KA EDHE KESHTU : Para nje muaji 2 persona u denuan per VJEDHJEN E NJE CELULARI me 11 vjet burg ...ndersa..kesaj here...
Moisiu shpėtoi djemtė e Brahos, ndėrhyri tek Sollaku
TIRANE (28 Shkurt) - Dy vrimat e hapura nė tavanin e hollit qendror tė Prefekturės sė Durrėsit janė shenja e vetme tė pėrplasjes sė dy ditėve mė parė mes dy vėllezėrve Braho dhe shoferit tė deputetit Gazmir Bizhga. Pak orė pas konfliktit tė armatosur qė terrorizoi qytetin, protagonistėt e tij kryesorė kanė rifituar lirinė, ndėrsa akuzat ndaj tyre janė transformuar nga prokuroria vetėm nė kundravajtje penale. Nė rastin mė tė keq, andrallat e tyre me drejtėsinė mund tė pėrfundojnė vetėm me njė gjobitje pėr kundravajtjen e "fyerjes" sė shoferit Arben Ibro. Por vetėm dje janė zbuluar prapaskenat dhe ndėrhyrjet e shumta qė u dhanė pastėrtinė penale dhe lirinė djemve tė deputetit Braho. Akuzat Sipas versionit zyrtar tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, Kreshnik dhe Arbėr Braho u shpallėn nė kėrkim nga policia, pak orė pas incidentit. Nė orėt e pasdites ishte vetė i ati, deputetit Spartak Braho, qė i shoqėroi nė ambientet e komisariatit, ku u mor edhe masa e arrestit nė flagrancė ndaj tyre. Pas dėshmive tė shumta, policia gjyqėsore i akuzoi dy vėllezėrit pėr "kundėrshtim dhe fyerje tė punonjėsit tė gardės", "Kundėrshtim dhe fyrje tė punonjėsit tė policisė nė krye tė detyrės" dhe ajo e "Dhunimit tė institucionit". Por, ndėrsa largohej nga ambientet e policisė sė qytetit, deputeti socialist Braho nuk harroi tė paralajmėronte drejtuesit se djemtė e tij do tė liroheshin shumė shpejtė. Pėr kėtė do tė ndėrhynte edhe vetė presidenti i Republikės. Dhe, sipas burimeve tė besueshme, pak minuta pas dorėzimit tė dy djemve tė tij, Braho ka udhėtuar pėr nė Tiranė nė drejtim tė godinės sė Presidencės. Edhe pse nuk ėshtė arritur tė njihen detajet, mėsohet se deputeti Braho ėshtė takuar me presidentin Moisiu pėr problemin e ndjekjes penale tė djemve. Siē dihet, mes Brahos dhe Moisiut ekziston njė lidhje krushqie, pasi kunati i deputetit tė PS-sė ėshtė dhėndrri i presidentit. Qė prej kėtij momenti, rrota e Prokurorisė sė Pėrgjithshme ėshtė vėnė nė lėvizje pėr tė ndryshuar pozicionin e vėllezėrve Braho. Lėvizja e Sollakut Me urdhėr tė kryeprokurorit Theodhori Sollaku, nė drejtim tė Durrėsit ėshtė nisur nė mesnatėn e sė mėrkurės prokurori Artan Bajrami. I dėrguari i organit qendror tė akuzės ėshtė paraqitur nė ambientet e policisė sė qytetit bregdetar me njė vendim pėr ndryshimin e akuzave tė dy djemve tė Brahos dhe urdhrin pėr lirimin e tyre. Por uniformat blu mėsohet se nuk kanė pranuar tė zbatojnė kėtė vendim pėr shkak se nuk ishte vulosur. Nė kėto momente, ka lėnė me urgjencė shtėpinė e tij nė Tiranė edhe kryeprokurori i Durrėsit, Arben Dollapi. Makina e tij ka udhėtuar me shpejtėsi nė drejtim tė shtėpisė sė sekretares sė Prokurorisė sė Durrėsit, e cila ėshtė detyruar tė paraqitet nė punė pak pas mesnate pėr tė vulosur vendimin e lirimit tė Kreshnik dhe Arbėr Brahos. Nė orėn 01:00 tė sė enjtes, dy vėllezėrit kanė lėnė qelinė, pasi, sipas njoftimit zyrtar tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, konflikti mes tyre dhe shoferit Ibro ishte vetėm njė kundravajtje qė mund tė paraqitet nė gjykatė nga i dėmtuari. Ndėrkohė, shoferit tė Bizhgės, i ėshtė urdhėruar qė tė mos paraqesė njė ankesė gjyqėsore pėr kėtė ēėshtje
----------------------------------------------
A shqiperi e mjera shqiperi kush te ka QI-T me krye ne hi ... ???????!!!!!!
Krijoni Kontakt