Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Konstantin
    Anëtarësuar
    11-12-2010
    Postime
    447

    “New York Times”: Shqipëria e sheh mbretin Zog si uzurpator dhe si patriot!

    “Uzurpator e konsiderojnë ata që kërkojnë trazira, – thotë udhëheqësi shqiptar, këtu në Amerikë, i cili e sheh monarkun si Skënderbeun modern.”

    Editorit të New York Times!
    Në një kohë kur bota ka rënë në mendime për zhvillimin e demokracisë, për përhapjen e komunizmit dhe siç u vërtetua pas luftës, zvogëlimin e mbretërive, Shqipëria e rrit numrin e monarkive duke e shpallur veten mbretëri dhe duke kurorëzuar Presidentin Ahmed Zogu mbretin më të ri në botë.Ndryshimi bëhet pa nënçmim apo përbuzje për parimet e demokracisë perëndimore. Përkundrazi, gjatë katër viteve të fundit, pas provave të suksesshme, doli se këto parime ishin solide. Shqipëria dëshiron t’i bëjë ato më të forta dhe më të qëndrueshme nën monarkinë kushtetuese, me birin e saj të parapëlqyer, Ahmed Zogun si mbret të popullit.Sipas mendimit të cinikëve dhe atyre që kërkojnë trazira, mbretëria e sapokrijuar e Shqipërisë është një shënjë prapambetjeje dhe se mbreti është një kukull dhe personazh opere komike. Ai përshkruhet gjithashtu si një shpërdorues i madh parash, uzurpator i pushtetit dhe si njeri i shthurur, që bënë një jetë luksioze orientale.Megjithatë, ata që kanë ndjekur zhvillimet e fundit në Shqipëri e njohin karakterin dhe arritjet e Ahmed Zogut. Për ata që e njohin Zogun nga afër, ky portretizim duket, natyrisht, i përbaltur. Zogu, trimëria e të cilit ka ndezur imagjinatën e çdo nxënësi shkolle në Shqipëri, është një patriot që tashmë jeton në këngë dhe legjenda. Për popullin e tij, ai është një shpëtimtar që ka ardhur për të çliruar vendin e tij nga kthetrat e rrezikut të pashmangshëm.

    Hero i popullit
    Në kohën kur Shqipërisë i kanosej rreziku, Zogu e ka treguar veten, ashtu si Napoleoni, si njeri i caktuar nga fati. Fati e solli që ai të shpëtonte Shqipërinë nga shumë situata kërcënuese. Në fakt, në shumë raste ai ka rrezikuar jetën e tij për Shqipërinë dhe është bërë hero i shumë fushatave patriotike.

    Në Kongresin e Lushnjës, për shembull, ai e mbuloi veten me lavdi. Delegatët e zgjedhur nga gjithë Shqipëria u mblodhën në Lushnje, në 1920 për të hartuar një kushtetutë të përkohshme. Kujtojmë se trupat italiane në atë kohë, kishin urdhër të prerë që të shtypnin çdo lëvizje kombëtare në Shqipëri. Në këto rrethana, delegatët ishin tmerrësisht të frikësuar për jetën dhe donin garanci për mbrojtje të mjaftueshme, para se të fillonte punimet kongresi. Ahmed Zogu ndodhej atje si delegat, por ai kishte me vete trimat e tij besnik. Përnjëherësh, u betua të ruante kongresin deri në çastin e fundit. Pas kësaj, Shqipëria u bë regjencë e pavarur deri në 1925.Kësisoj, Ahmed Zogu doli për herë të parë në skenën shqiptare si një figurë kombëtare. Qëndrimi, llogjika, rinia dhe personaliteti i tij joshës fituan admirimin e gjithë vendit. Cilësitë e tij luftarake, tashmë më të burrëruara, do t’i jepnin atij mundësi që të bëhej jo vetëm një pushtetar frymëzues dhe i besueshëm, por dhe një komisioner i zoti në bursën e New York-ut.Një incident tjetër, që ia rriti popullaritetin Zogut ndodhi në 1923, kur shpërtheu një kryengritje në Tiranë. Turmat e armatosura, të nxitura nga opozita, u acaruan dhe u tërbuan, duke kërcënuar se do të merrnin godinën e Parlamentit. Xhandarët nuk po i bënin ballë rebelimit. Zogu, duke nuhatur rrezikun që do të pasonte, nuk humbi anjë sekondë. Rrëmbeu shpatën, doli nga ndërtesa, i kërceu kalit dhe e shtypi kryengritjen e turmës, bashkë me një grusht rojesh, të frymëzuar prej tij. Teksa Zogu vendosi rregullin midis plumbave vdekjeprurës, të tjerët dridheshin e përdridheshin pas kanatave të mbyllyra të dritareve. Ai ngjall besim dhe besnikëri tek ushtria dhe pasuesit e tij.

