Nėnshkruhet marrėveshja e bashkėpunimit mes qeverisė shqiptare dhe komuniteteve fetare
Nė ceremoninė e nėnshkrimit tė marrėveshjes, firmėn pėr Kishėn Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė e vuri Kryepiskopi Anastas
Qeveria shqiptare ka firmosur njė marrėveshje historike me komunitetet fetare tradicionale nė vend me Komunitetin Musliman, Kishėn Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė dhe Komunitetin Musliman Bektashi. Kujtojmė se marrėveshja mes Qeverisė Shqiptare dhe Kishės Romano Katolike ėshtė firmosur mė parė, nė vitin 2002.
Nė bazė tė kėsaj marrėveshjeje, shteti respekton pavarėsinė e komuniteteve fetare pėr t’u organizuar dhe pėr tė ushtruar veprimtarinė e tyre, si dhe pėr tė administruar pasurinė qė zotėron nė bazė tė parimeve, rregullave, traditave dhe statutit tė tyre. Qeveria angazhohet t’i pėrjashtojė ato nga taksat, ndėrsa merr pėrsipėr tė pėrshpejtojė punėn pėr rikthimin dhe kompensimin e pronave pėr kėto komunitete.
Pėr nėnshkrimin e kėsaj marrėveshje, nė datė 24 Tetor, nė hotel “Tirana Internacional” nė Kryeqytet, u zhvillua njė ceremoni e posaēme nga Ministria e Kulturės, me pjesėmarrjen e Kryeministrit z. Sali Berisha, Kryepiskopit tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, Fortlumturisė sė Tij Anastasit, Kryetarit tė Komunitetit Musliman, z. Haxhi Selim Muēa, Kryegjyshit tė Kryegjyshatės Botėrore tė Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhi dhe Arqipeshkvi i Tiranės dhe Durrėsit, Imzot Rrok Mirdita. Nė ceremoni ishin tė ftuar edhe personalitete tė tjera tė politikės, tė kulturės, tė komuniteteve fetare, tė pėrfaqėsive diplomatike nė vend si dhe pėrfaqėsues tė medias.
Nga komuniteti i krishterė orthodhoks merrnin pjesė bashkė me KryepiskopinAnastas edhe Mitropoliti i Beratit, Hirėsi Ignati, Mitropoliti i Gjirokastrės, Hirėsi Dhimitri, Episkopi i Apollonisė, Hirėsi Nikolla, Episkopi i Krujės, Hirėsi Andoni, klerikė dhe besimtarė.
* * *
Fortlumturia e tij,Imzot Anastasi, nė fjalėn e tij tha: “Kushtetuta e vitit 1998 e Republikės sė Shqipėrisė ėshtė njė nga mė tė mirat e Ballkanit, veēanėrisht pėr sa i takon lirisė fetare. Nė nenin 10 tė saj, parashikohet njė marrėveshje zyrtare midis Qeverisė dhe Komuniteteve Fetare Tradicionale, meqenėse ato pėrbėjnė thesarin kulturor dhe shpirtėror tė vendit. Megjithėse shteti ėshtė laik, ai e njeh faktin se komunitetet fetare kanė njė rol tė rėndėsishėm nė shoqėri dhe japin kontributin e tyre, jo vetėm nė bashkekzistencėn paqėsore fetare, por edhe nė njė atmosferė tė pėrgjithshme tolerance, mirėkuptimi, drejtėsie dhe paqeje. Prandaj ne pėrshėndesim me kėnaqėsi dhe gėzim nėnshkrimin historik tė sotėm tė Marrėveshjes mbi “Rregullimin e lidhjeve tė ndėrsjella” midis Qeverisė Shqiptare dhe Komuniteteve Fetare Tradicionale dhe do tė donim tė shprehnim nė emėr tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, mirėnjohjen tonė pėr tė gjithė ata qė kanė kontribuar nė kėtė ngjarje tė shėnuar. Para sė gjithash, pėr Shkėlqesinė e Tij, Kryeministrin prof. Sali Berisha, pėr Kryetarin e Komitetit Shtetėror tė Feve, av. Rasim Hasanaj dhe pėr tė gjithė ata qė kanė punuar pėr finalizimin e kėsaj marrėveshjeje. Pas kėsaj ngjarjeje historike tė shėnuar, komunitetet fetare, duke punuar nė harmoni njėra me tjetrėn, do tė kenė mė tepėr mundėsi pėr aktivitetet dhe iniciativat e tyre, me qėllim lartėsimin e njerėzve nga ana shpirtėrore, nė mėnyrė tė veēantė tė tė rinjve, pėr tė bėrė njė jetė ndershmėrie, krijimtarie dhe solidariteti. Duke u shprehur nė gjuhėn e fesė, pėr njė jetė besimi te Perėndia, dashurie pėr tė afėrmin dhe shprese pėr tė ardhmen, duke dhėnė nė kėtė mėnyrė njė kontribut vendimtar pėr zhvillimin e Shqipėrisė, pėr progresin e pėrgjithshėm shpirtėror dhe kulturor tė shoqėrisė shqiptare”.
Kryetari i Komunitetit Musliman tė Shqipėrisė, z. Haxhi Selim Muēa tha: “Ky ėshtė njė eveniment i rėndėsishėm dhe i shumėpritur nė fushėn e zhvillimit fetar nė vendin tonė. Kjo marrėveshje ėshtė hartuar mbi bazėn e parimeve kushtetuese qė garantojnė lirinė e shfaqjes dhe tė ushtrimit tė fesė dhe tė bindjeve fetare. Ajo rregullon ēėshtje tė njohjes si dhe marrėdhėnieve tė bashkėpunimit midis shtetit dhe komuniteteve fetare nė tė mirė tė shoqėrisė shqiptare... ”
Ndėrsa Kryegjyshi botėror i bektashinjve Haxhi Dede Reshat Bardhi, nė fjalėn e tij tha: “Jam i lumtur, sepse 41 vjet mė parė kur shteti i diktaturės sė urryer u vėrsul me kazma, lopata pėr tė prishur teqetė, xhamitė, kishat, ėshtė e vėshtirė tė sjellin ndėr mend njė ditė tė tillė historike. Emocionet vijnė vetvetiu kur sheh mirėkuptimin, kujdesin dhe ndihmėn e pakursyer tė shtetit pėr besimtarėt e vet. Kjo marrėveshje ėshtė njė akt historik dhe veē tė tjerave do tė ruajė tė kulluar besimin sipas devizės “pa atdhe, nuk ka fe...”.
Arqipeshkvi i Tiranės dhe Durrėsit, Imzot Rrok Mirdita theksoi nė fjalėn pėrshėndetėse: “Uroj qė kjo marrėveshje tė mos jetė njė akt simbolik, por njė shprehje e qartė e vullnetit tė pėrbashkėt tė komuniteteve fetare dhe shtetit shqiptar, jo vetėm pėr ēėshtjet e natyrės ekonomike e tatimore, por pėr gjithēka ēfarė ėshtė e nevojshme pėr ecurinė normale tė veprimtarisė sė tyre. Uroj qė shembulli i vullnetit tė mirė pėr tė gjetur pikėtakimin dhe mirėkuptimin nga ana e komuniteteve fetare dhe qeverisė shqiptare tė gjejė shtrirje edhe nė sferat e tjera shoqėrore nė vendin tonė”.
* * *
Marrėveshja parashikon hartimin e njė ligji specifik pėr financimin e bashkėsive fetare nga shteti, duke u bazuar nė pėrvojėn evropiane pėr mbėshtetjen eveprimtarive tė bashkėsive fetare.
Kryetari i Komitetit tė Kulteve, z. Rasim Hasanaj theksoi se nė projektligjin pėr fenė qė do tė pėrgatitet do tė gjejnė pasqyrim edhe problemet qė do tė kenė komunitetet dhe grupet e tjera fetare. “Kjo marrėveshje iu rikthen statusin komuniteteve fetare qė e kishin humbur nė vitin 1967. Nė kėtė marrėveshje parashikohet njė ligj specifik pėr ndihmėn financiare nga shteti ndaj komuniteteve fetare, duke u bazuar nė standardet evropiane. Objektet e kultit tė besimeve tė ndryshme do tė bėhen tė vizitueshme nė kuadrin e njė strategjie tė zhvillimit tė turizmit fetar. Do doja tė falėnderoja klerikėt, tė cilėt ruajnė traditat fetare tė vendit dhe harmoninė mes tyre, e njohur tashmė edhe nė botė” – nėnvizoi z. Hasanaj.
Ndėrkohė qė kreu i qeverisė z. Sali Berisha, e vlerėsoi marrėveshjen njė dokument historik dhe u zotua pėr zbatimin e saj dhe pėr hartimin e njė ligji pėr financimin e tyre. “Marrėveshja qė ne sot firmosim me autoritetet mė tė larta fetare tė vendit shėnon njė kapitull tė ri nė marrėdhėniet midis shtetit shqiptar dhe besimeve fetare nė Shqipėri. Ndaj marrėveshja ėshtė njė dokument historik dhe dua t`ju garantoj ju udhėheqėsve mė tė lartė tė besimeve tė mėdha tė kombit se do tė bėj ēdo pėrpjekje pėr zbatimin e saj, pėr jetėsimin e saj nė interesin mė tė mirė tė vendit dhe kombit”, - tha kryeministri z. Berisha.
Gjithashtu ai u kėrkoi ndjesė publike tė gjitha pėrfaqėsive tė komuniteteve fetare nė vend dhe tė gjithė besimtarėve, qė pėr dekada me radhė u privuan nga e drejta e besimit. “Nuk mund tė mos theksoj se kjo marrėveshje nė vetvete mbart detyrimin madhor tė kėtij shteti pėr t’u paraqitur njė ndjesė tė thellė, njė falje tė gjithė atyre klerikėve shqiptarė, besimtarėve shqiptarė qė pėr besimin tek Zoti, tek e vėrteta u flijuan, u sakrifikuan, por qėndruan tė pamposhtur, pasuruan altarin e martirėve tė kėtij kombi, me vlera qė ndrisin dhe do ndrisin pėrjetė” - theksoi Berisha.
Pėrfaqėsuesit e komuniteteve fetare shprehėn falėnderimet e tyre ndaj qeverisė pėr ndihmėn qė u ka dhėnė atyre gjatė gjithė kėsaj kohe.
Isidor Koti
Shenim: Mareveshja eshte nenshkruar nga palet ne 24 tetor 2008.
Krijoni Kontakt