Qe te mos e komolikoj temen, nje pyetje qe tregon se je gabim:
Nese Kushtetuta nuk interpretohet, atehere per cfare arsye ekziston Gjykata Kushtetuese? Per cfare arsye debaton Kuvendi (nganjehere me muaj te tere) mbi kushtetutshmerine e nje vendimi, p.sh. nje ligji? E njejta pergjegje vlen edhe per Illyrianin.
Sigurisht se interpretohet Kushtetuta. Ne vende perendimore tek cdo fjali, nganjehere tek cdo fjale te vetme te Kushtetutes shkruhen me qindra faqe, per te treguar, se si duhet te kuptohet ajo fjali apo ajo fjale. Ne keto qindra faqe permbledhen p.sh. vendimet e Gjykates Kushtetuese (pra tregohet, si e kupton Gj. K. kete fjali apo kete pike), permbledhen mendimet e korifeve te jurisprudences (profesoreve juridike), e tjera.
PS:
E njejta vlen edhe per Kuranin gjegjesisht Biblen. Edhe ato permbajne fjali abstrakte si Kushtetuta. Edhe ato interpretohen e konkretizohen nga "dijetaret", pra njerezit.
Ka nje dallim te vockel ne mes tyre: Kushtetuten e interpreton shqiptari, Kuranin apo Biblen paria e fese perkatese (ne secilin rast joshqiptare).
Krijoni Kontakt