    I qetë në rast të papriturash.
    Përpos kurajës së jashtëzakoshme dhe apatisë ndaj rrezikut, Zogu shquhet për gjaktohtësi dhe qetësi të rrallë, në rast të papriturash. Kur një student i lajthitur u orvat ta vriste Zogun, përpara se ai të futej në godinën e parlamentit, krejt kuvendi shtangu nga frika. Duke mos e humbur toruan, Zogu shmangu një konflikt të përgjakshëm midis grupeve rivale. Përnjëherësh fashoi krahun e plagosur, u ngjit në podium, kërkoi rregull dhe nisi të fliste për punët e shtetit, duke shpërfillur gjithçka kishte ndodhur. Madje armiqtë e tij më të egër të politikës nuk e frenuan dot veten, por iu bashkuan duartrokitjeve rrëqethëse.Edhe pse Zogun e paraqesin thjesht si një bajraktar të pakulturuar dhe të paarsimuar, prapëseprapë, ai ka përfituar dije të mjaftueshme akademike në Vjenë dhe Tiranë, ndoshta të barabarta me një diplomë universiteti. Por ai e njeh më mirë psikologjinë e jetës se Princ Vidit ose Fan Noli, dy paraardhësit e tij të afërt. Ai e di se çfarë i pëlqen dhe nuk i pëlqen popullit të tij. Dhe populli, nga ana e tij, e njeh atë dhe ka besim të patundur tek ai.Tashmë shqiptarët kanë bërë një zbulim në vendin e tyre. Boll janë zhgënjyer nga sundimtarët mediokër, qeveritë e paqëndrueshme dhe grindjet e brendshme. Pas 500 viteve të pushtimit turk, Shqipëria, më në fund u bë e pavarur në 1912 dhe në vitin 1914 siguroi një mbret me emrin Princ Vidi. Ai i zhgënjeu shqiptarët.

    Dështimi i Princ Vidit.
    Princ Vidi dështoi keq me qeverisjen e Shqipërisë. Ai nuk mund të ngrihej në lartësinë e heroit kombëtar të Shqipërisë, Skënderbeut. Në vend që të luftonte për popullin dhe të bëhej një me të, Vidi u përpoq të qeveriste duke i hedhur popullit monedha të pavlera nga dritaret e pallatit mbretëror. Ai u bë një kukull në duart e Esad Pashës, rrjedhimisht shkaktoi gjakderdhje të panevojshme. Pasi i kuptoi të metat e tij, Princ Vidi, ashtu si “Lord Xhimi” e braktisi “Anijen e Shtetit” të tij. Nga ana tjetër, Shqipërisë iu sos durimi me idetë dhe idealet e Nolit. Noli ishte në krye të një grupi teoricienësh që e quanin veten liberalë. Këta të vetë-shpallur liberalë kërkonin me të madhe reforma radikale dhe transformimin e shpejtë të Shqipërisë. Ata nisën revolucionin e Qershorit të 1924, duke u bërë premtime boshe përkrahësve të tyre.Megjithëse Noli arriti të përzinte Zogun, prapëseprapë, ai u përball me një detyrë të vështirë. Pritej që Noli të mbante premtimet e bëra para revolucionit. Shpresohej gjithashtu që ai të zgjidhte çështjen agrare. Për të realizuar këtë të fundit, siç e kuptoi më vonë, nuk ishte aq e lehtë në praktikë sa ç’ishte në teori.Më vonë, Noli bëri një gafë para Lidhjes së Kombeve. Mënyra se si kërkoi hua, tregoi mungesën e taktit diplomatik. Kur nuk e mori dot huanë që dëshironte, Noli i kërkoi ndere Rusisë. Rusia e njohu Shqipërinë dhe menjëherë dërgoi në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, gjashtë sekretarë dhe një grup vajzash të zgjedhura kozake. Të gjitha shënjat, sipas gjasës, të çonin drejt një Shqipërie komuniste, me Tiranën si fole e propagandës sovjetike në Ballkan.

