Erjon Veliaj: Nuk kemi hezitim pėr tė marrė pjesė nė zgjedhjet lokale
Transmetuar me 9 Shkurt, 2011 Ora 20:11
Tiranė, 9 shkurt, NOA Partia Socialiste do tė marrė pjesė nė zgjedhjet e 8 majit, pavarėsisht nga vonesat nė dorėzimin e propozimeve pėr anėtarėt e komisioneve tė administrimit zgjedhor thotė Erion Veliaj, koordinator i partive opozitare nė Shqipėri. Kėto komente, Veliaj i bėri nė Qendrėn Udrou Uilson nė Uashington.
Zoti Veliaj, OSBE-ja nė Shqipėri sapo u bėri thirrje partive politike tė dorėzojnė propozimet pėr anėtarėt e komisioneve tė zonave tė administrimit zgjedhor. Pėrse Partia Socialiste nuk i ka dorėzuar ende ato?
Ajo qė po ndodh ėshtė qė Partia Socialiste ka njė listė kėrkesash qė janė pak mė tė rėndėsishme se emrat e pėrveēėm tė komisionerėve. Nėse ne do tė caktojmė komisionerė, por do tė jemi me tė njėjtėn listė zgjedhėsish, ku votohet pėr ata qė janė jashtė, unė besoj qė OSBE-ja pėrveē se tė vėrė njė kuti nė ēdo listė qė ka duhet tė shikojė pak edhe realitetin. Sepse gjėrat nuk bėhen vetėm nga zyra, por bėhen nė Shqipėrinė e vėrtetė. Nė Shqipėrinė e vėrtetė, kodi zgjedhor tashmė ka filluar tė shkelet. Kėshtu qė jemi nė kontakt me OSBE-nė, me pėrfaqėsuesit e tyre, nuk ka asnjė hezitim nga ne, pėr sa kohė qė fillojmė dhe kemi garancitė e para qė do tė ketė zgjedhje tė lira dhe tė ndershme. Nėse do tė ftohemi qė tė bėjmė tė njėjtin teatėr si nė vitin 2009, nuk besoj qė do na bėnte tė dukeshim as ne seriozė dhe as OSBE-nė serioze.
Pra a do tė thotė kjo se do tė merrni pjesė nė zgjedhjet lokale tė 8 majit?
Absolutisht. Sot opozita kontrollon nė pushtetin vendor shumicėn e qyteteve tė Shqipėrisė
..absolutisht po apo absolutisht jo?
Absolutisht po. Kjo do tė thotė qė ka treguar qė di tė menaxhojė zonat ku jetojnė shumica e shqiptarėve, ndaj nuk ka asnjė hezitim pėr tė marrė pjesė. I vetmi kusht ėshtė qė duhet tė vendosen disa rregulla ku caktimi i komisionerėve ėshtė ndoshta jo prioriteti i parė.
Zoti Veliaj, Partia Socialiste si dhe ju vetė keni akuzuar ish Ministrin e Energjitikės Dritan Prifti pėr korrupsion. Por tani ai u pa kohėt e fundit nė mbledhjet e opozitės. Ai e ka pranuar edhe vetė qė do tė jetė pjesė e opozitės. Ēfarė do tė thotė kjo pėr moralin e politikės nė Shqipėri?
Ajo qė do tė thotė ėshtė qė Partia Socialiste nuk i heq asnjė pikė pikėpyetjeve qė ka ngritur. Zoti Prifti, sipas dijenisė sė dyve ne, ėshtė ende duke shkuar nė prokurori pėr tu pėrgjigjur pėr gjithė ato pika. Ka vendosur qė votėn e tij nė parlament mos ta japi me qeverinė. Sot jemi nė njė situatė ku ēdo njeri qė voton kundėr qeverisė dhe bėhet pjesė e kėsaj kauze, nuk mund ti thuhet voto qeverinė sepse ne kemi pasur pikėpyetje.
Unė e kisha fjalėn mė tepėr pėr akuzat tuaja ndaj zotit Prifti pėr korrupsion
Pėr tė gjitha kėto akuza zoti Prifti ėshtė duke shkuar ende nė prokurori.
Pra ju nuk ju qėndroni mė akuzave tuaja pėr korrupsion ndaj zotit Prifti?
Akuzat tona kanė shkuar nė prokurori, pra ne nuk kemi tėrhequr asgjė nga prokuroria .
Megjithatė ju pranoni qė ai tė jetė pjesė e opozitės?
Zoti Prifti nė kėtė moment ka treguar se po bashkėpunon me prokurorinė dhe arriti tė na shpjegonte me atė video qė shumė prej gjėrave pėr tė cilat po e akuzonim i merrte si urdhra politikė nga ai njeriu me bllok. Kėshtu qė sot, zoti Prifti ka arritur qė tė paktėn publikut tia provojė qė shumicėn e gjėrave pėr tė cilat ne e akuzonim i bėnte me urdhėr tė njeriut me bllok qė ishte numri dy i qeverisė dhe ortaku i Sali Berishės. Sot, zoti Prifti, atė gjė qė ia ka provuar publikut me atė video, duhet tia provojė edhe prokurorisė.
Ju dhe zoti Rama keni dėnuar vetėm dhunėn shtetėrore pėr protestėn e 21 janarit, po pėr dhunėn e ushtruar nga demonstruesit, ēfarė mendoni pėr kėtė?
Ne nuk kemi dhėnė asnjė mbrojtje politike ndaj askujt qė ka ushtruar dhunė, pėrfshi kėtu gardistėt apo protestuesit. Dua tė kujtoj qė 113 protestues u arrestuan apo u ndaluan nga policia. Tė gjithė deputetėt e Partisė Socialiste kanė shkuar tė bashkėpunojnė me prokurorinė, nuk ka pasur asnjė mbrojtje politike dhe ende sot janė duke u arrestuar njerėz. Nėse kanė prishur rendin, nėse kanė goditur policinė, kėta njerėz janė sot pėrpara ligjit. Unė them qė tė flasėsh mė shumė se me kėto vepra, duke mos i ofruar mburojė askujt, them se ėshtė gjėja mė e mirė qė kemi bėrė. Tė kundėrtėn shohim nė anėn tjetėr, ku kemi njė mbrojtje politike qoftė tė gardistėve, qoftė tė atyre qė nė mėnyrė eksesive kaluan atė qė ėshtė caku i policisė sė mirė.
Ju pak mė parė folėt pėr lirinė e shtypit nė Shqipėri. Vetėm para pak ditėsh ambasadori amerikan nė Shqipėri dha njė intervistė ku tha se mediat kryesore dhe mė tė mėdhatė nė Shqipėri pėrkrahin opozitėn. A nuk tregon kjo demokracinė dhe lirinė e shtypit deri njė farė pike nė Shqipėri?
Jo, ajo qė vėrteton ėshtė e kundėrta. Ajo qė vėrteton ėshtė qė gjėrat nė Shqipėri janė aq keq, qė qeveria ėshtė aq e korruptuar sa ėshtė bėrė shumė e vėshtirė ta mbrosh. Kėshtu qė edhe shumė media pėrpara qė mundoheshin tė mbanin njė balancė, detyrohen tė dalin jashtė kėsaj balance, sepse qeveria ėshtė bėrė e pambrojtshme. Fakti qė qeveria vazhdon dhe sulmon mediat, qoftė kjo duke u hequr antenat, duke u vėnė gjoba, duke mbyllur gazetat, duke u prishur ndėrtesat ku ato kanė kontrata disa-vjeēare, tregon qė qeveria ka njė ofensivė ndaj medias. Nėse do tė kėnaqeshim qė kėto media tė mbylleshin qė tė aprovohej trysnia e qeverisė, nuk besoj qė do tė ishte ditė e mirė dhe qoftė ambasada apo ne sdo kishim ku ta jepnim mė atė intervistė.
VOA
Krijoni Kontakt