njė organ kushtetues dhe asnjė ska tė drejtė tė mos zbatojė urdhėrin e saj, pėrvec gjykatės, nėnvizon Moisiu.
Presidenti thotė se takimi me ushtarakėt nė detyrė ėshtė kategorikisht i ndalueshėm. Mė ka befasuar takimi mes kryeministrit dhe komandantėve tė ushtrisė, sepse nuk ka punė ekzekutivi me Forcat e Armatosura, pėr ti motivuar ata me politikėn shqiptare, shprehet ai. Ish-presidenti shton se vendi duhet tė mbajė zgjedhje tė parakohshme pasi ndodhet nė krizė.
Krijoni Kontakt