    Dështimi i Nolit, kthimi i Zogut
    Rruga e re, e drejtë dhe e ngushtë e Nolit solli dështimin e tij. Ai nuk mund të devijonte nga kursi i tij, madje dhe pas lutjeve të ish shokut të tij, Faik Konicës, Presidenti i atëhershëm i Federatës Shqiptare “Vatra”, organizata që e ngjiti Nolin në postin më të lartë në Shqipëri. Zoti Konica, tani Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, i kishte dërguar mesazh Nolit, më parë, që të zhvillonte zgjedhje dhe ta lejonte popullin të zgjidhte formën e qeverisjes. Noli e shpërfilli atë dhe shqiptarët e Amerikës.
    Shqipëria, që kishte 95 për qind të popullsisë me pronë, nisi të dyshonte për politikën e re të Nolit. Opinioni publik i dha një goditje të rëndë regjimit të tij. Pushteti Nolit u tkurr, në kohën që mbizotëronin trazirat, rrëmuja dhe uria.Ndërkaq, përtej kufirit, nga Jugosllavia, Zogu ndiqte ngjarjet. Zogu hyri triumfalisht në Shqipëri me 800 ushtarë besnik, të cilët e kishin shoqëruar atë në mërgim. Në vend që të haste rezistencë, ai u prit si hero i rregullit dhe ligjit.Sapo mbërriti në Tiranë, Zogu i njoftoi gjithë krahinat, u kërkoi gjithë nëpunësve të qëndronin në detyrë dhe nëse do të kishte trazira, ata do të mbanin përgjegjësi. Ndërkohë Noli, e transferoi selinë e tij në Vlorë, duke shpresuar tek kundërrevolucioni, ose lufta civile, e ngjashme si ajo midis Esad Pashës dhe Ismail Bej Qemalit. Mirëpo forcat e Zogut e shtrënguan Nolin. Duke ngurruar ta pranonte që Zogu, më në fund e kishte mundur, Noli, ashtu si Nerua kur digjej Roma, zbavitej duke i rënë violinës dhe u largua nga Shqipëria me një buzëqeshje të hidhur.

    Çarmatosja e malësorëve
    Gjatë periudhës së shkurtër si President i Shqipërisë, Zogu pati më shumë arritje se sa pati Shqipëria gjatë 500 viteve të sundimit turk ose gjatë dhjetë viteve të stuhishme nga kurorëzimi i Vidit derisa u largua Noli. Asnjë princ apo sundimtar s’kishte guxuar të çarmatoste malësorët shqiptar. Zogu ia doli mbanë, pa forcë ose detyrim. Ai u dha atyre besën se do t’u mbronte jetën, pronën dhe nderin.
    Për më tepër, ndërtimi i rrugëve dhe urave, përkrahja e organizatave humanitare si Kryqi i Kuq Shqiptar dhe arsimi i detyrueshëm i forcoi pozitat dhe popullaritetin Zogut.Traktati Italo-Shqiptar, i nënshkruar në Tiranë në 1926, ishte një tjetër krenari e Zogut. Ishte hera e parë për shekuj me radhë që Shqipëria ishte partnere në një traktat. Në të kaluarën, të tjerët bënin traktakte që t’i pranonte Shqipëria. Shqiptarët duhej të derdhnin gjak para se tu njiheshin të drejtat. Ai traktat i dha Shqipërisë shans për të festuar
    . Ishte një shpërthim spontan i emocioneve të grumbulluara prej kohësh.A është çudi, atëherë, që shqiptarët duhet ta zbukurojnë kokën e Zogut me kurorën e idhullit të tyre kombëtar? Për ta Zogu është, natyrisht, pasardhësi i ligjshëm i fronit. Ky është vullneti i popullit dhe, duke njohur shqiptarët ashtu siç i njeh ai, Mbreti Zog “u përkul në mënyrë solemne” para vullnetit dhe zgjedhjes që bëri populli i tij, duke premtuar të ruante mbretërinë kushtetuese dhe të mbronte pavarësinë e Shqipërisë, nëse e kërkonte nevoja, madje me vetë jetën e tij.

    Qeveri e qëndrueshme.
    Për të kuptuar entuziazmin e papërshkruar të shqiptarëve që mësynë Tiranën dhe brohorisnin për kurorëzimin e Zogut mbret, zgjidhjen duhet ta kërkojmë tek temperamenti psikologjik i vetë shqiptarëve. Zogu jo vetëm i bëri ata të barabartë me kombet e civilizuara, por u siguroi atyre një qeverisje të qëndrueshme.Një qeveri e qëndrueshme në Shqipëri, ka një rëndësi shumë të madhe. Ajo është një ogur i mirë. Do të thotë që populli, në kushte paqësore, do të zhvillojë vendin e tij nga pikëpamja bujqësore, industriale dhe tregtare. Tashmë, me natyrën e njohur impulsive dhe energjike, shqiptarët kontribuojnë në fusha paqësore, me Zogun si Skënderbeun e tyre modern (emri i të cilit, me që ra fjala, do të thotë Aleksandri i Madh. Turqit ia dhënë këtë emër Gjergj Kastriotit, për shkak të trimërisë dhe afërsisë që ai kishte me stërgjyshin e tij të lashtë.)Prandaj, detyra e Mbretit Zog është ajo që ka qënë politika e Presidentit Zog; të sigurojë stabilitetin e qeverisë dhe të ruajë marrëdhënie paqësore me fqinjët e Shqipërisë. Mbreti Zog është njeri i besës dhe ai e mban fjalën e Ahmed Zogut.

    NELO DRIZARI
    President i Degës së New York-ut të Federatës Shqiptare të Amerikes
    14 Shtator 1928
    Ndryshuar për herë të fundit nga Konstantin : 18-01-2011 më 12:27

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    tani spo kuptojme ktu: nje shqiptar i dergon leter gazetes new york times dhe nuk eshte se new york times qe po e shkruan kete artikull.

  3. #3
    A ka ndonje link?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx konstantin..

    shum interesant ky shkrim..

    dhe aktual..

    bandat khmer ruzhe po behen gati ta shkrumbojne shqiperine..

    ne duhet ta mbrojme..

  5. #5
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    ndonje link keni ????
    Partizoni

  6. #6
    Shqiperia nuk ka mbret.
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  7. #7
    Moderatoret duhet ti ndryshojne titullin temes te pakten, se nuk ka lidhje me artikullin qe eshte sjelle.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Konstantin
    Anëtarësuar
    11-12-2010
    Postime
    447
    Un mendoj se eshte e qarte Nelo Drizdari e ka botuar shkrimin ne NYT. un veteme solla kete qe me interesonte per mbretin.

    Ja edhe linku qe eshte fare i thjeshte per ta gjetur, titullin ne google dhe te shfaqet menjer para.

    http://www.shqipmedia.com/2011/01/%E...he-si-patriot/

    Rrofte mbretiqe e beri Shqiprin!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    ne na shkruajne histori te re sa here vjen nje ne pushtet,,,,,

    ndaj skemi as histori as edukate patriotike,,,,

    se nuk dime asgje nga historia jone vetem dime te tashmen ,,,

    shqiperi rrumpalle hesapi

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Konstantin Lexo Postimin
    Un mendoj se eshte e qarte Nelo Drizdari e ka botuar shkrimin ne NYT. un veteme solla kete qe me interesonte per mbretin.

    Ja edhe linku qe eshte fare i thjeshte per ta gjetur, titullin ne google dhe te shfaqet menjer para.

    http://www.shqipmedia.com/2011/01/%E...he-si-patriot/

    Rrofte mbretiqe e beri Shqiprin!
    Linku duhet nga NYT nese e ka botuar me verte

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •