Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Trepca&Chelsea
    Anëtarësuar
    08-03-2009
    Postime
    104

    Murgeshat serbe mësojnë shqip

    Në manastirin ortodoks serb të Sokolicës në Mitrovicë është thyer një stereotip, duke i bërë murgeshat që të mësojnë gjuhën shqipe në mënyrë që të bisedojnë me fshatarët myslimanë të cilët vijnë për t’u lutur tek statuja e Shën Mërisë.

    Myslimanët nga mbarë Kosova vizitojnë manastirin e Sokolicës, sepse besojnë që skulptura e shekullit të 14-të e Zonjës së Bekuar, mund të kurojë fëmijët shurdh-memec dhe të ndihmojnë çiftet pa fëmijë të mbesin shtatzënë.

    “Kur ata pyesin se si të luten, ne u tregojmë atyre që të luten në gjuhën e tyre dhe në mënyrën që janë mësuar. Ne i lejojmë të luten në “Allahun” e tyre, sikurse ne në “Zotin” tonë”, ka thënë për AFP-në, kreu 67-vjeçar i manastirit, Mati Makarija.

    Manastiri është i vendosur në malet në të dal të qytetit të ndarë etnikisht të Mitrovicës, ku marrëdhëniet midis të krishterëve ortodoksë serbë dhe shqiptarë myslimanë janë të tensionuara.

    Sokolica kufizohet me fshatin Boletin ku jetojnë myslimanët, dhe të cilit janë vizitorë të rregullt.

    “Dera jonë është e hapur për ata. Në qoftë se ata mendojnë që skulptura jonë e shenjtë mund t’i ndihmojë ata, atëherë janë të mirëseardhur”, ka shtuar Makarija.

    Si pjesë e përpjekjeve për të mirëpritur të gjitha besimet, Makarija ka udhëzuar murgeshat e saj për të mësuar gjuhën shqipe.

    “Folja e gjuhëve të njëri-tjetrit është një domosdoshmëri”, ka thënë ai, ndërkohë ka shtuar se “unë nuk dua që me fqinjët tanë shqiptarë të flasim anglisht, por në gjuhën shqipe”.

    “Unë jam duke kërkuar tekste shkollore shqip. Mund të jem shumë i vjetër për ta mësuar tashmë shqipen, por murgeshat e mia kanë për të mësuar gjuhën shqipe”, ka insistuar Makarija, i cili flet anglisht, gjermanisht dhe greqisht.

    Mustafë Kelmendi 67 vjeç ka thënë se Makarija ia kishte shpëtuar djalin e tij Basri nga paramilitarët serbë, dy herë.

    “Lufta solli kaos … Mirëpo ai nuk i ka lejuar forcat serbe të qëndrojnë në manastir”, ka thënë Mustafa për AFP.

    Kelmendi është një vizitor i rregullt në manastirin e restauruar të Sokolicës, i ndërtuar në Mesjetë, zbukuruar me pllaka guri të prera me kujdes dhe konsiderohet si një nga pikat kryesore të arkitekturës mesjetare ortodokse në Kosovë.

    Burimi: http://www.gazetatema.net/web/?p=16785

  2. #2
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430

    haha per mua kjo eshte qesharake skulptura po sheron,ndihmon etj.loool

    Makarija nuk e di a eshte emer apo ndonje prift por Rrespekt mbase i paska shpetuar djalin 67 Vjecarit Mustafe Kelmendit
    ..

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga USA NR1 Lexo Postimin

    Eshte e njejta bindje si me Kishen e Laçit. Edhe atje shkojne plot njerez, madje edhe shume mysliman, pasi thone qe eshte vertete e mundur sherimi i personave te semure. Madje tregojne per historine e nje te verberi te cilit i erdhi shikimi.

    Keto gjera po nuk i provove vete nuk te mbushet mendja.... por njehere qe kam qene une, kishte qindra njerez atje.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  4. #4
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    “Kur ata pyesin se si të luten, ne u tregojmë atyre që të luten në gjuhën e tyre dhe në mënyrën që janë mësuar. Ne i lejojmë të luten në “Allahun” e tyre, sikurse ne në “Zotin” tonë”, ka thënë për AFP-në, kreu 67-vjeçar i manastirit, Mati Makarija.
    Xhest human .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  5. #5
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Eshte e njejta bindje si me Kishen e Laçit. Edhe atje shkojne plot njerez, madje edhe shume mysliman, pasi thone qe eshte vertete e mundur sherimi i personave te semure. Madje tregojne per historine e nje te verberi te cilit i erdhi shikimi.

    Keto gjera po nuk i provove vete nuk te mbushet mendja.... por njehere qe kam qene une, kishte qindra njerez atje.
    dhe ti beson se eshte sheruar dikush nga kjo skulpture??
    Pershendetje

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga USA NR1 Lexo Postimin
    dhe ti beson se eshte sheruar dikush nga kjo skulpture??
    Pershendetje
    Te thashe qe njeriu kur nuk e shikon me syte e vet, nuk e beson dot. Si rregull eshte qe duhet te shkosh tre te marta rrjesht atje, une kam qene vetem nje here... thjesht sepse isha kurioze t'a shikoja se si ishte e ndertuar.

    Mund te them qe deri ne nje fare pike i besoj, pasi nje kusherira ime lindi me probleme ne te folur, nuk i kuptohej asnje fjale deri ne moshen 12-13 vjece. E ema e dergoj atje dhe ndryshimi eshte sh i qarte... nuk eshte se flet shume mire, por tani kuptohet dhe arrihet te behet muhabet shume normal me te.
    Do thuash ti, ndoshta s'ka lidhje kisha... edhe mundet. Une di vetem qe kusherira ime u "sherua" nga nje problem i tille.

    Pastaj, njerezit tregojne histori nga me te ndryshmet... njelloj me keto te temes ne te cilen po diskutojme. Femra qe kane arritur te mbeten shtatzane, invalid qe kane arritur te ecin etj etj (por keto i kam vetem me te degjuar)

    La vita non si spiega, si VIVE!

  7. #7
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Gzim_Cool Lexo Postimin
    Në manastirin ortodoks serb të Sokolicës në Mitrovicë është thyer një stereotip, duke i bërë murgeshat që të mësojnë gjuhën shqipe në mënyrë që të bisedojnë me fshatarët myslimanë të cilët vijnë për t’u lutur tek statuja e Shën Mërisë.

    Myslimanët nga mbarë Kosova vizitojnë manastirin e Sokolicës, sepse besojnë që skulptura e shekullit të 14-të e Zonjës së Bekuar, mund të kurojë fëmijët shurdh-memec dhe të ndihmojnë çiftet pa fëmijë të mbesin shtatzënë.

    “Kur ata pyesin se si të luten, ne u tregojmë atyre që të luten në gjuhën e tyre dhe në mënyrën që janë mësuar. Ne i lejojmë të luten në “Allahun” e tyre, sikurse ne në “Zotin” tonë”, ka thënë për AFP-në, kreu 67-vjeçar i manastirit, Mati Makarija.

    Manastiri është i vendosur në malet në të dal të qytetit të ndarë etnikisht të Mitrovicës, ku marrëdhëniet midis të krishterëve ortodoksë serbë dhe shqiptarë myslimanë janë të tensionuara.

    Sokolica kufizohet me fshatin Boletin ku jetojnë myslimanët, dhe të cilit janë vizitorë të rregullt.

    “Dera jonë është e hapur për ata. Në qoftë se ata mendojnë që skulptura jonë e shenjtë mund t’i ndihmojë ata, atëherë janë të mirëseardhur”, ka shtuar Makarija.

    Si pjesë e përpjekjeve për të mirëpritur të gjitha besimet, Makarija ka udhëzuar murgeshat e saj për të mësuar gjuhën shqipe.

    “Folja e gjuhëve të njëri-tjetrit është një domosdoshmëri”, ka thënë ai, ndërkohë ka shtuar se “unë nuk dua që me fqinjët tanë shqiptarë të flasim anglisht, por në gjuhën shqipe”.

    “Unë jam duke kërkuar tekste shkollore shqip. Mund të jem shumë i vjetër për ta mësuar tashmë shqipen, por murgeshat e mia kanë për të mësuar gjuhën shqipe”, ka insistuar Makarija, i cili flet anglisht, gjermanisht dhe greqisht.

    Mustafë Kelmendi 67 vjeç ka thënë se Makarija ia kishte shpëtuar djalin e tij Basri nga paramilitarët serbë, dy herë.

    “Lufta solli kaos … Mirëpo ai nuk i ka lejuar forcat serbe të qëndrojnë në manastir”, ka thënë Mustafa për AFP.

    Kelmendi është një vizitor i rregullt në manastirin e restauruar të Sokolicës, i ndërtuar në Mesjetë, zbukuruar me pllaka guri të prera me kujdes dhe konsiderohet si një nga pikat kryesore të arkitekturës mesjetare ortodokse në Kosovë.

    Burimi: http://www.gazetatema.net/web/?p=16785
    Edhe ne Gjakove (ne vitet para 1990) shkijet vinin me neve ne shtepite fetare (xhami apo tyrbe). Por kur erdh puna, i kapen armet dhe te shikonin nga autoblindet me arme te drejtuar pothuajse nuk e ke njohur kurre. Kush beson serbe per mua eshte budalle.

  8. #8
    Padyshim ekzistojne ura bashkimi me serbet , popujt e urrejne luften. Le te gjejme keto ura per te mposhtur permbytjet e se kaluares. besimi eshte nje arme e forte ne duart e popujve arme qe asnje politike apo lufte nuk mundi ta mposhte.. Te jete rastesi?
    Paqe!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2011
    Postime
    55
    Jo ata njerez qe shkojne neper vende te tilla mund te jene gjithqka tjeter perpos Musliman, sepse Muslimani e ka te ndaluar t'i lutet statujes.
    Por kjo eshte nje genjeshter e kulluar

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    ne qoftese kjo eshte e vertete eshte nje gjest i perkryer njerezor......
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •