Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Shqipëria tërthorazi mohon shtetësinë e Kosovës

    KOHA DITORE | 11/02/2011 |
    Prishtinë/Tiranë, 11 shkurt - Qeveria e Shqipërisë ka firmosur memorandum me gjashtë shtetet që kanë dalë pas shpërbërjes së Jugosllavisë, për kthimin e borxhit që peshon 20.7 milionë dollarë. Kosova është lënë anash nga kjo marrëveshje e arritur më 14 dhjetor, duke u konsideruar kështu edhe nga Shqipëria si pjesë e Serbisë. Qeveria e Shqipërisë atëherë, por edhe gati dy muaj më vonë, nuk dha asnjë koment lidhur me detajet e bisedimeve dhe kushtet e marrëveshjes, ndonëse ajo është njëra nga vendet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, shkruan "Koha Ditore".
    Në Qeverinë e Shqipërisë thanë se i vetmi njeri kompetent për të zbardhur të vërtetën e kësaj marrëveshjeje është Xhentil Demiraj, drejtor i administrimit të borxhit në Ministrinë e Financave. Ky i fundit nuk u bë i gjallë me gjithë përpjekjet e gazetës për të vënë kontakt, të enjten.
    Ndërkohë për marrëveshjen e 14 dhjetorit kanë raportuar disa nga mediet e vendeve që ishin pjesë e pazarit të Tiranës. Sipas agjencisë shtetërore të Sllovenisë, "SRT", borxhi që u trashëgua nga sistemi komunist do të paguhet dhe përfshin edhe normën e interesit. Përfaqësuesi slloven në bisedime, Rudolf Grabovec, kishte thënë se marrëveshja është arritur mbi një raport shkëmbimi 1 me 1 të shlyerjes së borxhit në dollarë dhe përqindje interesi.
    "Bisedimet ishin të suksesshme për të gjitha palët, duke pasur parasysh që secili shtet arriti pajtueshmëri për përgatitjen e një memorandumi me Shqipërinë", ka thënë Gabrovec.
    E gjithë shuma, sipas portalit boshnjak "eKapija" do të ndahet mes Serbisë, Kroacisë, Sllovenisë, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë e Malit të Zi.
    "Vendet që u krijuan nga ish-Jugosllavia mbyllën bisedimet dyditore në Tiranë, me arritjen e një marrëveshjeje me Shqipërinë për shlyerjen e borxhit që i kishte ish-Federatës, në vlerë 20.7 milionë dollarë, ndërsa me normë interesi arrin në 23.7 milionë dollarë".
    Në dokumentin zyrtar të marrëveshjes janë përcaktuar shumat e pagesës për secilin shtet veç e veç. Përfituesja më e madhe është Serbia, me 8.52 milionë dollarë, e pasuar nga Kroacia me 5.48 milionë, Sllovenia - 3.81 milionë, Bosnjë-Hercegovina - 3.69 milionë, Maqedonia - 1.78 milionë dhe Mali i Zi me 532,823 mijë dollarë.
    Bisedimet e Tiranës u mbajtën pasi Komiteti për shlyerjen e borxheve arriti në një konsensus në Sarajevë.
    Mbyllja e bisedimeve me shtetet e ish-Jugosllavisë ishte pjesë e procesit të bisedimeve me të gjitha vendet që regjimi komunist u mori borxhe.
    Lidhur me marrëveshjen mes Tiranës zyrtare dhe gjashtë shteteve të dala nga ish-Jugosllavia, nga dhjetori e këndej nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga pala kosovare. Ata heshtën edhe këtë të enjte, ndonëse ky është mohimi më i madh i shtetësisë së Kosovës, që nga heqja e flamurit kosovar në takimin e përfaqësuesve të Aviacioneve Civile të disa shteteve mbajtur më 4 dhe 5 shkurt të vitit 2009, ku organizator ishte Shqipëria. Që në fillim të atij takimi delegacioni serb pati kundërshtuar praninë e Kosovës duke kërkuar që përfaqësuesit e saj të largoheshin. Pas disa debatesh kishte nisur mbledhja dhe secili prej delegacioneve kishte vendin e tij, si dhe flamurin përkatës përpara. Pikërisht gjatë pushimit të parë pati ndodhur akti i shëmtuar nga pala shqiptare.
    "Të gjitha shtetet që ishin pjesëmarrëse në takim, përfshirë edhe zyrtarët e Aviacionit Civil nga Kosova, e kanë pasur përpara flamurin. Mirëpo gjatë pushimit, përfaqësuesit serbë kanë protestuar për faktin që Kosova është pjesëmarrëse e këtij takimi, në të njëjtën kohë kanë kërkuar që të largohet edhe flamuri. Gjatë pushimit të drekës është larguar flamuri kosovar", pati deklaruar një ditë pas incidentit të atëhershëm drejtori i Aviacionit Civil të Kosovës, Driton Gjonbalaj.
    Shqipëria si organizatore e takimit nuk i kishte rezistuar kërkesës së Serbisë, ndaj takimi kishte vazhduar pa flamurin zyrtar të Kosovës.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin

    Ku i gjen keto lajme or ditezi?
    Kujt i sherben ti?
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Ku i gjen keto lajme or ditezi?
    Kujt i sherben ti?
    Keto lajme vijne nga vellezerit tane shqiptare qe ti o shpirtzi aq shume i urren.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Keto lajme vijne nga vellezerit tane shqiptare qe ti o shpirtzi aq shume i urren.
    duke publikuar cdo gje te zeze qe ngjet ketej me duket se ke mare color edhe vete.
    Por ketu kemi edhe gjera te bardha.
    Vecse ti ke syze te zeza e te duket cdo gje e zeze
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  5. #5
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    duke publikuar cdo gje te zeze qe ngjet ketej me duket se ke mare color edhe vete.
    Por ketu kemi edhe gjera te bardha.
    Vecse ti ke syze te zeza e te duket cdo gje e zeze
    Nuk eshte faji im pse ju antishqiptaret i nxini gjerat. Pse gje e bardhe te duket ty poshterimi i shqiptareve nga shqiptaret? Apo je kundra Kosoves? Meqe ty lajmet e Kohes Ditore te duken lajme qe nuk duhen dhene, me duket se je kundra gjysmes tjeter te kombit or shpirtzi.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    n q se kjo eshte e vertet nuk ka rendesi se me cfare syze e shikon

    nuk eshte lajmi antishqipetar por eshte veprimi antikombetar
    Ndryshuar për herë të fundit nga OPARI : 11-02-2011 më 16:50

  7. #7
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga OPARI Lexo Postimin
    n q se kjo eshte e vertet nuk ka rendesi se me cfare syze e shikon

    nuk eshte lajmi antishqipetar por eshte veprimi antikombetar
    Epo per persona si 2034, lajmet duhet te fshihen e te mos tregohen se shqiptaret qe jetojne ne Kosove jane bageti e qeveria shqiptare mund te beje c'te doje me ta...per 2034 vetem lajmet qe dalin nga goja me m.ut e berishes dhe rames jane lajme qe duhen postuar
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 11-02-2011 më 17:25

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e la pa borxhe shqiperin enveri ..thoshin..

    ne fakt e la deri ne fyt ne borxh..

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    ...po qenka lajmi i bashkimit te kombit more njerez.....nuk e kuptoni qe Shqiperia tashme e konsideron Kosoven pjese te saj e prandaj ska nevoje per shlyerje te borxhit?!
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #10
    Sa te paturpshem qe jan disa,.. si duket sulmet kundër keti populli vien nga te gjitha anet, e sidomos nga me servilet serbofil.
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •