Postuar mė parė nga
Albo
Le te te sjell une disa shembuj qe te ta ilustroj kete qe ke shkruajtur:
Ne spitalin ushtarak ne Tirane, shkojne paciente qe u perkasin te gjitha besimeve ne vend. Spitali nuk ka asnje simbol fetar, ne hyrje, ne dhoma, apo ne ambientet e veta publike. Kjo eshte plotesisht e drejte, pasi sic e the edhe ti me lart, laicizmi duhet kuptuar si asnjeanesi fetare apo si mosperqafim nga ana e shtetit te nje feje te caktuar. Por, ne ate spital do te gjesh paciente te krishtere, te cilet mbajne ne qafe nje kryq. Do te shohesh ne ate dhomen e pacientet te krishtere, nje ikone qe familjaret ia kane vene tek koka e krevatit, apo nje bibel qe mund t'ia kene vene mbi komodine, apo nje prift qe vjen dhe e viziton te krishterin rregullisht. Edhe keto, jane mese te pranueshme, pasi jane deshmi te lirise se qytetarit, per te praktikuar besimin e tij. Qytetari nuk rresht se qeni besimtar as kur eshte ne ambiente publike, e as ne ambiente private te shtepise se tij, dhe kushtetuta ia respekton kete te drejte qytetarit.
Nje shembull tjeter konkret jane shkollat publike. Ne shkollat publike, ne ambientet e tyre, nuk duhet te gjejme asnje simbol fetar te vendosura atje nga administrata shteterore. Por kjo nuk duhet kuptuar, se ne shkolla nuk duhet te kete as nxenes qe mbajne simbole fetare. Ashtu si shteti sipas kushtetues eshte laik, ashtu kushtetuta me lart mbron lirine e cdo shtetasi per te praktikuar besimin e tyre. Ata femijet qe shkojne ne shkolle, nese mbajne nje kryq ne qafe, apo nje shami ne koke, eshte e drejta e tyre qe ta bejne kete gje, konform kushtetutes se Shqiperise. Cdo burokrat ne nivelin lokal apo qendror, qe u mohon pjesmarrjen femijes ne shkolla per hir te simboleve te tyre fetare, eshte duke diskriminuar ate femije dhe eshte duke i mohuar atij femije te drejten per te praktikuar besimin e tij. Keta burokrate jane duke shkelur me te dyja kembet kushtetuten e vendit.
Me pak fjale, ilustrimet me lart, kane per qellim qe te kuptosh, se ka nje balance te autoritetit te shtetit perballe lirise se qytetarit per te besuar e praktikuar kete besim. Qytetari besimtar respekton laicitetin dhe asnjeanesine e shtetit, shteti nga ana e tij respekton lirine e cdo shtetasi per te besuar e praktikuar kete besim kudo, ne privat edhe ne publik. Detyra e shtetit nuk eshte vetem asnjeanesia, por detyra e shtetit sipas kushtetutes, eshte edhe garantimi e respektimi i lirise se shtetasve per te praktikuar besimin e tyre, jo vetem mureve te objekteve te kultit apo shtepise, por edhe ne publik e kudo.
Albo
Krijoni Kontakt