Në Prapashticë brenda një dite u masakruan 1020 civilë shqiptarë
Ramadan N. Ibrahimi
Në 90-vetorin e masakrave serbe në Llap dhe Gallap (1)
Ekspedita ndëshkuese serbe përbëhej nga një batalion i Armatës së III, i armatosur pos tjerash edhe me dy topa dhe katër mitraloza dhe komandohej nga koloneli Radovan Radoviq, njësitë e xhandarmërisë, të komanduara nga Bozhidar Paunoviq i njohur në popull si Bozhidar Ballovci dhe nga grupet paramilitare të Kostë Peqancit, si dhe nga civilë të tjerë, kolonët e ardhshëm.
Me qëllim kinse të çarmatimit të popullsisë shqiptare dhe likuidimit të kryengritjes, në gjysmën e dytë të vitit 1920, u bë mobilizimi i tërësishëm i Armatës së III. Që në fillim u pa qëllimi i vërtetë i kësaj ofensive të gjerë. Mbretëria Serbo – Kroato – Sllovene, kishte ardhur në përfundim se dhuna mbi popullatën shqiptare në viset problematike, do të thoshte shkatërrim i logjistikës së kryengritësve, dhe me këtë edhe shkatërrim i kryengritjes. Kjo do të ndihmonte në hapjen e rrugës dhe krijimin e kushteve për kolonizim më të shpejtë të Kosovës.
Krahas shumëfishimit të terrorit me përmasa shfarosëse në Kosovë, në pjesën e fundit të vitit 1920, jo më pak pasoja pati ndërhyrja serbe edhe brenda vet shtetit shqiptar që ende ishte në paterica.
Shtatzanave ua hapnin barkun dhe ua nxirnin foshnjat
Në pjesën e fundit të dhjetorit të vitit 1920 dhe në pjesën e parë të janarit të vitit 1921, arm-ata e SKS-së filloj njërin nga aksionet më famëk-eqe ndaj shqiptarëve. Për realizimin e skenarit të përgatitur më herët për shfarosjen e popullatës
në vendbanimet kryengritëse të Llapit dhe Gallapit, duket që dy rrethana i shkuan përshtati ushtrisë serbe. Rrethana e parë e favorshme ishte dimri i ashpër i dhjetorit 1920 dhe janarit 1921, dhe rreth-ana e dytë ndikuese ishte vigjilenca jo e duhur e udhëheqësve kryesor të kryengritësve në Kosovë, dhe largimi i tyre nga terrenet e luftës për të dimëruar në Shqipëri. Që të dy këto favore të ardhura për serbët “si hutit në zgur”, nga hartue-sit e skenarit për shfarosjen e vendbanimeve të cilësuara si kryengritëse, ishin kapur me kohë.
Ekspedita ndëshkuese serbe përbëhej nga një batalion i Armatës së III, i armatosur pos tjerash edhe me dy topa dhe katër mitraloza dhe koman-dohej nga koloneli Radovan Radoviq. Krahas ushtrisë ishin angazhuar edhe njësitë e xhandar-mërisë, të komanduara nga Bozhidar Paunoviq i njohur në popull si Bozhidar Ballovci (ai ishte nga Mërdari, ndërsa në atë kohë jetonte si kolon në Ballovc), dhe nga grupet paramilitare të Kostë Peqancit, si dhe nga civilë të tjerë, kolonët e ardhshëm. Aksioni shfarosës i promovuar fillimisht në Po-povë të Llapit, ka vazhduar më pas drejt Lupçit, Majacit, Bellopojës, Gërdocit Tërnavës, Sharb-anit Koliqit. Veçanërisht pësuan fshatrat Popovë, Bellopojë dhe Sharban. “Nuk kurseheshinas pleqtë as fëmijët, as shtëpitë dhe pasuria tjetër: çdo gjë që nuk e rrokte plumbi dhe bajoneta e digjte zjarri. Në zjarr hidheshin edhe kufomat e njerëzve të vrarë. Në Popovë ushtria dhe xhandarmëria serbe në mënyrën më mizore likuiduan rreth 30 shqipt-arë, të moshave të ndryshme dhe të dy gjinive. Bie në sy që nuk u kursyen as fëmijët e moshave dy e tre vjeç dhe as pleqtë tetëdhjetë vjeçar. Mende-hijen tre vjeçe e mbytën duke e shpuar në ballë me bajonetë. Pasi më parë u plaçkitën, u dogjën 55 shtëpi.
Në Vlikarekë u dogjën shtëpitë e Mehmet Sadikut dhe të Abdullah Hamitit... Në Gërdoc u masakruan familjet e Bahtir Hys-enit dhe Veli Go-vorit, se bashku me njëzete pesë ( 25 ) anëtarët e familjeve të tyre. Shtëpitë e tyre janë plaçkitur dhe djegur8. Në gurin mbi varrë të vendosur nga pasa-rdhësit figurojnë 14 emra të masakruarish. Kuf-oma e Veli Govorit u gjet e masakruar në Sharb-an. Në Lupç, në shtëpinë e Azem Menxhiqit ush-tria dhe xhandarmëria serbe vranë katër gra, dy djem dhe katër shërbëtor. Refiqes bijës së Rrus-temit ia prenë këmbët, ia qanë barkun për t’i
nxjerrë frytin qe e mbante. Në Lepajë ekspeditat ndëshkuese vranë disa banorë dhe dogjën pesë shtëpi. Masakër të tmerrshme serbet bënë edhe në Repë. Krahas plaçkitjes dhe më pas djegies së shtëpive, masakruan edhe dymbëdhjetë banorë moshash të ndryshme dhe të dy gjinive. Në Bell-opojë xhandarmëria serbe masakroj 30 banorë të të gjitha moshave dhe dy gjinive. Rabishes tetë-mbëdhjetë vjeçe ia nxorën frytin me bajonetë, Ari-fen pesëdhjetë vjeçe e dogjën për së gjalli. Nuk u kursye as foshnja dy muajsh. Në Bellopojë serbët plaçkitën 35 shtëpi dhe dogjën 25 sish.
Në Keqekollë së bashku me Mulla Ademin u vranë edhe 490 civilë shqiptarë të këtij fshati
Në Koliq eskadronët e vdekjes vranë dy kopran që jetonin te Zharalitë. Nga paria e Koliqit koloneli Radoviq mori një shumë të konsideruar parash (lira të arit), kinse në emër të shpëtimit të koka-ve. Në Keqekollë, sipas të dhënave të shtypit të kohës ushtria dhe xhandarmëria serbe masakroi 490 njerëz të të gjithë moshave dhe të dy gjinive. Mulla Ademi tetëdhjetë vjeç (Adem Emërllahu R.N.I), bashkë me të bijtë, Muharremin dhe Musta-fën, dhe familjen dhjetë anëtarësh, u vranë; Kajt-az Abdullahu me të shoqen dhe gjashtë djemtë u mbytën (Familja e Kajtazit ishte nga Prapashtica dhe është djegur e tëra.R. N.I). Në lagjen Sinanaj u dogjën pesë shtëpi së bashku me 69 njerëz nga të cilët asnjëri nuk ka shpëtuar. Në lagjen Qorraj që kishte 40 shtëpi, janë djegur të gjitha shtëpitë. 63 njerëz janë vrarë me armë zjarri, bajoneta dhe zjarr. R.N.I). Shpë-tuan vetëm Selim Rama me të shoqen.Në Pra-pashticë janë plaçkitur dhe djegur 80 shtëpi dhe është zhdukur tërë popullsia prej 1020 njerëzish. Janë mbytur Ibrahim Govori me gjithë familjen pesë anëtarësh; Beqir Bajrami me familjen shtatë anëtarësh; Qer-imi me familjen nëntë anëtarësh dhe pesë anëtarë të familjes së Musë Jahës (nëntë R. I. B) i cili ka mundur të shpëtoj së bashku me tre djemtë.
Në Ballaban, familjes Prekorogja, pasi më parë ia morën burrat për ti pushkatuar më pas te Qafa e Plepit në kufi me Orllanin, ushtarët dhe xhandarët serb u kthyen sërish. Ata ia dhanë flakën shtëpisë dhe në flakët e saj i dogjën të gji-thë. Jusufi i vetmi pinjollë i shpëtuar i kësaj familje gjeti mbesën e tij, Fahrijen tetë muajsh të pjekur në zjarr. Kriminelët e kishin mbuluar me çarçaf. Në Nishec serbët vranë Selim Beqirin dhe Mumin Rexhepin. Fillimisht këtyre ua dogjën shtëpitë dhe ua plaçkitën 150 frymë bagëti të ima dhe të trasha, si dhe rrobat e shtëpisë. Muminin që ishte në mos-hë të shtyrë, e mbytën duke ia djegur mjekrën për së gjalli22. Në Orllan serbët masakruan familjet e Halit dhe Hamit Selimit, pasi më parë i rrahën së tepërmi në përpjekje për ti detyruar që ta pranonin ortodoksinë. Meqë këta nuk pranuan, i mbytën që të gjithë pasi i plaçkitën. Në Orllan serbët masa-kruan edhe Ramadan Dibranin me të shoqen, gja-shtë djemtë dhe tri vajzat. Në këtë fshat u mbyt edhe një plak emri i të cilit nuk është i ditur së bashku me mbesën e tij, dhe një grua. Në Kushevicë serbët mbytën mizorisht Sherif Ukën me tërë familjen. Poashtu këtu dogjën edhe një plakë që se kishte burrin në shtëpi. Ajo u dogj në zjarr së bashku me nëntë djemtë dhe nipat. (vijon)
Në Sharban masakër të tmerrshme ushtria dhe xhanda-rmëria serbe bënë sidomos në familjen e madhe Brajshori. Në këtë fshat, në forma të ndryshme u masakruan 34 banorë të të gjitha moshave dhe të dy gjinive. Edhe këtu një gruaje iu shpua barku me bajonetë dhe iu nxor fryti që andej. Një grua dyzet vjeçe dhe të bijat njëra 18 dhe tjetra 16 vjeçe, u dhunuan dhe më pas u vranë nga xhandarët. Rrahman Mehmetin dhe nëntë anëtarët e familjes së tij pasi i masakruan i dogjën në zjarr. Gjithsejtë u dogjën 28 shtëpi pasi më parë u plaçkitën. Po ashtu u plaçkitë terë bagëtia e fshatit.
Krimet në Prapashticë më të tmerrshme se ato në Srebrenicë
Ramadan N. Ibrahimi
Në 90-vetorin e masakrave serbe në Llap dhe Gallap (2)
Prapashtica dhe Keqekolla edhe ashtu të bllokuara nga bora e madhe dhe të ftohtit, u bllokuan nga ushtria dhe xhandarmëria ditën e diel (10 janar 1921), kurse ditën e hënë (11 janar), forcave qeveritare serbe u erdhën në ndihmë nga përtej kufiri forca të shumta paramilitare, përfshi këtu edhe familjet serbe dhe malazeze që më pas do të vendoseshin si kolonë.
Pas masakrës në Shaban, eskadronet serbe të vdekjes kaluan në Koliq. Në Koliq ushtria dhe xhandarmëria serbe qëndruan dy ditë, dhe gjatë këtij “pushimi” ata detajuan planet shfarosëse për qendrat e kryengritjes në brendi të Gallapit, siç konsideroheshin aso kohe Prapashtica dhe Keqekolla. Siç u pa më vonë, krimet e shumta serbe të bëra në fshatrat e tjera krahasuar me plojën në Prapashticë dhe Keqekollë, do të duken vetëm si një ”gjimnastikë e mëngjesit”. Gjatë qëndrimit në Koliq, serbët bënë disa krime siç është vrasja e dy kopranëve te Zharalitë, por fshati shpëtoj në për-gjithësi pasi nuk ishte i planifikuar masakrimi në masë. Megjithatë paria e Koliqit nuk u shpëtoj dot shantazheve. Ajo u detyrua të grumbullonte një sasi të konsideruar ari për komandantin e operacionit, kolonelin Radovan Radoviq.
(Raste të ngjashme të dhënies së parave dhe arit për ti blerë jetët dhe pasurinë e tyre, gjatë ekspeditës në fjalë, janë shënuar në të gjitha lokalitetet nëpër të cilat është zhvilluar operacioni, por ato nuk ndryshuan asgjë në planin shfarosës të ekspeditës. (Sipas rrëfimeve të përjetuesve të shënuara në mars dhe prill të vitit 1994.)
Nga Koliqi ushtria dhe xhandarmëria serbe u larguan ditën e diel të 10 janarit 1921. Këtu ata u ndanë në dy grupe: njëra pjesë e reparteve ndëshkuese u nis për në Prapashticë, kurse pjesa tjetër për në Keqekollë. Komanda serbe kishte të dhëna të mjaftueshme për veprimtarinë e çetës së Tahir Ukës, si dhe për njerëzit dhe familjet me më
shumë autoritet. Kështu, ditën e parë 10 janar (e diel rreth orës 16.oo) pas manovrimeve për ti bllokuar Prapashticën dhe Keqekollën, në Keqekollë ata masakruan familjen 9 anëtarësh të imamit të xhamisë së Prapashticës, Mulla Adem Emërllahut, ndërsa djalin e tij Mustafën, asokohe nënkryetar i komunës së Koliqit, e likuiduan po të njëjtën ditë te Kroni i Sallahut. Po këtë ditë para mbrëmjes xhandarët masakruan edhe familjen Sallahu.
Pushkatimi i burrave të Prapashticës dhe Keqekollës
Prapashtica dhe Keqekolla edhe ashtu të bllokuara nga bora e madhe dhe të ftohtit, u bllokuan nga ushtria dhe xhandarmëria ditën e diel (10 janar 1921), kurse ditën e hënë (11 janar), forcave qeveritare serbe u erdhën në ndihmë nga përtej kufiri forca të shumta paramilitare, përfshi këtu edhe familjet serbe dhe malazeze që më pas do të vendoseshin si kolonë.
Ditën e parë pasdite (e diel), u thirrën të gjithë burrat e moshës madhore që të tuboheshin në lamën e Nazif Govori. Këtu ishte vendosur edhe Shtabi Komandues i njësive ndëshkuese. Atyre krahas premtimit që nuk do tu ndodhte gjë e keqe po që se nuk gjinden kaçakët (siç quheshin kryengritësit), u ishte tërhequr vërejtja që të mos mungonin, pasi kinse ushtria i kishte listat dhe më pas mundë ta pësonin. Që të dyja këto patën efektin e vet. Në tubim munguan një numër i vogël i burrave nga të dy fshatrat. Burrat e dy fshatrave, u mbajtën tërë natën e së dielës, ndërsa të hënën u pushkatuan në të njëjtën kohë në katër vende.
Kolonat e fshatarëve të lidhur ishin të siguruara nga forca të shumta ushtarake dhe xhandarmërie. Burrat e Keqekollës sinjali që shënonte komandën për pushkatim (e që ishte krisma e topit në Lisicë) i gjeti përtej Prronit të Sukës afër lagjes Qorraj. Burrat e Prapashticës të ndarë sipas lagjeve sinjali i gjeti në tri vend e ekzekutimesh: Govorët te Prroni i Sukës, Cubajt te Xhehemet, Balajt te Baçaviat. Në të njëjtën kohë në katër vende ekzekutimesh pësuan tërë burrat e dy fyshtrave të mëdha për kohën.
Cili është numri i burrave të lidhur dhe të pushkatuar për të dy fshatrat sot nuk mund të dihet me saktësi për mungesë shënimesh të kohës, por saktësisht dihet që vetëm gjashtë apo shtatë veta kanë shpëtuar.
Masakrimi i familjeve
Pas pushkatimit të burrave të dy fshatrave, Keqekollës dhe Prapashticës, më nuk kishte rrezik nga ndonjë rezistencë e papritur, prandaj plani serb për shfarosje totale sidomos të Prapashticës, u realizua pikë për pikë dhe me lehtësi. Pasi burrat u pushkatuan nga ushtria dhe xhandarmëria, radha u erdhi forcave paramilitare dhe kolonëve të ardhshëm të ardhur nga përtej kufiri i vitit 1912, të tregonin aftësitë e tyre luftarake në gra, pleq dhe fëmijë. Këto banda të armatosura së bashku me ushtarët dhe xhandarët u lëshuan nëpër shtëpitë e pambrojtura të fshatarëve, dhe me tehun e thikës e flakën e zjarrit shkretuan gjithçka që gjetën para vetes. Metodat e përdorura nga ata ishin nga më çnjerëzoret. Ata ia rritën edhe më tej ''famën'' vendit të tyre, me teknikën e përsosur për pastrimin e hapësirës.
Pasi çdo gjë përfundoj në tehun e bajonetave, në plumbat e pushkëve, në shkrumbin e shtëpive apo në hunjtë e avllive, ushtria dhe xhandarmëria serbe u tërhoqën në drejtim të Ballabanit për të likuiduar mizorisht edhe familjen e madhe Prekorogja, dhe të tjera në Orllan dhe rrethinë. Në Prapashticë u plaçkitën dhe u dogjën 80 shtëpi, si dhe u shfaros një popullësi prej 1020 shqiptarësh të dy gjinive dhe të gjitha moshave.
Në lagjen e Govorëve, lagje kjo që u soll buzë shfarosjes, masakra filloi së pari në familjen Salihu diku me të ngrysur të së hënës (11 janar). Xhandarë dhe civilë të armatosur pasi nxorën jashtë gratë dhe fëmijët, morën plaçkën, dhe ia dhanë flakën shtëpisë. Të penduar që i nxorën që andej fëmijët dhe gratë, zunë ti qëllonin derisa ata po përpiqeshin të qanin borën e madhe. Tre katërqind metra larg shtëpisë u vranë nga serbët dy gra dhe një fëmijë: Hyra- nëna e Veli Salihut, Halimja - gruaja e Avdi Salihut të pushkatuar më parë te Prroni i Sukës, dhe Hatxhja 5-6 vjeçe. Serbët nuk u ndalën me kaq. Ata vazhduan më tutje duke plaçkitur atë që mundë të plaçkitej, për t’ia dhënë më pas flakën shtëpisë. Në të njëjtën kohë ushtarë, xhandarë, paramilitarë dhe civilë të tjerë serb, vazhduan të hyjnë në shtëpitë tjera të fshatit. Pran shtëpisë së saj u plagos për vdekje Qamilja ndërsa u vra djali i saj Ejup Arif Haziri. Vorbulla e masakrës i përfshiu familjet Ibrahim Govorit, Beqir Bajramit dhe të Qerimit, të cilat u shkuan në tehun thikës dhe zjarrin e shtëpive. Në familjen e Musë Govorit, u masakruan të nëntë anëtarët që u zunë brenda. Kufomat e tyre ditë më vonë në pa mundësi për ti varrosur, Musa i hodhi në një pus të thellë.
Halimja para se të vritej mbante në dorë djepin me fëmijën 5 - 6 javësh, Selimin. Asaj, kur e goditi plumbi, ende pa u përmbysur i rrëshqiti nga dora djepi me Selimin e vogël. Të shtënave mundi tu shpëtoj nëna e Hatixhes së vrarë, me ca fëmijë, duke ikur shkurreve dhe grykave, për të mbërritur të nesërmen në Koliq, pas mundimeve të mëdha.
Një fëmijë të Hajrullah Dublakut e ngulën në hu të gardhit
Ramadan N. Ibrahimi
Në 90-vjetorin e masakrave serbe në Llap dhe Gallap (3)
Familja e Azem Azemit u dogj në tërësi. Serbët, me gjakftohtësi së pari i detyruan ta mbushin stallën me kashtë, dhe më pas i futën në të. Në zjarrin bubulak të stallës i dogjën të gjithë sa u ndodhën aty. Së bashku me familjen e Azemit, u dogj edhe vajza e Azemit, Mihanja me 5 fëmijët e saj. Mihanja ishte e martuar në një fshat tjetër, por për fat të keq qëlloj te prindërit. Gjithashtu këtu u dogjën, pasi u morën në shtëpitë e tyre, edhe dy vajza të Ajvazit, dhe vajza dymbëdhjetë vjeçe e Jasharit. Në familjen e Beqës së Bellës krahas të tjerëve pësoj edhe Arifja me katër fëmijët e saj. Arifja ishte e martuar në një fshat tjetër, kurse atë ditë kobi edhe kjo qëlloi te prindërit. Në familjen e Brahim Hazirit krahas anëtarëve të tjerë pësuan edhe katër fëmijë. Njësoj pësuan edhe katër anëtarë të familjes Behluli, familja Ajvazi, etj. Në katër familjet Dublaku (Kosumaj) u bë masakër e vërtetë. Të katër kryefamiljarët, Ferat, Murat, Hajrullah dhe Ramë Dublaku, u pushkatuan te Prroni i Sukës, kurse anëtarët e familjeve të tyre u therën, u dogjën ose u ngulën në hunj të avllisë. Në familjet e Ferat dhe Murat Dublakut pësuan katërmbëdhjetë anëtarë të dy gjinive, gra pleq dhe fëmijë. Në familjen e Hajrullah Dublakut pësuan nëna e Hajrullahut dhe dy fëmijë, njeri prej të cilëve u ngul në hu të gardhit. Po ashtu në tërësi pësoj familja e Ramë Dublakut.
Macet ushqeheshin me mish njerëzish
Nga këto katër familje të një trungu, dy u shuan përgjithmonë, ndërsa shpëtuan vetëm gruaja e Hajrullah Dublakut me të birin Selimin dhe... Familja trembëdhjetë anëtarësh e Hajdarit, familja nëntë anëtarësh e Bilallit, familja tetë anëtarësh e Mehmetit, familja nëntë anëtarësh e Hasanit, familja tetë anëtarësh e Hamitit dhe familja dhjetë anëtarësh e Ramës së Jasharit u therën dhe u dogjën më pas. Në të njëjtën kohë, dhe me intensitet të njëjtë u bë masakrimi i lagjes Cubaj. Edhe këtu metodat shfarosëse ishin të njëjta. Shumëkush pësoj në ikje e sipër, ndërsa të shumtët brenda shtëpive të tyre. Bora ishte e madhe dhe edhe po ta qaje gjurmët të mbeteshin prapa, ndërsa ushtarët, xhandarët dhe paramilitarët ishin mizëri. Në familjen Latifi në shtëpi të tyre pësuan katërmbëdhjetë anëtarë të të gjitha moshave dhe të dy gjinive. Latifi shpëtoi pasi nuk u ndodh në shtëpi. Po ashtu shpëtuan edhe dy djem të Latifit, Hyseni dhe Haziri. Hyseni në çastin e fundit mundi të ikë, kurse Haziri i vogël me pak fat, shpëtoi nën kufoma i paprekur nga plumbat dhe bajonetat. Kur Latifi u kthye në shtëpi, gjeti macen duke u ushqyer me mish njerëzish. Në familjen e Ahmetit të Zenës, u bë plojë e vërtetë. Prej tërë kësaj familjeje të madhe shpëtoi vetëm Ahmeti i vogël me të motrën, Razën. Këta pasi ikin nga shtëpia e tyre, kërkuan strehim në familjen e Nuredinit, por edhe këtu i gjeti dora gjakatare serbe. Në shtëpinë e Nuredinit kishin ardhur edhe të tjerë, kryesisht gra dhe fëmijë që kishin mundur të iknin nga plojat e bëra në shtëpitë e tyre. Sapo hynë ushtarët serb, qëlluan pa mëshirë. Këtu nën kufomat e të masakruarve, kryesisht gra dhe fëmijë, shpëtuan nën kufoma të paprekur nga plumbat Ahmeti i Zenës,10 vjeç, dhe Limani i Hetës 18 vjeç. Në shtëpinë e Rrustemajve e cila ishte po ashtu e mbushur me gra dhe fëmijë, serbët deshën ti djegin të gjithë, madje ata bartën edhe kashtën dhe e mbështetën për muret e shtëpisë. Këtu bashkë me të tjerë qe dërguar edhe Hafizi i Rexhës me nënën e tij, Sofinë. Derisa të gjithë prisnin me ankth tmerrues shpërthimin e flakës, u shfaq në dritare një serb që e kishte shfrytëzuar errësirën për të mos u vërejtur. Ai u kërkoi të holla nëse donin tua hapte derën dhe të iknin. Fatmirësisht për atë mbrëmje (e hënë, 11 janar), të ëmës së Hafizit i qëlloi një lirë turke dhe me të bleu një natë jetë për veten, të birin dhe dhjetëra gra dhe fëmijë të tjerë. Serbi që mori lirën turke ua hapi derën, i këshilloi të vraponin pa zhurmë që të mos vëreheshin, dhe më pas kur ata u larguan sa për të mos u vërejtur, ia dha flakën shtëpisë.
Djegie për së gjalli e fëmijëve, pleqve, grave dhe shtëpive
E keqja nuk mbaroi me kaq. Të nesërmen, e marte 12 janar, serbët grumbulluan familje të tëra të cilat nuk ishte vështirë ti gjeje pasi gjurmët mbi dëborë ishin të qarta. Edhe familja e Hafizit të Rexhës u zu si shumë të tjera. Duhet pasur parasysh që bora ishte e lartë mbi një metër, dhe acari i skajshëm. Fëmijët, pleqtë dhe gratë gjysmë të ngrirë gjendeshin kudo të përmbysur mbi dëborë. Flakët e shtëpive të tyre gllabëruan 14 anëtarët e familjes së Zenullahut dhe nëntë anëtarët e familjes së Hajdarit. Këto dy familje lëngonin në shtrat nga një sëmundje e rëndë. Në hirin e shtëpisë së Zenullahut, më pas u gjetën nën çerepë eshtra të karbonizuar. Fare afër këtyre dy familjeve të shuara, jetonin edhe dy pleq, Azemi i verbër dy sysh dhe gruaja e tij. Edhe pse shumë të vjetër, nuk u kursyen nga dora vrastare serbe. Familja 20 anëtarësh e Salihut të Ramës është djegur e tëra në zjarrin e shtëpisë. Në shtëpinë e Rexhakëve, pas përfundimit të masakrës, ditë më pas, u deshën kazmat për ti ndarë kufomat prej njëra tjetrës. Ato të pleksura në gjak ishin ngrirë nga acari, dhe ishin ngjitur fort për njëra tjetrën. Në Familjen Uka u masakruan 12 anëtarë. Uka i Zeqirit ishte vrarë më parë, ndërsa të tjerët u masakruan në shtëpinë e tyre. Dinorja (40) u plagos për vdekje pak larg shtëpisë. Atë e lëshoj shpirti duke shikuar shtëpinë të digjej së bashku me të më të dashurit e sajë.Fat të njëjtë patën edhe familja pesëmbëdhjetë anëtarësh e Kadrisë, familja dhjetë anëtarësh e Osmanit, Familja e Halimit, ajo e Ademit, e Miftarit, e Hasanit , e Islamit...Familja shtatë anëtarësh e Qazimit të Fetahut u dogj e tëra me shtëpi dhe katandi. Nuk shpëtoj askush. Familja nëntë anëtarësh e Sadikut të Durmishit u shua e tëra. Familja dhjetë anëtarësh e Kajtazit të Avdullahut, e konsideruar si mbajtëse (jatake) e kryengritësve, pasi u masakrua barbarisht, u dogj në zjarrin e shtëpisë. (vijon)
Nazim Gafurri e zbardhi të vërtetën, por e pagoi me kokë
Ramadan N. Ibrahimi
Në 90-vjetorin e masakrave serbe në Llap dhe Gallap
që u vranë, apo u therën në shtëpitë e tyre, u varrosën aty ku u gjenden kufomat ose eshtrat e tyre të djegur. Ka raste që në pamundësi të hapjes së varreve, kufomat ti varrosnin në puse të ujit të pijes (familja e Musë Jahës). Shumë familje nuk patën nevojë për varrtarë. Serbët i kishin djegur, në stalla e në shtëpi të tyre, kështu që nuk u gjet gjurmë më pas. Edhe pas përpjekjeve që të varroseshin të gjithë, kjo nuk ishte e mundur. Shumë njerëz ishin vrarë në ikje e sipër, apo kishin vdekur nga plagët e rënda duke u munduar të fshihen në dëborën e madhe. Për ceremoni fetare as që mundë të bëhej fjalë. Kufomat hidheshin në gropat e hapura pa kurrfarë rendi. Nevoja i detyronte varrtarët që mundësisht sa më shumë kufoma të groposnin.
Reagimet e deputetëve shqiptarë për krimet serbe dhe shtypi i kohës
Përfaqësuesi i rrethit të Prishtinës në Parlamentin Mbretëror Jugosllav, Nazim Gafurri, me të marrë informatat nga tereni, filloj përpjekjet për publikimin e tyre. Ai në kushtet e shtetrrethimit shiti pasurinë e vet në Prishtinë (Hani i tij pas shitjes është quajtur Hani i Dek’s), dhe nga Prishtina shkoi në Shkup (sepse në Kosovë u ishte ndaluar zyrave postare përcjellja e telegrameve), prej nga me telegram njoftoj Ministrinë e Luftës në Beograd, si dhe e nxori informatën në shtyp. Por Ai nuk u ndal vetëm me kaq. Mblodhi të dhëna të shumta për Ligën e Kombeve dhe Komitetin Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Po ashtu në Beograd ai nisi kërkesën për sqarimin e ngjarjeve dhe formimin e komisionit që do ti hetonte krimet. Kështu Gafurri ishte edhe njëri ndër nismëtarët e protestës së deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene kundër mizorive të ushtrisë, xhandarmërisë dhe param-ilitarëve serb në Kosovë. Kjo protestë u bë më 1. 2. 1921. Me këtë protestë fillon aktiviteti i deputetëve shqiptar në Parlamentin e Mbretërisë së SKS-së në lidhje me masakrat që bëheshin në Kosovë.
Argument qendror i aktivitetit të tillë të tyre ishte masakrimi i fshatrave të Llapit dhe Gallapit në janarin e vitit 1921. Aktiviteti u zhvillua në formën e pyetjeve drejtuar ministrit të rendit, interpelancave parlamentare, dërgimit të informacioneve në shtyp etj. Kështu më 2. 2. 1921 deputeti Sabit Korkuti, ka kërkuar përgjigje prej ministrit të rendit në Parlamentit në pyetjet. “1. A është i njoftuar me këto ngjarje të tmerrshme, dhe 2. A është i mendimit që këto mizori t’i hulumtoj një komision (anketues) parlamentar, në mënyrë që me një hetuesi objektive të gjithë fajtorët ti nënshtrohen dënimit të merituar, pasi të dëshmohet faji në gjyq”3. Deputetët shqiptarë në kuadër të aktivitetit të tyre, më 12.2.1921, drejtuan një interpelancë para parlamentit kundër krimeve në Kosovë. Deputetët e viseve jugore (Kosovë, Sanxhak, Maqedoni) kërkuan të vërtetën për mizoritë. Ata pasi argumentuan bindshëm që ushtria, xhandarmëria dhe paramilitarët serb kishin bërë mizori të papara mbi shqiptarët, haptas shfaqën mosbesimin ndaj pushtetit. ”Jemi të mendimit që sjellja jonë të orientohet kah mosbesimi ndaj pushtetit sepse po shkohet kah asgjësimi sistematik i elementit islam (shqiptar) në këto vise”. Sipas shënimeve të Nazim Gafurrit për Komitetin e Kosovës (dega për Prishtinë), në Prapashticë dhe Keqekollë janë vrarë 802 veta. Ndërsa sipas të dhënave që po ashtu ai i mblodhi për Shoqatën e Kombeve në Gjenevë, në Prapashticë, Keqekollë dhe fshatra të tjera të Gallapit dhe Llapit ishin vrarë 1020 veta.Komiteti i Kosovës zhvilloj veprimtari mjaftë të madhe në ndriçimin dhe publikimin e kësaj masakre para opinionit botëror. Sipas të dhënave të këtij komiteti, vetëm në Prapashticë në janarin e vitit 1921 janë djegur 80 shtëpi dhe janë likuiduar 1020 njerëz ndërsa në Keqekollë 574 njerëz. Shtypin e kohës Nazim Gafurri e ka njoftuar atëbotë përmes gazetarit Feriz Bajrami, të cilin thuhet ta ketë paguar.
Mithat Frashëri reagon te Sekretari i Përgjithshëm i Ligës së Kombeve
Të dhënat për masakrën u publikuan së pari në gazetën “Hak” (organ i Xhemjetit) dhe më pas edhe nga agjencitë e huaja të lajmeve. Masakrat serbe ndaj shqiptarëve të Gallapit dhe Llapit gjetën hapësirë mjaft të madhe në shtypin e kohës. Kështu krahas gazetës “Hak” organi i Xhemjetit, dhe kryesisht mbi bazën e të dhënave të kësaj gazete, për masakrat në fjalë ka shkruar gjerësisht edhe gazeta “PRAVDA” më 16. 2. 1921. Shkrimi përmban të dhëna tmerruese për numrin e të vrarëve, lagjeve të shkatërruara dhe fshatrave të fshira nga faqja e dheut. ) Lidhur me masakrat në fjalë kanë shkruar edhe gazetat tjera të kohës si “RAD”, “Radniçke Novine”etj10. Për ngjarjet në fjalë ka shkruar edhe shtypi shqiptar si “Besa shqyptare”, që dilte në Shkodër, “Dajti” në Tiranë etj. Në të gjitha këto gazeta janë publikuar të dhëna rrëqethëse me shifra të mëdha të vrarëve, dhe numër të madh fshatrash të djegura e të plaçkitura. Sidomos vend të posaçëm në faqet e shtypit të kohës zunë masakrat në Prapashticë, Keqekollë, Sharban, Bellopojë etj, ndërsa për Prapashticën, ato dhanë edhe mandatën për shuarjen e sajë. Qeveria Shqiptare është përpjekur të ngre zërin pranë institucioneve ndërkombëtare. Kryetari i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, Mithat Frashri, më 29. IV. 1921 duke ju drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, ka ngritur zërin kundër krimeve serbe në Kosovë. ”Shqiptarëve, të cilët i banojnë territoret e veta, po u plaçkiten pasuritë e tyre, po ndiqen me dhunë prej fshatrave të tyre dhe në vend të tyre po vendosen kolonët rusë gjatë tre muajve të fundit më se 2.000 shqiptarë janë mbytur pa kurrfarë arsye, duke mos përmendur shtëpitë e tyre të shkatërruara, pasuritë e tyre janë plaçkitur, kështu që ata kanë qenë të detyruar të ikin dhe të vendosen në Shqipëri. Serbia ka proklamuar se familjet e atyre refugjatëve do të internohen dhe tërë pasuria e tyre do të konfiskohet”.Po ashtu informatat për gjenocidin dhe etnocidin e paparë serb mbi shqiptarët, krahas depërtimit në shtyp, u bënë edhe objekt debatesh madje edhe në parlamente të qeverive të Evropës. (vijon)
Mithat Frashëri reagoi te Sekretari i Ligës së kombeve për këtë krim serb
Reagimi i deputetit anglez Albrey Hertbert
Ramadan N. Ibrahimi
Në 90-vjetorin e masakrave serbe në Llap dhe Gallap (5)
serbe ndaj shqiptarëve: “…Se a janë në dijeni se më 28 janar (data nuk është e saktë R. I.) dy batalione serbe të komanduara nga një major vajtën në fshatrat afër Prishtinës, Keqekollë, Prapashticë dhe Sharban, dhe pasi i dërguan banorët meshkuj të moshës prej 12 vjeç e lartë, afër një mali i masakruan me mitraloza. Pas kësaj kaluan në fshatra dhe ua futën zjarrin shtëpive si dhe i masakruan të gjitha gratë dhe fëmijët, duke i lënë vetëm 14 përjetues nga popullata prej 1.680 vetave në 320 shtëpi”. Herbert më pas shtron pyetjen drejtuar qeverisë britanike nëse janë kërkuar ose jo informata nga qeveria jugosllave lidhur me këtë. Edhe vet të mbijetuarit nuk kanë heshtur. Disa banorë të fshatit Prapashticë, në ankesën e tyre në vitin 1922, shkruajnë për vrasjen e fshatarëve të tyre, dhe se nëpunësit e Ministrisë së Reformës Agrare po ua masin tokat e tyre dhe po ua marrin.
Krajatat e atyre që shpëtuan dhe kolonizimi
Reagim të ngjashëm ka bëre edhe serbi, Kosta Novakoviq, dhe si rezultat i një reagimi të tillë shumë njerëzor, ai doli nga parlamenti i SKS-së i përgjakur. Edhe Internacionalja Socialiste me seli në Moskë, duke dënuar sipas saj, qeverinë borgjeze të SKS-së, thekson shkatërrimin e fshatit të madh Prapashticë në të cilin siç thuhet nga ushtria serbe u dogjën 80 shtëpi dhe u masakruan mbi 1000 shqiptar. Ç’është e vërteta, sidomos Prapashtica u soll buzë shfarosjes, por falë këmbënguljes së asaj pjese të vogël të njerëzve që shpëtuan, u ripërtëri, mbase për ti paguar edhe më tej haraç historisë. Njerëzit që në mënyra të ndryshme mundën ti iknin masakrimit, iu nënshtruan një dhune dhe një nënçmimi që se kishin përjetuar më parë. Ata u ndoqën nga shtëpitë e veta të djegura pa pasur mundësi të merrnin gjë me vete. Ishte ajo një ikje , një përpjekje për të shpëtuar jetën, sepse sulmi nëpër shtëpi i ushtrisë, xhandarmërisë dhe paramilitarëve serb ishte i befasishëm dhe i rrufeshëm. Shumica e të shpëtuarve qanë borën e madhe dhe u drejtuan në fshatrat e afërme. Këta kryesisht ishin fëmijë pa prindër, ose edhe gra pa fëmijë e burra. Në pjesën më të madhe fshatrat e rrethinës i morën në shtëpitë e tyre dhe bënë që këta ta mbijetonin dimrin e përgjakur të atij viti, për ti ripërtërirë më pas vatrat e tyre të shkrumbuara.
Pjesa dërmuese e banorëve të vendbanimeve përreth e më larg, morën në strehim të mbijetuarit që kishin mbetur pa mbështetje pa bukë dhe pa strehë. Një pjesë e atyre që mundën të shpëtojnë ikën drejt maleve të thella duke qëndruar me ditë pa ngrënë dhe të mërdhirë. “ Në Lugun e Arushës kemi qëndruar katër ditë, kurse më vonë shkuam në Koliq. Për njëzetenjë ditë të tëra qëndruam në shtëpinë e Selim Bicit. Gjatë qëndrimit në Lugë t’Arushës bora ishte e madhe dhe zjarri që e ndiznim e shkrinte atë deri në tokë. Kështu na largohej zjarri, dhe ne përsëri mërdhinim” rrëfente njëri nga fëmijët e mbijetuar. Ishte kjo një ikje e dhembshme. Secilit i kishin mbetur të afërmit të vrarë, të prerë ose të djegur. Shumica nga të mbijetuarit kishin mbetur qyqe vetëm në këtë jetë pasi kishin humbur përgjithmonë familjet e tyre. “Për një kohë kemi qëndruar në Koliq. Në pranverë u kthyem n’Prapashticë te Azizi i Misimit të Balajve dhe aty e kaluam vjeshtën dhe dimrin vijues.
Arat që i mbollën në në vjeshtë i korri me angari ushtria dhe xhandarmëria serbe
Në pranverën e vitit 1922 u kthyem në shtëpinë tonë, por aty qëndruam vetëm një muaj. Agrari na e mori tokën dhe ua dha malazezëve” vazhdon rrëfimi në fjalë. Më 1921 na preu Yrrfia e Radoviqit. Tokat e mbjella në vjeshtën e vitit 1920, në verën dhe vjeshtën e vitit 1921 i korri me angari ushtria dhe xhandarmëria serbe. Kështu, pasi fshatrat u “pastruan” nga pjesa më e madhe e popullsisë, pasi u dogjën shumica e shtëpive (një pjesë e shtëpive që ishin më të mira u kursyen me qëllim që kolonët të vendoseshin në to), pasi u rrëmbyen të gjitha shtazët, mjetet e punës dhe gjësendet e tjera që mundë të gjendeshin, pak muaj më pas në vjeshtën e vitit 1921 u plaçkitën përsëri. Këtë herë fshatarëve iu morë edhe drithi i mbjellë një vit më parë. Gruri i grumbulluar (dhe drithërat tjera) u grumbulluan në vende të caktuara për t’u përdorur për nevojat e xhandarmërisë dhe ushtrisë, por edhe për t’ua dhënë kolonëve serb e malazez që vinin. Pati edhe ndonjë rast kur ndonjëri prej fshatarëve të mbijetuar mundi ta nxjerr drithin e vet, por vetëm pas ecejakeve të shumta. Një grua e familjes Gajtani së bashku me të birin kishte shkuar te naçallniku në Podujevë me qëllim që të kërkonte kthimin e drithit të konfiskuar. Naçallniku arsyetohej duke i thënë ( ti je grua e kaçakut) edhe pse burrin e sajë e kishte rekrutuar ushtria serbe gjatë vitit 1914 dhe më nuk ishte kthyer në shtëpi. Ishin këto arsyetime që bazoheshin në ligjet për kaçakët. Thënë shkurt, zbatimi i anës formale ligjore shfrytëzohej si masë për marrjen me forcë të pasurive të huaja. Krajatat e familjes Gajtani i kanë përjetuar të gjithë të mbijetuarit në fshatrat e masakruara të Gallapit dhe Llapit. “Mbasi na ndoqën, kemi ndërruar, në mos paça harruar, diku 18 vendbanime”-Rrëfente i mbijetuari i familjes Latifi, Hazir Latifi. Pinjollë të shumtë të familjeve mbetën të rriten në fshatra tjera të afërme, te të afërmit e vet. Të tjerë u detyruan të adaptojnë për jetesë vende që më parë nuk kanë qenë të punuara. U detyruan që për tokë buke të çelin pjesë të maleve ose therrishtesh. Tërë kjo u ndodhte pronarëve legjitim të tokave në të cilat pushteti serb kishte ngulur familje të shumta kolone, pjesa më e madhe e të cilave madje ishin të kriminalizuara. Nëpër gazeta dhe studime serbe edhe sot vazhdon avazi vajtues për gjoja vuajtjet e kolonëve për të përshtatur tokat djerrina dhe të vështira. E vërteta është se tokat më të mira me dhunë u morën nga fshatarët shqiptarë për t’ua dhënë kolonëve, kurse ata, shqiptarët, që mundën të nxjerrin lëkurën nga vatrat e shkrumbit të shtëpive të tyre ishin ata që thyen kurrizin për të qelë toka të reja buke në të cilat sërish nuk ishin të sigurt, pasi mundë të ndiqeshin edhe nga aty.(vijon)
Malet e Gallapit u shtërzuan , kurse arat dhe shtëpitë iu ndanë kolonëve serb;pamje nga Gallapi
Pas masakrave kolonizimi me serbë e malazezë
Ramadan N. Ibrahimi
Në 90-vjetorin e masakrave serbe në Llap dhe Gallap (6)
“Procedura lidhur me kolonizimin kundërligjor të Prapashticës zgjati deri në vitin 1927 kur u zgjidh në favor të kolonëve. Shqiptarët, pronarë të shtëpive dhe tokës, mbetën pa shtëpitë dhe tokën e tyre. Nuk kishte mundësi që ky rast të zgjidhej ndryshe, pasi që në bazë të ligjeve të Serbisë, dhe me qëllim që të realizohej dominimi nacional ndaj shqiptarëve, ishte bërë edhe ploja e përgjakshme në këto fshatra.
Fshatrat e shkretuara nga ekspedita ndëshkuese e janarit të vitit 1921 u lanë në dispozicion të komisioneve të Reformës Agrare, reformë kjo e cila nuk ishte asgjë tjetër pos vazhdim i asaj nga viti 1912. Në masakrimin e Keqekollës dhe Prapashticës morën pjesë edhe njerëz (serb dhe malazez) të cilëve u ishin premtuar tokat e shqiptarëve, prandaj ata ishin mjaftë të zellshëm në kryerjen e detyrës që u ishte caktuar. Ata, madje u përdorën që me forcë , në rast nevoje, të mbrojnë tokat e grabitura. “Kishte raste që gjatë luftës ( së xhandarmërisë, ushtrisë dhe çetnikëve serb) me kaçakët shqiptar, fshatarët iknin në mal ose strehoheshin në fshatin tjetër dhe, pasi që gjendja të qetësohej, ktheheshin në pasuritë e veta por, ndonjëherë aty i gjenin kolonët, të cilët me ndihmën e organeve policore hynin në shtëpitë e tyre.
Në Prapashticë, në tokat më të mirë dhe në pikën strategjike u vendosen 49 familje kolone
“Në muajin e Ramazanit erdhën kolonët grumbull me vendime në dorë (këtë muaj e kaluam në shtëpinë tonë). Këta erdhën Natën e Bajramit. Së pari shkuan te Sadiku i Behramit të cilit i thane që nesër duhej te ikte, sepse ajo tokë dhe shtëpi më nuk ishin të tijat. Ditën e Bajramit të madh një grup tjetër kolonësh erdhën edhe te ne. Ata na larguan me dhunë nga shtëpitë dhe tokat tona”, rrëfen Salihi i Behramit i mbijetuar. Komisionet e Reformës Agrare e kryen punën e vet pikërisht sipas udhëzimeve që kishin. Sipas normave ligjore në fuqi, ishte e pamundur që vendimet e komisioneve të hidheshin. Kjo më së miri u dëshmua në rastin e Prapashticës. “ Më vonë pas ankesës së shqiptarëve dhe intervenimit të deputetëve popullorë, ministri i Reformës Agrare e suspendoi kolonizimin e Prapashticës, dhe urdhëroi policinë t’i largojë kolonët. Por, organet më të ulëta agrare gjetën mënyrën për arsyetimin formal dhe legjitimimin e kolonizimit, për ti mbrojtur kështu interesat e kolonëve, të cilët ishin të gatshëm që me armë në dorë ti mbrojnë pozitat e veta të fituara me gjak...Kjo vërteton se në Kosovë nuk mundë të aplikoheshin aktet ligjore nëse organet lokale shtetërore dhe policore kishin qëndrim të kundërt.” Komisionet i thirrën edhe kryepleqtë që të vërtetojnë se në këto fshatra kishte shtëpi dhe toka pa zot, dhe toka të lëna. Në disa raste ndodhi që përmes shantazhit të merrej vërtetimi për tokat që kishin mbetur të shkretuara. Kërcënimi ishte me likuidimin e kryepleqve dhe të familjeve të tyre, Shantazhi bëhej me obligime të mëdha tatimore. Konkretisht u thuhej se për gjithë tokën që nuk kanë pronarë të gjallë, kryepleqtë do të ngarkoheshin me tatim. Në Keqekollë në periudhën 1921 - 1941 u vendosën pesë familje kolone, ndërsa në Prapashticë në të njëjtën periudhë u vendosën 49 familje kolone. Kjo s’përputhje e kolonizimit të këtyre dy fshatrave, mbase vjen edhe nga fakti që pjesa dërmuese e Prapashticës ishte pastruar gjatë masakrës nga elementi shqiptarë, dhe nga pozita dominuese strategjike e këtij fshati. Pas vendosjes së kolonëve, pasuan ankesat e njëpasnjëshme të fshatarëve drejtuar organeve agrare serbe.
Shpërnguljet u bënë në drejtim të Turqisë dhe Shqipërisë
Ankesat bëheshin në forma individuale, por pati edhe ankesa kolektive. Ato ishin të përcjella me dokumentacionin përkatës, tapitë turke, si dëshmi që tokat ishin të tyre që para pushtimit serb të Kosovës më 1912. “Procedura lidhur me kolonizimin kundërligjor të Prapashticës zgjati deri në vitin 1927 kur u zgjidh në favor të kolonëve. Shqiptarët, pronarë të shtëpive dhe tokës, mbetën pa shtëpitë dhe tokën e tyre. Nuk kishte mundësi që ky rast të zgjidhej ndryshe, pasi që në bazë të ligjeve të Serbisë, dhe me qëllim që të realizohej dominimi nacional ndaj shqiptarëve, ishte bërë edhe ploja e përgjakshme në këto fshatra. Edhe në proklamatën me të cilën kaçakët thirreshin që të dorëzohen me premtimin se do të falen, të gjithë ata që deri në afatin e caktuar nuk do të dorëzoheshin, kërcënoheshin me internimin e familjeve të tyre dhe ndëshkimin e fshatrave që u ndihmonin atyre, kaçakëve”. Tokat më të mira iu ndanë kolonëve, kurse rajonet që ishin më të vështira për punë dhe ku toka ishte e një kategorie të dobët, u mbeti shqiptarëve. Mirëpo ata, shqiptarët nuk ishin të qetë as këtu. Ndiqeshin dhe persekutoheshin për asgjë. Shtëpitë e reja të kolonëve u ndërtuan me drunjtë e maleve që deri dje ishin pronë e shqiptarëve. Baza tatimore për pronat e shqiptarëve ishte jashtëzakonisht e madhe, kurse për kolonët serb dhe malazez nuk kishte tatim. “Pasi që kolonët ishin të liruar nga tatimi për dhjetë vite, i tërë tatimi binte mbi vendës...organet tatimore nuk donin që shqiptarët t’i lirojnë nga tatimet për tokat të cilat u ishin marrë dhe u ishin dhënë kolonëve. Një pjesë e shqiptarëve duke mos mundur ta përballojnë represionin e tmerrshëm që ushtrohej nga instrumentet represive mbretërore, u detyruan të shpërngulen nga këtu. Shpërnguljet u bënë në drejtim të Turqisë dhe Shqipërisë.
Dromca ndjenjash njerëzore mes llavës barbare serbe
Gjatë grumbullimit të materialit memorial, kemi shënuar edhe disa dromca të pakta ndjenjash njerëzore mes llavës barbare serbe. Episode të veçanta të tragjedisë së janarit 1921 të ngulitura thellë në kujtesën e popullit, shpesh të japin bindjen që në ushtrinë dhe xhandarmërinë serbe që masakruan Llapin dhe Gallapin, kishte të rekrutuar edhe njerëz që për nga ndjenjat, nuk meritonin të ndodheshin në grupime të tilla të kriminale. Nga disa përjetues kemi mësuar që në disa raste një numër i vogël i të shpëtuarve, ishin marrë në mbrojtje prej ushtarëve serb, të cilët mbase shpirtërisht do të kenë qene kundër urdhëresave të eprorëve të tyre. Sadik Bajrami i vetmi pinjoll i familjes Bajra që ka mbijetuar pohon:“Një i huaj ma vuri dorën në qafë dhe vazhdimisht më thoshte mos u frikëso, mos u frikëso. Njëri nga ata deshi qe një fëmijë ta ngulë në hu, por ai që ma mbante dorën në qafë e shtyu me forcë. Marku i Zhivkut që mi ka vrarë vëllezërit deshi të më hedhë në zjarrin e oxhakut, por, ushtari që më mbante e përplasi për muri .” Sipas Beqir Halilit, i mbijetuar, Selmanin e Bushgegëve e kishte shpëtuar një ushtar te Xhehemet duke e shtyrë të ikte drejt malit përballë. Hafizin e Rexhës, njëri nga ushtarët e kishte hedhur me forcë larg mbi dëborën e madhe, dhe si rezultat i kësaj ai kishte shpëtuar atë botë. Janë këto disa të dhëna që na bëjnë të mendojmë që jo të gjithë pjesëtarët e njësive ndëshkuese ishin të kënaqur me dhunën dhe terrorin që ushtrohej. Mjerisht numri i atyre që ishin të etur për gjak ishte shumë i madh, prandaj edhe viktimat ishin të panumërta. (vijon)
Tokat që u kishin mbetur fshatarëve shqiptarë nuk mjaftonin për ta nxjerrë bukën e gojës, prandaj ata ishin të detyruar që të merrnin rrugët për të kërkuar vend dhe punë për jetesë. Mirëpo, ushtria dhe xhandarmëria i ndiqnin sidomos ata që nuk ishin vendas, duke i konsideruar si të ikur nga pushteti. Shqiptarët ishin të detyruar që tokën e tyre të rrëmbyer ta punonin përgjysmë, domethënë, shqiptarët punonin kurse kolonët jetonin nga djersa e tyre. “ Shqiptarët jo vetëm që i mbanin me punë dhe ushqim, por mundë të rriheshin, burgoseshin, madje edhe të vriteshin për një cikërrimë. Jetonin si robër”.
Rrëfime tronditëse të atyre që mbijetuan
Ramadan N. Ibrahimi
Në 90-vjetorin e masakrave serbe në Llap dhe Gallap (7)
Gjeta kufomat e nënës Hyrë, kunatës Halime dhe të mbesës Hatixhe 3-4 vjeç të ngrira mbi borë. Isha vetëm prandaj miha vetëm një gropë dhe që të tri kufomat i lëshova në një varrë. Po atë ditë dëgjova se më kishte shpëtuar nipi im Selimi i cili ende si kishte mbushur gjashtë javë, rrëfente Veli Salihu (Govori).
Veli Salihu është nga të paktët që i shpëtuan masakrës së 11 janarit të vitit 1921. Atëbotë ai ishte 23 vjeçar dhe mundi ti shpëtojë pushkatimit në çastin e fundit duke u lëshuar në përrua. Rrëfimin e tij kur ai ishte në pleqëri të thellë e shënoi stërnipi i tij atëbotë student ndërsa tani profesor i respektuar i gjuhës angleze. Prof. Remziu kujtimet e tij i shënoj me një kujdes të veçantë, prandaj si të tilla po i japim më poshtë pa bërë ndryshime që do ta preknin strukturën e rrëfimit.
Foshnja me djep përmbys kishte qëndruar rreth 45 orë në borë dhe kishte mbetur gjallë
“Nuk është e lehtë të tregosh gazepin e atyre ditëve. Ishte një masakër plot gjak, rënkime e tmerr. Sa herë që flas për to parasysh më dalin pamje trishtuese që njeriun e bëjnë të luaj mendsh, por meqë brezat e rinj duhet ta dinë se çka na ka bërë shkau dhe çka mendon ai për ne, vendosa të flas. Fshati ishte mbushur plot ushtarë, xhandar, çetnikë e vullnetarë të tjerë. Kishin bërë thirrje që i tërë fshati të tubohej, meshkujt e moshës madhore (15-65 vjeç) në lagjen e Govorëve në lamën e Nazif Govorit, ku e kishin vendosur shtabin e tyre. Gjatë thirrjes ata kërcënuan se nëse fshati nuk tubohet do të kishte pasoja. Po të gjendet një mashkull madhor në shtëpi do të digjej tërë familja. Sipas ushtrisë serbe thirrja bëhej me qëllim bisede me popullatën shqiptare rreth mënyrës së rregullimit më të mirë të bashkëjetesës me serbë. Me tu tubuar fshatarët, krerët e xhandarmërisë mbajtën një fjalim nëpër mes të cilit kërkuan dorëzimin e armëve, kaçakëve dhe të jatakëve të tyre. Herë-herë kërcënoheshin se po të gjendet një fishek i tërë fshati do të digjej flakë. Nuk shkoj gjatë pas fjalimit në fjalë, na lidhën me shokat tona dhe na ndanë sipas lagjeve. Na nisën në tri drejtime drejt lagjeve tona gjoja për ti kërkuar kaçakët dhe armët. Edhe burrat e Keqekollës ishin me ne. Edhe ata i lidhën dhe i nisën në drejtim të Qorrajve. Nga Lagja Govor ishim 25-30 veta ( pohonte që nuk është i saktë) të lidhur. Na drejtuan drejt Prronit të Sukës. Forca të shumta të ushtrisë dhe xhandarmërisë na përcillnin. Duke ecur rrugës, nuk e di as vet sesi zgjidha njërën dorë dhe më pas edhe tjetrën. Derisa mbërritëm në vendin e kobshëm ishin zgjidhur edhe pesë të tjerë: Arif Haziri, Emin Bajrami, Hamit Lahu, Behram Ajvazi dhe një që nuk më kujtohet. Edhe pse ishim zgjidhur nuk guxonim të lëviznim Me të mbërritur te Prroni i Sukës dëgjuam dy krisma pushke që si duket ishte komanda për ta ndalur kolonën. Me tu ndalur na rreshtuan dy nga dy, me siguri që të na vritnin nga dy me nga një plumb. Meqë isha zgjidhur përnjëherë lëshova një zë: Vëllazën kush t’munet le të ikë”dhe me të shpejtë kërceva në përroin e thellë. Pas meje kërcyen edhe pesë të tjerët që po ashtu kishin mundur të zgjidhen. Iknim ci-cak që tu shpëtonim plumbave. Fati deshi që mes breshërisë së plumbave që na ndoqën pesë shpëtuam ndërsa njëri nga ne mbeti i vrarë. Të gjithë të tjerët u pushkatuan në mesin e të cilëve pësoj edhe vëllai im më i madh Avdiu. Edhe ne që shpëtuam ikëm në drejtime të ndryshme pa ditur gjë për njëri tjetrin. Pas pushkatimit të burrave diku në të rënë ë muzgut, vazhduan të dëgjohen krisma të shumta pushkësh dhe të dukej flaka në të gjitha anët e fshatit. Ata po vrisnin dhe po digjnin familjet dhe shtëpitë tona. Pas katër ditësh vendosa të dal dhe të shoh se ç’është bërë me shtëpitë dhe familjet tona. Në Koliq më gjetën disa anëtarë të shpëtuar të familjes sime. Ata më treguan për të tjerët që ishin vrarë. U ktheva në fshat edhe pse ende ishte rrezik pasi serbët vazhdonin të plaçkitnin, me qëllim të varrosjes së të vrarëve. Gjeta kufomat e nënës Hyrë, kunatës Halime dhe të mbesës Hatixhe 3-4 vjeç të ngrira mbi dëborë. Isha vetëm prandaj miha vetëm një gropë dhe që të tri kufomat i lëshova në një varrë. Po atë ditë dëgjova se më kishte shpëtuar nipi im Selimi i cili ende si kishte mbushur gjashtë javë. Atë e kishin gjetur kaçakët pak më parë dhe e kishin marrë ne vete në drejtim të Qorrajve. Edhe pse ishte vështirë të besohej që Selimi do të shpëtoj dhe do të rritej, deshi Zoti, ai shpëtoj, u rrit dhe ja po plaket”.
“I lumi unë qi e gjeta ni shqiptar!”
Burrat e Keqekollës, të gjithë të lidhur me shokat e tyre u pushkatuan pak përtej Prronit të Sukës, afër lagjes Qorraj të Keqekollës në kufi me Prapashticën. Nga ata që ishin të lidhur shpëtuan vetëm Sahiti i Spahiajve dhe Nezir Zejnullahu, edhe këta vetëm në saje të gjeturisë së tyre dhe fatit. Sahiti, që e kuptonte gjuhën serbe, kishte dëgjuar bisedën në mes të dy ushtarëve, dhe në çastin kur dëgjon fjalinë “sapo të kërcasë topi të gjithë do ti pushkatojmë”, po në atë çast dikush kishte thirrur: Burra, kaq e paskemi pasur, kush kah të mundet”. Pasi më parë kishte liruar duart me një brisk të vogël që e kishte me vete, Sahiti kishte kërcyer poshtë përrenjve. Diku në fund të përrenjve kishte takuar Cen Rrmokun të plagosur nga Koliqi. Ceni prej gëzimit kishte klithur: ”O i lumi unë i lumi qi zateta ni shqiptar”.Te Mulliri i Latifit ata hetuan një grup ushtarësh. Ceni u fut nën akull në përrua, ndërsa Sahiti me Feti Zejnullahun po ashtu të plagosur rrokën malin për të mbërritur në lagjet e tyre të shkrumbuara. “Ne kemi dalë në anën tjetër të malit dhe pastaj shkuam në shtëpi. I kemi ngjitë qetë në zgjedhe dhe me gjërat më të nevojshme, ato që mundë të merreshin dhe të barteshin në atë mot të vështirë, jemi nisë drejt Bilallajve. Kjo rrugë e shkurtër rreth 20 minuta në ditët e verës, shkaku i borës së madhe zgjati disa orë. Te Bilallajt na erdhi lajmi se burrat e Balajve janë pushkatuar të gjithë në Bacavia.” –Rrëfen Hasan Kadriu Hasani më pas jep një për një emrat e 47 burrave të Balajve dhe 7 burrave të Ramiqëve të pushkatuar në Bacavi si dhe moshën e përafërt për secilin. Kjo listë është identike me listën e dhënë nga Halil Zeneli i njohur edhe si Lil Biquku njëri nga luftëtarët më në zë të qetës së Tahir Ukës. Shahini i Behramit rrëfen: “Kur mbërritëm në mbrëmje të Bilallajt, ndezëm një zjarr për tu ngrohur. Haziri i Ramës që kishte shpëtuar na e dha lajmin: Behramin e kam pa të vrarë! Nëna kur dëgjoi këtë lajm këputi rruazat e qafës dhe të dorës dhe i hodhi në zjarr.” Behrami ishte babai i Shahinit. Hasim Hamiti atëbotë 11 vjeç rrëfen se derisa prisnin kthimin e burrave nga tubimi, nga Rusolia ishte dëgjuar zëri i fortë i Sherifit të Hajdarit: O Tahir merri robt’ e ik se na preu shkau! “Ne së bashku me gratë dhe një pjesë të kafshëve shkuam drejt Krilevës. Ishte borë e madhe, qetë mezi ecnin, bora u vinte deri në zgjedhe. me mundime të mëdha mbërritëm në Krilevë”- Rrëfen Hasim Hamiti tani në moshë të shtyrë. Si duket klithmat e njerëzve që thereshin në Xheheme dhe thirrja e Sherif Kallpakut të shpëtuar nga pushkatimi në Baçavi, bënë që pjesa më e madhe e fëmijëve dhe grave të lagjes Balaj të shpëtonin nga masakrimi. Megjithatë edhe në këtë lagje krahas 47 burrave të pushkatuar u shuan në zjarrin e shtëpive të tyre edhe 3 familje. (vijon)
Kur krisi topi, shenja për pushkatimin e burr-ave të lidhur, burrat e lagjes Cubaj të lidhur në lamën e Nazif Govorit, u gjetën te Xhehemet. Në të njëjtin vend diku pas mesditës u pushkatuan të gjithë. Pas pushkatimit të gjitha kufomat u shpuan me bajoneta Hasan Kadriu atëkohë 16 vjeç së bashku me Shahinin e Behramit 7-8 vjeç, dhe Asllanin e Ademit në moshë të shtyrë qëlluan në Lugun e Xhaferit. Pas krismës së topit dhe më pas krismave të pushkëve, dëgjuan klithmat e njerëzve, me siguri të atyre që ende nuk kishin hequr shpirt, ndërsa tani po copëtoheshin me bajoneta
Foshnja e lindur dhunshëm u bë pre e qenve
Ramadan N. Ibrahimi
Në 90-vjetorin e masakrave serbe në Llap dhe Gallap (9)
Ata pa një pikë mëshire i vranë vrarë të vegjël e të mëdhenj, të gjithë gra dhe fëmijë. Isha vetëm dhjetë vjeç, Më mbuluan trupat e të vrarëve sërish, por fatin tim nuk e pati motra Razë. Ajo u plagos… i paprekur nga plumbat, u ngritë edhe Limani i Hetës, tetëmbëdhjetë vjeç. Motra Razë më shikoj ndryshe… kuptova që ishin minutat e fundit të saj. Ajo me grahmat e fundit të jetës e luti Limani që të kujdesej për mua. Edhe nëna e Limanit ishte plagosur për vdekje. Na lutën që menjëherë të iknim në drejtim të Dabishecit.
“Shpëtuam mes grumbullit të të vrarëve”
Ahmeti i Zenës i njohur si Met Cubi, si dhjetëvjeç, i mbijetuar dy herë mes të vrarësh brenda një ditë kujton: “Unë dhe motra Razë shpëtuam mes të mes të vrarëve. Pas largimit të serbëve nga shtëpia, u ngritëm dhe të tmerruar shkuam në shtëpinë e Nuredinit e cila ishte mbushur përplot të ikur të tjerë, mbi dyzet gra fëmijë dhe pleq. Prisnim në ankth. Nuk vonoi shumë, dhe edhe këtu pikën xhandarët dhe civilët serb. Ata pa një pikë mëshire i vranë vrarë të vegjël e të mëdhenj, të gjithë gra dhe fëmijë. Isha vetëm dhjetë vjeç, motra ishte trembëdhjetë vjeç. Më mbuluan trupat e të vrarëve sërish, por fatin tim nuk e pati motra Razë. Ajo u plagos për vdekje. Nga grumbulli i kufomave, i paprekur nga plumbat, u ngritë edhe Limani i Hetës, tetëmbëdhjetë vjeç. Motra Razë më shikoj ndryshe nga çdoherë. E kuptova që ishin minutat e fundit të jetës së saj. Ajo me grahmat e fundit të jetës e luti Limani që të kujdesej për mua. Edhe nëna e Limanit ishte plagosur për vdekje. Na lutën që menjëherë të iknim në drejtim të Dabishecit. I lamë me zemër të plasur mes kufomave të tjera dhe qamë me mundime borën që mua gati më mbulonte. Limani si më i madh, më tërhiqte për dore. Në Baçavia hasëm në një grumbull kufomash. Ishin burrat e pushkatuar të Lagjes Balaj”.
Foshnja e lindur dhunshëm që u bë pre e qenve
“Gruaja e Din Munishit ishte me barrë. Gjatë kohës sa bëhej masakrimi i lagjes Sinanaj, dy ushtarë që e kishin vërejtur këtë, shtyheshin mes tyre nëse foshnja e pa lindur është vajzë apo djalë. Për ta kuptuar gjininë e fëmijës, ata me gjakftohtësi ia qanë barkun nënës fatkeqe me emrin Mihane, dhe ia nxorën frytin. Foshnja e lindur dhunshëm ka qëndruar tri ditë mbi dëborë derisa u bë pre e qenve të uritur”.-Kujton Osman Asllani me dy gishta të këputur nga plumbi në të njëjtën ditë.
“Ja kam pa bistekun n’ cung të druve”
Jashar Canolli thotë që Hajrizi i Bislimit dhe Avdia i Sheqirit shpëtuan vetëm në saje të fatit. Ishin duke prerë drunj te Gurtë e Kqi’, por nuk shpëtuan familjet e tyre. Nga larg ata kuptuan që po masakroheshin familjet e tyre dhe të tjera të fshatit, por ishin te pafuqishëm për të bërë diçka. “Dy motra t’Hajrizit të Bislimit i gjetëm të grira nga maja e bistekut të flokëve deri te këmbët. I kishin grirë si laknen”-kujton Jashar Canolli. Kurse Limon Brahimi, atëherë në moshë 12-13 vjeç duke ofsharë kujton: “Motrës së Hajrizit t’Bislimit vet ia kam parë bistekun e flokëve në cung të druve”. Familjet e Hajrizit të Bislimit dhe e Avdisë së Sheqirit janë sjell buzë shfarosjes. Prej dy familjeve kanë shpëtuar vetëm Hajrizi dhe Avdia. Këta rindërtuan shtëpitë e djegura dhe ripërtërinë familjet e tyre.
“Nëna mi solli trutë e babës të mbështjellë n’mahramë”
“Ishte ditë e hënë. E mbaj mend mirë dhe s’do ta harroj sa të jam gjallë. Kur i morën çdo burrë kishte pas vetes një ushtarë. Nuk e di si rrodhën punët sepse kam qenë e vogël- rrëfen Hamide Zeneli- por e vetmja gjë që mbaj mend është babai dhe ajo ditë e zezë. Babai qe kthyer në shtëpi. Një fëmij qante tepër shumë. Babai u zgjat në dritare dhe thirri,-Oj Qamë, preja Surën e nashta nalet. Sura ishte lopa që kishim, ndërsa Qama ishte nëna ime. Babai kishte humbur dhe nuk dinte ç’fliste. Me një tepsi petulla në dorë iku dhe më nuk u kthye. Më vonë tregonin se babanë tim dhe disa të tjerë i kishin dërguar nëpër shtëpitë e veta për të marrë ushqim për ushtrinë, prandaj babai im pasi nuk kishte tjetër mori një tepsi petulla. E pushkatuan në Baçavia së bashku me shumë burra tjerë. I pari kishte qenë në radhë. Plumbi e kishte marrë në ballë. Dikur i dëgjuam pushkët, nëna më thirri të dalim te shtëpia e Halimit mos shohim gjë. Dolëm, por nuk pamë gjë, mirëpo dëgjuam rënkime dhe klithma të tmerrshme. Më vonë nëna mi solli trutë e babës në mahramë. Më tha,-bijë shihi trutë e babës. Prej tërë asaj që i takon babës, mbaj mend zërin e tij kur u zgjat në dritare, mahramën e gjakosur dhe emrin e tij Zenel. Rashitit të Alisë në Baçavia ia kishin nxjerrë sytë dhe ia kishin prerë veshët. Halimi ka qenë trupmadh. Thoshin ta kenë detyruar fillimisht të përlahet me një shka (serb) dhe, kur kishin parë që po e fitonte garën, i ishin bërë dy dhe e kishin mbytur”.
“Uh nanë, e paskan vra Shotën!”
“Isha duke luajtur me qenin tim në ahur të lopëve, kur, sikur të binin nga qielli, një grumbull ushtarësh pa lëshuar zë u futën në oborrin e shtëpisë. Lëshova një zë të fortë. Një ushtar ma vuri dorën mbi supe duke më thënë në gjuhën e vet “nebojse” (mos u frikëso). Pasi i nxorën në oborr të gjithë sa ishin brenda, morën me vete Shotën dhe Selmanin. Selmanin e morën një grup ushtarësh dhe xhandarësh që shkuan në drejtim të Makicës, ndërsa Shotën e morën ushtarët që u kthyen drejt Xhehemeve. Ata na morën edhe kafshët. Kurë nuk mundën ta ndalin një lopë, e qëlluan me pushkë”.-Rrëfen Beqir Halili në moshë të shtyrë dhe që në kohën e masakrës kishte 10 vjet. Fillin e këputur të kujtimeve të të vëllait Beqirit e plotëson Raba, e motra, e lindur në vitin 1911. “Selmanin të cilin e morën me vete për në Makicë, me sytë e tij ka parë therjen dhe djegien e njerëzve në familjen e Kajtazit të Avdullit dhe djegien e tërë familjes së Xhakajve. Shtëpisë së Husen Xhakjes, pasi e kishin mbushur me kashtë dhe i kishin futur në të 20 anëtarët e familjes, ia kishin vënë flakën. Selmani ka parë me sytë e tij sesi një nënë tri herë e kishte nxjerrë nga një vrimë jashtë në dëborë një foshnje, ndërsa ushtarët dhe xhandarët serb dy herë e kishin kthyer brenda, ndërsa herën e tretë e kishin ngulur në bajonetë nga pjesa e prapanicës, dhe e kishin bartur si flamur deri të Xhehemet gjatë kthimit. Kush e ka menduar që pasi morën Shotën dhe Selmanin, serbët do të ktheheshin sërish. Kur erdhën për herë të dytë, ia dhanë flakën shtëpisë, dhe ndërsa një pjesë e grave dhe fëmijëve mundën të ikin, nusja e Shotës, e bija e Myrtë Binakut nga Koliqi që kishte ardhur vetëm tre muaj më herët, në çastin kur po dilte nga shtëpia, mbeti nën pjesët e shtëpisë që po rrëzohej.”-rrëfen Beqir Halili. (vijon)
Ushtarët dhe xhandarët serb me fëmijën e Xhakajve të ngulur në bajonetë, dhe Selmani e ri dhe të traumatizuar, kishin vazhduar drejt Xhehe-meve. Ishte koha para muzgut kur trupat e burrave të pushkatuar të Cubajve po gjymtoheshin me bajoneta. “Shota i Jahirit ende nuk kishte dhënë shpirt. Selmani e ka parë duke u përpëlitur në grahmat e fundit dhe kishte dashur ti afrohej, por ushtarët dhe xhandarët serb e kishin mbërthyer në vend, duke dashur ta vrisnin dhe këtë. Për çudi një ushtarë serb e kishte shtyrë me tërë fuqinë drejt rrugës që shpie nga mali i Zabelit” -vazhdon rrëfimin Raba Halili – Bajrami. Pas largimit të usht-arëve dhe xhandarëve serb, nëna e Shotës kur e pa trupin e të birit pa jetë dhe të masakruar, klithi në kupë të qiellit: “Uh nanë e paskan vra Shotën!”-trgegon Beqir Halili.
“ I gjetëm eshtrat nën çerepë”
Në 90-vjetorin e masakrës serbe në Llap dhe Gallap (10)
Selim Salihu, u lind në fund të vitit 1920 në dimrin e vështirë dhe të përgjakur të Gallapit. Pa i mbushur gjashtë javë mbeti pa të dy prindërit. Një të hëne paradite të janarit të vitit 1921 ia morën babanë nga vatra e ngrohtë, për t’iu kthyer më pas përmes kujtimeve të xhaxhait, Velisë. Të njëjtën ditë të nëmur, në muzgun e parë të mbrëmjes ia vranë edhe nënën e cila me shpirt u përpoq ta shpëtonte krijesën e saj të vogël.
Gjyshja Hafize e Canajve të Marecit kishte dëgjuar krismën e topit nga drejtimi i Lisicës, dhe kishte dalë të shihte se çka po ndodhte. Në ndërkohë kishte dëgjuar bataretë e pushkëve dhe kishte parë njerëzit që rrëzoheshin te Xhehemet. Pastaj ajo kishte vënë re një rrëmujë. Si duket ushtarët dhe xhandarët po i copëtonin kufomat me bajoneta. Ajo e tronditur hyri në odën e burrave dhe tregoj se ç’kishte parë. Vetëm atëherë në Lagjen Canaj të Marecit në kufi me Prapashticën u mor vesh se ç’po ndodhte.. Jashar Canolli tregon se i kishte parë të pushkatuarit dhe kufomat e tyre të gjymtuara te Xhehemet, dhe shumë familje të grira ose të djegura. “Familjen e Zenullahut të Ahmetit e kishin djegur të tërën. Shtëpia e tyre ishte e mbuluar me kashtë, prandaj zjarri do të ketë qenë shumë i madh. Si duket, në përpjekje për ti shpëtuar zjarrit që vinte nga çatia kishin vënë mbi kokë çerepët e bukëve. Nga kjo familje nuk u gjet asgjë pos ca eshtrave nën çerepë.”-pohon Jashari Familja e Zenullahut të Ahmetit ishte e sëmurë nga një sëmundje e rëndë. “Po të mos kishin qenë të sëmurë kanë pasur mundësi të iknin.Nuk vonoj shumë dhe në muzgun që sapo kishte filluar të binte ndriçuan flakët e shtëpisë së tyre dhe shtëpive të tjera të fshatit.
Vdiq e tmerruar pas pesë - gjashtë ditësh
Familja e Salihut të Ramës kishte katërmbëdhjetë anëtarë, ca thonë njëzet. Sot dihen vetëm emri i kryefamiljarit Salihut, dhe djalit të tije Dulit. Sipas rrëfimit të Raba Halilit-Bajramit, të gjithë anëtarët e kësaj familje janë shkuar në thikë dhe janë djegur në zjarr. Siç thotë Raba , prej anëtarëve të familjes së Salihut, një vajze të tij nuk ju gjet asnjë gjurmë. Ishte tepër e bukur –thotë ajo. “Çika tjetër e Salihut të Ramës që ishte e shkuar në Kalaticë, erdhi pas disa ditësh. Kur e pa fshatin e shkretuar dhe familjen e shfarosur, u kap për një dardhe dhe pasi i thirri me emër të gjithë anëtarët e familjes, e lëshoj shpirti”.
“Djepin që e vrave ta bleu tokën”
Një dialog i çuditshëm është zhvilluar diku në vitet e gjashtëdhjeta në mes të dy serbëve kolon, në marrëdhëniet jo fort të mira në mes tyre. Hasim Hamiti e ka dëgjuar Mlladenin e Nedelkut duke i thënë Markut të Zhivkut:” Djepin që e vrave ta bleu tokën”. Ishte koha kur Selim Govori që si foshnje gjashtë muajsh kishte mbijetuar dhe ishte rritur, bleu tokën e babait që serbët ia kishin grabitur pasi ia kishin masakruar familjen. Marku i Zhivkut është njëri nga kriminelët e identifikuar që ka bërë krime të shumta në Prapashticë. Ai kishte grabitur tokën e Selim Govorit.
Me moshë më pak se gjashtë javë hyri në legjendë
Selim Salihu, u lind në fund të vitit 1920 në dimrin e vështirë dhe të përgjakur të Gallapit. Pa i mbushur gjashtë javë mbeti pa të dy prindërit. Një të hëne paradite të janarit të vitit 1921 ia morën babanë nga vatra e ngrohtë, për t’iu kthyer më pas përmes kujtimeve të xhaxhait, Velisë. Të njëjtën ditë të nëmur, në muzgun e parë të mbrëmjes ia vranë edhe nënën e cila me shpirt u përpoq ta shpëtonte krijesën e saj të vogël, të pafajshme dhe të pavetëdijshme për sa ndodhte përqark. Kështu, Selimi gjashtëjavësh, mbeti në mes të fshatit, i rrethuar me kufomat e të afërmeve të vet, borës së ftohtë si vdekja dhe fantazmave të çuara peshë. Mbeti mbase për të treguar që kjo tokë ka Zot dhe ajo do të trashëgohet ashtu si do Ai. Kështu, Selim Salihu si fëmijë u fut në legjendë, dhe për ta dëgjuar legjendën e vet jetoj plot shtatëdhjetë vjet. Gjatë tërë jetës së tij ai u përpoq ta zbërthej legjendën që e mbështillte si një vel hyjnor, për të treguar se në të nuk hyri rastësisht dhe as me dëshirë. Duke e zbërthyer legjendën e vet, arriti të mësojë dhe shënojë shumë gjëra me të cilat mundësoi përgatitjen e këtij materiali portretizues. Selimi që u rrit e po plaket, siç thoshte xhaxhai i tij Veliu, gjatë tërë jetës së tij ka dëgjuar variante e variante rreth shpëtimit të tij. Ai ishte kureshtar ti dëgjonte të gjitha variantet e legjendës në të cilën jetonte, me qëllim që të mësonte sa më shumë jo vetëm për misterin e mbijetesës së tij, por edhe ndriçimin e të vërtetës së hidhur të atyre ditëve të kobshme për Prapashticën, dhe jo vetëm për të. Babai i Selimit, Avdiu, së bashku me burrat e tjerë u pushkatua te Përroni i Sukës. Vëllai më i vogël i Avdisë, Veliu, falë shkathtësisë së tij, mundi të shpëtoj dhe kështu fati e deshi të bëhet kujdestarë i nipit të tij të mbijetuar. Vrasja e burrave ishte më pak e tmerrshme nga masakrimi i pleqve, grave dhe fëmijëve. Po atë ditë ( e hënë 11 janar 1921) rreth mbrëmjes, në për shtëpi u lëshuan ushtarët, xhandarët dhe çetnikët serb, të cilët me forcën e hekurit dhe të zjarrit, dëshmuan se janë pasardhës të denjë të traditës së tyre gjenetike kriminale. Në familjen Salihu, fillimisht i larguan nga shtëpia gratë dhe fëmijët, pastaj ia vunë flakën shtëpisë. Si duket të penduar që i kishin liruar fëmijët dhe gratë, nën dritën e flakëve të saja dhe të hënës, mbi dëborën e madhe afër Kronit të Fezës, i sulmuan nga largësia. 250-300 metra larg shtëpisë së kallur u vranë dy gra dhe një fëmijë 3-4 vjeç. Ndër të vrarët ishin gjyshja dhe nëna e Selimit. Nënës së re, të prerë nga plumbat, djepi i shpëtoj nga dora mbi borën e madhe në të cilën reflektonin hëna dhe flakët e shtëpisë që digjej. Gruaja e Muzlisë, që shpëtoj me disa fëmijë, në pamundësi që ta merrte me vete, në shpejtësi e ktheu përmbys dhe e tmerruar së bashku me disa fëmijë iku përrenjve e maleve në drejtim të Koliqit. Selimi mbeti në mëshirën e Zotit dhe ajo nuk i mungoi. Tri ditë qëndroi përmbys mbi borë dhe vetëm falë kaptellit të djepit fytyra nuk i preku në borë. Pas tri ditësh në fshat u kthyen kaçakët. Ata u vunë pushkën paramilitarëve që ende vazhdonin të endeshin si hienat duke grumbulluar plaçkë të shumtë. Te Kroni i Fezës panë një djep të kthyer përmbys. Që çudia të ishte më e madhe, vërejtën një vrimë në dëborë që shkonte deri në tokë. Kuptuan që frymëmarrja e foshnjës kishte shkrirë dëborën. Në djep panë edhe një vrimë plumbi tej përtej por që nuk e kishte prekur foshnjën. Ata pranuan që dora e zotit ishte aty. Foshnja e vogël merrte fryme ende ndonëse me vështirësi. E morën dhe e dërguan në drejtim të Qorrajve të Keqkollës për të pritur nëse do ti dilte zot ndokush. Këto dhe të tjera ka dëgjuar Selimi, dhe ndonëse pak kush mundë ta mendonte, ai vazhdimisht ka bërë hulumtime për ta kuptuar të vërtetën për veten dhe masakrën e janarit të atij viti. Derisa të tjerët shpëtimin e tij dhe të masakrës serbe e shpjegonin me kutet dhe paragjykimet e tyre, Selimi mblidhte hollësitë një nga një. Ai vërtetoj se plumbi që shpoi djepin nuk ishte i njëjti plumb që vrau nënën e tij, si flitej.
Nga një serbe e Tullarit dëshmitare e plojës në Prapashticë, mësoj se të nesërmen e masakrës në familjen e tij (të martën 12 janar), xhandarët dhe çetnikët paskan parë një djep përmbys. Një xhandar i kishte thënë kësaj serbes që ta shikonte nëse fëmija është gjallë dhe nëse po , cilës gjini i takonte. Nëse do të ishte vajzë ta merrte me vete ndërsa nëse është djalë duhej ta vrisnin. Kjo e kishte shikuar foshnjën dhe e kishte kthyer në pozitën e mëparshme. Djalë kishte thënë dhe kaq ishte dashur. Njëri nga të pranishmit kishte shkrepë një pushkë në djep. Selim Avdi Salihu që sfidoj janarin e vitit 1921 ka jetuar plotë shtatëdhjetë vjet. Vdiq në mars të vitit 1991.
Krijoni Kontakt