Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Rexhepi i gatshem per doreheqje

    Pasha Kuranin nu marrt vesh kjo pune qe,si ke ky si nuk ke kryeminister per ne njejte,por te presim edhe pakez.



    Rexhepi: Nėse gjerat nuk shkojnė siē duhet, unė jam gati tė jap dorėheqjen


    PRISHTINE (26 Shkurt) - Kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, tha sot, se nė rast se vihet nė dyshim roli i tij si kryeministėr, apo nėse gjėrat nuk shkojnė nė drejtim tė duhur ai do tė jetė i gatshėm qė tė heqė dorė nga roli i tij i tanishėm. "Nuk e di sa ėshtė pritur nga roli im si kryeministėr dhe nga institucionet tona, por sigurisht qė nėse gjėrat shkojnė nė drejtimin jo tė duhur jam i gatshėm qė tė heq dorė nga roli im, por deri nė atė moment kur unė mund tė japė kontributin tim unė do ta jap dhe do tė kontribuoj me tėrė energjinė time, ndėrkaq kur tė mendoj se unė s'mund t'i kryej detyrimet e mia unė kėtė post nuk e kam marr me tapi",- kėshtu tha kryeministri Rexhepi, derisa ėshtė pyetur pėr mundėsinė e vėnies nė dyshim tė rolit tė tij si kryeministėr. Rexhepi shtoi se pėr momentin nuk ka pasur ndonjė arsye qė roli i tij tė vihet nė dyshim, ndėrkohė qė, sipas tij, gjėrat janė duke shkuar drejt stabilizimit tė institucioneve. dxh/ko (Kosovapress/BalkanWeb


    mani
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mani : 26-02-2003 mė 17:31

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Llapi,

    E kam thene edhe me pare, ndaloje vetveten nga perdorimi i termave rreth Serbeve dhe gjerat qe kane te bejne me ta, sepse kjo gjithnje e me shume na bind se i takon, mendon, vepron, reagon sikur ata!

    Eshte opinioni juaj qe as qe do te provoj te ta ndryshoj, por tingellon teper i coroditur.

    Analizoje edhe nje here kete fjali te meposhtme, dhe ri-pershkruaje edhe nje here:

    "ky "profet" siq po e quajn disa sot edhe kjo dihet,tani se fundit kryetar i ldk-se deri ne vdekje qe nga gjiri i saj i perjashtoi te gjith patriotet e atdhetaret shqiptar,per ti mbajtur ne te gjithnji sipas porosis te beligradit vetem ishe komunistet jugosllave titistet e perbetuar dhe ishe puntoret e udbes e kosit famkeq."

    Besoj vetvetes, as vete nuk ke idene se cfare po pershkruan ketu!

    Nuk ke nevoje te pershkruash urrjejen tuaj nga cdo gje eshte vertet Shqiptare - ate tashme e kemi kuptuar.

    Shpresoj qe ne te ardhmen te shohim opinione paska me te menduara.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arb : 26-02-2003 mė 21:23
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Une nuk di tu them se cfare roli po luan kryeministri Rrexhepi ne problemet e brendshme shoqerore te Kosoves, por persa i perket problemit te statusit te Kosoves, qendrimet e kryeministrit Rrexhepi kane komplementuar ato te presidentit Rugova. Te dy lideret e shtetit te porsalindur ne Kosove duhen ndihmuar dhe mbeshtetur ne punen e tyre, pasi ardhmeria e Kosoves varet mbi te gjitha nga progresi ne ndertimin e institucioneve demokratike ne Kosove.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Rexhepi me duket nje njeri qe di te mbaje balancen mes partise qe e beri ate Kryeminister (PDK) dhe elektoratit e Nderkombetareve.

    Ai sigurisht se ka ndonjehere shtypje nga Hashim Thaci, por megjithate di te perballoje ate shtypje. Gjithashtu ka shtypje nga faktori nderkombetare, por me fjale elastike dhe qe mund te kene interpretim te gjere, Bajram Rexhepi, Kryeministri i pare i Kosoves i njohur nderkombetarisht, e ka krijuar dalngadale figuren me karizmatike ne politiken e institucioneve kosovare.

    Thjesht, me pelqen per faktin se di t'i shuaje zerat radikale ne partine e vet dhe di si te veproje ne disa situata mjaft te renda duke mos e humbur mbeshtetjen nga asnjera ane.

    Nje njeri qe na duhet teper ne keto momente, doreheqja e tij do ishte humbje e madhe per Kosoven e ketyre casteve.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Pse duhet Rexhepi te jape dorheqjen?

    Le te punoje mire e me drejtesi per popullin.

    Si kryeminister ai duhej ti drejtonte Mejdanit kur erdhi ne Kosove nji miniproteste me kete permbajtje pak a shume..

    ..zoti Mejdani ..ne se juve ju gjen gje keto dite qe jeni mysafir ne Kosove..une si Bajram..si Shqiptar e si kryeminister mbaj pergjegjsi per sigurine tuaj por dhe Ju zoti profesor Mejdani duhet te mbani pergjegjsi per Kohen kur ishit President ku ne Tirane u vra bashk atdhetari yne Kolonel Ahmet Krasniqi..
    Cfare keni bere Ju Z Mejsdani per te zbardhur ate Krim te Rende??



    Rexhepi do te mbahet mend si njeri qe ate cka thote ne megjez e peshtyn ne Darke..

    Kosova eshte nen diktatin e PDK-se.
    B-olet e Thaqit jane vene ne kandar e po peshojne me shume se Kosova dhe vet populli saje.
    Rexhepi eshte deri tani kryeminister i b-oleve te Hashimit dhe akoma nuk ka filluar te Punoje per Kosoven..


    Tung..

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    Portugal
    Postime
    100
    Me falni se po nderhyj ndoshta me thenie dhe terma qe mund te revoltojne shume anetare por sot Kosova do nje dore njeriu qe ti shtrengoje mire ato bullonat e cakerdisura te kosovareve.
    Ata nuk njohin dhe as nuk kane njohur shtet te vertete qe ka punuar per ta.
    Rruga e vellezerve kosovare eshte e gjate dhe se lufta i ka bere me te cakerdisur ne lidhje me demokracine kosovare.
    Ate qe perjetoi populli shqiptar i Shqiperise pe 50 vjet, ate duhet te perjetoje edhe Kosova ne menyre qe te futet ne binaret e zhvillimit kombetar.
    Eshte Evropa brenda ne Kosove dhe shihni cbehet
    Po sikur forcat e Natos te largoheshin nga Kosova, cfare do ndodhte?
    Me vjen keq qe shtetaret ne Kosove(nje pjese e tyre)luajne me gjakun e atyre kosovareve qe jane vrare ketu e shekuj me pare.
    Ne nje vend ku fjala shtet dhe komb nuk ka eksistuar, doemos qe problemet reale jane me te vertete tragjike dhe demokracia qe predikohet ne Perendim nuk ka vlere ne keto vende.
    Shikoni ne Shqiperi mbas 50 vjeteve se cfare behet
    Ne njeren ane po na del partia e myslimaneve,ne anen tjeter po na del partia komuniste, ne anen tjeter pona del partia e grekerve dhe italianeve dhe ne anen tjeter po na del partia e te ndershmerve, plus qindra mijera organizata te huaja qe vetem nje zot e di se cfare roli luajne.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 03-09-2013, 16:18
  2. Baba Rexhepi
    Nga ATMAN nė forumin Komuniteti bektashi
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-09-2009, 21:43
  3. Intervista e deputetit tė pavarur Daut Rexhepi –LEKA
    Nga Faik nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-03-2009, 20:10
  4. Sa here duhet shpalle pavaresia???....
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 15-02-2003, 19:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •