OPINION
Ēimkat...
17-01-2011 /
Nga Eden Babani (Bruksel)
Saē ėshtė pėrmendur e saē ėshtė lakuar javėn e shkuar emri pėrgjithshėm ēimkė nė faqet gazetave shqiptare, sbesoj tė gjendet rast nė gjithė historinė e shtypit tonė. Madje, edhe sikur ndonjė gjurmues i lajthitur statistikash tė humbiste e tė thinjej arkivave tė bibliotekave, tė qėmtonte faqe mė faqe gazete emrin ēimkė, zor tia dilte ti afrohej numrit tė arritur kėsaj jave. Ēimkė, i (e) ēimkės, ēimkės, ēimkėn (prej) ēimkės... ēimka, ēimkat, ēimkave... Rasti e solli tė dalin neologjizma e kompozita lloj-lloj qė do tė zėnė vend nė fjalorėt e sotėm dhe tė sė ardhmes: ēkimkėzoj, ēimkėzim ēimkaxhinj, kryeēimkė, video-ēimkė... Togfjalėsha tė panumėrt, ndėrtuar pėr nevoja tė tė shprehurit, mbase, do tė ishin tė pranueshėm pa kurrfarė kufizimi kuptimor, pėrveē kufizimeve qė sjellin rregullat gramatikore: koha e ēimkave, moral i ēimkės, zakon ēimke, shpirt prej ēimke, ēimka tė pangopura, falė njė ēimke, mėsymje ēimkash, mijėra ēimka, kutėrbim ēimke, surrat ēimkė etj, etj...
Tė gjithė e dinė domethėnien e fjalės ēimkė, por jo kushdo e di sesi e pėrcaktojnė fjalorėt e gjuhėve tė ndryshme. Kuptimin e parė, ata e japin gati-gati njėsoj, duke iu referuar zoologjisė: Insekt i vogėl, jo fluturues (pa krahė), me trup tė sheshtė, qė lėshon erė tė keqe po ta shtypėsh. Pastaj ndahen duke sjellė shprehje tė sajuara me emrin ēimkė, secili sipas kushteve qė u ka detyruar popujve pėrkatės nevoja e tė shprehurit nė shekuj, por gjithherė pėr tė shprehur njė qėndrim negativ ndaj njė dukurie tė caktuar. Fjalori i Gjuhės Shqipe, fjala vjen: iu qep si ēimkė, ēka do me thėnė iu bė ferrė, nuk iu nda. Nė gjuhėn frėnge, fjala ēimkė (punaise) pėrdoret po aq sa edhe nė shqipe, nė mos mė shumė. Pėr shembull: Ēfarė ēimke! (Quelle punaise!). Ēimkė! (Punaise!) - (thirrje e papritur urrejtjeje). Ēimkė sakristie (Punaise de sacristie) - (sakkristi vend nė kishė ku mbahen vazot e shenjta, rrobat ceremoniale tė priftit etj.) Kjo e fundit, pėrdoret mė tepėr pėr femra tė pėrdala (putain), ndaj, pėr rastin tonė, ka vlerė tė dyfishtė: pėr ēimkėn dhe pėr kryeēimkėn...
Nuk kam dėgjuar tė jetė pėrdorur ndonjėherė emri ēimkė si pseudonim. Nė art, jam i bindur qė sėshtė pėrdorur. Kush do ta pranonte, pa le qė ta zgjidhte vetė! A thua ta ketė pranuar ndonjė kalec nga ata qė turbullira e pėrmbysjeve i fllusko nė sipėrfaqe dhe u dha grada? Sigurimi stė pyeste si e do emrin, po ku nuk i shkonte mendja. Them se persona me pseudonime tė tilla, si fjala vjen, ēimkė, do tė jenė ata qė hidhen pėrpjetė, po tu kujtosh hapjen e dosjeve. Gjithsesi, do tė vijė njė kohė dhe ēimkat sdo tė kenė nga tia mbajnė.
Ne, nė Jug, ēimkave u themi tartabiqe. Nė Vlorė, gjatė viteve 50 60, mund tė dėgjoje rėndom shprehjen hiqu tartabiqe!, ēka, pak a shumė, donte me thėnė hiqmu sysh, mė lėr rehat! Si insekt tė pėshtirė deri sa mė ska, kush e duron ēimkėn ti qaset? Ta largosh tej, ēimka ėshtė e qullėt, shtypet, shpėrthen gjakun qė ka thithur nė trupin tėnd a tė njė tjetri, dhe qelbet erė qė tė ndjell tė vjellėt. Ta shtypėsh, keq. Ta lėsh, stė ndahet. Qėmoti, kur shtėpia na zinte ēimka, e dezinfektonim me lloj-lloj helmesh, sa rrezikonim tė helmoheshim edhe vetė. Krevatet e hekurta, i pėrvėlonim me ujė tė valuar, shtrojat e mbulojat i zienim. Edhe leshin e dyshekėve e lanim, e thanim dhe e ēepkatnim me kujdes, sepse ēimkat ku nuk fshiheshin. Ndodhte qė netėve tė nxehta, tė na mėsynin ēimkat. Atėherė, njė ēarēaf a ētė na zinte dora dhe merrnim oborret ose kopshtet. Le tė na hynte lagėshtia e tokės nė trup, le tė na zinte vesa e mėngjesit. Nga ēimkat tė shpėtonim. Sot, ēimkave ua kanė gjetur me preparate mė tė lehta, por qė, gjithsesi, e pastrojnė mjedisin e banimit.
Miku im, Myrteza Bajraktari, ish i burgosur politik - nė Jugosllavi prej UDB-s sė Titos, nė Shqipėri prej Sigurimit tė Enverit (bėmė baba, tė tė ngjaj!) - tregon se, kur e ēuan nė burgun famėkeq tė Spaēit, i miri Osman Kazazi u pėrpoq ti gjente njė copė napė tė hollė qė tė mbėshtillej mirė, tė mos linte qoftė edhe njė tė ēarė tė vogėl, sepse ēimkat do ta sulmonin si ushtri e kuqe, ani se ishte ende i panjohur pėr detashmentet e tyre. Nuk tė falnin ēimkat. Ishin tė etura pėr gjak njeriu. Aq mė tepėr qė gjakun e tij nuk e kishin provuar, pa duhej ndėrruar gjella.
Njė histori me ēimka, Myrtezai mė ka treguar edhe nga ato tė burgut tė Idrizovės, nė Shkup, jo mė pak famėkeq sesa ai i Spaēit. Histori e ēuditshme kjo e dyta, sado qė jo me tortura policie. Ku nuk i shkonte mendja njeriut!... Ndoshta ėshtė e para dhe e fundit herė tė kem dėgjuar se ēimkat e Idrizovės paskan pasur edhe njė farė soj vlere. Ja pse po marr leje ta tregoj. Nė atė burg tė pėrmendur pėr egėrsi, Myrtezai u gjend i dėnuar nė vitin 1953, si kryetar i Organizatės Atdhetare Shkėndia, qė synonte tė ndalonte spastrimin etnik tė trojeve shqiptare nga banorėt e tyre tė stėrlashtė. Shpesh, nė dhomėn e madhe ku i mblidhnin tė sėmurėt, vizitonte babanė e njė shokut tonė tė pėrbashkėt, njė ish arsimtar prej Gjirokastre, i burgosur pėr tė njėjtin faj, qysh mė 1951, me Organizatėn Atdhetare Liria. Xha Zijai, ish kryetar i organizatės, kishte qėlluar bri njė maqedonasi, bashkėpunėtor i UDB, tė cilin, pasi e kishin shtrydhur mirė e mirė si spiun, e kishin rrasur brenda. Gjirokastriti atdhetar donte tė hakmerrej me qenin, por ishte shėndetlig. Si tia bėnte? Kishte vendosur tė mblidhte ēimka nė njė kuti duhani metalike, tė mbyllur mirė. Edhe se ditė - kujton Myrtezai - ēimkat sdonin tia dinin, lėvrinin ashiqare poshtė e lart shtretėrve. Xha Zijai i shtynte nė kuti me njė copė letėr, pa i lėnduar, se, pėrndryshe, ato tė qelbnin erė. Kutinė e ruante nėn shtrat. Mi jep ti shtyp i kishte thėnė njė ditė mė i riu, duke menduar ta ndihmonte, sado qė e dinte se ato nuk zhdukeshin edhe ti mblidhje me kosha, jo me kuti. Mė duhen ishte pėrgjigjur tjetri. Myrtezai kishte ngritur supet i habitur. Do tia lėshoj natėn atij qenit, mu nė qafė... Ishte e vetmja mundėsi hakmarrjeje nė kushtet e tij si i burgosur, i sėmurė dhe i moshuar...
Kjo histori mė kujtoi ngjarjen me ēimka tė ditėve qė po pėrjetojmė. Ka diēka tė ngjashme, mė duket mua, me atė tė Idrizovės, ndonėse kokėposhtė. Kryeēimka sia doli dot me kutitė. Sia doli dot as me protesta, as me bojkote, as me shpifje, as me mė the, as me tė thashė nga ato qė thuhen, por sbėhen, qė dėshirohen, por nuk arrihen. Atėherė vendosi tė ndjekė taktikėn e ēimkėzimit. O burra tė ēimkėzojmė institucionet, tė mbledhim sa mė shumė ēimka nga janė e nga sjanė, tė aktivizojmė ato qė kemi dhe ta marrim kalanė urtė e butė!
A thua ti dalin mbanė me ēimka?
55
-
Krijoni Kontakt